Armando Prenga ka deklaruar teksa priste vendimin e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë për masën e arrestit se, “pas vendimit përfundimtar të gjykatës do të dorëzoje mandatin e deputetit”.
Prenga është shprehur i pakënaqur edhe me trajtimin në qeli.
“Nuk jam në qeli VIP, më kanë futur në një bodrum ku nuk ka asgjë”, u tha gazetarëve, të cilët e pyetën nëse e kishte parë ndeshjen Shqipëri – Portugali, raporton A1 Report.
Gjykata e Lartë vendosi “arrest me burg” për deputetin Armando Prenga, i përfshirë në konflikt me familjen Cali, para Komisariatit të Policisë Laç mbrëmjen e 4 shtatorit.
Para Kolegjit Penal, Prenga nuk ka pranuar akuzat e prokurorisë. Ai tha para gjykatës se akuza nuk ka administruar provat në vendngjarje, ku u kërcënua me jetë nga Gjergj Cali.
Prenga pranoi se ka qëlluar në ajër për vetëmbrojtje me armën që mbante me leje. Më pas ai shtoi se, armën e ka pastruar. I marrë në cilësinë e të pandehurit, deputeti Prenga mohoi akuzën e prokurorisë së është përfshirë në konfliktin me armë para komisariatit. Ai tha se nuk ka përdorur në asnjë moment armë pa leje.
Në dalje të gjykatës, Prenga nuk pranoi të prononcohej për mediet. Ndërsa për përfaqësuesin e tij ligjor, Baftjar Rusi provat e akuzës nuk justifikojnë masën e arrestit me burg.
Voi anche due pigne?
Ky duhej te ishte ne burg me kohe. Krimi qe ka kryer eshte tejet i rende. Fakti qe ka konsumuar kete lloj krimi me kete lloj dinamike tregon se eshte person me rrezikshmeri te larte shoqerore. Nuk eshte hera e pare qe ai eshte protagonist ne ngarje te renda me shkelje te ligjit. Sic deklaron ai qe ka pak mundesi te jete e vertete thote qe ka qelluar me armen me leje qe me pas e ka pastruar, qe dhe ky veprim i kryer prej tij eshte krim me vete, sepse eshte prishja e gjurmeve te vendit te ngjarjes ose fshehja e gjurmeve te krimit eshte dhe kjo nje veper penale me vete.
E çfare krimi paska kryer??I bejne prite ne mes te nates dhe thone na vrau.Çfare rrezikshmerie paska ky njeri apo duhet ti le te tjeret ta vrasin se keshtu doni ju te kallogrese paulin e te saliut??!!Si e dinin ata ne ç’ore do shkonte ne patok qe i bene prite??Ka kryer krim qe s’ka patur deputet ndonjehere laçi qe ti takoje te gjithe njerzit e te ju mbaroje pune si Armando.Ka kryer krim qe s’ka patur laçjane qe s’ka ndihmuar ne spitale e polici si ne 12 te dites ashtu dhe ne 12 te nates dhe sot fshihen se kane frike.Ka kryer krim se ka mbrojtur veten e te vellane!!Ku i ka kamerat kjo policia e kurbinit pse nuk i hap te shihet ç’eshte bere e pastaj te dalin kriminelet.Dalin 3 pleq ne 12 te nates per prita e s’qenka krim kush iu a beri lagunen atyre kush iu a la trashigimi??Nga malsia e madhe zbriten ne fushe e na u ben pronar ne prone te shtetit??Ka pastruar armen ç’do kush qe mban arme e ben pastrimin e armes se nuk ka qelluar njerez por ne ajer kur i kan bere prite.Veper penale quhet kur fsheh gjurmet e nje krimi te kryer dhe jo se do pd te sajoje e te trilloje se i interesin kjo lloj zhurme.E gjitha ka qene nje kurth i bere nga pd se ka 2 pale zgjedhje qe humbet kurbinin ky eshte problemi real jo konflikti mes tyre dhe ata pleq kan bere rolin e kavies per pd besniket e xhyshit sali.Armando as ka lindur deputet e as s’do vdese deputet ka jetuar gjithmone me zotesine e vet pa ndihmen e askuj nuk eshte si ca parazite shoqerore qe i ngjiten dikuj sa per te perfituar,te tjeret kan perfituat prej tij.Shpresoj te zbardhet çeshtja te dal se cilit i perket tt dhe automatiku pastaj te flisni.Bete Gazmir Jushin kriminel qe e njeh gjithe laçi per çun te urte e familjare akuzohet per idjotsira qe s’kane lidhje fare te bejne me te.Anton Leka shoqerues ka shkuar nga dasma ne spital per te pare shoket e tij hajde se ke barut ne rroba bej burg e per çfare se ka plasur fishekzjarre ne dasem!!??