Ruçi përshëndet largimin e Ndokës: Për Prengën do të flasë drejtësia

8 Shtator 2015, 11:19Politika TEMA

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi komenton largimin e dy deputetëve socialistë një ditë më parë: Armando Prengës të cilit iu hoq mandati nga Kuvendi pas arrestimit në flagrancë pas përleshjes të ndodhur në Laç si dhe Arben Ndokës i cili dha dorëheqjen po dje.

Ndërsa përshëndeti veprimin e deputetit Ndoka për deputetin në pranga prej 5 shtatorit 2015, Ruçi u shpreh se do të flasë drejtësia

“Është një iniciativë personale i cili vet ai do ta zgjidhë me anë të ligjit.

PërPrengën do të flasë drejtësia” u shpreh Ruçi.

Deklarata u bë gjatë një takimi që kreu i grupit parlamentar zhvilloi një takim me strukturat e PS-së sot paradite në Elbasan.

2 komente në “Ruçi përshëndet largimin e Ndokës: Për Prengën do të flasë drejtësia”

  1. Ema says:

    Ja foli dhe Padrino i krahut te majte, ky qe ka bere deal me Berishen per ti mbuluar krimet njeri tjetrit.

    Se Rama nuk eshte i zoti te komunikoje as me veten, jo me te tjeret dhe

    perdor Rucin si ndermjetes.

  2. Spartaku says:

    Rama nuk ka bere krime.Pse thoni qe mbulojne krimet e njeri tjeterit.Dihet se Sali Berisha ka bere krime dhe i ka duaret te lyera me gjakun e shqipetareve te pafajshem,tradhetar i vendit,shkatrrimtar i ekonomise,hajdut mashtrues e qe nuk kane te mbaruar.Po Edi Rama cilin ka vrare? çfare ka shkateruar? Cfare tradhetie ka bere ndaj atdheut? Jo, nuk i ka bere.Ato qe ka bere saliu te mos hiqen vija paralele me te tjeret.Ti themi gjerat ashtu siç jane.Krimet e tjeterit te mos ja ngarkojme nje tjetri nuk i ka.Me kete nuk dua te them se do beje avukatin ne mbrojtje,por i qendroje besnik votes qe i kame dhene Rames,pasi kame besim te ai.Ne sote po shikojme me syte tane agresivitetin e pd-ke kundra Edi Rames.Me kete ajo parti po largon elektorati dhe madje edhe deputet te largohen,se shikojne se ajo eshte nje parti terroriste.Shembulli me i keq ishte dje ne parlament.Qendrimi i deputeteve te pd-ke ishte,jashte çdo lloj llogjike,qendrim i paskrupullt,dhe mjafte agresiv,si ata ujqerit e uritur.Urrejtje dhe vetem urrejtje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje