A do lërë edhe Ristani mandatin në kuadër të dekriminalizimit?

7 Shtator 2015, 18:37Politika TEMA

Precedenti i vendosur nga deputeti Arben Ndoka ka shtruar tashmë pyetjen nëse edhe nga PD do të ketë deputetë të cilët do të lënë mandatin.

Madje, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani rezulton që të jetë një nga të dënuarit nga gjykatat shqiptare.

Edhe deputetët e tjerë të PD apo dhe vetë Berisha e kanë të pamundur që t’i mohojnë, pasi Ristani ka qenë dënuar pikërisht në kohën kur Berisha ishte President, shkruan Dita.

Për më tepër, ajo ishte edhe një “hakmarrje” e pastër e Berishës ndaj Ristanit.

Në moshën 21- vjeçare, Arben Ristani do të emërohej gjyqtar, ndërsa në moshën 25 vjeçare do të shqyrtonte dhe çështjen më të bujshme për kohën, ç’ka do ta fuste edhe në sherr me Presidentin Berisha. Ristani do të shqyrtonte gjyqin ndaj gazetarëve Aleksandër Frangaj dhe Martin Leka, të cilët akuzoheshin për nxjerrje të sekretit shtetëror. Edhe pse vendosi t’i dënojë, masa e dënimit duket se u konsiderua tepër e ulët për drejtuesit e saj kohe, të cilët nuk do të vononin hakmarrjen ndaj gjyqtarit të ri duke e arrestuar.

Vendimi i dënimit mban nr. 957, datë 18 nëntor 1994 i Gjykatës Tiranë, me akuzën  për korrupsion, dhënie të një vendimi haptazi të padrejtë në bazë të nenit 116  të Kodit Penal. Shtetasi Arben Ristani kishte liruar nga burgu një kontrabandist nafte, të cilit i ishte bllokuar një sasi e madhe nafte nga policia financiare në Portin e Durrësit. Anija e kapur me naftë kontrabandë priste vetëm firmën e tij që të dilte nga gjendja e sekuestros në portin e Durrësit. Gjyqtari i punësuar në 1992 do ta firmoste lirimin nga sekuestro të anijes dy ditë më pas, por u arrestua nën akuzën e shpërdorimit të detyrës duke dhënë një vendim haptazi të paligjshëm.

Shkarkimi si këshilltar i Mosiut

Me zgjedhjen e Alfred Moisiut në krye të shtetit, u duk se ditë e këqija për Arben Ristanin kishin përfunduar, kur ky i fundit do të bëhej këshilltar juridik i kreut të shtetit. Por, shumë shpejt, Presidenti Alfred Moisiu do të fillonte një betejë të fortë me kryeministrin e saj kohe, Fatos Nano, ku juristi Ristani do të bëhej edhe koka e turkut në vitin 2003 . Për shkak zbulimit të dënimit të tij, Moisiu do të kërkonte dhe ndërprerjen e bashkëpunimit me juristin e ri.

4 komente në “A do lërë edhe Ristani mandatin në kuadër të dekriminalizimit?”

  1. boni says:

    Mbase edhe Basha. Me 21 Janarin, rrugen e Kuksit, por sidomos me aktin tradhetar te shitjes te detit, Basha duhet ta ndjeje vete se nuk eshte me per politike.

    1. ed says:

      MERO

      AJO QE I MUNGON SHOQERISE SHQIPTARE ESHTE MORALI!!!!!!!!!!!

      Z.MERO NQS KA NJERI QE KA BERE NJE AKT GATI HEROIK NE MBROJTE TE GAZETAREVE DHE FJALES SE LIRE (PAMVARESISHT SE NJE NGA ATA GAZETARE ISHTE FRANGAJ ) AI ESHTE ARBEN RISTANI.

      NESE DIKUSH ESHTE KAQ IDIOT SA TI MARI SHQIPTARET PER KAQ TE TRASHE SA TE KRAHASOJE RISTANIN ME ARBEN NDOKEN THJESHT PO BEHET KARAGJOZ!!!!!!!!

      NESE DIKUSH NE PS OSE TEK E MAJTA DO KISHTE DHE NJE PIKE TE VETME MORALI KA PERSE E AKUZON ARBEN RISTANIN. PER ZGJEDHJET E TIRANES NE 2011.

      PO U MORET ME TE TJERAT THJESHT BEHENI QESHARAKE SI EDI RAMA DERI ME SOT DUKE MBROJTUR KETA QE NUK MBROHEN DOT ME.

      MORALI I RILINDJES RAMISTE EDHE NESE EGZISTONTE KA VDEKUR FUNERALIN JA KA BERE ME KOHE BLUSHI THJESHT ME KETA NJEREZ PA MORAL UZURPATOR TE PS DUHET TE BEHEN EDHE PROCEDURAT FORMALE TE LARGOHEN NGA PS ME TE VETMEN FJALE QE MERITOJNE PREJ 2 VJETESH ME TURP!!!!!!

  2. Shiaksi says:

    Eshte veshtir qe ndonji nga keto hajdutat e PD te ler mandatin, pasi ketyre u pelqen karrikja, duan ti qendrojn mbi shpin shqiptareve

  3. Nikolin Jaka says:

    Kontrolloni shenjat e gishtave te Lul Bashes ne Hollande,,,,,ka punuar me te bardhe me emrin,,,,,,D,,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje