Policia e Kurbinit ka dalë me një deklaratë zyrtare lidhur me ngjarjen e ndodhur mëngjesin e së shtunës në Komisariatin e Policisë së këtij rrethi.
Sipas policisë, konflikti i ndodhur në një lokal në zonën e Patokut është zhvendosur përballë Komisariatit të Policisë pasi shtetasi Gjok Cali ka shkuar të bëjë kallëzim se është goditur nga deputeti Armando Prenga.
Aty ka nisur një përleshje mes të afërmve të Gjok Calit dhe deputetit Prenga.
Ja njoftimi i plotë i Policisë së Kurbinit:
Në datë 04.09.2015, në orën 23:40, Salla operative e Komisariatit të Policisë Kurbin, mori njoftim për një konflikt të ndodhur në një lokal në Patok. Menjëherë Policia e Kurbinit ka shkuar në vendngjarje për të kryer veprimet.
Në Komisariat është paraqitur shtetasi Gjok Cali, për të bërë kallzim se është goditur nga shtetasi Armando Prenga (deputet i Kuvendit të Shqipërisë).
Në momentin që ky shtetas po jepte kallzimin në ambjentet e Policisë, janë afruar përpara ambjenteve te Policisë, në rrugën që të çon në Komisariat, një grup shtetasish, palë në konflikt, në mes tyre dhe deputeti Armando Prenga. Në debat e sipër ata janë përleshur me njëri-tjetrin duke u goditur me mjete të forta dhe me armë zjarri. Policët që ndodheshin në Komisariat kanë ndërhyrë menjëherë për të neutralizuar konfliktin.
Nga ky konflikt kanë mbetur të plagosur 7 persona:
Këtyre shtetasve u është dhënë ndihma e parë mjekësore në Spitalin e qytetit të Laçit dhe më pas janë dërguar në Qendrën Spitalore të Traumës Tiranë. Aktualisht të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën.
Polica e Kurbinit ka njoftuar menjëherë prokurorinë e rrethit dhe prokurorinë e Përgjithshme dhe është ngitur një grupi hetimor, i cili, nën drejtimin e prokurorisë filloi menjëherë kryerjen e veprimeve hetimore për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, dhe vënien para përgjegjësisë së përgjegjësve.
Është kqyrur vendi i ngjarjes, ku janë janë gjetur dhe marrë në cilësinë e provës materiale 4 gëzhoja model 56, 5 gëzhoja fishekësh model 54, një teh biçaku.
Policia gjatë ushtrimit të kontrollit në banesa, ka gjetur në banesën e shtetasit Gazmir Jushi 1 armë zjarri automatik model 56, sekuestruar në cilësinë e provës materiale, si dhe gjatë kontrolleve të tjera të banesave janë sekuestruar 6 armë gjahu dhe 1 automjet.
Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe proceduriale rezulton që palët janë konfliktuar për motive pronësie.
Në funksion të zbardhjes së ngjarjes janë shoqëruar në ambjentet e Policisë 36 shtetas nga të dy palët në konflikt.
Në lidhje me këtë ngjarje është vendosur masa e arrestit në flagrancë për gjashtë shtetas të përfshirë në konflikt, midis tyre edhe deputeti Armando Prenga, i cili nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar i përfshirë në këtë ngjarje dhe u arrestua në flagrancë me akuzat “Plagosje e rëndë, me dashje”, “Armëmbajtja pa leje”, “Kanosje serioze për vrasje”.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurororisë së Përgjithshme për veprime të mëtejshme dhe hetimin e plotë të ngjarjes dhe gjithë personave të përfshirë në të.
Shume mire i gjen , keshtu eshte kur vete te votosh plerat e te dy paleve.
Shyqyr qe u eshte pergjigjur edhe Spitali, motrat ku ti kene gjithe deputete shqipetare kudo qe ndodhen
Nwe burg ate armendo prengen me te gjithe fisin e tij krimnel. ka mbledhur bandenb e tij dhe ka massakruar nje fis te tere. Turp qe mbahen ne Parlamentin e shqiperise plehra te tille. Keta e kane vendin ne burg te perjeteshem. Keta jane rrezik per te gjithe shoqerine. Prokuroria dhe Gjykata por dhe te gjitha organet e shtetit dhe te gjithe media te sensibilizohen qe ky krim te ndershkohet forte. Nuk eshte hera e pare qe armando prenga eshte autor ne vepra kriminale.
permendim vellain e tij qe u akuzuar perpara disa vitesh ne ngjarjene rrembimit dhe dhunimit te shefit te komisariatit te Lacit ne vitin 2000, po ashtu dhe shume raste te tjera kriminale.
Armando mund te kete gabuar, por duhet te degjojme te dyja palet cfare ndodhi.
Kujdes se konfrontimet jane taktike e Berishes.
PS duhet ti mbroje njerezit e saj, se i ka futur ne kurth Basha dhe Berisha.
Mos humbisni njerezit e PS ne Lac, se Mamurrasi gati eshte per rremuja. Mezi presin te sjellin Saliun ne pushtet.
Pilo Lala! Jame dakord me mendimin dhe komentin e PILO LALES.Se Sali Berisha i ka metode pune konfontimet per te akuzuar kundershtarin Pra jane skenare te Saliut dhe te Bashes,me qellim goditjen e Edi Rames.Ata i bejne i thurin mire e mire,dhe pasi ndodhin e realizohen planet djallezore te tyre,dalin ne televizor e akuzojne pa u permbajtuer .Ata jane njerez me te paskrupullt.
KESAJ PO QE I THONE :
“MBYLLJE ME SUKSES
I KETIJ SEZONI TURISTIK
NE LAGUNEN E PA-TOK-UT” …
* * *
VESHTIRE SE MUND TE AFROHEN
ME ‘TURISTE’
ATJE
“PA U SQARUAR MIRE RRETHANAT” …
… NDAJ I LUTEMI
POLICISE SE SHTETIT,
PROKURORISE SE RRETHIT,
PROKURORISE SE PERGJITHSHME,
VECANERISHT
PARTIVE POLITIKE, LIDEREVE TE TYRE
SI KREJT “TE PAINTERESUAR”
PER KETE NGJARJE,
QE TE BEJNE ‘PUNEN E TYRE’
SA ME MIRE,
DALENGADALE,
SEPSE
MBI TE GJITHA
DUHET
‘RUAJTUR VIRGJERIA E NGJALAVE’
NGA ‘TURISTET’
E SHUMTE …
Shoke, shoke, Saliu…, mos u mashtroni…
Kuvendi kurvave te Shqiperise
Çdo komisariat duhet të pajiset me kamera në gjëndje pune
ha ha ha , kush degjoi krisma????? ja pra qe krisma nuk ka patur… ropt ku ti keni me gjithe shtet dhe polici.
bravo cuna bravo kodoshat e sajmir droges.
Boll bete avokatin e krimineleve o Tema. E shkaterruat shqiperine. Bej edhe nje editorial tani ne mbrojtje te Prenges, sic e bere ne mbrojtje te Ndokes se Lezhes. Edhe ne rregull je ti !!!!
Fajne ka politika shqiptare qe nuk jep akoma pronen tek pronari i vertet
Sa ma shume po mundohen me na u Duke evropian ,Kaq ma shume po iu plas !E vertet po dell ne sheh,qofte me ato d’y pleqe monter e vella qe pâme dhe,qofte sot keta te moshur qe vriten nga nje koddosh deputet!
o mero pa na shkruaj nje artikull
mos harroni se para 2013 ishin pdistat me ekstremiste qe kishte laci,keta bashke me nogajt ne lezhe.
Aleanca e Qelbesirave po e nxjerr koken e saj si qelbesire.eshte nje aleance kriminelesh qe populli Bolshevik antishqiptar I votoi.populli me I qelbet ne kete planet shkurt sperma e Dushan Mugoshes dhene peshqesh ish PPSH sot PSS I njejti Mut e I njejti Kak.Largohuni nga qeveria shqiptare o Sperme e Dushan Mugoshes
Spermen serbo-greke – Sali Berishovic Palikari – e kemi nxjerre ne pension! Ngushellime!
kete deklaraten ndonje militant partie e ka shkruar apo ndonje i droguar!!!!???
Ne kohen qe gjok cali po bente kallzim, te tjeret jane afruar dhe ….. Jane perleshur….
Me pas tek te plagosurit edhe gjok cali eshte ne liste…
Ky ishte duke bere kallzim? Po apo jo?
Dhe u plagos duke bere kallzim? Po apo jo?
Keshtu dilni padashur me fjalet e shtetit ne deklaratat e pd-se….
Ej shqiperi e mjera shqiperi….!
Te ndiqet penalisht edhe Edi corapekuqi qe u Konfliktua me SHBA e BE, Kur i Thone ti Hiqte nga parlamenti Kreta ndyresira. Te denohet per demin moral qe i shkaktoi shqiptareve me emerimin e deputeteve kriminele si Prenga, Ndoka, Doshi, Sterkaj, e nja 5-6 katundare te tjere nga jugu. Te denohet per vrasjen e shpreses se shqiptareve me keto emerime, qe i bene njerezit Te iknin nga syte-kembet. Vetem keshtu merr fund kultura e mosndeshkimit.
Me ngadale o Cen durimvogli!
Ne fillim do denohet sperma serbo-greke sali Berishovic Palikari, pastaj te tjeret.