Piktura "Vajza e Kosovës" çmend serbët

3 Shtator 2015, 14:42Politika TEMA


Artisti serb Milorad-Miqa Stajçiç ka ndërmarrë një hap të guximshëm, kur gjatë një ekspozite në Prishtinë prezantoi për herë të parë pikturën “Vajza e Kosovës”, ku personazhet e fotografisë janë të veshur me veshje kombëtare shqiptare.

Kjo pikturë është simbol i historisë serbe, dhe me këtë ai ka provokuar rëndë bashkëkombësit e tij, edhe pse thotë se provokimin e ka bërë edhe për shqiptarët

Ai ka thënë për mediat serbe, se me këtë fotografi ka dashur të “provokojë serbët por edhe shqiptarët”, dhe ti detyrojë të mendojnë. Dhe natyrisht se ia ka arritur qëllimit.

“Kushdo që e ka parë këtë pikturë nuk ka mundur të qëndrojë indiferent, sa i përket komenteve… Mund ti paramendoni.

Piktura “Vajza e Kosovës”, është një nga simbolet dhe ikonë e krenarisë serbe. Kosova gjithmonë paraqitet si djepi dhe zemra e Serbisë, dhe mendova me vete pse është ashtu. Në të vërtetë kur e dëgjojë fjalën “Kosovë”, gjithmonë ndjejë njëfarë lloj ankthi dhe se atje jetojnë shqiptarët.

Atëherë pse vazhdon të jetë i gjithë ky tregim simbol i Serbisë? Prandaj ishte e logjikshme që atje të prezantojë “Vajzën e Kosovës”, ikonën serbe, në një marrëdhënie të re dhe dimension paralel, ku personazhet në pikturë janë të veshur me veshje kombëtare shqiptare”, ka deklaruar ai për “Blic”.

Stajçiç ka mendimin e tij, dhe qëndrimin që shqiptarët mund ta kenë për punën e tij.
Ideja e gjithë kësaj ishte që palës serbe ti jap një reflektim mbi simbolet që i përdorin sipas traditës dhe historisë, por kam menduar edhe për shqiptarët dhe situatën e tyre.

Propozoj që mësuesit në shkollat fillore të mos u thonë fëmijëve: “Ne i kemi dëbuar serbët”, dhe se ne jemi këtu shumë kohë më parë. Për shqiptarët kjo pjesë do të ishte një dimension paralel dhe historinë që ata mund ta kenë paraqitur veten e tyre”, ka shtuar Stajçiç.

Vajza e Kosovës është personazhi kryesor në këngën popullore serbe që bartë të njëjtin emër: Ajo është një vajzë e re, që pas betejës së Kosovës endet nëpër fushat e betejës, shëron plagët e luftëtarëve të plagosur, dhe kërkon dhëndrin, vjehrrin dhe kunatin.

Sipas një kënge popullore ata janë Toplica Milan, Millosh Obiliç dhe Kosançiç Ivan. Dhe në fund ajo takohet me një luftëtarë të plagosur, sipas këngës popullore kalorësin Pavlo Orloviç, dhe derisa e shëron atë, i cili më vonë vdes në duart e saj, ai i tregon se që të tre burrat janë vrarë në betejë.

Piktori serb Urosh Prediç e kishte pikturuar atë në vitin 1912 sipas këtyre motiveve, që është një nga pikturat më të famshme në kulturën serbe. “Kosovarja” e Stajçiqit është pothuajse identike siç edhe mund të shihet “me disa ndryshime të vogla por të rëndësishme).

Milorad-Miqa Stajçiç, së bashku me dy artistë tjerë nga Beogradi, Milica Crnobrnja Vukadinoviç dhe Tadija Jançiç, për herë të parë i kanë prezantuar veprat e tyre në Prishtinë, në kuadër të festivalit “Muaji i Beogradit në Prishtinë”.

9 komente në “Piktura “Vajza e Kosovës” çmend serbët”

  1. Vizionari says:

    Prishtina me shume e drejtuar drejt Beogradit se drejt Tiranes . Atje nostalgjiket e Ish Jugosllavise gjejne prehje .

    1. Mezani Celoja says:

      Po pse Tirana prej kujt eshte drejtu zoterote ?!

      15 vjet prej zarit te Serbise, Ahmet Zogut,
      15 vjet prej Sllobodanke Berishes dhe zagarit te saj (dmth te Serbise) Saliut.
      shto ketu edhe vitet qe Enver Hoxha ishte kukulla ne doren e Dushan Mugoshes dhe Miladin Popovicit

      Boji vet llogarite

      1. Gopisti i NSHRAK-ut says:


        Obilic
        Kosancic
        Orolic
        ..vic

        Sa shumë janë shtuar
        Si pjellë pa hesap
        Viça të panumërt.
        Ti çojmë për skrap!
        ?
        ?

  2. Taulant/Tirane says:

    Bravo “vizionar” .Ku e ke pare ,ta shikojme edhe ne te tjeret?
    Ke pare flamurin serb ne Prishtine,degjon serbisht atje,kenge serbe,emra serbe,politike pro-serbise apo nje vizionar nuk shikon ,thjesht llap!

  3. mondi says:

    LDK eshte komplet proserbe.Gazeta Bota sote eshte zedhenese e Beogradit ne Kosove.Kurse sa per Enverin ti Mezan Cellosh mundeshe vetem kepucet tja fshinje.

  4. kuq e zi says:

    serbia ka maru
    mjafton me kujtu ku ishte para 25 vjetesh
    ky mire e ka bere qe e ka shqiptarizu kete ikone sepse kjo u kujton serbeve se ne ate beteje ishe i gjithe ballkani por edhe hungarezet
    pra te vdekur aty kane ngel jo vetem nga serbia por nga i gjithe ballkani

    kete e tregon vete historia se askush ne ballkan nuk ngriti koke per dy breza nga ajo dite gjersa erdhi skenderbeu

  5. vedeta says:

    PER çfar ENVERI flet ti mezan gomari ENVERI bente politik me TITON e krushovin nuk bente politik kurvash siç mendot ti idjot qe ske haber nga historia,ENVERI se rruajti per TITON DHE KRUSHOVIN dhe per superfuqit me te mdha te botes ti tregon dushan leshin qe ishte vetem nje korrjer azgje me shum,keni manin ju plera te perzieni miellin me krunden gjithmon, nuk barazohet zogu me ENVERIN o gomar se ENVERI e ngriti shtetin SHQIPTAR nga mesjeta qe e la zogu jot dhe e mbrojti sovranitetin e shtetit SHQIPTAR per 50 vjet dhe ne pushtet erdhi duke luftuar kunder pushtusit nazifashist per çlirimin e atdheut, ZOGU KURVES erdhi ne pushtet me ushtrin serbe shiti SHQIPRIN TEK ITALIA vodhi gjith thesarin e shtetit SHQIPTAR dhe iku si bir kurve nga SHQIPRIA; prandaj nese nuk e di historin pyet ata qe kan mbaruar shkollen para vitit 90te se ne te kundert vetem mbroçkulla do mesosh.

  6. sokol says:

    kjo eshte kopertina e albumit kosovarja e grupit boshnjak bijelo dugme .kur e kam pyetur goran bregovic pse kjo pikture ne fawe te albumit me tha.kosova ishte thembra e akilit ne jugosllavine e shekullit kaluar dhe ashtu doli vertet….

  7. Tema says:

    Serbia po largohet nga kosova çdo dit e më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje