Ambasadori amerikan Donald Lu ka pasur një pasdite të ngjeshur sot.
Ai është takuar fillimisht me Lulzim Bashën.
Takimi ka zgjatur për rreth 40 minuta.
Zyrtarisht nuk dihet se për çfarë është folur në këtë takim.
Ndërkohë, pak pas takimit me Bashën, Lu është drejtuar për tek Garda e Republikës, ku gjendet përkohësisht zyra e Ministrit të Brendshëm, pasi godina e Ministrisë është në rikonstruksion.
Ai është takuar me ministrin Saimir Tahiri.
Takimi është në zhvillim dhe për momentin s’ka asnjë të dhënë se për çfarë është diskutuar.
Ajo çka mësohet është se Tahiri e ka pritur i vetëm ambasadorin amerikan dhe takimi mbahet në çelje të sesionit të ri politik, ku mazhoranca ka shprehur angazhimin e fortë për një sërë nismash si reforma në drejtësi, apo miratimin në Kuvend të një nisme që do të linte jashtë politikës të inkriminuarit.
Ndërkohë, Ministria e Brendshme është duke rishikuar nismën ligjore për Byronë e Hetimit, e cila u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese, por mori mbështetje për ekspertizë nga SHBA.
Bashes i duhen nja dy pashaporta fallco, por nuk ja kerkon dot Tahirit, dhe i ka futur mik.
Kuptohet qe per meten behet fjale. Sajmiri duhet te beje dosjen dhe ta coje ne prokurori
I shkreti Lu,nuk po di ka t’ja mbaje,,,,duket sheshit qe me keto ece-jake
hallin me te madh e ka me vullnetin e shenjteruar te 23 qershorit 2013 dhe ate te 21 qershorit 2015.
Mbeshtes me te gjithe forcen e mendjes dhe zemres punen e Ministrit tone te Brendshem,sukseset e matshme edhe nga qorrat dhe horrat te punes madhore qe po ben ne sherbim te rendit dhe autoritetit te ligjit ne vendin tim.
Znj.Lulzime po hedh shashka tymuese.Arsyeja??Kerkon te anshkaloje analizen e zgjedhjeve lokale te 21 Qershorit.
Takim që ishte parashikuar që në maij