Atvrasja, Basha thikë pas shpinës Berishës 

8 Shtator 2015, 16:51Politika TEMA

Nga Lorenc Vangjeli

Nuk është gjë e re. Atvrasja është e vjetër sa vetë bota. Eshtë e vjetër sa vetë lufta për pushtet. Shembujt janë të panumërt.

I fundit fare në radhë është akti e atentati që kryetari i ri i PD-së po tenton të bëjë ndaj kryetarit të vjetër të saj.

Tërësisht hapur. Tërësisht pa ndrojë. Domethënë, Lulzim Basha kundër Sali Berishës. Edhe pse ngjan e pamundur në thelb e në formë, provat dhe faktet janë kokëfortë dhe provojnë një tentativë të shtrirë në kohë për të dëmtuar Doktorin.

Sot për sot, Sali Berisha, njeriu që mundi me rradhë Ramiz Alinë, Fatos Nanon, Ilir Metën, Edi Ramën dhe u mund në fund nga Edi Rama e Ilir Meta, kërcënohet nga krijesa e tij politike më shumë se nga kundështarët.

Vështirë të merret me mend zhgënjimi i tij kur sheh aktin me thikë në dorë e E-Mail-e të fshehtë në media, të Bashës, të cilin e ka pasur bir për shpirt politik. Që e zgjodhi, e formatoi, e klonoi, e përdori, e rriti, e tkurri, i qeshi, e shau, bëri sikur i besoi dhe së fundi i la edhe karrigen e tij në parti. Në fakt, Lulzim Basha është në të drejtën e tij. Ai ka të gjitha arsyet ta bëjë një gjë të tillë.

Ai e di që nën hije rritet vetëm bar dhe barin mund ta shkelë edhe Jozefina, edhe gjithë ata që nuk e deshën kurrë dhe që ai nuk i ka besuar kurrë edhe tani që bashkëjeton me detyrim me ta. E vetmja mënyrë mbijetese dhe vijimësie në fronin e PD-së, është të dalë nga hija e rëndë e Doktorit, për shkak të së cilës nuk e merr askush seriozisht.

Dhe e vetmja mënyrë për ta bërë një gjë të tillë, është goditja e Doktorit. Në pikën ku ai është më i ndjeshëm. Tek paratë. Ato që janë pis. Basha hapi një histori të vjetër dhe nxjorri nga hija një nga ato të fshehtat e kasafortës së Doktorit dhe të ca njerëzve pranë tij. Aferën gjigante të CEZ-it dhe milionave të zhdukur – si banditët me kravata – në drejtim tërësisht të ditur, nuk e njeh askush më mirë se Doktori dhe njerëzit e tij. Dhe këtë javë, duke treguar me gisht në një drejtim, Basha në fakt i ka vënë gishtin tjetrit. Duke akuzuar Metën, ka nxjerrë nga hija të fshehtat e Doktorit.

Faktet janë të ashpër dhe direktë dhe falë tyre, historia e CEZ-it, spekulimit me të, parave dhe transfertave të tyre në xhepa të mundshëm privatë, po marrin një drejtim tërësisht tjetër. Si fluturimi i bumerangut. Por i llogaritur mirë që nga dora e Bashës të përfundojë në kokën e Doktor Berishës. Sepse gjithçka lidhet me të. Duke nisur që në prolog të historisë. Në prill të vitit 2009, vetëm pak muaj para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, Sali Berisha, atëherë kryeministër i vendit, do të bënte një udhëtim surprizë në Çeki. Në takim me homologun e tij Topolanek ai dorëzon dosjen e aplikimit të Shqipërisë për statusin e vendit kandidat në BE. Të gjithë partnerët e tjerë evropianë atëherë kishin këshilluar ndryshe: prisni të merrni dhe standartet e zgjedhjeve! Por Doktori nuk mundej. Sepse kjo lëvizje “integruese” i duhej si kartë elektorale dhe sepse karta fituese elektorale do ta bënte privatizimin e këtij aseti strategjik në energjitikë, një oaz të pashembullt fitimi nga zona të errta dhe të ndërmjetme në qeverisje. Si varianti “çek” me CEZ-in, Berisha u akuzua nga “dhënia” e detit fqinjit me procedura skandaloze e deri tek premtimi për helikopterë francezë në Tiranë.

Pesë vjet më pas, detaje të pilotuara në media tentuan të bëjnë fajtor kryetarin e Kuvendit për histori mitmarrjeje. Akuza bëhet politike nga Basha, i vetmi që e dinte që në atë moment që Meta me atë histori ka vetëm një përkitje me faktin që ka qenë për disa muaj ministër i ekonomisë. Basha realizoi kështu një lëvizje spektakolare politike duke i rënë pragut që nuk kapërceu dot, për t’i rënë derës që po i mbyllet para syve; i ra Metës që ta pësojë Doktori!

Një fjali e nxjerrë nga një dokument i zyrës së avokatisë që mbron interesat e shtetit shqiptar, që fliste për një ish-kryeministër të dënuar për korrupsion, u shit sikur bëhej fjalë për Metën. Në fakt dyshimi është vërtet për një ish-kryeministër, por kjo është histori tjetër. Dhe këtë emër e di edhe Basha, edhe Berisha, edhe Meta, e natyrisht edhe Rama.

Por ajo që e bën qesharake akuzën ndaj njërit, Metës, dhe e bën jashtëzakonisht serioze atë si një lëvizje politike ndaj tjetrit, Berishës, është hapja e kësaj Kutie të Pandorës. Sepse askush nuk është më pak i interesuar se Berisha që të shihet brenda kësaj kutie. Duke nisur me përkitjet e munguara të datave dhe duke përfunduar me faktin e thjeshtë: kush e zgjodhi kompaninë në gjykim? Të gjitha rrugët të çojnë tek Doktori dhe Basha e di një gjë të tillë, por pikërisht se e di, nis këtë fushatë të “çuditshme”. Eshtë e thjeshtë të dallohet në prapaskenë një dorë/duar që dorëzojnë dokumenta ose konfidencialë, ose gjysëm të sekretuar për median. Secila nga to, çuditërisht, largon dyshimin nga Meta dhe e afron atë me Berishën.

I fundit në rradhë është e-mail-i i avokatit të palës shqiptare Tim Schreiber, nga kompania Clifford Chance, që i ka dërguar Avokaturës së Shtetit. “Në kundërshtim me atë që disa gazetarë janë përpjekur të spekulojnë, OSHEE në dosjen e depozituar në arbitrazh kundër DIA ltd (Ishujt Virgin Britanik), nuk e ka përmendur zotin Meta si një përfitues transfertash të parave apo praktika të tjera korruptive, në lidhje me marrëveshjen e mbledhjes së borxhit mes OSHEE dhe DIA”.

Dhe nuk mbaron këtu. E njëjta dorë e djathtë ka nxjerrë në dritë dhe dëshminë e “papritur”, të panjohur deri më tani, të ish-drejtorit të CEZ-it në Shqipëri Josef Hejsek. Ajo dëshmi është dhënë në 26 tetor 2014, gjatë procesit midis CEZ-it dhe DIA-s së biznesmenit shqiptar tashmë të arrestuar Kastriot Ismailaj. Pika më e nxehtë, të paktën për momentin, e dëshmisë së tij është mekanizmi që e prezantoi dhe e çoi biznesmenin në zyrat e CEZ-it. Dhe më pas edhe në zyrën e ish-kryeministrit Berisha dhe të zyrtarëve të ERE-s së kohës, të gjithë njerëz të zgjedhur nga Doktori. Prezantimin e parë të Ismailajt me CEZ-in e ka bërë ish-ambasadori shqiptar në Çeki, Qazim Tepshi, ish-deputet i ish-partisë së Genc Pollos. I ndjeri Tepshi që ndërroi jetë vetëm dy javë më parë, ishte kërkuar të merrej nën hetim për shkak të deklarimit të pasurisë, i akuzuar nga ILDKP-ja. Një tjetër “koinçidencë”: vitin e kaluar Meta ka qenë nën akuzë nga Basha se kishte zgjedhur njeriun e tij si drejtues të këtij institucioni.

Ajo që bën përshtypje në gjithë këtë histori që ka nisur të zbardhet pak nga pak, është se të gjithë personazhet e përfshirë në të kanë qenë ose njerëz shumë të afërt të Doktorit, ose njerëz të zgjedhur prej tij. Dhe kjo gjë nuk ka qenë aspak sekret. Ka qenë një e vërtetë që e dinte shumëkush në Tiranë dhe natyrisht e dinte edhe vetë Lulzim Basha. Ajo që pakkush e di dhe e merr me mend është arsyeja se pse Basha, pikërisht tani trazon me shkop këtë histori që mban erë? Që nis dhe nuk bitis me ERE-n, por që nis e bitis gërmë për gërmë me emrin e Doktorit. Supozimet për kafe ose darka konfidenciale të Bashës me Ramën, mund të jetë arsye e mjaftë lajthitjeje. Rendja mbas ëndrrës shpesh rrezikon të kthehet në makth. Siç ndodh në të gjitha rastet kur tention të vrasësh babën! Aq më tepër që në PD po bëhen gjithmonë e më të fortë zërat që Dun rikthimin e Babës!

Javanews.al

28 komente në “Atvrasja, Basha thikë pas shpinës Berishës ”

  1. pordhe me rigon says:

    ik mer zari metes

    1. Alfred says:

      Ore vangjel mos eshte edhe monika me afer berishes sesa metes ?

      1. Berja Durresit says:

        Babai i Partise Socialiste eshte Fatos Nano.Kaq mjafton per te menduar per atvrasesit rilindas.

    2. ilir says:

      Lorenci si gjithmone preciz!

      1. zeni afezi says:

        PLOTESISHT E VERTETE!!!

    3. M A R K O says:

      Ne p… aidh te Sheqeres shkofte.

    4. axhim says:

      I gërditëshëm që ne rreshtate parë ky shkrim sbën asgjë tjetër veq i mban iso llojit te sistemit te diktatorëve,te cilet në baze te sitemin te njishit (monist),nuk mund te kenë alternativë .Janë vetëm dy figura shemylltyra armikut dhe miku, krimineli dhe viktima ,i dobeti dhe i fuqishmi,sitemi i dy te kundërtave jo te papajtueshme ,por , armiqësore .!eshte me tepri në konfiguracionin e “analisteve “politik te ne shqiptaret,prandaj te nxit te vjellat, megjithëate duhet lexue dhe kundrshtue vet ne të tjerëte e bejnë për vete.Dyshimi ështe nëna e zbulimit thoje zbuluesit , turpi duhet te jetë shenja e pare që njeriu megjithë qoroditjen e tij i ka mbetur nje fije ndërgjegje ku merr dhe ngritet dijniteti i tij njerezor para poshtnimit ,perbuzjes ,përuljkes që i bën e shëmtuara ,egoja ,karakteri i vjetër i tij prej epokes së hereshme te paranjeriut.

  2. andromeda says:

    Llapni ore, llapni sa të doni, por Sali Berisha s’tundet nga istikami. Askush s’po del burrë t’ia përplasë provat e pa kundërshteshme në fytyrë kësaj monstre që i ka vënë të gjithë para si çobani tufën e tij. Mjaft më me lloqe, duhet veprim konkret që monstra të dorëzohet para drejtësisë. Por për ta bërë këtë duhen ca burra me bole.

    1. sit..back..and relaks →→→ says:

      O Zarngjel i Likes, nuk u tha per ish-kryeminister te denuar per korrupsion, por per ish-kryeminister te akuzuar per korrupsion. mos luaj me lojera fjalesh. ilir meta ka qene ish-kryeminister? ka qene. Ka qene i akuzuar per korrupsion? ka qene. ath zarngjeli nxirre vete perfundimin. Sa per ate atvrasjen, goxha perpekje per kundersulm pas tentativave diversive drejtuar rilindasve. dmth diversionit te pd ti pergjigemi po me diversion, kjo eshte levizja e likes ne pergjigje te lulushit. vetem vangjeli mund te besoje qe luli i cili i ka duart ne gjak njesoj si berisha ne mos me shume si pergjegjesi direkte per gnjarjet e 21 janarit, qe i ka shqiperise borxh qindra lione euro te vjedhura, qe ka ndare pazaret me argiten si ne kosove si ne shqiperi dashka t’ja fusi berishes. qe te fitoje besimin dhe promovimin ne rangjet e pd duhet te provoje besnikerine perpara berishes. dhe besnikeria perpara berishes nuk provohej vetem duke dale e share ne konferenca shtypi, jo, testi qe duhej kaluar eshte pothuaj identik me ate qe duhet te kaloje nje mafioz kandidat per tu bere anetar i familjes se kapos dhe kandidat per drejtues familjeje me vone. testi mafioz parashikon qe kandidati duhet te jete i afte te vrase per llogari te familjes, testi berishes parashikon pak a shume te njejten gje, te jesh i afte te vjedhesh, te shesesh, te korruptohesh, te korruptosh e te vrasesh pa pendese. tani zarngjeli mendon se basha qe i duart dhe dosjen plot me bema do ti beje gropen atij qe ia mban keto dosje ne sirtar. i don’t think so. megjithate nice try nga ana e zarngjelit dhe e likes

    2. zeni afezi says:

      EDHE PAK DURIM,ANDROMEDA….!!!

  3. Erions says:

    …prandaj mu duk pak i hequr ne fytyre Doktori ne parlament:):):)plehrat mbulojne njeri tjetrin ….kot grin Vangjeli dhe ne qe e lexojme

  4. Mandi says:

    Ka qene nje skeç i estrades se Fierit me Luftar Pajen dhe Hasan Bregun ky ballisti i shkrete reflektonte: “…dmth partizani qe veshur si partizan qe ne ta merrnim per gjerman te maskuar…”
    Hajde Lorenc Vangjeli ta pifsha kupen…

  5. Ilir LIKE hajduti says:

    Perpiqu sa te duash ore bythlepires i LIKE HAJDUTIT, por e di gjithe Shqiperia kush i dha urdher Bujar Nepravishtes ish kryetarit te ERE te ulte cmimin e energjise se shitur nga KESH tek CEZ, LIKJA, demi 30 milione Euro, pse e hoqi ish drejtorin e ndejre te KESH, MUHARREM STOJKU Likja edhe pse ai kishte konfirmimin e Dritan Priftit, SEPSE NUK E PAGUANTE PER KONTRATAT E ENERGJISE SE IMPORTUAR, pa folur ketu per tendera te tjere apo koncesione ne energji. Berisha ka nje faj te madhe prej te cilit po vuajne tani gjithe shqiptaret; per te mbajtur pushtetin nuk e la drejtesine te bente punen e vet iur ky superhajdut (LIKJA) u kap “me ze dhe me figure” me aferat e ti te felliqura. Kur ky superhajdut te shkoje atje ku e ka vendin atehere do shpetoje ky vend.

  6. asi says:

    Shkurt,Qazo(past rahmet,qe votoi,besoj per Bamirin dikur,me pas u shperblye dhe shkoi ne Prage.Aty,si njeri i Pollos,ishte i besueshem te bente dallavere per perfitime…Aq para duhet te kete bere Qazo,sa u be pasanik dhe ra ne sy te ILDKP.Sala ka ditur ti mbaje mire b.puntoret(puthadoret).Dhe kujt do tja hedhe-Likes.Por kjo eshte (duket)loje e Lules,per te shpetuar nga shtypja…

  7. Altini says:

    Sa i ngjan ky Lorenci zogut te tiranes,me zogun e tiranes tall bythen ALDO,kurse ky kerkon te tall bythen me ne .Lkja eshte goxha burre , i urte me dashuri, me qetesi ,po cfar kane qe vetem likes i del emri ,ai si mer leket vet por ja jep Mon Kukaleshit .

  8. Korcari says:

    Anche tu,Bruto,figlio mio!

  9. rudini says:

    Ishin bashke atehere o Vangjel.Mos u bej merak se nuk shkojne larg se dalin edhe frmat e tjera te doktorit dhe Ridvanit.

  10. Artur says:

    po po Lorenc, teorite konspirative jane te kendshme por shpejt i del boja. Nqs prokuroria do e hetoje do dale Meta e jo Berisha, do dalin te gjithe bisnesmenet rrotull Metes, nje nga, edhe Leshkoja do dale Lorenc, germo pak per historine e Leshkos.

  11. I LOVE CANNABIS SATIVA&INDICA says:

    Mua me hapin barkun qe te dy por, meteper me teper, ma neverit ky pocaqi vangjeli-ca…gam gam se eshte vahkti se jo futja pordhes ngeli llapabucja.E pandeh veten erudit apo gopin e mamit vet.

  12. ???.. says:

    O Lenco ,Meta ka thon 1 llaf.Ne 2017 kush don me bo hajer e me ardh n pushtet duhet me u ul m gjunj t metes e t boj bochino.T gjith kto bucat e t dyja krahve tpolitikes e shajne ,po kur u intereso per t ardh n pushtet i lepijne ..rin.

  13. daku says:

    Sa te cuditshem jan robt. Per sa kohe ishte hija e Berishes, thonit pse keshtu Basha. Tani qe po i ben bisht, e quani atvrasje. A ka ndonje rruge te mesme qe tju behet qefi ju?

  14. koco says:

    Lorenci ben mire qe i del ne krah Lulit ndaj Gjarperit qe duhej me kohe ti ishte shtypur koka , Intriga , hipokrizia , vrasjet , pabesia , babesia jane disa nga aftesite e spikatura te ketij gjarperi helmues .

  15. emigranti says:

    Lorenc, ne fillimet e tua dhe shprese si nje gazetar me personalitet. Tan,i je thjesht nje “puthadore” pa dinjitet. Te justifikosh te pa justifikuarin e sfinksin e korrupsionit eshte eshte inisiative sa deshperuese aq dhe e pamoralshme nga ty. Qe ish kryeministri ka gisht ne shume afera nuk vihet ne dyshim, por tentosh te justifikosh njerin per tja kaluar fajin tjetrit eshte fyese per inteligjencen edhe te njerezve me nivel nen mesatar .Je katandisur keq e per tu neveritur. Mbetet te na sigurosh edhe per aftesine e ndershmerine e Arben Ahmetajt.

  16. Q.S says:

    Know eshte e thjeshte. Berishevicit po I vjen fundi I jetes. Me se fundi zoti po e qeron e nje hale. Mirepo po vdiq doctori luli vocer do bahet koke Turku dhe do paguje per te gjitha. Keshtu qe po do me ja lane dopje 6 ten doctorit. Kjo eshte nje perpjekje e deshperuar nga ana lulit. Luli do paguaj per 21 janarin, rrugen durres – morine, per CEZ, detin, gerdecin e shume te tjera.

  17. katunari suloves says:

    me e bukura te bukurave eshte hipoteza e koalicionit ps-pd, rama-basha.
    do ishte vertete historike!!!!

  18. titi izrael says:

    Perpjekje e deshtuar per te sajuar lajm nderkohe qe Meta eshte ne vorbullen qe po e dergon drejt burgut.

  19. neseba says:

    Analizë e saktë. Ai vend nuk mund të eci përpara sa të jetë Berisha në politikë. Ai dhe klani i tij, punojnë fort për të penguar të gjitha reformat në Shqipëri. Edhe përhapja e drogës është dora e fshehtë e Berishës dhe pasuesve të tij për të deskretituar qeverinë aktuale, me shpresën e madhe për të ardhur në pushtet. Ai po ve në veprim falangat e tij si megafonë për të kërkuar rikthimin e tij në krye të partisë demkratike. Ata nuk duan zhvillim të vëndit, nuk duan drejtësi se u dalin krimet dhe babëzitë në shesh. Ai është e keqja dhe fatkeqësia e atij vendi. Nuk është çudi edhe nëse kthehet prapë në pushtet, sepse deri tani nuk ka asnjë veprim serioz për të ndalur atë dorë gjakatare, atë mostër, pjellë e Ramiz Alisë. Pushtetarët e rinj duken të hutuar, të frikësuar, pa inisiativë dhe zemër. Kanë frikë se i quan bota diktatorë.

  20. Gopologu says:

    Lorenc!
    Shkruaj pak me shkurt qe te lexojme plotesisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje