Kuvendi i Shqipërisë nisi punimet e sesionit të ri parlamentar.
Në krye te axhendës së seancës së parë të Kuvendit ishte shqyrtimi i kërkesës së Prokurorit të Përgjithshëm për dhënie autorizimi për arrestimin e deputetit socialist Armando Prenga.
Kuvendi votoi me 118 vota Pro heqjes se imunitetit për deputetin Prenga duke i hapur rrugë arrestimit të tij lidhur me ngjarjen e ndodhur në Laç dy ditë më parë ku mbetën të plagosur 7 persona, pas një konflikti mes familjeve Prenga e Cali.
Të dielën në mbrëmje Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve miratoi kërkesën e kryeprokurorit që kërkonte autorizimin e parlamentit për arrestimin e deputetit, i cili u ndalua ne kushtet e flagrancës.