Juristi i njohur shprehet skeptik për reformën në drejtësi: Nuk duhet ndërhyrje në themel, vetëm përmirësime
NGA BESMIRA PELUSHAJ
Në valën e debateve që përfshinë Kuvendin për çështjen e dekriminalizmit, pas miratimit të kërkesës nga Parlamenti për arrestimin e deputetit të PS-së, Armando Prenga, juristi Sokol Hazizaj, ish-zëvendës ministër i Drejtësisë dhe ish-deputet ka deklaruar se kriminaliteti në politikë ka ardhur duke u konsoliduar jo për shkak të mungesës së ligjit, por për shkak të mungesës së vullnetit politik. Në një intervistë në studion e Tema TV, Sokol Hazizaj, u shpreh se politika ëshët futur në një vorbull mes dekriminalizimit dhe mungesës së tij. Ky proces, tha ai, realizohet përmes një rruge shumë të thjeshtë:
“Ne jemi para një impenjimi dhe detyrimi të madh për t’i vajtur përgjegjësisë atje ku duhet. Politika ëshët futur në një vorbull mes dekriminalizimit dhe mungesës së tij. Ky proces realizohet nëpërmjet një rruge fare të thjeshtë, që është rruga e ndjekjes, procedimit dhe vendimit gjyqësor penal, pse jo edhe nëpërmjet paraqitjes së dokumenteve zyrtare, që je i denuar apo s’je i dënuar. Kriminaliteti në politikë ka ardhur duke u konsoliduar jo për shkak të mungesës së ligjit, por për shkak të mungesës së vullnetit”.
Hazizaj u shpreh skeptik për realizimin e reformës në sistemin e drejtësisë. Ai tha së në Shqipëri ekziston në mënyrë sipërfaqësore vullneti i kaheve për të bërë reformën, pasi fryma ligjore ka nevojë vetëm për koalidime dhe përmirësime, dhe jo për ndryshime në themel.
“Fryma e kundërshtimit që vjen nga njëri krah bëhet për të pënguar një reformë shumë të rëndësishme siç është reforma në sistemin e drejtësisë, ndërsa nga ana tjEtër reforma në drejtësi, ashtu siç flitet, nuk do të realizohet. Po ta shikosh kuadrin ligjor të reformës në drejtësi, përfshin gjithë sistemin. Sistemi i të drejtës në Shqipëri nuk është i paarrirë, sepse është sistem i përqasur me sistemin perendimor, këtu dhe 25 vite më parë. Pra, është krijuar fryma ligjore, ka nevojë vetëm për koalidime dhe përmirësime. Në momentin që sistemit i futesh në themel dhe merr për kundërpërgjigje ndryshime themelore kushtetuese, tregon në mënyre sipërfaqësore se vullneti i kaheve nuk ekziston për të bërë reformën.
Ndërsa lidhur me çështjen e heqjes së imunitetit të deputetëve, Haziaj tha se ndryshimet e bëra një vit më parë në Kushtetutë kanë sjellë një evolucion radikal, dhe se po vjen bazazpësha midis pozicionit paimun të anëtarit të Kuvendit të Shqipërisë me pozicionin natyror të qytetarit. Përvoja botërore, tha ai, ia lë Komisionit të Mandatëve dhe Rregullores që të veprojë në mënyrë të menjëhershmë, pa përfshirë fare Kuvendin për heqjen e imunitetit. Këtë gje duhet të bëjë edhe Shqipëria.
Intërvistën e plotë të juristit Sokol Hazizaj e ndiqni në linkun e mëposhtëm.
– See more at: http://www.tematv.al/video/rddyx9b9j0ihg84#sthash.N0BC5upy.dpuf
Ky “juristi i shquar”, le te flase per cfare te doje, por vetem per dekriminalizimin jo. Kane kaluar shume vite, por njerezit nuk e kane harruar karrieren e tij si shperndares droge ne Zvicer…
Pjesa me e madhe e avokateve kane qene sekser.Kane shitur gjyqet e klienteve te tyre . Nje pjese e tyre kane hedhur fiset ne sherr me njeri tjetrin per proant .A do kete veting per keta lloj avokatesh qe jane po aq fajtor sa dhe gjyqtaret sepse keta kane qene seksere.a i kap vetingu avokatet qe kane vjedhur pronat me ane te procedurave njerezve.
Pjesa me e madhe e avokateve kane qene sekser.Kane shitur gjyqet e klienteve te tyre . Nje pjese e tyre kane hedhur fiset ne sherr me njeri tjetrin per proant .A do kete veting per keta lloj avokatesh qe jane po aq fajtor sa dhe gjyqtaret sepse keta kane qene seksere.a i kap vetingu avokatet qe kane vjedhur pronat me ane te procedurave njerezve.