Ka preferuar gjithnjë të jetë një “risk-taker” dhe nuk ngurron ta bëjë as tani, kur ekonomia është e dobët. Për Samir Manen, CEO i grupit Balfin, pas blerjes së Carrefour pak muaj më parë, radhën e ka bujqësia, ku do të investojë 6 milionë euro për ndërtimin e serave me synim eksportin. Është nga ata që e shohin krizën si oportunitet dhe ka vendosur të investojë në Greqi, teksa preferon të përmendë shprehjen kineze, “Kur ka erë, disa bëjmë mulli ere, disa mure për t’u mbrojtur. Ne po e shikojmë krizën si mullinj ere”.
Si ka qenë ecuria e grupit Balfin në vitin 2014?
Në bazë të shifrave tona, grupi ka pasur një ecuri shumë pozitive, pothuajse në të gjitha parametrat e vet dhe në të gjitha kompanitë që ne zotërojmë, si brenda dhe jashtë. Ka disa kompani, që janë më të suksesshme. Një prej tyre është Neptuni, me një rritje shumë të lartë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi. Në Serbi kemi një stanjacion, por në katër vendet e tjera po ecim mirë. Edhe në Vjenë kemi rritje të biznesit.
Kjo ecuri ka të bëjë më shumë me krijimin e ekonomisë së shkallës dhe me metodat e reja të menaxhimit dhe me përqindjen më të madhe që kemi në treg në të gjithë rajonin. Kjo është një risi e mirë për grupin. Natyrisht që Neptun është kompania kryesore, ku ne kemi filluar biznesin dhe kemi fokusin kryesor për të mbajtur pjesën e tregut dhe për të arritur fitime. Kjo është një industri që vuan nga normat e fitimit, për shkak të shitjeve online, d.m.th rritjes së shitjeve online, ndonëse në Shqipëri kjo është më pak e pranishme, por në rajon më shumë. Edhe ne po bëhemi gati për t’u ballafaquar me këtë trend të ri të shitjeve online.
Kemi filluar të ngremë strukturat tona lokale, por mund të shkojmë dhe drejt strukturave rajonale, që të kemi një faqe online për shitjet. Në fakt, shitjet online po rriten çdo vit nga pak, por po shohim që duhet në ingranohemi në strukturën e re të shitjeve online.
Një kompani tjetër e grupit, e cila po performon mirë, me gjithë vështirësitë e mëdha të tregjeve botërore, është AlbChrome. Edhe po ta vini re nga shitjet, ajo ka rritje të xhiros, por ka dhe rritje të fitimeve. Kjo ka ardhur jo nga tregu botëror, që është në minimumin e vet, por për shkak të metodave të reja të menaxhimit dhe të uljes së kostove deri në minimum.
Besojmë që me investimet e reja që po bëjmë në këtë kompani, me një vlerë prej 25 milionë eurosh, për hapjen e pusit 9, kompania vitin tjetër do të ketë rezultate më të mira. Pusi 9 pritet të arrijë një rezervë shumë të madhe, të pahapur ndonjëherë, (pusi i fundit është hapur në vitin 1981) dhe tani pas mbi 30 vjetësh po hapet një pus tjetër. Ky është pusi më i gjatë i minierës dhe do të na bëjë të arrijmë rezerva të konsiderueshme minerare dhe në këtë mënyrë të konsolidojmë pozicionin tonë jo vetëm në Shqipëri, por duke qenë se jemi prodhuesit e dytë më të mëdhenj në Europë për kromin, të konsolidohemi si industri në gjithë tregun europian.
Jumbo është një tjetër shoqëri e grupit që ka pasur ecuri shumë pozitive si në Shqipëri, ashtu dhe në dyqanin e parë që hapëm në Kosovë. Brenda vitit do të kemi një dyqan në Mal të Zi dhe synojmë një zgjerim rajonal me Jumbo.
Veshjet është një industri që nuk ka performuar shumë mirë, ndonëse kemi pasur një rritje prej 2%. Do të kemi ndryshime në këtë segment, veshjet nuk do të jenë më fokusi ynë edhe për shkak të konkurrencës së lartë që ka ardhur nga Zara, shpërndarja e madhe e LC Waikiki dhe operatorë të tjerë që pritet të vijnë.
Qendrat tregtare kanë pasur ecuri pozitive. TEG është në ditë të mira. Këtë vit do të ketë një ndarje dividendi. Pra presim që 2015-a të dalë me fitim, natyrisht duke shlyer gjithë detyrimet që kemi ndaj bankave. Edhe QTU po ecën mirë. Kemi bërë disa ndryshime në strukturën e qiramarrësve. Shumë shpejt do të hapet Jusk në të dyja qendrat, pasi është zvogëluar Carrefour.
Sfidë mbetet Carrefour, që është një biznes, që tre muaj pasi e morëm e kemi rritur me 50%, në krahasim me atë që gjetëm, por sërish nuk jemi në ato parametra që duam. Besoj që këtë vit do të jemi numri një në shitjet e ushqimoreve, por përsëri jo në shifra që na gëzojnë për të pasur fitime dhe për më tepër fitime të mëdha.
Pasuritë e paluajtshme gjithashtu po i shohim me shumë vëmendje, kemi investime të reja miliona eurosh në Gjirin e Lalëzit dhe në Palasë. Të dyja investimet shkojnë diku te 80 milionë euro, kanë filluar ndërtimet. Po përfundohen edhe projektet që kemi nisur në Ambasador 3 dhe Rolling Hills, janë në fazën e fundit. Me shitjet jemi shumë mirë, Mane TCI konsiderohet kompania e dytë në grup që sjell më tepër fitime, në raport me të tjerët në grup. Po flas për kompanitë në Shqipëri.
Xhiroja e grupit është afërsisht te 300 milionë euro, në total, me të gjitha kompanitë. Këtu nuk kemi përfshirë Serbinë që thuajse është në proces shitjeje, duke parë kështu prioritete të tjera me shumë intensitet.
Pse e shikoni me interes tregun e Greqisë të zhytur në krizë?
Në shtator do të hapim filialin tonë në Greqi atje dhe do të shohim oportunitete për të investuar, në elektronikë, industri të ndryshme.
E shohim me interes këtë treg, pasi ka oportunitete, që në këto raste janë më të mëdha. Më 1 shtator do të kemi Balfin Greece, e pas kësaj do të shohim me shumë intensitet mundësitë e investimit, kemi filluar negocimet e para për hapjen e dyqaneve, brenda vitit do të kemi përfunduar patjetër një transaksion në Greqi.
Po në Shqipëri, në cilët sektorë të tjerë do të investoni?
Së bashku me partnerët, kemi filluar edhe një investim në bujqësi prej 6 milionë eurosh. Fillimisht do të jetë një investim prej 250 mijë m² serë, por brenda 2017-s kemi synimin që të arrijmë 1 milion m² serë ndërtim. Synimi është që të shkojmë direkt te konsumatori europian. Kjo është një provë për ta diversifikuar industrinë, nuk e dimë ende se si do të shkojë. Sipas të gjitha planeve duket mirë.
Së fundmi ka një interes të shtuar për bujqësinë, por edhe risku është më i lartë. Si e vlerësoni ju?
Po, risku është i lartë, por jo me metodat e reja që do të aplikohen në përfitimin e produkteve bujqësore, por me motin. N.q.s moti është i favorshëm, atëherë ne do të jemi mirë në treg. Padyshim për çdo biznes ka risk. Ne si kompani e kemi treguar që jemi “marrës përsipër të rrezikut”, me shembuj konkretë, kur njerëzit s’e besonin që do shkonin të QTU për të blerë domate aty, ne i treguam të kundërtën.
Çfarë do të prodhoni dhe çfarë tregu do të synoni?
Kryesisht speca, në masën 70%, por edhe produkte të tjera. Tregu i synuar është ai europian, mund të jetë edhe tregu i brendshëm. Jemi në finalizim të mbylljes së kontratave, sidomos për tregun në Gjermani. Vlera e shtuar është se prodhimi do të eksportohet direkt nga magazinat tona në Lushnjë në treg, duke shmangur hallkat. Po bëjmë edhe sera, edhe magazina. Aktualisht kemi filluar investimin në një sipërfaqe të vogël, por do të marrim sërish hapësira të tjera, kur të jenë të nevojshme, për të krijuar një ekonomi shkalle. Investimi është kryesisht siguruar, kryesisht nga cash flow ynë, por edhe nga bankat. Bankat kanë shfaqur interes të lartë të financojnë bujqësinë.
Sa vende pune do të hapen?
120 janë në fazën e parë, nuk bëhet fjalë për vende të mëdha pune, sepse kemi një sistem thuajse të automatizuar në këtë sektor, por vende pune do të hapen gjithsesi.
Duke qenë se një pjesë e madhe e kompanive të grupit është e përqendruar te retail, si e vlerësoni ju ecurinë e konsumit? Ju duhet të jeni matësit direkt më të mirë të konsumit.
Nuk e di nëse ka matës më të mirë se ne të konsumit. Në Carrefour, dyqanet e veshjeve, Neptun, Jumbo, në të gjitha njësitë tona tregtare, në bazë të shifrave që kemi deklaruar, padyshim jemi në ditë të mira, por nuk besoj se këto ditë vijnë nga ndonjë rritje e madhe e konsumit, por vjen nga të qenët më profesionalë në raport me konsumatorin. Supermarketi e “vret” pak më tepër retail, ketë e shohim edhe në marzhet tona të fitimit, kemi më shumë xhiro, por fitimi është më i ulët. Edhe në raport me rajonin. Në Maqedoni, bëjmë më pak xhiro, por kemi më shumë fitim. Në Kosovë, kemi shumë më tepër fitim se sa në Shqipëri. Kjo, pasi këtu kemi shkallë më të lartë informaliteti se jashtë. Unë konsumin e vlerësoj në një rritje të vogël, që nuk lexohet në raport me konsumatorin.
Si do ta vlerësoni luftën që ka nisur ndaj informalitetit?
Sikur të jetë edhe 50% e vërtetë, do të jetë shumë e mirë, për të gjithë. Në fund të fundit, ajo që kërkohet është që secili të paguajë taksën e vet. Unë do ta vlerësoja maksimale sikur kjo të zbatohet. Do të ishte një revolucion. Sigurisht, sistemi i taksave në Shqipëri do të ketë vështirësitë e veta, pasi njerëzit nuk e vlerësojnë se taksa duhet paguar. Nëse zbatohet, do të ketë ndikimet e veta, jo vetëm në raport me të ardhurat, por edhe me rregullimin e shumë pjesëve të industrisë, të cilat kanë nevojë të rregullohen.
Cilat janë pritshmëritë për 2015-2016?
2015 do të jetë një vit shumë i mirë për ne, por natyrisht lufta ndaj informalitetit do të ketë efekte edhe pozitive, edhe negative, në raport me të gjitha gjërat. Ne mendojmë si grup që do të jetë vit i mirë edhe për shkak të daljes nga Shqipëria. Presim që 2016-a do të na bëjë më të diversifikuar, me një tendencë për t’u strukturuar me të gjitha bizneset në Shqipëri dhe të shohim edhe më gjerë në rajon. Nuk do të kemi më investime të rëndësishme në Shqipëri, pasi mendojmë se jemi në të gjitha fushat, ose në pjesën më të madhe të tyre.
Po në rajon çfarë avantazhesh do të keni? Çfarë tregjesh synoni?
Ne do të shikojmë tregje si Italia dhe Greqia. Nuk do të shikojmë vetëm oportunitetet e të qenët në krizë të tyre dhe aftësive tona menaxheriale, por edhe arsyen se në këto zona kemi shumë shqiptarë, të cilët nuk janë një potencial i vogël, për t’i llogaritur në të gjitha aspektet konsumatore por edhe menaxheriale. Këtë e shohim si vlerë të shtuar. Në këto dy vende do të kemi patjetër investime gjatë 2016-s. Po koordinohemi me bankat lokale që të blejmë asete të këqija. Krizën po e shikojmë si oportunitet. Si ajo shprehja kineze, kur ka erë, disa bëjmë mulli ere, disa mure për t’u mbrojtur. Ne po e shikojmë si “mullinj ere”.
Monitor
Ca dmth “CEO” ???
Kryeshef Egzekutiv
Po “retail”?
Shitje me pakice.
Kerko me Google mos harxho inteligjencen me komente ?
Nuk e di a harxhoj un inteligjencën,apo këta gazetarët nuk njohin shqipen?
Kështu që mungesa e inteligjencës nuk është tek unë.
Gani, ke shume shume te drejte. Ç taksirat ke ti dhe ne te tjeret qe gazetaret nuk transkriptojne minimalisht termat e biznesit. Shpresoj ta marrin ne konsiderate.
gleno më pëlqeu kjo këshilla tënde për ganiun!!
jo inteligjenca,por të hulumtimi në gogël!!
unë e provova dhe e di se çmë doli??
retail=anglisht
vente au détail=frëngjisht
Einzelhandel=gjermanisht
Al dettaglio=italisht
bile dhe zulut e kishin të përkëthyer në gjuhëne tyre-iimfesi=zulu
si e shkruan dhe ti në shqip e kemi “me pakicë”!
Aqif Efendiu shpreh dhe ai shqetësimin e tij të drejtë,por bën gabim kur i quan “terma ekonomik”!
term ekonomik në shqip është “shitje me pakicë” dhe jo “retail”!retail është term ekonomik anglez!!
si në lajmet italiane dhe ato gjermane unë nuk dëgjoj ndonjëherë që të flitet për “retail”,në to flitet me termat e tyre si “einzelhandel” dhe “al dettaglio”!!
ndjenja e inferioritetit tek debilat tanë të arsimuar por pa pikë zgjuarsie dhe me më pak krenari,se zgjuarsia,i bën që të përdorin fjalë të huaja të pa kuptueshme për masën e gjërë të lexuesit!!thjeshtë për të “rritur”nivelin e tyre!!në masën e gjërë kjo “rritje e nivelit”vlersohet në dy mënyra:
-injorancë
ose
-shet pordhë me fjalë të mëdhaja
kurse në planin gjuhësor kemi një shkatërrim të gjuhës shqipe!mbushjen e saj me turrli fjalësh të panevojshem!
ne e kemi për turp ti themi shëndet dhe gjithë të mirat,mirupafshim,tungjatjeta e përshëndetje të tjera të bukura shqip,por përdorim bai bai, çao e turrli fjale të huaj!!
në politikë po ashtu!kuptohet që ka terma politikë e fillozofikë që nuk përkëthehen,por ka dhe shumë fjalë që janë në shqip që i kuptojnë të gjithë shqiptarët!!
kur shkruhet një artikull në një gazetë jo me drejtim profesional fjalët duhet të jenë të kuptueshme për të gjithë!!në ato profesionalet shkruaj çtë duash!!e lexojnë ata që i njohin dhe fjalët!!ne njerëzit e thejshtë nuk i kuptojmë!!për pasojë asqë i lexojmë!!
Sajmiri le te jete shembell dhe per Mero Bazen.
Drejor i përgjithshëm i ndërmarrjes?
@ muzapopullore:
Shkruaje emrin me te cilin te njohim: “hale.publike” ???
Dio investoj ne greqi thote ky Arumuni i korces, Interesant te gjithe biznesmenet kosovare investojn edhe ne shqiperi ndersa keta biznesmenet e shqiperis asnjeri nuk investon ne trojet shqiptare por ne greqi, maqedoni, rumani, kryesisht ne vendet orthodokse, ndoshta edhe pse mbi 70% e biznesmenve me te fuqishem ne shqiperi nuk jan shqiptare por, Vlleh, Arumun, dhe grek. Kryesisht te besimit orthodokse kjo nuk me duket kinqidence jan ndrit me kapital grek per ta kontrolluar ekonomin shqipere kryesisht gjat qeverisjes se fatos nanos.
Prodhimet bujqesore dhe blektorale jane deficitare te munguara ne tregun e brendeshem dhe do e mos ne ate Evropian . Ky prodhim e ka mundesine te zvendesoje ngritjen e ” mureve ” duke e bere pjese te biznesit, Ngritja e Linjave me kapacitet Frigorferik edhe per frutat si Molla , Agrumet, si edhe linjen e perpunimit per ato prodhime qe do kultivojne , Sikurese jane Konservimi i Specit Kapi , Ullirin ,Qershise , Salces , e lloj lloj fruta e perime te tjera . Mbare e mire tu shkoje puna dhe domosdo do ecin shume mire .
Kthim nje identitet I miliarderit plot e perplot ne borxhe. Do te hapi rrjetin me te madh te dyqaneve fruta perime ne Ballkan. Ve bast ne kater vjetet e Rames ky Bentley Owner do te jete tek karburanti duke shitur banane.
Pirdh Muza pirdh… Rama qameti ka edhe 2 vjet. Gjume letargjik me qene bosi???
Me siguri Zamo do jete shpirtmire per nje vend pune edhe per ty kur te te mbaroje krediti per komente debile.
Pyete veten nga te vjen ky mllef. Ngaqe je deshtak?
Hera e pare qe nje biznesmen flet dhe tregon problemet, sukseset dhe perspektiven. Nga intervista del qe edhe shtetin ligjor e mirebret, madje e quan revolucion. Njeri i guximshem, qe investon edhe ne tregje qe as nuk na kishte shkuar ndermend.
I lumte!
Suksese!
Faro, hera e pare qe flet per bujqesine.
Ky burri flet pak e punon shune… nuk i del koha per llogje ?
Bujqesia duhet bere sa me shpejt. Energjence kombetare. Shihini akoma tokat djerre. Gjynah.
Shihni se si veloi sivjet bujqesia plot tregjet.
Por duhen dhe standarde. Dhe keto vihen nga kompanite e fuqishme. Duhet e shume favorizim te perkohshem qe te mundesohet eksporti.
Vetem automatizimi dhe kthimi i tokave nga djerre ne pjellore perseri e rregullon kte vend.
Mos prisni te vijne nga jashte t ju bejne njerez. Mos kujtoni se Bankers and Co do ju shellin ne selamet? Jo ore joooo. Shqoptaret do ta bejne
Meri te gjith samir! Nentoken, ajrin, detin, dhe c’do gje me vlere ne kete vend qe ngjason shume me bannana republic. Je shume i zoti samir! Nga sekser i familjes berisha tani je pozicionuar ne krahe te pushtetit! Ti je edhe miza edhe muti! Krenohemi me ty!
Kur thua “ne krenohemi me ty”, i referohesh patjeter mamit ti !
Hahaha
Po hik ore, po jo pa nji banane se do te te duhet ?
Samir, nese don te te ecin mire punet e bujqesise shko tek sekseret e Metes e Monikes ne Ministrine e Bujqesise qe menaxhohet nga kukulla Panariti dhe e merr vesh se si punohet ne kete vend. Te uroj suksese
Nga ftyra ky Saimiri duket si I leshte
Nga ana psikologjike demek
Mundet dhe te gaboj ne masen 20%
Te me ndjeni
Mira, qe je bjonde nuk diskutohet.
Qe je injorante, s’ke nevoje t’ua besh me dije te gjitheve.
Qe ke mllef postmenstruacional… kete e ke vete ne dore…dmth ne gisht… Shih e bej e dashur, dermani nuk te mungon ???
Te kemi ndjere o Mira… kemo pare edhe me keq e me ligsht se ty… shko laj rrobat e hiq pluhrat,se jane pune te medha per ty keto
KY ESHTE GOMOR KORCAR DHE LEPURI FLE DIKU GJETKE(KUVAJT ARABI SAUDITE OSE ::::FINLANDE = FINOKU =BALL+ FIN ose :::::: ) NUK ESHTE KY NJERIU ME I PASUR I SHQIPERISE NE TE VERTETE !
Mane do te merret me speca?
Çudi !
Duhet te jene speca te mbushur atehere…
Te skuqur. Ka plot edhe per ty.
Po eja me pirun se nuk i dihet ???
Te skuqur apo gogozhare ty s’ka c’te duhet, mbaje pirunin fort pas dore se do ngelesh vete pa ngrene. Po shikoj qe jeni ca komentues qe po i replikoni tere njerezise. Arsyet i dini vete por secili shpreh lirisht mendimin e tij, po nuk ju pelqeu kaloni tek lajmi tjeter!
Tano, ça t pickoi shoku?
Ti ishe mire…apo… te dogji ;-)))
Qifi edhe ti pjestar i klanit nuk tolerojme kritika? Mos nuk do me kishte shkuar mendja! Po te pakten shkruani me nje nickname se u lodhet duke ndryshuar emer ?
epo shyqyr qe u kujtut per Bujqesine or Zamir Mane.
investim me mend ne koke qenka.
Se ka kaq vite qe bujqesia jone ka shku per ….
ishalla na nxit dhe ndonje tjeter
o mira, po leja moj fytyren, se nuk na duhet per dhender.
Ky ka fut nje tufe me njerez ne pune.
dhe na ka bo edhe dy shoping moll qe te blejne dynjaja mire e lire.
meqe i qenka fut dhe bujqesise, do zoti i shko deri ne fun, se ky i merr serizoisht gjonat.
se myzeqeja jone eshte katandis mos e ma keq. Me pelqen ky
Zoti Zamir eshte shume mire qe degjojme qe ju investoni ne kete vend, dhe me sukses.
Respekt per punen tuaj, dhe per gjithe ato fronte pune qe keni krijuar.
Dhe shume mire qe e moret ate Carrefour perseri qe te na vendosni rregull ne treg.
Ju uroj shume suksese dhe ne kete projekt te ri qe keni nisur me bujqesine.
Me respekt Sabriu
ore do bej dhe turizem ky zamiri?
i lumte pushka.
po te pakten te beje dhe nje shkolle te mesoje keta derrat “pronaret” se si behet turizimi.
se na e kane nxire gjithe veren.
Na thuaj vella kur ta kesh gati qe te mos shkojme ne vend tjeter
or ti shoq, paska nji barr men.
po pse se njekin kto horat e biznesit kte burr
ky din me ba pune e din me ba lek
do ma pshtoje bujqesine, me ba adet
ORE PO GAJASEM SE QESHURI, PO GREQIA KA PRODHIME BUJQESORE AQ SA I EKSPORTON EDHE NE SHQIPERI DHE NE DO TJU SHESIM ATYRE TONAT????
MOS NDOSHTA INVESTOJME NE GREQI PER TI NDIHMUAR TE RIMEKEMBIN EKONOMINE?????
CEO = comiteti ekzekutiv dhe operativ
Chief Executive Officer. Me nje fjale bosi.
JE I MADH O ilirfloriri
ore pse keni kaq shume inate ju?
nuk del njoni me pozitiv, dhe me komente realiste? PO ne jemi popull i keputur, dhe tani qe dalin ca si ky Zamiri i Manes qe ben pune, po po PUNE, ne vjellim vrer.
Ketij hallall ja befte zoti, dhe i shtofte inatin qe te investoje u te mundet.
mbase behemi edhe ne vend i hajrit. se mbeten rrobte tu u anku per buke.
@ Dino…sepse te gjithe ata qe mezi fitojne buken e gojes, nuk durojne dot suksesin e tjetrit.Rrine gjith diten neper kafe duke diskutuar per sa lekek ka ky, kush e ka kete e ate…Ate qe nuk e zen gjumi I nates duke menduar 24 ore ne dite 7 dite e javes duke mednuar per bizneset e tije, kritikohet nga ata qe flene 15 ore ne dite …kjo eshte shqiperia!
Ky zamiri me thone te drejten nuk e dija qe paska kaq shume biznese dhe aktivitete. Ishalla po e ndjekin dhe te tjeret me bo ca pune te mira. Me bujqesine do boje mire se do fillojne dhe te tjeret me investu seriozisht.
Ore mls u merrni me greqine. Ajo qe lexoj une eshte ky zamiri po don me u fut me investime ne greqi. Shyqyr qe doli nje shqiptar me investu ne greqi dhe te punesoje ca shqiptare atje se ma myten greket knej.
Bujqesia ka nevoje per nje dore investimesh private dhe te mos mbetet vetem nga investimet sporadike te shtetit.
Besoj qe ky investim eshte i pari i llojit te vet dhe do i japi shtyse bujqesise.
Akoma se keni marre vesh qe keta jane spekullues qe paguajne mjerezit per nje cope buke qe nuk paguajne taksa qe i mbajne punetoret te pasiguruar qe bizneset i kane me humbje dhe pasurine e kane miliona euro qe vjedhin fondet publike e pronat publike i marrin per 2 leke qe parate i ndajne me qeveritaret e parlamentaret e ketyre 24 vjeteve…sepse o mendjeholle SHqiperia nuk behet me speca e domate vendi yne nje pasuri ka Hidrokarburet dhe Mineralet Naften e Vjedh Bankersi 23 mije fucia ne dite dhe ate te Drashovices mijera fucia ne dite e marrin anonime te lidhur me Parlamentaret dhe Qeveritaret Blu,Mavi,Kuq.baraz me 1 miliaede dollare ne vit..ja pse jemi vendi me i varfer ne Eu me 2,8 usd ne dite se kemi Zamir Mane,Bashkim Ulaj,Vjollca Hoxha,Tan Dulaku,Vilma Nushi dhe me fund Like Krraben…
O naften ,hydrokarburaet po edhe minierat qe moti i ka marr ky!edhe sic e the nuk jemi ne ma te pasur,perkundrazi cdo dite e ma shume te varferuar…
iOS ti duhet te jesh ai kunati qe e vjedh me shume nga te tjeret. Po pse e kruan bythen kur ske bythe vete. Apo je ai kusheriri-drejtor qe per here te pare dhjeu ne banje ne moshen 25 vjet kur te beri zamiri drejtor. Rri mor sumeshqyer se sdo te te gjenden puplat
O Kreditor Zamir katunari 25 vjet para rute delet kurse lali ishte ne europe por ne goje zamiri dje ja merrte Sales e Zenit sot Edit…ti je roja Gim oksizhenese.
Kreditor, kje pjesrisht t drejt ?
Po ky kushua kush qenka? Fol o shok me emra
Ha mut ha… Fshihu pas komenteve e lepiji by### edhe zamos edhe kunatit.
Behu njeri, puno vidh pirdh, po mos shfryj ferrash.
#iOS Tr
Mos e perserit veten se behesh qesharak. Ngele duke komentuar po te njejtat gjera. Hajt ndrysho pllaken tani!
Ky Saimir Mane biznesmen me bakshishe. Sa ishte Fatosi i jepte atij haracin pastaj u be mik me Shkelzenin e grupin e Klanit. Kush ia dha ekskluzivitetin per te ndertuar ne gjithe jugun e tani na del i sukseshem? BERISHA.. tani ka dhene gjoben tek Rama e Koco e po ben biznesin e specave se tokat i ka pa para.
Kryemonopolist i piset. Kontrabandist i pa pare….
I lumte!
Po ti çfar ben? Shfryn… e pastaj? Terr terr…:)))
Eshte per tu admiruar bisnesi i Zamir Manes ,Respekt dhe pac fat te mbare
Eshte me Ridvanin ne biznes prandaj i eshte futur bujqesise tani. Ridvani njihet si specialist i bujqesise dhe rakise ne vecanti te prodhuar ne Rakicke.
Po ca merreni jo haraci jo kulaci. A keni kellqe ju me bo gjo apo e keni menjen si une me bo llafe. Te pakten bojini me llogjike. Ky zamiri osht si osht po te pakten ka bo ca pune, ka fut ca si shume njerez neper punera e ka bo ca gjona qe ma duhen te gjithve. Ene bujqesine ska per ta bo vete. Ai do hudhi leket dhe do marri eksperte ne pune. Lini llafet tashi.
Kush fshihet ne sere pas specit???
Jot eme Odeta. :)))
Akoma nuk e kam te qarte si i beri paret Saimir Mane??!!!
Thuhet qe per milionin e pare mos me pyet.
Po miliardat si i beri ky?
Eshte nga ata te projektit Sorros, ka lindur me kemishe.
Sorrosi te ben mbret, Sorrosi te ben fshesaxhi!
Sorrosi eshte mbreti i pa shpallur i ish bllokut sovjetik.
Po cmerreni me me miliardat. Ju te gjithe qe shani jeni gati tja lepini bythen me te bukrit per 5 leke dhe rrini e merreni me njerez qe me e pakta kane fut inje dunja me njerez ne pune! Ikni pysni punonjesit e Zamirit nese jane te siguruar apo jo pastaj flisni! Po me ja fut kot dine te gjithe puna eshte te themi dicka qe ka sens! Zaten me njerez si ju nuk kemi ec perpara se shajn per cdo gje dhe asnjehere nuk shofin nje vlere ne dicka.Investimi ne bujqesi nxit konkurencen dhe linjen e produkteve cilesore! Pastaj me aq leke sa ka zamiri nuk i rruhet qe te marri ekspertet me te mire edhe nga jashte dhe ti japi nje shuk me leke dhe ti nxjerrin produkte te papame!
Pse beni berr berr neper komente?
Plasni syte e lepini qurret. Punoni, vidhni, mashtroni, beni dicka, po je terr terr me gjithe dynjane. Popull hajvan!
Referuar nga Google CEO (Chief Executive Officer).Presidenti ekzekutiv i kompanise apo korporates ose Kryedrejtori i menaxhimit.
Ore juve qe shkruani beni sikur deshet me be dicka te mire por nuk ju lane…hec pra hidhni ne kete vend fakir 6 milion euro…punesoni 120 fukarenj…e pastaj shofim sa vlere kane llafet boshe…tipike per njerez parazitar qe sdine te bejne asgje dhe mossuksesin e tyre ia faturojne te tjereve.
Ja dhe e verteta absolute. Ty do te propozojme si kantidat per cmimin Nobel per Paqe. Fale komentit tend nuk do kete me fukarenj ne bote!
Hahaha Samiri pro luftes kunder informalitetit ⚡️