Sabit Brokaj është shumë kritik me qeverisjen e majtë.
Ndërsa flet në një intervistë për gazetën Dita, ai ndalet veçanërisht tek hashashi, që ka pushtuar Shqipërinë pas thirrjeve nga Koço Kokëdhima për legalizimin e tij.
“Fenomeni Lazarat, në vend që të minimozonte apo zhdukte problemin, bëri efektin e kundërt.
Harta e Shqipërisë u ngjyros me kanabis nga jugu në veri.
Ku është problemi?
Këtu ka një anomali. Dhe anomalia ka të bëjë me thelbin e zbatimit të ligjit.
Vetë politika nuk ishte e vendosur.
Madje pati zëra që droga të lejohej”, shprehet Brokaj.
Ai shprehet pessimist për gjendjen ekonomike, ndërsa thotë se pas dy vjetësh në pushtet, e majta nuk duhet të justifikohet më me trashëgiminë e qeverisjes së Berishës.
“Është zhgënjyes fakti që të ardhurat po bien.
Punësimi nuk ndihet fare, madje është numri një si problem. Emigrimi masiv që ka ndodhur dhe që vazhdon është prova më demaskuese për këtë qeveri dhe për gjendjen tonë ekonomike, por edhe atë morale.
Iu bënë dy vjet Ramës në krye të qeverisë.
Sidomos tashmë që edhe pushtetin qendror dhe atë vendor e ka e majta.
Ja po bëhet aksioni kundër informalitetit dhe u tha se kemi humbur 60 milionë dollarë.
Por shtrohet pyetja: Sa para nuk i ke marrë Bankersit apo kompanive të mëdha të huaja që operojnë në Shqipëri?”, thotë Brokaj.
Në fund ai thotë se nuk ka besim se do të bëhet një reform në drejtësi.
Sipas Brokajt, Shqipëria ka nevojë për një Di Pietro, si në Itali.
Prof. si gjithmonë i saktë. Kjo qeveri, tek e cila patëm shumë shpresa rezulton të jetë qeveria më e papjekur dhe aspak serioze. Nuk mund të drejtohen punët e shtetit me çupërlina dhe djelmosha ‘dandy’.Punët e një shteti drejtohen nga thinjoshë me eksperiencë dhe seriozë. Por Edi kujton se dukja e jashtëme i bën punët e mira dhe harron thelbin e gjërave. E ç’mund të presësh nga një gjoja artist!?
Emërimet nepotiko – familjare kanë shkatërruar administratën
Nga Ylljet Rexhepi
“Rilindja” e ka ndjerë se pavarësisht fluksit të reformave, situata e emërimeve në administratën shtetërore është përkeqësuar ndjeshëm. Bile, sipas opinionit të të gjithë komunitetit, as nuk mund të krahasohet me administratën e dy viteve më parë. Ndaj “Rilindja” po bën përpjekje për të na mbushur mendjen se po kryen një varg reformash, aq sa tashmë ato po vihen edhe në lojë nga populli i zhytur në mjerim. Këtë e dinë edhe kryerilindasit, që kanë paralajmëruar një reformë në administratë. Bile për këtë PS ka paralajmëruar nritjen e një grupi pune që do të kujdeset për punësimet në drejtori të ndryshme të piramidës së administrates publike. Grupi do të merret me punësimin e anëtarëve e simpatizantëve të PS-së që janë të papunë dhe kanë mbetur krejt të pakënaqur nga puna e deritanishme e strukturave drejtuese të partisë. Pra, punësimi I militantëve do të shërbejë për menaxhimin më të mirë të pakënaqësisë në rritje të bazës së partisë, pra si fillim I përgatitjeve për fushatën e zgjedhjeve të vitit 2017.
Pra, vërehet që punësimi do të kryhet vetëm për të ulur mllefin që ka zënë bazën e partisë e jo për të punësuar më të aftët e më të përgatiturit. Punësimi që po përgatitet nuk përmend askund konkurset, apo testet për evidentimin e më të përgatiturve. Por, sic thotë populli, partia kërkon kësisoj, “të lajë mutin me shurrë”. Kjo shprehje popullore tashmë përmendet më së shumti në rajonin verilindor, ku varfëria e mjerimi janë të gjithpushtetshëm. Sepse, sërish të gjithë e besojnë se gjithcka do të vendoset në favor të ndonjë anëtari të familjes,në pushtet, apo ndaj ndonjërit që paguan me shumë, sic ka ndodhur deri tani në të gjithë administratën shtetërore.
Konkurset dhe testet tashmë I kanë mbetur historisë. Pjesëmarrja në konkurset e organizuara për vendet e reja të punës vetëm sa të nervozojnë. Pasi gjithnjë fituesi është paracaktuar. Ai është një i afërm i drejtorit, i prefektit apo i deputetit të zonës. Tashmë një gjë të tillë e dinë të gjithë. Se ndodh kështu, pa tashmë është ngritur grupi I punës që të punësojë militantët e jo ata më të aftët e mbetur pa asnjë përkrahje. Pasi deri tani janë punësuar vetëm anëtareët e familjes , ndërsa militantët kanë mbetur prapa listës. Ndërsa tani, më të aftët sërish ashtu do të mbeten: të papunë.
Në realitet, situata sa shkon e rëndohet më tepër. Vecanërisht në qarkun verilindor të Kukësit, ku papunësia është mbi 30 për qind e forcave të afta për punë, ndërsa papunësia në moshën 15 – 29 vjec arrin në mbi 50 për qind. Kjo ka bërë që korrupsioni të bëhet alfa e të gjitha emërimeve në administratë. Lidhjet nepotiko – familjare dhe ato politike e kanë kthyer administratën shtetërore në një çerdhe që strehon lukuninë e paaftë të mashtruesve që sot drejtojnë rajonin verilindor.
Është kjo arsyeja që besimi se do të mund të zgjidhësh ndonjë problem në administratën shtetërore thuajse ka humbur krejtësisht. Ndaj kush ka ndonjë hall për të zgjidhur, njëherësh zgjidh edhe qesen për t’ia afruar nëpunësit të shtetit të sotëm. Nepotizmi thuajse ka lënë jashtë konkurrimit të gjithë të aftët që të vetmen mangësi kanë se nuk kanë ndonjë familjar as drejtues të ndonjë institucioni, apo të ndonjë partie të koalicionit qeverisës.
Është një realitet I turpshëm, që PS – LSI-ja e zhvillojnë më tëej në mënyrën më të paturpshme. Aq san ë duart ekomunitetit qarkullojnë listat e të punësuarve në të gjitha administratatshtetërore që janë të gjithë anëtarë të një familjeje. Aq e parturpshme është situata, sa askuhs tashmë nuk beson se kjo PS – LSI mund të ndryshojë ndonjë gjë në favor të komunitetit. Sepse situaata njihet si nga Edi Rama, ashtu edhe nga Ilir Meta. Të dy janë hartuesit kryesorë të ndërtimit të një shteti me administrate familjare, ku shumica e saj di vetëm të firmosë në border, po nuk di se c’punë duhet të bëjë. Kjo është situata lakuriqe që mbizotëron në rajonin verilindor. Aq sa edhe I vetmi deputet që në fushatën elektorale përbetohej se do të merrte një banesë me qera në qytetinh verilindor për t’iu gjendur banorëve pranë, tashmë ka harruar të vijë në qytet. Sa herë ka nevojë të takojë hysmeqëarët e tij drejtorë I thërret në një local anës autostradës, rreth 2 kilometra larg qytetit. Lokalin e dinë të gjithë banorët e qytetit, vetëm deputeti nuk e di se tashmë I ngjan një loloje.
Kjo situatë groteske është e njohur nga dy kryerilindasit që kemi në krye. Ata heshtin, pasi vetë ata kanë vënë në krye të qosheve të nxehta dikush vëllain, dikush babain, dikush motrën,dikush hallën. Bile në qoshe të ngrohta kanë vënë edhe macet e shtëpisë. Ndaj duhet kontrolluar se kush paguhet tashmë në administratë. Sepse nuk përjashtohet mundësia të paguhen edhe persona që prej vitesh jasnë në emigracion. C’nuk po ndodh në rajonin verilindor.
Tashmë ka rezultuar se, konkurset ishin një mashtrim i pastër, ndërsa administrata u mbush me shpejtësi me vëllezër, halla, teze e kushërinj të drejtuesve partiakë e deputetëve. Apo në rrethin e Kukësit edhe me të afërm të një grupi idiotesk që polli mëndja e coroditur e PS-së, të mbiquajtur “G- 5” (grupi i të pestëve) që analizon dhe merr vendime për çdo ndryshim që kryhet në administratë. G – 5 nuk ka lënë ndonjë cep të jetës së kuksianëve pa e ndotur. Ndërsa socialistët e thjeshtë, të mashtruar e të lënë krejtësisht jashtë sofrës tashmë vetëm nxjerrin klithma mallkimi. Sepse mbetën të braktisur, edhe pse punuan pa reshtur gjatë fushatave elektorale.
Janë të habitur, sepse tashmë Partia e tyre nuk ka asnjë anëtar ta kkandidojë, kur tëafrohet fushata elektorale. Sic ndodhi për pushtetin vendor 3 muaj më parë. Në mungesë të kandidatëve të saj PS – LSI kandiduan për Kukësin ish kryetarin local të PD-së, ndërsa për Tropojën, ish nën kryetarin local të PD-së. Natyrisht një turp që komuniteti vështirë do ta harrojë ndonjëherë, edhe pse në të dy bashkitë monsta e cuditshme pësoi humbje.
Tashmë duket se çdo lëvizje kryhet në kurriz të komunitetit, bile edhe të socialistëve, të cilët të zhgënjyer janë të parët që kërkojnë ndryshimin e situates. Por jo përmes një grupi të emëruar nga lart, sic po ndodh. Pasi ky lloj grupi I ngjan G – 5-s, ndai I tremb militantët e pafajshëm e të mashtruar.
Emërimet nepotiko – familjare kanë sjellë edhe shtrirje të gjerë të korrupsionit. Korrupsioni tashmë bëhet krejt hapur. Gjithcecili këkron të mbarojë njëp unë të vogël dhe nuk bëzan për shumën e parave që paguan. Tashmë nuk bëhet fjalë për të vërteta, apo për moral. Të gjithë besojnë se, në këtë vend moralit I ka humbur vula. Kështu ndodh përderisa është fakt I njohur privatizimi i gjithë administratës nga lidhjet familjaro-politike. Kësisoj nuk bëhet fjalë për efektivitet të punës, por për braktisje të interesave të shumicës së braktisur gjithandej dhe të mbërthyer nga varfëria dhe mjerimi.
Emërimet nepotike thuajse e kanë shkatërruar gjithë administratën. Edhe pse fenomeni është i prekshëm kryerilindasit qëndrojnë indiferentë. Sepse janë të paaftë ta shërojnë këtë sëmundje, të cilën e infektuan vetë në trupin e3 gjithë administratës shtetërore menjëherë pas 23 qershorit të vitit 2013.
ke harruar o Sabit te thuash qe fajin e ka Berisha..
Legalizimi i kanabisit mjekesor do te sillte zhvillim te gjithe shqiperise.Cfare na mungon te behemi si gjithe bota, cfare ka me shume Kolorado dhe shtetet e tjera SHBA-se, Zvicra, Italia qe eshte drejt krijimit te plateformes ligjore?! Pse nese arrihet te kontrollohet nga shteti dhe keto te ardhura tju shkojne shqiptareve qe cdo dite emigrojne drejt Gjermanise dhe vendeve te tjera ?!
Do ishte me mire te gjejmë nje rrugë të ligjshme që këtë pasuri ta bëjmë pronë ligjore të fermerëve shqiptarë, me qëllim që përfitimet nga nënproduktet mjekësore të kësaj bime t’i vjelë ekonomia shqiptare dhe jo individët trafikantë!!
Kanabisi shqiptar për vet natyrën dhe klimën e vendit tonë vlerësohet në botë si më i miri me vlera të rralla kurative.
Në bazë të legjislacionit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të Shteteve Federale të Mikronezisë dhe Konventave për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut, Komiteti Kongresional Amerikan për Çështjet Euroaziatike (CCEA); Shtetet e Federuara të Mikronezisë (FSM); Diplomatic Mission Peace and Prosperity (DMPP), Organizatë Ndërkombëtare Lobimi, partner i BE dhe i Departamentit Ekonomik për Çështjet Sociale të Kombeve të Bashkuara; Korporata e Kontrollit Mjedisor të Dioksidit të Karbonit (ECCO2), Organizatë Ndërkombëtare, partner global i BE dhe i Departamentit për Çështjet Sociale dhe Ekonomike të Kombeve të Bashkuara; në bashkëpunim me deputetin Koço Kokëdhima, lobist i Kuvendit të Shqipërisë për legalizimin e kanabisit mjekësor, hartuan njëzëri një platformë të përbashkët të miratuar parimisht që në vitin 2013.Kjo Amerika sdi fare eee?!!!!!
Juridiksat Nese do miratohet si ide do te ishte mese zhvilluese per ne!!! Platforma do te perfshije përdorimin e ekstraktit të kanabisit, pra të vajit i njohur si “vaji CBD” ose “vaji i kërpit” për çështje shkencore e shëndetësore në luftën kundër sëmundjeve të kancerit, epilepsisë, sëmundjes së alzhaimerit, çrregullime të stresit post traumatike, etj.
Në këtë mënyrë, vaji i kanabisit do të prodhohej nga të korrat e thata të kanabisit në Shqipëri dhe do të eksportohej në formë vaji dhe paste, gjë që përmbush rregullat federale amerikane për produktet e lejuara të kanabisit.
Qipro legalizon mbjelljen e kanabis mjeksor lajm i botuar nga nje gazete greke para dy ditesh
Z.BROKAJ ka te drejte.Droga & drogaxhijt jane shtuare,pasi qeveria sabotohet nga PD e KO,e cila kishte nbajtur sehir & kete situate po e shfrytezon per ardhjen ne pushtet,pasi ekonomia shte ne renie.Ne fshatra nuk punojne kryepleqt,informatoret,se jane te familjarizuar & frik te informojne.Deputetet nuk ndihen fare se ose kan frik ose perfitimet i ndajne bashk.Policia ne me shume se 50% eshte e korruptuar dhe e dekonspiron procesin e qellimin e mire te qeverise.Hashashi ne asnje menyre nuk duhet legalizuar.Kokedhima duket diskredituar,i cili nuk eshte ne krahe te
Te legalizohet mbjellja e Hashashit per veti Kurative . Prodhimi te jete i kontrolluar nga Kokedhima .
Kanabisi dhe pederastët po tolerohen
O zoterinj! Me gjithe shpresat e juaja, pas dy vjetesh, qeveria ka mbetur ne klase.Kjo eshte e vertete.Dhe kjo jo vetem ne rrafshin e fjaleve por dhe te realizzimeve.Ta marre vesh mire kryeministri yne se me fobine e shfaqur ndaj te rinjve qe kane studjuar ne perendim dhe fatkeqesisht jane kthyer ne atdhe ka pershfaqur anen me te zeze te nje mentaliteti diktatorial te regjimit te Hoxhes qe ne maxhorance qe intelektualet me shkolla perendimore ose i vrau ose i burgosi gjate.S behej shteti me lopcare, kovace, mjelese, hidraulike dhe bujqe.Ashtu si nuk behet me njerez qe kane mbaruar Vitrinat, Kristalet, Ufot, e dhjetra te tjera private apo dhe shteterore me nota minimale.Kjo metode po e gerryen shtetin e ka kthyer ne nje shtet inegzistent.