PD: Qeveria po gropos arritjet me Spitalin Ushtarak

4 Shtator 2015, 12:25Politika TEMA

Kreu i departamentit të Shëndetësisë në PD, Tritan Shehu e quan hap pas kthimin e ish-­Spitalit Ushtarak në varësi të Mbrojtjes. Në një reagim për mediat, Shehu akuzon qeverinë se me këtë vendim po gropos çfare është arritur ndër vite. “Një vendim i tillë po pregatitet për arsye që nuk kanë asgjë të përbashkët me sistemin tonë spitalor, cilësinë e mjekimit të të sëmurëve, qofshin civile apo ushtarakë këta; perkundrazi duke e dëmtuar këtë”,­ thotë ai.

“Ky eshte nje veprim i gabuar, qe bije ndesh me zhvillimet pozitive ne vite te asaj qendre mjekuese e univeristare, me vete linjat e sistemit tone spitalor.

Pa asnje dyshim ky eshte nje hap mbrapa ne kete drejtim.

Eshte nje nderprerje e nje zhvillimi pozitiv prej 1993, ne momentin kur ajo Qender dhe Spital po marrin nje forme te kenaqeshme, kur atje u krijua nje tradite universitare dhe lider ne fushen e traumes per vendin tone.

Pikerisht atehere kur atje do te investohen 5 milion E nga Qeveria Italise etj, Qeveria jone kerkon te “gropose” ate cfare eshte arritur ne nje rruge zhvilluese te gjate.

Dhe kjo behet pa asnje konsulte me specialistet e fushes, ne fakt dhe ndesh me vete strategjine e Ministrise se Shendetesise.

Nje vendim i tille po pregatitet per aresye qe nuk kane asgje te perbashket me sistemin tone spialor, cilesine e mjekimit te te semureve, qofshin civile apo ushtarake keta; perkundrazi duke e demtuar kete.
Ky kalim ne vartesi te Ministrise se Mbrojtjes vecse do te kete pasoja negative, per ate institucion e sistemin tone spialor:

Kjo sepse ajo Ministri nuk i ka kapacitet teknike per nje ndermarje te tille.

Sepse keshtu ky spital largohet nga rruga e autonomise, se kalimit tek spitali ndermarje e nga lidhja me sistemin sigurativ.

Dobesohen maredheniet e tij me sistemin universitar, devijohet nga objektivat kombetare qe ka, demtohet edhe projekti i “Sherbimit Kombetar te Urgjences”.

Ky spital i sherben teresisht popullesise civile dhe duke u zhvilluar ne kete menyre se bashku me Spitalin “Shefqet Ndroqi”, do te bejne te mundur jo vetem permiresimin e cilesise se sherbimit, por dhe mundesine e ridimensionimit QSUT.

Kjo bije ndesh dhe me politikat e reja te shume vendeve te tjera te NATO-s ndaj spitaleve te tyre ushtarake, qe vecse po i reduktojne keta.

Ne fakt sistemi yne publik ka domosdoshmeri tashme organizimin e nje qendre te dyte traume prane QSUT apo Spitalit te Durresit, dhe jo largimin e ekzistueses”, deklaroi Shehu. 

3 komente në “PD: Qeveria po gropos arritjet me Spitalin Ushtarak”

  1. Tani says:

    Zoti Preshi ka te drejte.

  2. Tema says:

    Mjeksia s’ka probleme me metrizimin e semundjeve

  3. edmond cikalleshi says:

    I nderuar Zoti Shehu
    me gjithe respekti qe kam per ju me lejoni tju them qe si ish ushtarak kam ndjekur ne vite edhe kete fushe te veprimtarise se FA. Ne kete kontekst me lejo tju them qe ska asnje vend anetar te NATO-s qe nuk ka siptal Ushtarak , perfshi ketu edhe Islanden, nderkohe qe ka vende si Belgjika , Turqia, Greqia, Gjermania, SHBA, Italia etj qe kane me shume se nje te tille.
    Nga eksperienca ime ne kohen qe i kam vizituar te pakten kater prej ketyre spitaleve ato jo vetem qe kane standart me te larte se spitalet civile po kane nje rregull e pasterti qe asnje spital i tille civil se ka. PO duke ju perseritur respektin per njohurite tuaja ne fushen e mjeksise me lejoni tu kerkoj te tregoni ndershmeri edhe ne deklarimin Tuaj ne lidhje me faktin se si ka qene dikur spitali ushtarak e si eshte katandisur ai nen reformimin e drejtuar nga partia ku ju beni pjese aktive. Sot si rezultat i ketij ristrukturimi Ish spitali ushtarak eshte kthyer ne nje magazine plehrash ku mund te semuresh po per tu sheruar as qe behet fjale.
    Gjithsesi Kur te keni gjetur nje model te nje vendi anetar te NATO-s pa spital na e tregoni se duam ta vizitojme dhe po mundet tregoni pak me shume respekt per kapacitet e MM ne kete drejtim se ketu sbehet fjale per mundin e ushtarakeve po te mjekeve ushtarake nga te cilet vetem ne operacionet luftarake ne afganistan e irak ne kemi mbi 231 te tille , nuk po ju rendis ketu mijera e mijera dollare investime ne arsimin e specializimet e tyre te marra ne spitalet e NATO-s.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje