E rrahën se nuk pagoi pa kupon tatimor, Rama: Falenderoj me respekt qytetarin shembull

6 Shtator 2015, 12:42Politika TEMA

Një qytetar refuzoi të paguante kafen që kishte konsumuar pasi nuk i dhanë kuponin tatimor dhe u godit nga kamarieri.

Në pranga përfundoi kamarieri 22-vjeçar Emiljano Maliqi si dhe administratori i lokalit Dritan Jonuzi.

Pas ngjarjes reagoi edhe kryeministri Rama i cili në Twitter falenderoi qytetarin për shembullin e dhënë.

“Falenderoj me respekt qytetarin shembull që refuzoi të paguajë pa kupon dhe denoncoi reagimin brutal të abuzuesve që u ndaluan nga policia!”, shkruan Rama në Twitter.

 

4 komente në “E rrahën se nuk pagoi pa kupon tatimor, Rama: Falenderoj me respekt qytetarin shembull”

  1. I RREGULLTI says:

    Po re, kur te na shembin me grushta na falendero.
    Ja psh, ke gjobit 50 mije leke mikun tend Dash Peza. Ndersa te tjeret gjobiten 10 milion leke.
    -Shkoni tek Dash Peza se edhe ne kte momente pa kupon po sherbejne.

  2. koli says:

    bravo edo, beje njehere shtetin se te tjerat rregullohen vete.

  3. wimax says:

    Falenderon me respekt qytetarin shembull kurse vete ti si kryeminister e ke mbush parlamentin me lloj lloj kriminelash.

  4. polisi says:

    Po nuk u hoqen qafe keta kriminel ky vend kurr nuk do heci perpara pse sepse lokalet hotelet dhe te gjitha bizneset i kan trafikantet kriminet ministrat apo fare fisi tyre prandaj ndollin keto pislliqe ne shqipri .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje