Historia tronditëse e përdhunimit të 4-vjeçares/ Nëna: Zgjohet e trembur natën, s’kemi lekë për bukë, jo më ta kurojmë

8 Shtator 2015, 09:23Politika TEMA
Historia tronditëse e përdhunimit të 4-vjeçares/

Nena e 4 vjecares

“Nuk mund ta fal 14-­vjeçarin që abuzoi me vajzën time. Prindërit e tij e kanë djalë të vetëm, por edhe unë e kam dritë të syrit time bijë. Vogëlushja ime në 10 nëntor mbush 5 vjeç. Ka ditë që nuk fle dhe ankohet për dhimbje barku”. 

Kështu ka pohuar mes lotësh Esmeralda X., nëna e vajzës së mitur, e cila u përdhunua 4 ditë më parë nga kushëriri i saj 14­-vjeçar. 

Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, 32-­vjeçarja nga zona e ish­-Kënetës në Durrës rrëfen ngjarjen tragjike. Ajo u shpreh se nuk ka mundësi financiare të kurojë vajzën e mitur, pasi së bashku me burrin dhe tre fëmijët e saj jetojnë mes skamjes dhe pa një çati mbi kokë. 

Zonja Esmeralda, kur ndodhi ngjarja? E njihni autorin? 

Autori është një kushëri i largët i bashkëshortit, që jeton këtu në lagje. Unë sa isha kthyer nga puna dhe fëmijët dolën për të luajtur në oborr. Më vonë më vjen vajza duke qarë dhe kishte hemorragji. Ishte e terrorizuar dhe më tha se e kishte rrahur kushëriri i saj. Më vonë më tregoi gjithçka. 

Po më pas, çfarë ndodhi? 

Mora bashkëshortin, Vehbiun në telefon dhe i thashë të vinte në shtëpi. U vumë në dilemë të madhe, se kishim të bënim me familjen e atij djalit, dhe për momentin heshtëm. 

Kur e vizituat vajzën? 

Pas dy ditësh, shkova në spital. Kur e vizitoi mjekja, më tha se me vajzën është abuzuar. Më kërkoi që të bëja denoncimin, por iu luta që ajo të heshtte, pasi i druheshim konfliktit. Më pas më dha një recetë me ilaçe, të cilat nuk i bleva. 

Përse nuk i bleve? 
Nuk kemi lekë. Te një farmaci këtu në zonën e Kënetës kemi 300 mijë lekë borxh, që kemi marrë veresie ilaçet. Nuk kisha ku të kërkoja tjetër. Ne kemi 2.8 milionë lekë të vjetra lista me borxhe për ushqime nëpër dyqane. 

Si u lajmërua policia për ngjarjen? 

Mjekja pediatre e kishte lajmëruar policinë për vajzën. Policia erdhi në shtëpinë tonë dhe më pas vajza iu nënshtrua ekspertizës mjeko­ligjore, ku u vu re dhunimi. 

Si është vajza juaj tani? 

Trembet herë pas here. Sapo e zë gjumi, ankohet për dhimbje barku. 

A ju kanë ardhur prindë­rit e djalit për të biseduar dhe për të kërkuar falje? 

Jo, nuk janë bërë të gjallë fare, edhe pse i kemi vetëm 200 metra larg shtëpitë nga njëri-tjetri. Ata nuk donin ta merrte vesh policia fare. Ai është djalë i vetëm i dy motrave, është rrugaç e arrogant. Djali të dënohet dhe të mos dalë nga burgu

Kur jeni shpërngulur në zonën e ish-­Kënetës? 

Në 2001­-shin, para 14 vjetësh, nga Burreli. Erdhëm për jetë më të mirë, por këtu gjetëm shumë më keq. 

Çfarë kërkoni ju si nënë për fëmijët tuaj? 

Sikur një ditë të vetme të kishin jetë normale dhe të kishin ushqim për të ngrënë. Duam një strehë normale dhe punë, asgjë më shumë. Unë tani kam nisur punë në një rrobaqepësi, ndërsa burri është i papunë. Tërë jetën kemi mbledhur kanoçe, por ato nuk shiten më. Nuk kemi as drita e as ujë, se s’kemi me se t’i paguajmë. Jemi në pikë të hallit.

12 komente në “Historia tronditëse e përdhunimit të 4-vjeçares/ Nëna: Zgjohet e trembur natën, s’kemi lekë për bukë, jo më ta kurojmë”

  1. john says:

    Allah allah. Pastaj njerezit e tjere ankohen per budallalliqe

    1. Aaaaac says:

      JANE TE VARFER NE KULM , PO AMA KANE EDHE CEL.BURRE E GRUA

  2. nga larg says:

    Familja e djalit te bej demshperblimin e vajzes ,si ne cdo vend te europes !!!!!!

    1. Anna says:

      Eshte vetem 4 vjec o njeri si ste vjen turp.

  3. Arvanites says:

    Kerkohet shteti…ne drejtim te paditur !

  4. shqiptari says:

    Ju jeni rraca me e felliqur e tokes, me te ligj nuk ka. Zoti ju ndeshkon per keto qe beni prandaj nuk ngrini dot koke. Mos na i shisni si shqiptare keto lajme aman o tema, thuaj qe jane jevgj edhe kaq, nuk kane asgje te perbashket me traditen shqiptare kjo rrace, keta keshtu sillen kudo ku jane, Inceste, Alkol, femije pa fund dhe semundje. Thoni po te doni qe jam rracist po vete shoqeria me seleksionim natyral i ka spostuar

    1. Lulushi says:

      Hej si nuk te vjen turp more, qe diskriminon ne kete menyre!!!!

      Po ata jane njerez si ne, kush ta jep te drejten ta percmosh, aq me teper

      nje femije te pafajshme.

    2. shqip says:

      Te njëjtën gjë thojnë për shqiptarët jashtë, rraca më e fëlliqur, hajdut, vrasës, etj.

  5. "BALASHI" says:

    Ikni ne Burrel. Nuk eshte vone. Atje ke strehe, toke, mba lope, pula dhe jeto.
    Keto pruri ajo levizja e pakontrolluar e shoqerise. Nje dalldi kombetare. Drama te tilla shume te renda.
    Dilni ne Kruje e shihni fushen nga Lezha ne Tirane si eshte “pushtuar” nga shtepi pa kriter, ne menyre kaotike, nje fshat i stermadh qe te terrorizon syte, duke prishur per mjaft breza pasurine e perjetshme kombetare. Tani ajo, si shume gjera te tjera, eshte e pakthyeshme…
    Ajo e ka emrin keneta e Durresit, njerezit ndertuan nje qytet me vete. Erdhen per jete me te mire, po pa pune si mund te jetosh. Pastaj u permbytem. Po eshte kenete mor njerez, dreqi e mori. Per vajzen me vjen shume keq. Ai djali (kafsha) duhet te denohet rende…

  6. psy says:

    Ku je o ministri i çeshtjeve sociale….a ka me keq se kaq ?Pse duhet te kete leke per t’u kuruar…ku jane qendrat komunitare te shendetit mendor,ato jane falas!

  7. "BALASHI" says:

    PSY! Kujt i drejtohe? Ai e ka mendjen te duket i bukur. Eshte bosh e i pa zoti.
    Klosi kur ishte minister kulture me Nanon, nuk qe i zoti te bente as nxjerrjen ne drite te amfiteatrit afer fshatit te tij, qe eshte me i madh ne Ballkan me 18.000 vende. Ç’ pret prej tij. Klosi, por edhe Beqaj, duhet te ngriheshin ne kembe per kete rast fatkeq. Sikur te dy ti jepnin fitimet e nje dite do ta hidhte kjo familje hallit per momentin.
    Po kush ta beje. Puna do zemer. “Burri i shtetit duhet ta kete zemren ne koke – thoshte Napoleon Bonoparti”. Keta nuk e kane zemren ne koke, por ne xhep…

  8. Fori says:

    Kjo eshte fatkeqesi dhe tregon se ne cfare derexheje eshte katandisur shoqeria jone ! Ku jane keto mijera OJQ-te qe kujdesen me psikologe dhe fonde per te tilla raste ? Ku eshte pushteti lokal ? Ku jane institucionet shteterore qe duhet te kujdesen per keta fatkeqe ? Ka marre fund cdo gje per fat te keq !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje