Ilir Meta iu përgjigjet akuzave për ryshfet: Kontrata me kompaninë u firmos nga Sahit Dollapi (FAKSIMILE )

7 Shtator 2015, 12:09Politika TEMA

Kryeperlamentari Ilir Meta iu është përgjigjur akuzave, se ai ka marrë ryshfet nga një kompani e kontraktuar nga CEZ për mbledhjen e borxheve.

Ai tha se kontrata me studion e avokatisë Clifford Chance, që i ka bërë këto akuza, është firmosur nga Sahit Dollapi.

Përsa i takon dorëheqjes sime për një shkrim të bërë në një agjenci lajmesh, që i referohet një kompanie të kontraktuar nga qeveria aktuale, e cila është baza kryesore e pretendimeve dhe manipulimeve, kam vetëm një shpjegim: keni kohë edhe dy vjet për të kërkuar dorëheqjen time.

Lidhur me faktin që kjo kompani është e kontraktuar nga qeveria aktuale dhe pretendimet e saj janë të besueshme, kisha një pyetje, nëse Sahit Dollapi është anëtar i Këshillit Kombëtar të PS apo PD, sepse këtu kam një letër nga kompania e kontraktuar nga CEZ, e firmosur kur kryeministër ishte deputeti Sali Berisha, e firmosur nga Sahit Dollapi për CEZ dhe Tim Schreiber për Clifford Chance.

Nëse nuk e kujtojnë këtë kompani, të pyesin ministrin e Financave pasi kjo kompani ka qenë kliente me qeverinë për disa kontrata.

Njëkohësisht dua të them se kompania në fjalë ka bërë një sqarim se nuk përmendet emri im.

Shqipëria ka pasur shumë ish-kryeministra dhe nuk e përjashtoj që dikush apo një i afërm i tij ka përfituar nga gjëra të tilla, por e përjashtoj në mënyrë kategorike emrin tim.

Të gjithë e dinë kush e ka emëruar ERE-n dhe kush e kontrollon ERE-n,” tha Meta.

14 komente në “Ilir Meta iu përgjigjet akuzave për ryshfet: Kontrata me kompaninë u firmos nga Sahit Dollapi (FAKSIMILE )”

  1. tan tirona says:

    Po THUJE MER TI SE NA PLASE,MOS I QIT FJALET ME KESTE

    1. M A R K O says:

      Oh sa u kenaqa…

  2. Shqiptar says:

    Si ka mundesi te flasesh me gjuhe kercenuese?Ti thua se te gjithe e dine kush kontrollon ERE.Nqs ti e di dhe nuk denoncon atehere ti je bashkpunetor me krimin.

  3. Aua;) says:

    Hmmm… Po tani o Sali mortja cfare do thuash?

  4. perla says:

    Ilir serjozitetin te gjitha istututucionet e kan nga parlamenti,corb behet ne parlamet corb behet dhe jasht saj,kur deputetet ngrihen dhe nuk mbajn pergjegjesi per ato qe flasin,dhe kaloin limitet,e duhura te kohes.

  5. 123 says:

    cfare pergjigje. shume e zgjuar. me te mbush mendjen.

  6. Kush? Une rryshfet? Vetem ca me keni dhene vet!

  7. Interesanti says:

    L;ikja ka kapercyer pengesa me te rrezikshme se kjo ndaj nuk i behet vone per akuzat qe i kane adresuar. Rrofshe o Like se na cudite.

  8. Opinionisti says:

    Ky osht i virgjer mer vlla ne kta dun me e ç’virgjeru me zor!

    Mbahu fort Like! Mos ia jep askujt!
    Ti je shpresa jon e fundit perndryshe u nisem per n’Gjermani me trenin e serianve!

  9. zaho says:

    Problemi o Meta o Sali e te tjere si juve eshte se edhe tu zhdukesh fare (jo qe ju ke te zhdukni ) nuk zgjidh pune se dhe ata qe do vine do bejne si ju e mos me keq prandaj me mire tu mbajme juve qe jeni MAJMUR se sa te majmim te tjeret nga e para

  10. Konkluzioni ... ?" Rrasja gishtin" says:

    Konkluzioni… ? “Rrasja gishtin”

    Beni kishte takim me mikun e tij tek nje restorant ngjitur me radiotelevizionin shteteror, nga larg po shikonte siluheten e Likes qe ecte duke terhequr kembet si dikur … Jo nuk ka ndryshuar aspak megjithese ka humbur disa kilo.
    Erdhe o valute ?
    Erdha u pergjigj Likja duke buzeqeshur.
    Pasi porositi dy kafe Beni ju drejtua Likes , he e lexove librin ?
    Po e lexova u pergjigj Likja.
    He te pelqeu ?
    Hugo eshte i madh fare …
    Kur arsyeja perplaset me dashurine ajo qe mbijeton eshte arsyeja, fataliteti eshte per dashurine . Genjeshtra jeton tek arsyeja ndersa dashuria eshte viktima, pra fataliteti, shton Likja
    Une jam nga fshati I arsyes, po ti Ben ?
    Po edhe une nga arsyeja jam ore valute pergjet Beni.
    Pra jemi dakort me konkluzionin “Rrasja gishtin” ?
    Dakort thote Beni. Po kete canten pse e ke mare o valute ?
    Tani do te vertetoj me fakt konkluzionin dhe ti mbush mendjen te gjitheve qe une jam Ai…
    Sa eshte ora Ben ?
    12 e 15
    Ok, mbas 4 minutave do dalim nga kafja dhe do vertetoj konkluzionin.
    Pasi paguan sherbimin dolen tek rruga .
    Likja drejton gishtin nga qendra dhe thote, i shikon keta njerez qe po vijne ?
    Po
    Keta jane nga fshati i dashurise thote Likja.
    Te veshur me bluzat bardhe e blu dhe me flamuj, turma te tifozave vershonin nga te gjitha anet.
    Ja ku do ulem thote Likja dhe tregon nje trotuar.
    Pasi hapi canten filoji te gerthiste “rrasja gishtin” njerezit vinin dhe mbanin rradhen tek canta Likes .
    Nje tifoz i madh arriti perballe Likes, Beni thote,,, Like jo ketij te madhit se ,,,
    Rrasja gishtin pergjigjet Likja.
    Beni ben dy hapa prapa ngren duart dhe tregon dy gishtat duke thene , No problemo robo “rnofte dashnia” .
    Tifozi trupmadh ngrysi vetullat kryqezoi duart pas shpines dhe e veshtroi me
    inat sikur ti thoshte, mua sma fut dot ti ,legen.
    Ruga u boshatis, ndeshja filloji Likja dhe Beni me ne fund vetem per te bere debrifingun. Te tjereve u duhen miljona per te ushqyer dy familje Likja ushqen nje stadium me nje cante. I madh je o Like valuta. Nje jehone zerash,,,
    Gol ata te dashnise thote Beni, jo shtylle thote Likja . Ku e di ti o valute ?
    Ja njoh zerin caracave te mija pergjigjet Likja .
    I madh je o Valute…

  11. informacion says:

    Po perpiqeni me lojra fjalesh he? Kjo tregon se kush ka kontraktuar studion ligjore kur CEZ kishte nevoje per mbrojte ligjore nga profesionistet, nuk tregon se kush ka firmosur marreveshjen me DIA dhe ka percaktuar fitimet e kesaj te fundit. Si keni fytyre e beni lojra kaq te uleta?

    1. Dash says:

      Po pra! Kjo kontrat tregon se sahit dollapi ka firmos me studion ligjore kunder shoqerise qe paguante ilir meten. Me sa duket meta po kerkon te thote qe nuk jan konsulentet e rames. Qenkan te saliut. Dhe ju gazetare leshi qe manipuloni pa turp.

      1. informacion says:

        Studio ligjore jep sherbim profesional ne raste nevoje, kur vete individi/ personi nuk ka kapacitetet e eksperiencen e duhur per tu mbrojtur, e ne kete rast per arbitrazh nderkombetar. Perzgjedhja e saj duhet te kete qene domosdoshmeri per plotesimin e kushteve dhe procedurave te arbitrazhit, dhe nuk eshte sipas qejfit te njeri apo tjetrit. Loja qe zhvillojne mediat tona te “lira” e menyra se si perpiqet te manipuloje me lojra fjalesh ky zoteria eshte e turpshme dhe ofendon rende inteligjencen dhe logjiken e kujtdo. Mesa duket kete nivel ka shumica, e ndaj mire ua bejne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje