Veliaj: Pas çdo faturisti të UKT fshihet një deputet i PD

3 Shtator 2015, 20:36Politika TEMA

Kryebashkiaku Veliaj ka thënë sot se UKT-ja është e paaftë të furnizojë Tiranën me ujë, duke shtuar se edhe institucioni i Bashkisë ka vuajtur sot mungesën e tij. Sipas tij shkak është humbja e ujit në rrjet dhe keqmenaxhimi i tij.

“Deri tani UKT ka qenë e paaftë të dërgojë ujë në Tiranë. Edhe bashkia e Tiranës për turp ka qenë sot pa ujë. Duhet menaxhim, 70% e ujit humbet në Kamëz, e cila nuk paguan ujë të pijshëm, ndërkohë që Tirana paguan. Menaxhimi i mirë do të sillte ujë në Tiranë”.

Veliaj theksoi se borxhi ndaj UKT është rreth 820 mln lekë, ndërsa shtoi se “pas çdo faturisti fshihet një deputet i PD”.

Nga ana tjetër, ai ftoi këshilltarët e opozitës që t’i bashkohen aksionit të pastrimit të Tiranës. “Ejani veshim nesër të njëjtat bluzë dhe doreza dhe ta pastrojmë së bashku qytetin. Kompanitë e pastrimit kishin nga 8, 9, 10 muaj pa u paguar nga administrata e kaluar. Bëhuni me 99% me qytetarët që duan pastërti, jo me 1% shurraxhinjtë e Tiranës. Sepse 99% e njerëzve nuk ndot, nuk dëmton dhe as zapton”, u shpreh Veliaj.

6 komente në “Veliaj: Pas çdo faturisti të UKT fshihet një deputet i PD”

  1. Kuvendi i Laberise se Kuqe says:

    Ah morre shoke… Sali qeni, prape… Ai i ben, ai qen, na saboton, na pengpn,

  2. Kuvendi i Laberise se Kuqe says:

    Ah morre shoke… Sali qeni, prape… Ai i ben, ai qen, na saboton, na pengon ne rrugen ton

  3. Ismail.lile says:

    Me vjen keq, more zoti kryetar, por ndermarja Ujsjells kanalizimeve eshte nje aizberge i pa besushem vjedhje dhe korupsjoni,bejin nje autidim urgjent dhe budallejt do befasohen qe ujslellsi ka qen bastjon mafjoz e partis demokratike dhe atje emroheshin si pervilegjuarit dhe me fjalen e doktorit dhe duhet te thoshin qe na ka udheru doktori, pra ajo ka qene ndermarje parti, dhe jo ndrmarje sherbimi per qytetaret, mafjozi qe e drejton eshte ushtari partise me vile ke gjiri Lazrit, dhe paguant ish debutet dhe drejtus te Pd, pa shkuar as nj dite, dhe ishin shpikur dhe keshillarte e drejtorit qe ishin honorare dhe qokat e Nart Nokes dhe Dokrtorit, afrohuni , kontrolloni dhe do te shikon deri se ku ka shkuar lekete e Shqipatre qe nga koha e mafjozit qe e degjeneroj kete ndermarj Mziu, zi e degjeneroj dhe i largoj te gjithe specialistet qe kishin 25 vjet dhe futi militante e Partise ne Pushte, Keto jane pak

    ne se doni te dini shkoni dhe verifikon sa nuk eshte vone.

  4. Tarrasi says:

    Hopa…
    U gjet “kucedra” dhe alibia qe do te leje pa uje Tiranen per 4 vitet e ardheshme.
    Ai quhet Xhelal Mziu.

  5. anonim says:

    Si në oshee ku pas ç’do fauturuesi është një deputet i PS

  6. Tema says:

    Të gjith rëshenasit kan votuar për veliajn

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje