Ç’është ky shtet i turpshëm?

6 Shtator 2015, 20:53Politika TEMA

Nga Spartak Ngjela

Çeshtë ky shtet i turpshëm? Si ka mundësi që të drejtohemi nga njrëz që nuk kanë asnje minimim përgjegjësie? Si mund të jetohet në një vend pa gjyqtarë, pa deputetë, pa prokurorë: pa Ligj që të të mbrojë, pa një klasë poitikë që të dijë pse është e tillë? E pra, megjithatë shqiptarët jetojnë. Por me mendje të ngritur për të ikur nga Shqipëria: pa asnjë shpresë; sepse të gjitha ata që përmënda më lart vjedhin e vjedhin pa pushim. Dhe nuk e dinë as ata sesi do të përfundojnë. Çështë kjo kohë pa farë arsyen e rendit, pa arsyen e politikës dhe qëverisjes? Është në fakt një kohë pa sistem.

Por e tillë ka qënë që nga viti 1945. Këta janë të gjithë njëlloj. Të paturpshëm përpara diskreditimit që iu bëjnë shqiptarëve. Enver Hoxha u fsheh: ishte i paturpshëm, tiran dhe bandit ordiner, dhe pikërisht për këtë iu fsheh qytetërimit për 45 vjetë. Dhe çfarë bëri? Një vrimë në ujë. Vrau dhe shtypi popullin e vet për patologjinë e tij. Donte të krijonte një dinasti kriminale familiare, dhe – shiheni sesi kanë përfunduar: të përbuzur nga i gjithë populli! Kurse këta të sotmit, po njëlloj, por, ndërkohë bëjnë sikur duan të shkojnë në Perëndim. Këtu vjen e shfaqet parodia e kohes. Per cfarë do t’i dojë Perëndimi këta zarbore që urrejnë dhe përbuzin popullin e tyre? I keni parë deputetët që ka zgjedhur Saliu dhe Rama? Turp! Përbuzje kundrejt popullit që i voton. Por kjo është ama, prova e mendjelehtësisë së patologisë së tyre për pushtet. Vetëm vjedhje dhe krim. Turp botëror që filloi të shfaqej hapur që në vitin1997. Dhe vazhdon. Por tani filli po këputet…megjithatë asnjë lloj arsyeje historike ndihmuese nuk shihet në horizont; sepse këta që drejtojnë janë individë që nuk dinë asgjë, dhe këtë ua thonë përditë edhe perëndimorëve. Kjo është për të qeshur në një prizëm historik, dhe për të qarë në një prizëm aktual.Por, pse ngulin këmbë të drejtojne shtetin?. Sepse, siç thashë më lart, nuk ka sistem demokratik dhe të arsyeshëm në këtë vend, se po të ketë – ku mund të pranohet një injorancë e tillë që vetëm tjerr fjalë pa përmbajtje ditë për ditë?

Kjo, ne fakt, është sëmundja e Berisha që ua imponoi Ramizi shqiptarëve në fundin e tij. Por nuk është pikërisht ky thelbi: kjo është sëmundja Hoxha që nuk po shrrënjoset nga Shqipëria: është psikologjia e dinastisë boshe që nuk di asgjë dhe kërkon gjithçka. Si dinastia Hoxha që është rrugëvë tani, por që ka lënë këta. Dinasti qesharake ishte ajo që donte të vendoste Saliu më mendimin se do të manipulonte votat; dhe akoma e ka këtë injorancë komike në partinë e tij dinastike që të bën për të qeshur. Dinasti qesharake po shohim edhe në pushtet sot. Deputetë që janë marrë në forumin legjislativ dhe të sovranitetit të popullit për të garantuar dinasinë qesharake të sundimit patologjik, pa ditur të bëjnë asgjë. Të qahen ende për dinastinë Berisha, dhe të gëzojnë një pushtet që, nën syrin e intelektit të lartë politik perëndimor, ngjan sak si lojë fëmijësh, por lojë fëmijësh primitive ama…

Shume shpejt do ta shihni sesi do të vejë gjendja rrokopujë me këta injorante që drejtojnë dhe iu duket se kanë pushtet.

81 komente në “Ç’është ky shtet i turpshëm?”

  1. artur says:

    Enver Hoxha, mbreteroi,duke u ndihmuar edhe nga yt ate,qe pastaj e flaku si limon te shtrydhur.Sali Berisha beri ato qe beri i ndihmuar nga ty dhe te tjere si ty i pandershmi avokat.

    1. ruzhdi says:

      Politikanet tan 1945 nuk esht asnje per te lavderuar duke filluar Enver Hoxha .Sali Berisha.Fatos Nano apo Edi Rama.kta jan me se shumti qe e kan perdhos Shtetin apo Kombin Shqiptar.

    2. Agency says:

      Enver Hoxhen mos e ze ne goje ti i biri i HAJDUTIT te valutes se popullit!
      A nuk e kupton se je i MJERE ne mendime dhe sa per fushen tende NUK KE DHENE ASNJE ALTERNATIVE zgjidhjeje???
      Po ti nuk ke gjetur ALTERNATIVEN E JETES tende,o mavri me boje dhe tani ne vend te shetisje me nipat e mbesat LLAP si …..!!!
      O Taku!
      Leke ke plot,ndaj merru me mire me shpenzimin e tyre neper vende QEJFI se sa te merresh me MUFKA koti!

      1. Iljona says:

        Fiks fare Agency…me duket se aludon per veten si alternative tjeter per Shqiperine. Qesharak njeri …te duket e thjeshte qe te besh shtet ne kaosin qe e la Berisha.

    3. Tani.deutschland says:

      Desha edhe une te jap komentin tim por e gjeta vehten ne te njejten gjatesi vale me komentin e Artur, keshtu sme mbetet gje tjeter vec se pershendes komentin e z. Artur

      1. fshatari says:

        Avokat kam respekt per mendimin tend te thelle por Enver Hoxhes t`i hash m…in

    4. Koment says:

      O popull, degjojeni avokatin se eshte kopetent.Sikur te ishte ca vjet me i ri do ua hante temen me gjithe haneme.

      1. lA says:

        Po c’kompetent o ditezi!
        Nuk la parti e mbret pa lepire e tani jep dhe mend.
        Nje koqe gomari qe as veten e tij nuk e drejton dot

    5. Lul Shaba says:

      A nuk ke dasht me u martue me bijen e diktatorit ti bre Sparti? Apo ….dhelpra edhe plake dhelper mbetet. Edhe rrushi po ne peme mbetet.

    6. Ben Ali says:

      Bravo avokat Ngjela, i ke rene shenjes.

    7. Spartaku says:

      Artur! jame me ty.Enver hoxha mbreteroi dhe u ndihmua nga njerez si babaj i Spartak Ngjeles.Por dua te shtoje se Zoti ngjela tha qe Enveri nuk beri asgje.Kjo nuk qendron,se ai beri aq shume sa keta sote nuk po bejne çerekun e tij.Cdo gje u shkaterrua nga bandat e Sali Berishes,ku kane ngelur vetem hidrocentralet qe po mere vendi yne drite elektrike.Sikur te ishin ato uzina gjigande qe ndertoi Enveri,sote nuk do kishte papunesi.Mendoni azotikut dhe urese ne Fier,kombinati metalurgjik.superfofati ne laç,fabrika e telave ne shkoder,tre uzinat ne Vlore e llampave,sodes dhe polisterolit,etj.etj.si kombinatet e tekstileve,ku ishin punesuar me qindra e qindra punetore dhe specialist.Nje administrate te pergatitur.Pra keto i shkateroi Sali Berisha me partine e tij terroriste.

    8. Antizani says:

      Po ashtu ndimove edhe Ramen ti KARIERIST, boll se e dime vete se kush na drejton dhe se si e kush na genjen.

    9. andromeda says:

      A je si je, o sharlatan politik?

  2. Dashamir.Gorezi says:

    Te mbledhesh nje grumbull fjalesh per te shprehur nje pakenaqsi,apo inat,nuk do te thote se ke mendim.Ti nuk je shquar kurre per largpamesi politike,por akrrobacite filologjike(se skemi te bejme me filozofi )qe po te kthejne here para e here mbrapsht,si kanatjere me vrima,eshte me banale se cdo katandisje e pushtetareve te rinj.
    Nje gje kane bere mire keta ,qe te kane lene ty menjane.Ti je me stalinist e me i poshter se Berisha.

  3. Thanasi qe ta plasi says:

    Duhet te krijohet sa me shpejte nje force e re politike me njerez intelektuale dhe te njohur per ndershmerine e tyre me qellim ndryshimin e kesaj klase politike ndryshe jemi te humbur.

  4. faro says:

    Ku e ke hallin?
    Tek karrigia e munguar?

    1. Flamur says:

      Pse jo, kur e shikon kush ka zënë vendin e tij si ministër drejtësie do më vinte dhe mua inat. Ky të paktën i kishte vënë vetes një qëllim për të ndryshuar drejtësinë por atë e ka kapur LSI se Rama e shikonte si plaçkë negocimi e jo si një nga ministritë kryesore të qeverisjes së tij.

  5. Po ti ke qene me diktor mortjen o Ngjela. Deno 21 janarin papushim dhe shitjen e detit nga ish kryekari jot….

  6. Na bashkoj kenga popullore says:

    Sdot ken burr ma te keq se kyt spordhjak ky ska sens burrit as per i dhjer ky thot gjithmon te kunderten ate qe mendon maskara

  7. emiganti says:

    Shume i sakte si gjithmone .Respekt

  8. Sot says:

    Ke folur qarte Spartak por nuk ke bere kerkese? Je apo nuk je per doreheqje te Edi Rames apo ministrave te caktuar? Nqs je ateher thuaje. Ndryshe skan kuptim keto kritika te forta.

  9. M”si mund ti thuash. Injorant ” kryetarit privat te ps. Dhe Liles ?

  10. E po kjo pune! says:

    ule njecik tyten o avokado se nese ke bythe dil e krijo nje shprese te re reale per shqiptaret por dhe ti je pjese e tranzicionit se i ke bere fresk sales atehere kur i ishin prere gjunjet. Nejse, ne shqiperi kushdo te vije ne pushtet, do beje cfare thote bota dhe te gjithe degradojne njelloj qe kur iku ai qe shan ti mor birbo, Enveri qe nuk luftoi per dinasti familjare dhe as pasuri por besoi dhe ishte konsekuent tek nje sistem. Iku me duar ne xhepa ndersa sot “demokratet” si puna jote jane bere zengjin pa ju thene njeri puna e mbare. Mos ha shume nga ajo gjella por jep ndonje mendim se cfare duhet bere se dhe nje dore e forte duhet ndryshe behet pazar kafshesh.

  11. Korcari says:

    Je i modh si gjithmone Taku.Je individualist se i ke shoket e paket.
    Rrespekt avokat.

    1. tarasi says:

      Taku; Te them te drejten Sot nuk
      mora asgje vesh nga c,ka ke dashur te thuash.

  12. xheti says:

    tani do dal nga shtypi libri ,,Shqiperia s,ishte,s,eshte dhe s,do te jete,,

  13. piskuriqi says:

    Taku si tja bejme te marrim edhe pjesen tjeter te Epirit qe ta bejme si kjo Shqiperi e lulezar me bandite e sharlatane si puna jote. Se kam marr vesh qe je bo edhe nacionalist se fundmi.Ku e ke ate fotografine me Pirron e Epirit se kishe dal bukur atje. Mos harro se strofa e fuundit e maskarenjve eshte nacionalizmi. Atje e ke dhe ti fundin.

  14. Ateisti says:

    Bjerju legenave,por mos e ke pse nuk te dhane karrige o avokat.
    Megjithate ke te drejte,ben parti te re dhe zbrit ne zgjedhje ti heqim qelbesirat se na qelben kane 25 vite jane nje mut i ndare ne tre.

  15. une says:

    I dashur Avokat! Cfare duhet te bej? Te lutem, me thuaj se cfare duhet te bej per te ndryshuar dicka! Kam humbur cdo shprese; keta, me fal, tashme flitet njejes – Ky ka mbyllur cdo gje. E vetmja gje qe ka hapur jane kufinjte nga ku “nxjerr me shklema” Shqiptaret. Enveri i vriste Shqiptaret qe arratiseshin, ky i shqelmon qe te ikin nga syte kembet. Votova per te, per te hequr kalbjen nga korrupsioni. Ne fakt, nuk ushqeja ndonje iluzion, pasi 10 vjet kryetar i bashkise se Tiranes munda ta njoh dhe kam kaq inteligjence te kuptoja se ate qe ai po bente ne Tirane do ta bente per gjithe Shqiperine. Nuk e kam fjalen per lyerjen e fasadave – gje qe po ndodh – por per monopolizimin dhe mbylljen e cdo mundesie brenda rrethit te tij te ngushte. E votova se mendova, se paku eshte qytetar, “djal Tirane” dhe nuk do te ishte i rrethuar me hajdute, por doli me keq; njerezit qe ai ka futur ne Parlament dhe ne administrate jane kriminele ordinere, nuk jane as te sofistikuar, pasi ketij i mungon inteligjenca e Berishes.

    Me thuaj zoti avokat cfare duhet te bej? Ai i di te gjitha, ai nuk pranon mend nga kushdo, bile druaj se edhe ata qe i ka keshilltare, i keshillon ky, ata duhet te zbatojne keshillat dhe jo ti japin mend atij.

    Me thuaj zoti avokat cfare te bej? Ne kohen e Enverit, nese arrije te kaloje kufirin gjalle, vendet Evropiane te pranonin si azilant; sot te shkelmojne edhe ata! Ku te vete? Nga te perplasem?

    Deshperimisht
    Une

    1. peco says:

      Shume i mencur duhet te jesh, ke gjetur vertete Kishe ku te falesh!!!

    2. Per mua, ti dhe te gjithe ne says:

      Shteti ka dale nga binaret.Politiken po e bejne interesat mafioze te cilat perfundimisht kane kapur shtetin.Edhe ne qofte Rama i drejte, me lukunine e ujqerve qe ka rrotull duke filluar nga Ilir Meta me shoke, e ka shume te veshtire ta ktheje shtetin ne binaret e ligjit. E binaret e ligjit nuk jane kuponat e makiatove por te reforma ne drejtesi,sekuestrimi i pasurive i te gjithe gjyqtareve,politikaneve e kushdo qofshin qe nuk mund ta justifikojne ate. Mandej lind nevoja te hetohet 21 Janari,rruga e kombit,koncesionet pa kriter,riformatim total i administrates shteterore nepermjet konkurseve, me specialiste te afte e ne fund te shkohet te kuponi i kafes,pasi te kemi zgjidhur edhe cmimin e naftes i cili duhet te shkoje 1400 leke/l.Pa harrur qe prona duhet te veje te i zoti dhe jo te kush eshte me i zoti. Pastaj mund te shesi dengla ministrja e integrimit se punet po vene mbare dhe ne do hyjme ne Europe, por pas 15-25 vjetesh.Sepse nuk mund te hysh ne Europe me nje gjendje ekonomike skandaloze ku cmimet e ushqimeve jane njelloj si jashte, nafta me shtrenjte se jashte,dhe rrogat dhe pensionet skandaloze.Si valle nuk ngrihet ky popull?Apo eshte i trembur deri ne palce? Ketu pra qendron zgjidhja:Qeveri e unitetit kombetar me tekniciene te fushave perkatese.Seanca degjimore masive me grupet e interesit dhe bashkepunim i thelle me partneret nderkombetare.Cdo vendim duhet te kaloje me konsensus te plote dhe te percaktohen piketa te qarta qe brenda 12 viteve shqiperia te jete pjese e BE-se.Nese nuk ndodh kjo atehere le te puthemi me Milon.

    3. i huaj says:

      te lumte per “une”pershkrim i bukur

      1. GerdecBomba says:

        baxhanakun nuk e njoha se ishte emigrant me tha gruja. Te them un tyja absolut t’garrantojjjj un tyja.

  16. Lezha 100 says:

    Veq ti mos fol se ike lepi bythen tanve tije pjesa e problemit

  17. Rebeli says:

    Bla,bla,bla !
    Asnje fjale,per grupin “Ciftelia 2” !

  18. METEH says:

    Z.NGJELA,je analist apo politikane? Politikani jep rrugezgjdhje dhe jo sorollatje si anija ne det te hapur.Ju jeni kurajoz,pra bjeri ne koke probleit,pasi ato qe sjkruani ju i di edhe bufi i pulave.Si qytetar i thjeshte une e kam zgjidhjen per popullin dhe vendin tim.1.Duhej bere dhe te behet me shpejtesi reforma ne drejtesi per te cilen ju keni folur shpesh.2.Te futet ne burg SB+LB,F.Mediu,A.Imami,I.Meta,etj,qe kan abuzuar me pushtetin duke vjedheur e vrare ne keto 25 vjet.3.Te shperndahet kuvendi e te behen zgjedhje te reja me ligj te ri zgjedhor,me 100 deputet,duke spastruar kuvendin nga hajdutet e kriminelet.4.Te sekuestrohet pasuria e politikaneve e vene ne menyre te paligjeshme.5.Te vei prona te i zoti,te denohen abuzuesit.A doni me per BELULIN?

    1. une says:

      keshtu do te shihja drite ne fund te tunelit

  19. Or,SORA I GJELIT,spartakkoja,po ku je ti ai njeri qe te shashe ENVER MALIN,more po ti ji nji tatabit ne bth te gomarit more sujsuz i zi,ti nuk ke te drejt te shashe ENVERIN,se ti me baben tande keni luftue dhe po lufton te bejsh dinasti,por ENVER MALI,nuk ju la as ty,as lubonjet dhe as shehet apo kushdo qe e ka provue me u bere dinasti.A,perate qe thue se AI,BEWRI DINASTIN,kerkushi nuk e sheh ate dinasti,dhe askushi nuk e thot,bilem dhe AMERIKANET,qe jan ne lufte me te,edhe pas 30,viteve qe ka shkue ne amshim ENVER MALI,nuk e thon se ENVERI beri dinastin e vet familjare,por e thue ti pilipiku e qukapiku i pamoralshem bashke me ca ordiner dhe kriminel te denuarish ne kohen e XHAXHIT,kurse per kete klas te pseudopolitikes qe edhe ti je i ksaj klase pra edhe ti pjestar apo hisenik i ksaj klase te matrapazve,po ke te drejt ti shash e kritikosh,por qe ta fillosh me ENVERIN,dhe ta perfundosh me ramen,ksaj i thon nji gjynaf,apo nji krahasim mes ENVERIT,dhe juve kelyshet e te hujve,eshte nji hak i madh apo ma mir me than i hyni ne hak ENVER MALIT.Po,kushtu kur ngrihen halet bien malet thot nji fjal e popullit,dhe juve halet u ngritet me ndihmen e padronve tuaj,serb-grek-amerikan,e rus,me ramiz qenin ne krye,pra po po ju jeni per ne spac te gjith,por jo vetem rama apo sala,por ju te gjirh mes tyre dhe ti shuran ngjela.E`bete shqiprin mecule per toke e shtruat,ate qe nuk mujten me bere armiqt e jashtem e bete ju zuzaret e mbrenshem,haram i kovte kty populi qe ju vjen pas juve,dhe ju voton juve tradhtarve te vetqujter te djathte apo te majt,te gjith keni nji turi,si gjith derrat jeni dhe ju.

  20. Sali Qeni qeni i qenit says:

    Keto gjera more zoteri i kemi ditur ketu e njezetepesevjet me pare, e kemi dite ku do te perfundoni, nuk kane aftesi shqiptaret te ndertojne shtet. Pritni! pritni! edhe dhjete njezet vjet kur krimi i rruges te ndertoje shtet paralel per te vjedhur vjedhsit

  21. Leo says:

    Zoti ngjela neqoftese nderton nje shtepi te duhet buxhet i mjaftueshem dhe jo filozof kafeneje si Puna juaj qe e kthen prapanicen nga fryn era

    1. Kuvendi i Laberise se Kuqe says:

      Saliu shoke, ay e ka fajne…!

  22. shvejk says:

    jane ngritur nga varri ish deputetet e majte dhe te djathte, po mallkojne e po qurraviten. Nuk ju shkon dot poshte qe nuk jane ne sallen e parlamentit dhe mezi presin qe punet te shkojne keq, dhe ata te ulen perseri ne fronin e tyre te vjedhur. Pse eshte i turpshem ky shtet o Taku,sepse po lufton drogen? Apo sepse po lufton evazionin? Apo ndoshta se po pastron Tiranen nga era e shurres cerekshekullore? Si shpjegohet o Taku qe heren e vetme qe ky popull vendos me vote te lire e te ndershme se kush do ta udheheqe,ju politikanet e pa fytyre te shqiperise gati sa nuk po plasni nga marrazi? Kaq urrejtje keni per voten e lire o pinjolli Todit sa qe jeni gati ta shini ne zjarr kete vend,vetem qe ju te uleni perseri ne fron. Ne qe zgjodhem kte qeveri o avokati i Saliut nuk kemi iluzione, e dime shume mire qe kjo Shqiperi e plagosur qe na la Berisha nuk mund te sherohet as per 2 e as per 10 vjet. Ne rradhe te pare duhet te sherohet populli nga mentaliteti i anti shtetit qe ju e mbollet me kaq kujdes kto 25 vite,te mirat vijne me pas. Po si nuk te vjen turp o Spartak qe permend vitin 97. Haron ti o Taku po nuk harron populli qe ti ke qen protagonist dhe ke pergjegjesine tende per ato ngjarje. Ti si kryetar komisioni parlamentar per hetimin e ngjarjeve te 97-es e nxorre pa asnje pergjegjesi PD dhe Sali Berishen dhe e riktheve te paster ne politike qe ta ndynte kte vend perseri. Mbreti yt o Taku sulmoi me arme nje institucion te ktij shteti dhe doli pa lagur,megjithate ti nuk volle atehere kto fjale te ndyra qe po vjell sot. Perderisa jeni te pa kenaqur ju kellira kjo ka vetem nje kuptim :me ne fund punet po vene mire dhe rezultatet nuk do vonojne te duken. Nje gje ama eshte e qarte si drita e diellit, koha juaj mbaroi dhe se shpejti nuk do tua shikojme me bojen. Ju jeni njolla me e zeze ne historine e Shqiperise dhe si te tille do permendeni gjithmone.

  23. Jimi says:

    Ti more lider boteror qe ke nje vizion kaqe te kjarte per ecurine e ketij vendi,qe kur ke dale nga burgu je marre me politike, ke 25 vjete qe ja thua ketij mileti ate largepamesine tende gjeniale, por cudi!
    Ke pare ti, asnje nuk te vjen prapa!?
    Dy gjera jane !?
    O ky milet duhet te jete shum i trashe e nuk e kupton dote ate “iden tende gjeniale”!?
    O ti je nje cope debili qe nuk e kupton dote pozicionin ne te cilin e ke vendosur veten, qe ky milet po tallet me ty, e ben gallate!?

    1. Joni says:

      Jimi
      Mos i bjere gjate: “Je nje cope debili qe nuk kupton dote pozicionin…” dhe pike per Ngjelen

  24. alti says:

    Avokati qe ska fituar nje gjygj,sot eshte ne gare me Fugen , mjer ne qe na ka zene ,me keta pseudo intelektual , qe nukl pushojne se shkruari cdo dite .Avokat shpresa ishe ti ,sipas asaj qe shkruan ,por ne zgjedhje more 400 vota . Cfar te bejme ne ty , qe nuk te duan shqiptaret , se je sharlatan politik qe ,kur nuk ke pushtet kthehesh ne disfatist. Shqiperia do behet avokat ,edhe po sdeshe ti ,se qeveria e sotme po perpiqet ,megjith veshtiresite kolosale qe dolen mbas shkaterrimit te shtetit si ne 97 ,ku ti ke dhene konmtributin me te madh Saliut qe ti sot e sulmon. Por ti je dallkauk me 700 flamur.

  25. ka lezet kur flet malsori says:

    O Malsor i Sharres i ke lujt fen!

  26. bravo ngjela
    po per ramen na thuaj nje fjale, se eshte kryeminister.

  27. SADIJA says:

    KETIJ I DUHET BERE TRAJTIM SANITAR I DETYRUAR PER KRIMET E TE JATIT DHE TE JEMES 50 VJET DHE KRIMET E KETIJ PER 25 VJET SI NZOGISTO-SALISJAN

  28. stani says:

    Avokat nuk eshte shtet por stan bagetishe. Ka dele, dhi, qen stani dhe çobenë, ujq dhe egersira te tjera qe i shqyejne delet cdo dite por bariu ka qelluar i verber dhe nuk sheh gje.

  29. koco says:

    Zoti Ngjela shpesh ngjason si Ato bretkosat ne pellqe te ngelur pa uje nga nje mot i nxehte qe vetem vetem Kuak – Kuak …… dhe i lusin Zotit te degjoje kuate e tyre dhe te dergoje nje shi nga qielli dhe ky ,zotiNgjela eshte bere si ato bretkosat e pellgut , qe te prishin gjumin me avazin e tyre te perseritur . Bjeri ciftelis o Djale , bjeri se i bije mire , o Bucko a me te lumte .

  30. ilir says:

    Per te qene i pakenaqur me drejtimin politik dhe qeverises eshte e drejta jote. Por po qe se merr lapsin dhe shkruan per keto pakenaqsi, ben mire qe te japesh argumenta bindese.
    Te shqeteson perberja e parlamentit. Eshte fare e drejte qe perberja e tij eshte ububuja, per te vene duart ne koke. Dihen perzgjedhesit e parlamenit: edi rama, sali berisha, ilir meta. Pra keta jane edhe pergjegjsit kryesor. Si ke reaguar ti zotni spartak? Ke patur nje dizekuiliber te cfaqur hapur, fale delirit qe te karakterizon: ke mbeshtetur hapur saliun, kur ai beri zullume te medha pate rastin qe pas 97-s ta dergoje pas hekurave-shkurt te vendosje drejtesine duke qene ne krye te komisjonit per ngjarrjet dhe krimet e saliut pergjate v.97. Te erdhi zogu ne dore per t ‘i dhene nje shuplake trashegimise “komuniste ” te saliut, por ti zgjodhe rrugen e babait, tradhetove parimet dhe normat e shenjta njerezore duke u bere pale me krimin: e fshehe ate dhe ia arrite. Se bashku me nanon dhe governatoret de fakto te Shqiperise: ambasadoret e fuqive te medha perendimore, kontribuove riciklimin e saliut dhe te bandes se tij. Kur te hodhen ne kosh, atehere, si inatcor prej delirit, u hodhe ne anen e kundershtareve te saliut: me ne krye edin. Perseri symbyllur perballe veprimeve te edit: hic nuk reagove kur ne liste vendosi ne krye kk, markun, tomen, armandon e tj. Zullumet e tyre nuk mund te fshiheshin gjate, vetdolen ne drite te diellit. Tani kujtohesh te shkruash per kete fenomen te personalizuar. Me mire vone, se kurre! Por duke germuar per rrenjet e fenomenit, qe ti i di mire, jane te sistemit qe krijoi faren e krimineleve dhe te njerezve te pasur milionere dhe terrenin e mbeshtetjes se kesaj fare nga politikanet dhe pushtetaret pasi keta milionere jane burimi i shtimit te te ardhurave te tyre, ti z.spartak qellimshem vendos fantazmen e frikes—sistemit qe tradhetoi ramizi, qe sic duket te del edhe pergjate dites.
    Megjithate vleresoj reagimin. Rendesi ka vendimi qe ke mare: distancim nga pergjegjsit kryesore te perberjes ububuja te parlamenit shqiptar: sali, edi dhe ilir. Ri, ri dhe hop nje reagim mediatik: rezultat i fantazmes-sistemit qe kaloi. Pra fantazma eshte burimi i reagimeve te tua pozitive, aspak burimi i fenomeneve negative te sistemit rrumpall kapitalist.
    Do te deshiroja qe ne emer te moralit dhe te ligjit te shkruaje fillimisht ndjesen per mekatet e tua bere shumices se popullit.
    V. O.: (Nuk ke per ta bere. Je gatuar per te mos reflektuar thelle per fajet e tua dhe te te tjereve).

  31. Demokrati says:

    Nje ” shperthim” i hardallisur qe deshmon per nje gjendje te turullosur per nje mendje normale! Sa te lumtur do te ishim sikur cdo gje te behej me nje te rene te shkopit! Shkallmimin qe I ka bere Saliu ketij vendi ne cdo qelize te tij eshte nje fatkeqesi aqe e madhe sa zor se sherohet! Ti e di kete gjendje prandaj te takon te japesh e transmetosh energji pozitive dhe jo keshtu sic ke cfryre si ne kete rast.Mbaje vehten Taku!?!

  32. mira says:

    Ti shqiptar sharri meso te shkruash pak me mire dhe me gramatike te sakte dhe sa per te tjerat i ke thene aq mire sa i ke luajtur fene,

    Enverin e kemi sharre ne kohe te tij sa gje nuk kemi lene pa thene , po tani mbas 30 vjetesh kur shohim qe Shqiperia eshte katandisur si nje lypsare jetime qe e shqyejne dhe perdhunojne kush te munde, cuba te jashtem e te brendshem, .. tani themi se Enveri paska qen FIX-FARE per kete popull dhe kete vend.

  33. Artur says:

    per cfare e ka fjalen avokati, a di njeri ta thote, shan e shan por per cfare?

  34. prap kallarja kuqe. sme rre syni mu jooo. says:

    Kam nje pyetje per kete prof.doc dhe te tjeret si berisha, topalli dhe tjere.
    Kur bohesh kaps, ca duhet me ba?

  35. ARDI says:

    SHUMICA E KOMENTUESVE MIREN ME NGJELEN.MIRUNI ME FAKTIN,RAMA ESHTE BERE SI SALIU PER CA GJERA EDHE ME KEQ….

  36. latifi says:

    Nje vend I mallkuar qe akoma ska par gje Ky popull esht per ne plera Do kishte shpetuar Europa te kishte hedh helm te torta qe engrem qent hahahaaaa

  37. Gora says:

    Ngjela ja ke futur nga here si ngjala batakut.Cfar kemi mbjell ato po korrim

  38. SHQIPE says:

    Cuditem sinqerisht me disa komentues,si do bejme pyesin,pyetja e tyre eshte gati ne deshperim,por nuk kujtohen qe autori eshte kryetar i nje partie,parti qe nuk e kaperxeu dot pragun e parlamentit .Nuk po them me kete qe Shqiperia eshte vendi ku rrespektohet vota ne menyre absolute por megjithate eshte nje tregues.Mendoj te dashur miq te deshperuar se ne demokraci nuk ka qorrsokak,rruge pa krye me mire te themi,ne vend qe te rrini ne kafene e te shfryni,organizoni ne fillim nje levizje politike (nuk ka nevoje te kete 5 yje),FB eshte mjaft efikas per kete ,e me pas duke pare sa mbeshtetje keni ne popull shikoni te beni parti e synoni te merrni fatet e vendit ne dore!Me pas duke pare se nuk do te keni mbeshtetje atehere kthehuni ne FB si autori i kesaj kuje e bucisni kunder atyre qe morren urdher nga populli per ti qeverisur!

  39. klodi says:

    O Ngjela o legen. Ti duhet ta mbyllesh sqepin ske moral te flasesh. E mban mend komisionin hetimor parlamentar per ngjarjet e vitit 97 e nxore Saliun pa lagur. Nuk le me argumenta dhe pelivanlleqe dhe e bere te zezen te bardhe. Njeri i pafytyre.Mbyll sqepin mjaft derdellite amoralitet.

  40. Ata qe merren me Takun jane te gjithe te rrjedhuer nga trute.
    A ju kujtohet sesi ulurinte para kryeminstrise se Berishes dhe ju te rrjedhur ulurinit pas tij. Tani hidhni valle tok me Ramen e Rilindjes.

    1. Korcari says:

      Ai nuk ulerinte Bedri,por protestonte megjithese fershllyen plumbat,dhe nuk qendroi ne kafene si Rama qe ishte nxitesi i asaj proteste.Kjo tregon qe Taku nuk eshte vetem i fjales por i vepres.Njerezit harrojn shpejt.

  41. neda says:

    Sa te varfer ne mendime jane disa qe mendojne se do behet reforma ne drejtesi dhe do futet saliu brenda. Per mendimin tim askush te mos pres se se do ndodh kjo, drejtesia nuk eshte dege e kryeministrise, ajo eshte pushtet me vete, nuk jemi ne kohen e regjimit komunist . Avokat Ngjela ka shume te drejte, natyrisht, dhe avokati shkruan per ate kategori qe e kuptojne dhe jo per “raboci klase”, mbasi kjo kategori nuk merr vesh nga keto pune. Une gjeje rastin per ta falnderuar avokatin, por duhet te angazhohen sa me shume intelektual te ketij niveli ne shtypin e shkruar,ne televizione,larg servilizmave, mbasi popullesia jone eshte pergjithsishte rurale, pa kulturen e nevojshme demokratike. Vetem te neve ndodh qe disa keqardhen kur nje intelektual kritikon qeverine, kur ne fakt ne cdo vend te botes problemi eshte qeveria dhe jo ata qe kritikojne qeverine. Ne se ne do te ishim qytetar e me kulturen e nevojshme demokratike, qe nuk e pranonim shtypjen e poshtrimin,ne keto dy vjet te rilindjes qe mashtroje shqiptaret ne menyren me te paturpshme , duhet te kishim nderruar se paku dy here qeverine, dhe jo te kenaqeshim qe qeveria na mashtroi, qe na ngriti taksat, qe rriti papunesine, qe jetohet sote me keq se dje etj.etj.dhe ti bejme pyetjen vetes pse ne si shqiptar jemi me te varferit e botes,me te nenshtruarit etj. se sa te lavderojme qeverine qe na shtyp e poshtron e genjen cdo dite.

  42. fredi says:

    Jemi nje popull qe ose nuk kuptojme o se nuk duam .
    Jam dakort me ate qe shkruan Spartak Ngjela le ti leme djali i kujt eshte .
    Ai po thote te verteten dhe jemi ne qe nuk duam te verteten.
    Cdo popull meriton ate Qeviri qe ka.

  43. Qesharak says:

    Taku-taku fluturaku…
    Kush te beri mo kandidat per Kryetar Bashkie? Edhe minister drejtesie ke qene ca kohe zotrote…dhe lere e ndrite!
    Tipave si ty dhe atyre te tjereve qe permend ti ne artikull (serbe, greke e vllehe) vetem Enveri dinte t’i ‘trajtonte’ sic e meritonin. Prandaj e urreni se nuk j’u linte te vidhnit! Por e keni kot se Ate nuk e beni dot pis (more pisa)!

  44. koco says:

    Shume e drejti i nderuar komentuesi Ardi ashtu duhet , por zoti Ngjela vleresohet se eshte dikushi , dhe me nje pervoje te mire e te keqe , prandaj dhe ky elektorat i gjere dhe kryesisht i kualifikuar , mirepret te degjoje a te lexoje nje rruge te duhur zgjidhje , jo nje papergjegjeshmeri ” s’me duhet mua se c’ fare them e bej une ” Nuk i vlen askujt kjo kjo hapje si Gjermani ne shume fronte , dhe nuk sugjeron Asgje per zgjidhje as per punet e Shtetit , Kuvendit , Qeverisjes , Politik Berjes ? Mua me duket se shkrimet e zoti Ngjela ngjasojne si ato fjale – kryqet , apo ai guri i hedhur ne lume e behej thirje te hyne te tjeret ta gjene . Avokat behu me i dobishem jo keshtu , trego se di te ngjallish shprese , besim , optimizem jo tmer , frike , vdekje varre por me shume Dashuri , Buzeqeshje , Jete .!

  45. taso kume says:

    Mire EUROPA eshte pansllave po AMERIKA pse pelqen nje SHQIPERI te koruptuar politikishte e moralishte ?. Pse C,I,A nuk ngre nje force politike te re fringo pa vjetersirat e partise se punes,mire ne 90 AMERIKANET e kishin te veshtire dhe penetruan nepermjet zbulimit SERBE dhe rugaçerise TROPOJANE,tani jane drejte per drejte ne fushe te lire,kaq para te madhe ncjere ” fabrika misterjoze e FUSHKRUJES” e lobit me te forte e luftenxites te AMERIKES sa te mbaje nje popull ne mjerim dhe nje politike te koruptuar ku meren vetem me te vegjlit se me te medhejnte nuk kane bythe( shikoni çmimin e NAFTES) kur sot nje fuçi kushton 50-60 dollare?.

  46. kritikuesi says:

    Fol per aktualitetin, mos dil dege me dege, Berisha iku. Fol me pergjegjesi mos ja fut kot me inate. Ti nuk i ke dashur kurre shqiptaret.

  47. hajdari says:

    Ky eshte rezultati i filozofise materialiste kapitalisto-komuniste – dy faqe te se njejtes monedhe.
    Filozofi materialiste qe gjithcka e mat me leke, me numra, me sukses material, jo me nder dhe virtyt.
    Kete filozofi ke promovuar edhe zotrote !

    Ka vdekur koha e Adam Smithit, o avokat i mykur !!!

  48. poeti says:

    Tak Ngjela ka thene nje te VERTETE absolute qe duhet ta njohin dhe ta pranojne te gjithe shqyptaret e ndershem:

    MJERIMI QE PO PERJETON SHQYPNIA SOT E KA ZANAFILLEN TEK MURTAJA BOLSHEVIKE QE MBOLLI SADISTI ENVER HOXHA DO VITE ME PARE PER TA BERE SHQYPNINE SI NJE CIFLIG PERSONAL TE FAMILJES SE TIJ LAKMITARE.

    Por nuk eshte e vertete ajo qe pretendon avokati Ngjela, se familja Hoxha sot ndodhet ne mes te rrugeve, sepse jeton si veshka mes dhjamit me LEKAT qe u vodhi shqyptareve per afro 50 vjet me radhe duke i detyruar shqyptaret te punonin si skllever me pune te detyruar ne vendin e vet. Le te verifikoje Spartak Ngjela se ku kane shkuar LEKAT e eksportit shqyptar, kromi, barki, energjia elektrike, nafta, industria e lehte dhe uqimore, domatet dhe shalqinjte qe iknin per ne Evrope me trena, telat e bakrit etj. etj. etj. Le te verifikoje llogarite bankare ne Zvicer dhe gjetke te familjes Hoxha dhe te firmes private te Sigurimit te Shtetit Biznes Albania, krushq te enverit dhe Nexhmijes per te mesuar se ku i kane fshehur miliardat qe u kane vjedhur ketij populli te vuajtur duke i trajtuar si kafshe pylli.

    CFARE DO TE MBJELLESH DO TE KORRESH

    thote populli, prandaj edhe sot shqyptaret po korrin ate qe mbolli pederasti pa shkolle Enver Hoxha ne 29 nentorin e ZI te vitit 1944 ne ndihmen e jugosllaveve dhe spiuneve te tyre nga Sharri i Tetoves.

  49. Tili says:

    Turp e më turp , zi e më zi, keq e më keq, dreq e më dreq nuk ka fund e keqja në këtë vend dhe arsyeja dihet komandon Nexhmija dhe pjella me parat e grabitura të shqipëtarve.

  50. vedeta says:

    O TAKU po ti kapitalizmin se do e them kte se as qeverin e PDse nuk e deshe, as te PSse,as komunizmin nuk e do,po na thuaj si e do ti shtetin TAKU se ke vite qe na çan trapin dhe nuk e dim se ku kerkon te dalesh,ben si kalamani plagprishur i politikes SHQIPTARE dhe nuk e dim çfar kerkon.

  51. seleni says:

    Une nuk mund ta kuptoj pse merret Spartaku me hartime gjimnazi. Patetik, kritik dhe alergjik per cdo gje qe nuk i pelqen. E pune e madhe se nuk i pelqen asgje Spartakut.

  52. suli says:

    o budalla ti ke ikur prej kohesh o ngjela si yt ate enveri i vjen anes ti merua e shume e shune zagare te tjere si ju qe lepini ndonje koske qe kane lene hajdytet e majte dhe legenat e djathte ENVERI KA QENE E DOTE MBETET FIGURA ME E MADHE E KOMBIT AI KRIJOJ SHTET JO KORUPSION JO VJEDHJE JO VRASJIE E PERDHUNIME RESPEKT NJERIUT TE PUNES JO DROGE ESH,E SHUME TE TJERAQE E NGRENE LART E ME LART FIGUREN E TIJ SA HERE JU IMORALE POLITIKE E ORDINIERE DOTE GRINI SALLATA PER TE POR VETE I HANI KETO QE GRINI NJERI SJU BESON ME JU DOLI BOJA TANI DUHETY TJU PRESE NDESHKIMI POPULLOR

  53. GerdecBomba says:

    Baxhankun nuk e njoh se ishte emigrant n’greqi m’tha gruja. T’them un tyja absolut t’garrrantojjjj un tyja

  54. leshi says:

    burri me legen qe ka shqiperia

  55. Zonj..Milo. says:

    Nuk jam dakor me avokatin,eaq me keq,kur flet per Enver Hoxhen ky Qe ka pasur privilegjet me te medha se gjithe te tjeret .Te pakten Enveri beri shtet dhe kjo e vertet duhet then!

  56. deni says:

    Shumica juaj qe komentoni nuk keni kulturen,personalitetin,dinjitetin dhe kurajon civile te Takut,ju jeni disa primitive,katunare,provinciale,injorante,komunisteEnveriste me sindromenen e Stokholmit. Enver juaj bythqire krijoi shtetin me te cmemedur dhe qesharak ne bote ju krijoj juve Njeriun e ri pa fe,pa prone,spiun,hajdut,legen,pa dinjitet,fukara deri ne mjerim qe sot drejtohemi nga rraca juaj e ndyre si Sali Sheqere Berisha,Ilir Rexhep Meta,Edvin Kristaq Rama…

  57. Na bashkoj kenga popullore says:

    Ti deni ke dal prej bythet?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje