DEBATET/ Deputetët e PS: Të paktën në kohën e Enverit kishim ujë. Ka bërë punë të mira…

9 Shtator 2015, 10:07Politika TEMA

Deputeti i PS-së, Ulsi Manja, ka pasur një debat të pashpër dje në Komisionin e Ligjeve me Arben Ristanin, ku është diskutuar ndërtimi i ujësjellsave në zonat rurale.

Gjatë debatit është përmendur që nga ’97, deri te Enver Hoxha. Manja ka thënë se të paktën në kohën e Enverit kishte ujë, ndërkohë që Bashkim Fino ka thënë nga ana tjetër, se Enveri ka bërë gjëra të mira.

Ulsi Manja: Ne, gjenerata që jemi tani në politikë dhe në ekzekutiv, nuk na ka ngelur tjetër veçse të rikthejmë atë sistem ujësjellësish që ne kishim deri në vitin 1992. Shqiptarët kanë pirë ujë, kanë pasur ujë të rrjedhshëm dhe kanë pasur ujë 10-fish më shumë se ç’kanë sot.

Por në vazhën e shumë shkatërrimeve që bëri politika në këtë vend dhe që filloi në vitin 1992, kur u kapën kazmat dhe u shkatërruar çdo gjë e mirë që ishte ndërtuar në këtë vend, me ujësjellësa, ujin e pijshëm, me sistemet vaditëse, sistemet kulluese, frutikulturën, me një bujqësi ndoshta-ndoshta krahasuar për kohën me tre-katër vendet më të zhvilluara në botë.

Arben Ristani: Në çfarë vendi jemi sot (qesh)?

Ulsi Manja: Kjo gjenerat që qeverisi Shqipërinë pas vitit ’92, dhe që na çoi në luftë civile në vitin 1997, vjen tani dhe shqetësohet për shatërvanin e Durrësit dhe Kavajës.

Arben Ristani: Të nisësh nga shqetësimet normale të korrupsionit dhe të evokosh kohën e Enver Hoxhës, kjo është kujë e zezë. Ju del tamam nga shpirti.

Ulsi Manja: Ti e evokon kohën e Enver Hoxhës, ti e kujton dhe ai ati yt shpirtëror.

Arben Ristani: Ti e evokove.

Ulsi Manja: Që ka pas ujë në kohën e Enverit, ka pasë.

Arben Ristani: Po ik ore andej.

Bashkim Fino: Çfarë keni me Enverin? Çfarë doni nga Enveri? Ka bërë punë të mira…

10 komente në “DEBATET/ Deputetët e PS: Të paktën në kohën e Enverit kishim ujë. Ka bërë punë të mira…”

  1. T says:

    Nje tjeter e mire e asaj kohe,ka qene edhe lufta kunder veseve qe u imponohej njerezve.Fjala bie nje hajdut i tipit Ristani atehere degjenerohej nga shoqeria,sepse po te vidhje ishte turp!Ka patur shume raste neper Shqiperi,ku edhe shitesa qe kapeshin me vjedhje vrisnin veten qe te mos turperonin femijet.Ndersa sot eshte zotesi,c’fare ishte turp dje!

  2. Bekimi says:

    Enveri,
    Bëri e ç’nuku ka bërë
    Shkolloi shqiptarët të tërë
    I bëri për Shqipërinë
    Po ç’deshi që bëri Salinë?

  3. Klimax says:

    Po ju ishit brek-grisur e barkun bosh o derezinj, c’uje e te mira na flisni???!!!

  4. skifteri says:

    Kam qene adoleshent ne kohen e ENVERIT…. Atij Enveri ju 140 debutete ti hani mutin, ju te pa perjashtim tu futesh ne parlament e tu djegesh me benzine qe e cuat kete vend ne kete pike varferie, papunesie, deshperimi total, dhe 0 prespektive per te rinjte qe rine rrugeve dhe lokaleve gjithe diten

  5. artan kola says:

    Tape fare ky Ristani dhe ne pune….!!! I thencin pune se shkon per ti dale pija.

  6. deni says:

    AHhahaha koha Enver Bythqirit katunaret 30 leke ne dite 10 muaj buke misri hibrit 5 pula pa gjel laheshin vetem per 1 Maj e Vit te ri,mire ja u bote se e deshet dhe e doni….Shteti me qesharak dhe me i cmendur ne bote ai i Enver kurves me njeriun e Ri Sali,Ilir,Edvin…hani mut tani.

  7. XUME PROTOPAPA says:

    KU ESHTE SENSACIONI KETU?

    Une nuk di kush eshte ky Ulsi Manja, po di kush eshte pijaneci Ristani ! Shqiptaret kane sy dhe vehse, kane per me teper nje memorie te pa prekeshme.
    Te vesh ne dyshim administrimin e ujrave ne kohen e enveroxhizmit, eshte njelloj si ti thuash Edi Kristaq Vares Poetesh Rames je i mençur dhe i pakrahasueshem ne talentin tend prej artisti rrugesh.

    Ne bujqesi nuk di se kemi qene te tretet a te katertit ne kete bote, po di qe grurin per nevojat e popullsise e prodhonim ne vend dhe madje eksportonim teprica dritherash. Di qe ne krijimin e hibrideve te orizit, patates, misrit, elbit distik ishim ne majat e arritjeve te shkences per kohen.

    Ne blektori, me ndihmen e te talentuarit doktor i shkencave veterinare Ritvan Shehi – alias – Engjell Agaçja, çunit te Ramizit te fameshem te Myzeqese, arritjet ishin bashkekohore, u realizua mjelja e lopeve me robotizim dhe pjellja e dosave me sistem konvejeri te pa nderprere.

    Nga tere keta llapalluqe, ai qe nuk duhet as te pipetije eshte bashkeqytetari i Enver Hoxhes, Finua – bythelepiresi i krimeve te Sali pusht Shiqere Berishes dhe perkrahesi i gangsterit te diteve tona Saimir Luiza Tahirit me Habilajt e tij drogedealer-s nga me te ndyret qe ka pare ky vend.

    Ti rruani prapanicat asaj epoke legjendare, ku qepen – per ti bere nje kajshillek Artan Fuges nga Eskili i Rumanise – e perdornim per te ngrene fasulet, ne zboret ushtarake, ku luget na vidheshin nga vllahe, boshnjake, çame, serbe, malazeze e kosovare te te gjitha dimensioneve.

  8. WEB says:

    Duhet me i dhene fund debilizmit ,injorances ,dhe budallallekut se koha e enver hoxhes ishte me e lavdishmja ,edhe ne kohe te enverit gjysma e shqiperise vuante per uje ,vuante per ushqim,per veshje ,vuante per liri ,vuante per komoditete etj ,,,

  9. faro says:

    Kete ristanin, as nuk ellogaris, sepse ky sheh vetem politike dhe para saj nuk do t’ia dije pe Shqiperi. Kete e ka treguar gjithmone. Por me vjen keq se edhe pergjigjet e deputeteve te ps, nuk jane te nivelit. Eshte pd e sali berisha qe kane lartesuar enverin, kaq lart, sa as vete familja e tij nuk do ta kishte marre me mend. Kete e arriti me shkaterrimin e institucioneve, e fabrikave e ndermarrjeve, e arsimit, e shkences, e mjeksise e keqperdorimit krejtesisht pa kriter te territorit kombetar etj etj. Edhe rrugen per Kosove qe filloi, e la pergjysem e me keq, pervec tuneleve qe jane bere me standarde.

  10. lefter says:

    Edhe une kam arritur ne perfundimin se me kete sistem te ndertuar ne Shqiperi dhe me keta politikane qe e ndertuan, vendi deshtoi. Sota ke milardier qe vodhen dhe vrane, kur atehere ishin gjithe njesoj, aman, kishte pune, kishte buke (kush vdiq per buke?), kishte uje per te pire, lare e per te vaditur( pse nuk u mbyten keta qe na drejtojne sot!), kishte familje, (sot mbaroi familja ndaj jane çthurur te gjithe), kishte shkolla deri ne universitet qe ne opinion thuhet se ishin vetem per disa, por une mund te permend qindra emra nga ata qe thuhesh se ishin te deklasuar qe kane mbaruar universitet ne kohen e Enver Hoxhes (nuk diskutohej niveli i mesimit dhe pervetesimit se shkolla 7,8 apo 9 vjeçare sa eshte sot qe behej atehere ishte ne nivelin e universitetit qe behet sot (mos ngaterroni telefonat celular te sotem se programi windows i pari eshte win 95, 98, millenium, xp, vista, win 7, win 8, win 8.1, win 10, pra pas vitit 1990 filloi kjo teknollogji), njerezit ishin te bashkuar ne familje e shoqeri, kish nder, respekt, dinjitet…Ku jane sot?! Pra nuk ishte paraja mbi njeriun, por njeriu mbi parane. E, keto nuk i mohon dot dhe e keqja eshte se keto nuk kane per tu kthyer me; Mund te shkruaj pambarim per keto vyrtyte, rregulla, norma qe sot jane bastarduar ashtu si vete njerezit. Ndersa sot? pallate prej xhami, krime, çnderime, bordello, prostitucion, shkaterrim te familjes, prandaj ka plot qe u pelqen e dyta se nuk njohin te paren se disa nga ata qe e duan , ndryshe nuk mund te jetojne. E mira hesht, e keqja triumfon. Ja si dhe ISSIS.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje