Në verën e vitit 2009, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, u numëruan votat e zonës së Fushë-Kuqes në Kurbin, një terren ku gjithmonë zgjedhjet kanë qenë përleshje.
Në tavolinat e gazetarëve ishte ulur një djal i ri me stilolaps dhe letër që shënonte rinumërimin e votave që shqiptonte kreu i atëhershëm i KQZ-së, Arben Ristani.
Në fund buzëqeshi dhe u përqafua me kolegun Gjovalin Kadeli.
U prezantua më pas tek gazetarët si kryetari i Partisë Socialiste në Laç.
Që prej asaj kohe, qyteti bastion i Partisë Demokratike u rikthye majtas, duke i marrë bashkinë në kulmin e pushtetit, në vitin 2011.
Por aktivitetin politik në Kuvendin e Shqipërisë, Armando Prenga nuk e filloi me ndonjë fjalim mbi zhvillimin e Kurbinit apo mbi sistemin gjyqësor, që nisur nga diploma e juristit që mban në xhep mund të flasë lirisht.
Pak kohë pasi socialistët u rikthyen në Parlamentin e zgjedhur në 2009, ndërsa deputeti “luftarak” Edi Paloka, po përplasej si zakonisht verbalisht me kolegët e opozitës së asaj kohe, Armando Prenga, u ngrit nga vendi iu afrua kolegut të qarkut Lezhë dhe e qëlloi me një grusht të thatë poshtë mjekrës.
Kjo ishte vula e parë politike e deputetit socialist të Laçit, i cili është dhe anëtar i Komisionit për Sigurinë Kombëtare.
Në vitin 2011, në një sherr të ndodhur në Tiranë, i vëllai i deputetit Prenga u përfshi në përleshje të armatosur në një kazino, ndërkohë që policia bënte të ditur se ai kishte precedentë penalë në shtetin italian.
Por në vitin 2013, Prenga ishte sërish kandidat për zonën e Laçit ku edhe pse në këtë zonë pati përplasje të madhe ku u vra edhe një komisioner i majtë, Prenga arriti të bëhet sërish deputet.
Gjatë dy viteve të qeverisjes së së majtës, edhe pse opozita ka sulmuar ashpër parlamentarët e “fortë” të PS-së Prenga nuk dihet pse mbeti “në hije” por që doli në mesnatën e mbrëmshme, ku u përfshi në një sherr të tmerrshëm që pati 7 veta të plagosur…
Tesheshi.com
halabak.. ai dhe i vellai dhe i gjithe fisi qe i vjen nga pas
Nuk duket si halabak, mos u ngutni te jepni konkluzione. Ai Cali qe e mbakerka tash 20 e ca vjet peshkimin atje a mos eshte i pa zevendesushem? Sali Berishes ne kete kohe i duhet te terheqi vemendjen e publikut e te mos behet reforma ne Drejtesi, me cdo kusht ai do perpiqet te kjijoje probleme e gjurulldi ne Shqiperi. Pa arrestimin e Sali Kriminelit Shqiperija nuk ka qetsi e rregull.
Si more “mbeti ne hije”???!!! Po raporti i Departamentit te Shtetit? Apo leter higjienike…
SI PER CDO GJE NE KETE BOTE …,
VARET SHUME
NGA KUSH E PERDOR .
Deputeti Prenga me diplome juristi,,,pika ne bythe Edi Rames
Plumbi do plumb xherah – tha Shota.
Ne ate zone ku Calajt kane zaptuar Lagunen per 20 vjet, me imzane e Berishes, duhet nje Preng qe ti zhduki keto mite zuzaresh.
Shteti ka tender, por keta jane mesuar me ringje boksi, dhe prita te pabesesh.
I lumte Prenges qe po i tregon Lacit qe ka ikur koha e te forteve.
ca thu mor trap po peshkimi eshte tradite nuk eshte biznes ashtu si e mendon ti, eshte si puna e gjuajtes se bretkosave appo mbedhja e kerminjeve, dhe jane njerezit qe dine ta bejne. Calajt kan lindur ne lagune mor zoteri. Ky prenga do jet nga ndonje zone e thedhe e mirdites i rame ne Laq dhe nuk ka lidhje me peshkimin.
Kta monstrat e prengeve po lejne pa buk gjith ato familje se vendosen nje dite te merreshin me peshkim, nje dit tjeter do vendosin te merren cfare te duan dhe te lene njerezit pa pune sepse kta mafiozet duhet te fitojne para. Mbasi bene gjith ato pislleqe neper bote ja arriten tja dinin dhe ky Ramboja i legalizoi gjith kriinelet duke i bere deputet, tani po ju jep edhe tendera e biznese e miniera per shfrytzim kjo eshte tipike fashiste
Po te kishte qene tenderi i rregullt do ishin Calajt ata qe do kishin fituar duke lene te gjith konkurentet e tjere mbrapa per faktin se kane nje jete qe merren me ate pune dhe e njofin mire zone duke qene edhe banore te saj
Un parashikoj qe kjo qeveri e ka marre ullen e dreqit dhe se shpejti do bjere
udhen
Po, nuk duhet ngutur.
Por, ne nje profil po tek Tema thuhet qe firma e vellait te Prenges kishte vetem dy muaj qe ishte themeluar kur fitoi tenderin. Po ashtu shkruhej qe firma e familjes Cala kishin tradite familjare, gjyshi i tyre e kishte licencen qe ne kohen e Zogut, dhe vazhdonin te merreshin akoma me kete pune qe te gjithe.
Dmth nuk behet fjala jemi apo sjemi te pazevendesueshem, por keta Prengajt mesa duket kane dashur t’ja marrin buken nga dora, nese gjithcka me lart eshte e vertete.
Nuk eshte hera e pare qe ky armando edmond prenga si dhe vellai i tij si dhe gjithe fisi i tij jane protagoniste ne ngjarje te tilla te renda kriminale.
Vellai i ketij armando prenges ishte protagonsit disa vite me pare ne ngjarjene rende te rrembimit dhe me pas dhunimit te shefit te komisariatit te policise lac ne vitin 2000.
Nuk ka nevoje per koment politika te behet njesh kete rradhe qe tju tregoje vendin ne burg ketyre krimineleve qe jane rrezik per cdo njeri te lirte dhe te ndershem.
Sherr i tmerrshëm për një jurist ësht praktik studimesh live ku sensacioni eksiton ledhatimin
Shume shkrim objektiv, qe ia tregon si hero nje kriminel.
po te pastrohet parlamenti prej kriminelave deputet vendi shkon automatikishte ne zgjedhje te parakoheshme nuke eshte vetem prenga nje kriminel, ne ate parlament te felliqur e te jashteligjeshem them i jashteligjeshem per nga numeri i kriminelave deputet qe jane ne pozite dhe ne opozite qe dihen fare mire prej publikut dhe prej nderkombetareve .MJERE POPULLI QE I MBANE SI GURE NE QAFE KETA ZUZARE POLITIKANE.
Ha! ha! ha! pune shqiptaresh, vari lesht.
Kjo eshte nje lojeee e kriminelit Sali Rame. Berishes
Jepini nje denim te fort 10 vjecar ne burgun e drenoves e le ti haje peshqit e semes me soj e sorollop
PRENGA TE KËRKOI STREHIM POLITIK NË FRANCË.
KËTU NUK LENË TË VJEDHËSH KËNETËN APO TË
VRASËSH REHAT.
TË MBLIDHET URGJENTISHT KOMISIONI I HELSINKIT
PËR TË DREJTAT E MALOKËVE DHE KRIMINELËVE.
OSE DO NGRIHEMI NË PROTESTA QY SONTE.