Arrestohet grupi i verifikimit në Terren të Tatimeve në Gjirokastër, shpërdoruan detyrën

5 Shtator 2015, 09:04Politika TEMA

Tre punonjës të Drejtorisë rajonale të Tatimeve në Gjirokastër janë vënë në pranga për shpërdorim detyre.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se është arrestuar përgjegjësi i sektorit të Verifikimeve në Terren të Drejtorisë Rajonale të Tatimeve dhe dy inspektorët e tij.

Ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër inspektore.

Të arrestuarit janë Andi Mëhilli, 33 vjeç, përgjegjës sektori, Spiro Muço, 57 vjeç, dhe Gligor Kallavaresi, 32 vjeç, inspektorë.

Në kërkim është shpallur A. Gaba, 29 vjeçe, gjithashtu, inspektore.

Sipas policisë, gjatë kontrollit në një dyqan në Këlcyrë këta punonjës nuk kishin mbajtur procesverbal konstatimi për gjetjen pa fatura të 230 pajisjeve të ndryshme shtëpiake.

Ata akuzohen për shpërdorim detyre.

1 komente në “Arrestohet grupi i verifikimit në Terren të Tatimeve në Gjirokastër, shpërdoruan detyrën”

  1. Tema says:

    Licensimi nga vëndi punës mjafton si mas ndëshkimi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje