Rrëfehet ish-shefi i Antidrogës që është arratisur: Krerët e policisë, të përfshirë në trafik droge. Më thanë hiq dorë, e ke kot të luftosh

3 Shtator 2015, 08:59Politika TEMA

Dritan Zagani, ish-­shefi i sektorit të Antidrogës në Fier dhe ish-­shef hetimi në Drejtorinë e Kufirit në Vlorë, ngre akuza të forta ndaj drejtuesve të Policisë së Shtetit për dekonspirim të operacioneve antidrogë.

Zagani është në kërkim, pasi ka thyer “arrestin e shtëpisë” ku gjendej me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Por, ai ngre akuza për implikimin e drejtuesve të lartë të policisë në trafikun ndërkombëtar të drogës, edhe pse vetë është nën hetim. 

“U dhashë eprorëve 5 numrat e trafikantëve për t’i vënë në përgjim. Pas 15 ditësh të gjithë numrat ishin mbyllur. U dhashë informacion për 1 ton drogë në filan banesë në Borsh që ruhej natën nga 2 vetë me kallash. 

Më thanë: ‘Shkuam, s’gjetëm gjë’.

Për grupin e Vlorës, homologu im i Antidrogës më tha: “Hiq dorë, e ke kot”.

Zagani u arrestua më 2 maj 2015 dhe u dyshua së pari për bashkëpunim në trafikun e narkotikëve, por kjo akuzë më vonë u rrëzua. Ai dyshohet se i ka dhënë informacione për trafikantët një oficeri të Guardia di Finanza.

Dritan Zagani akuzon drejtues të policisë në Tiranë dhe Vlorë, të Prokurorisë për Krimeve të Rënda si të implikuar në trafiqe. 

Ai flet në një intervistë për “GSH”, për laboratorët e përpunimit të heroinës në Fier, lidhjet e Antidrogës së Vlorës me trafikantët, rrugën që ndiqte droga e Lazaratit nga Borshi drejt Italisë dhe Greqisë.

Dhe në fund, frika për jetën dhe familjen dhe transferimi i kësaj të fundit në Zvicër. 

Si nisi karriera juaj në Policinë e Shtetit? 

Kam mbaruar shkollën e Ministrisë së Brendshme, degën e policisë në vitet, ‘93­‘94, por duke qenë brezi i fundit i sistemit katërvjeçar të kësaj shkolle, vitin e fundit e kemi kryer në korrespondencë dhe në vitin 1993, jam titulluar oficer policie, me detyrë konkrete inspektor i sektorit të policisë kriminale në komisariatin e policisë Tropojë. Detyrë funksionale, që e kam kryer deri në nëntor të vitit 1996, muaj në të cilin me kërkesën time jam transferuar nga ky komisariat, për në komisariatin e policisë Vlorë. Nga komisariati policisë Tropojë në atë të Vlorës kam ardhur me ndryshim funksioni organik dhe jam emëruar një sektor tjetër, me detyrë specialist i luftës kundër narkotikëve

Sa qëndruat në këtë detyrë? 

Nga ai vit deri në vitin 2000 kam qëndruar në këtë drejtori si specialist. Në vitin 2000 jam shkëputur nga policia për nëntë vite, kohë në të cilën kam qenë emigrant ekonomik në Itali.

Përse u larguat nga detyra? 

Ka qenë një urdhër i ministrit të asaj kohë, urdhër në vitin 2009, të cilin nuk e gjeta asnjëherë, me motivin se kisha kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të jashtëligjshme. Ndërkohë unë kisha shkuar në Kosovë, në vitin 1999, për motive private, vit në të cilin edhe ishin hapur kufijtë dhe isha kthyer. Ishte më tepër një sebep për t’u hequr nga puna. Pas konflikteve që pata edhe me drejtuesit e asaj kohe në Vlorë, të së njëjtës linjë në raport me punën. 

Kur u rikthyet? 

Jam rikthyer në gusht të vitit 2009, jam kthyer nga Italia, dhe më 1 mars të vitit 2010, pas kërkesës sime për t’u rikthyer në polici, ka dalë urdhri i drejtorit të përgjithshëm, ku jam emëruar me detyrë përsëri në sektorin e Antidrogës, në Drejtorinë e Policisë Vlorë. Detyrë që e kam kryer për 2 apo 3 muaj deri në një moment ku me kërkesën time u transferova nga eprorët nga Srejtoria e qarkut Vlorë, në Drejtorinë e Kufirit po në Vlorë. Me detyrën e shefit të seksionit të hetimit të krimit në kufi, detyrë të cilën e kam kryer deri në tetor të vitit 2012, kohë në të cilën pa kërkesën e dijeninë time më ka dalë urdhri i transferimit nga Drejtoria e qarkut Vlorë, për në Drejtorinë qarkut Fier, si specialist i qarkullimit rrugor. 

Përse? 

Ka qenë një periudhë parazgjedhore, ishte disi e vështirë situata në lidhje me trafiqet e paligjshme, që zhvilloheshin kryesisht nëpërmjet detit dhe sidomos në zonën që unë mbuloja, Fier, Vlorë, Sarandë, zona e bregdetit e cila mbulohet nga Drejtoria Rajonale e Kufirit Vlorë, ku unë isha shef i seksionit të hetimit për gjithë këtë vijë bregdetare. 

Sa zgjati? 

Aty punova disa muaj si specialist qarkullimi, jashtë profilit të specializimit tim. Me kërkesën time, drejtori i qarkut Fier më miratoi largimin nga ky sektor dhe më komandoi në sektorin kundër krimit të organizuar. 

Ndodhën ndryshime? 

Po në vend të zotit Bozhaj, në Fier vjen drejtor i policisë së qarkut, Ervin Hodaj, i cili vinte pas një karriere të gjatë në Drejtorinë e Përgjithshme në sektorin Kundër Drogës. 

Reformë?
 

Pas reformës së përfolur aso kohe pas ndryshimeve të pushteteve, drejtori Hodaj më thërret në zyrë dhe më thotë se kam vendosur të të riemëroj në atë detyrë, pasi kam pyetur dhe kam informacionin se ti mund ta bësh shumë mirë këtë detyrë të rëndësishme, duke më thënë se isha në aftësitë profesionale cilësore dhe më kërkon që të punonim së bashku sa më fort në Fier.

E nisët me vrull? 

Jo, nuk e mora me eufori, pasi isha i sapoardhur në Fier dhe nuk e njihja zonën dhe terrenin aq mirë sa e njihja në Vlorë, ku kisha ushtruar aktivitetin tim profesional prej shumë kohësh. I thashë shefit se do bënim maksimumin, por i thashë gjithashtu që informacioni im ishte i shumtë për Vlorën. 

Drejtori çfarë ju tha? 
Nuk ka rëndësi se ku godasim, rëndësi ka të kemi rezultate konkrete dhe të godasim bazën e trafikut të drogës. Dakord i thashë drejtorit, e pranoj këtë sfidë dhe do të bëjmë maksimumin. 

Si e nisët operacionin e parë? 

Po e nisa me një informacion konkret për rrethin e Vlorës dhe i thashë shefit se kam një informacion shumë të fortë, që po punojnë shumë trafikantët si në drogat e lehta që ishte kanabis me origjinë nga Lazarati, po ashtu edhe në drejtim të trafikut të drogave të rënda. 

Kanabis vinte nga Lazarati? 

Po, vinte nga Lazarati dhe trafikohej në drejtim të Italisë dhe Greqisë, por kryesisht në Itali. E gjithë ngarkesa vinte nga Lazarati, bëhet fjalë për vitin 2013, kur unë u riemërova në detyrë në sektorin e Antidrogës në Fier.

Ishte vetëm një grup? 
Jo, ishte një linjë e cila funksiononte shumë mirë për trafikantët dhe ishin disa grupe që funksiononin dhe janë ende të pagoditur dhe me një mbështetje logjistike shumë të fortë, sipas informacioneve që kisha unë dhe kolegët e mi. 

Për çfarë fliste konkretisht informacioni juaj? 

Fliste për një grup kriminal që transportonte tonelata marijuane nga brigjet detare me gomone, me një gomone të fuqishme, e cila mbahej në Greqi dhe vinte nëpërmjet detit deri në Borsh, në Palasë dhe ku të mundej ngarkohej, nga Llogaraja deri në Borsh, në këtë vijë bregdeti ngarkohej me drogë. Minimumi i ngarkesave ishte 1 dhe 1.2 tonë, por kam pasur të dhëna deri në 1.7 tonë një gomone 12 metra e gjatë. 

Po ku merrej droga? 

Sipas informacioneve të mia, trafikantët e kishin ngritur punën dhe e transportonin drogën nga Lazarati në Borsh. Pjesën më të madhe të transportit të drogës e bënin nëpërmjet linjës Gjirokastër, Fier, Vlorë nëpërmjet autostradës, por unë kisha të dhëna që e kanë sjellë edhe nga Saranda. Gjirokastër, Sarandë, Vlorë. 

Sa shpesh trafikonin në këtë linjë drogë këto grupe kriminale? 

Në atë periudhë, nëntor 2013 deri në maj 2015, ku unë isha në detyrë, të fiksuara janë shtatë rrugë. Ky grup ishte i mirorganizuar edhe si logjistikë, edhe si financim. 

Ç’përfaqësonte ky grup? 

Ky grup përfaqësonte një grup kriminal shumë të fuqishëm, me mbështetje të madhe edhe nga kolegët e mi. 

Po thoni se grupi kishte në përbërje dhe ndihmohej nga policia?

Shumë të fortë e të fuqishëm në atë kohë dhe sipas informacioneve të mia, ende edhe sot. 

Deri në çfarë niveli ishin të implikuar policët?

Homologu im i Vlorës, në një bisedë që unë kam zhvilluar me të gjatë kohës që isha në Fier, ku i thashë se kam të dhëna se x person, për një person që njihej për drejtuesin e këtij grupi dhe pronarin e mjetit si një nga skafistët me të mëdhenj të Vlorës, që po bën një aktivitet shumë të fortë në drejtim të trafikut. I thashë përse nuk nisni një procedim, të hetoni të bëni diçka, të dhëna mund t’jua jap edhe unë, sa të duash. Dhe ai në mënyrë konfidenciale, pasi deri në atë moment më hiqej si koleg korrekt, ishte kolegu im i drejtpërdrejtë, më thotë: “Do një këshillë personale nga unë? Larg duart nga ky person dhe nga ky grup, mos u merr me këto se e ke të kot”. 

Njeri i fortë i botës së krimit? 

Po, shumë i fortë. Ai investon shumë dhe është i paarrestuar dhe ende në aktivitet. 

Por ju nisët operacionin? 

Në momentin kur kam nisur me të dhënat për këtë grup kriminal, më thërret drejtori Ervin Hodaj dhe më thotë ‘dua një informacion pikant që të zhvillojmë një operacion të bukur dhe me rezultat, një goditje të mirë’. 

Si i thatë? 

I thashë që kam informacion për një grup të madh në Vlorë, që përveç marijuanës po merret edhe me kokainë. Ai ka një linjë që ikën me makinën e tij private nga Vlora në Greqi. Në Greqi ka një mjet gomone me tre motorë me gjatësi 12 metra, me kapacitet deri në 2 tonë ngarkesë. Me këtë mjet vjen në Borsh, ngarkohet dhe zbarkon në Puglia dhe Leçe ku ka zonën e tij të zbarkimit. Por ka pasur kërkesa dhe për më tej. Ka pasur një mjet të fuqishëm dhe dilte edhe me det 5 ballë dhe mund ta dërgonte edhe në Kalabri zbarkimin e mallit E mbulonte ketë aktivitet me biznes. 

Në informacionet tuaja përmendej gjëkundi ky emër, nga burimet e tjera zyrtare apo konfidenciale? 

Ky personazh së paku ligjërisht me aq sa unë di nuk është në asnjë biznes. Mund të them se ky është një ndër trafikantët dhe skafistët më të njohur në Vlorë dhe quhet siç e ka shkruar prokurori në aktakuzë, shtetasi A. D. Emri i tij përmendet në materialet e prokurorisë, nuk penalizohet asnjëherë. Madje, prokuroria pretendon se unë kam kryer një veprim arbitrar duke hetuar këtë shtetas jashtë territorit të kompetencës sime. Sipas prokurorisë, nëse unë marr një informacion jashtë Fierit për çështje trafiku, nuk kam të drejtë të hetoj. Në fakt, Ligji për Policinë e Shtetit ngarkon çdo punonjës policie kudo dhe kurdo që është edhe jashtë funksionit, kur vihet në dijeni për një vepër penale apo aktiviteti kriminal të shkruajë menjëherë informacionin dhe nisë menjëherë hetimin ndaj këtij aktiviteti kriminal dhe ta raportojë tek eprorët, siç unë kam vepruar.

34 komente në “Rrëfehet ish-shefi i Antidrogës që është arratisur: Krerët e policisë, të përfshirë në trafik droge. Më thanë hiq dorë, e ke kot të luftosh”

  1. Kolegu says:

    Zoti Zagani, do kisha shume deshire ta lexonit komentim tim.
    Mos e shit vehten kaq lire. Hallin tend nuk e zgjidh duke thene neper gazeta ato te cilat i ke te ndaluara ti thuash. Ti keto te dhena i ke marre per shkak te detyres qe ke kryer dhe jo duke qene qytetar i lire. Shume gjera, edhe kur shkojne mire, edhe kur nuk shkojne duhet ti dergosh ne prokurori, kurse ato qe kane te bejmne me informacione ende te pa finalizuara duhet ti mbash sekret deri ne fund te jetes tende. Te folurit vend e pa vend, rrezikon edhe burimet e informacionit edhe koleget. Pakenaqesite e tua jane shume te rrezikshme kur flet per gjera qe nuk duhet ti thuash ne publik. Nuk mendoj se e shpeton vehten duke u rrefyer per gjera qe profesioni qe ke, te ndalon ti thuash.
    Pac fat

    1. Njera says:

      Z. KOLEGU ju po e kercenoni ( nuk memdoj se e shpeton veten) po ai shikohet qe nuk e ka futur koken ne rere si puna jote e shum kolegeve te tuaj. Ju dhe eproret e juaj e keni bere te hap thesin sepse ta mbash ne burg dhe arrest pa motive!….. me sa lezova te dhenat i ka marre ne rruge profesionale ashtu sic jua ka percjellur ne rruge profesionale ai dhe ti si kolegu paguheni per kte pune po kur infomacionet bien ne vesh te shurdher behet dhe person i rrezikshem per ty dhe sojin tend. Respekte

      1. shqiptari says:

        MESA DUKET KY PASKA QENE BOSI I KONTRABANDES DHE DROGES. ME GJITHE KETE INFORMACION PERPIQET QE TE FAJESOJE TE TJERET DHE TE DALI VETEBURRE I NDERSHEM. NGA GJITHE LEVIZJET QE TREGON PER KOHEN QE ISHTE NE POLICI, DEL E QARTE SE GJITHEMONE E KA RREGLLU QE NE PJESEN ME TE MADHE TE KOHES TE ISHTE NE VLORE SE ATY VLONTE DROGA QE SHKONTE JASHTE. DHE ME SIGURI GJITHE ATO MILJONA EU QE KA FITUAR, I KA DEPOZITUAR NE ZVICER KU MENDON TE KALOJE GJITHE JETEN. MOS TJU DUKET BURRE I NDERSHEM, SE PO TE ISHTE I TILLE AS NUK FUTEJ NE BURG DHE AS NUK ARRATISEJ

        1. Shefqet Cela says:

          Mbasi sulmoi koleget dhe eproret, ju kthye prokurorise.
          Tani

        2. Shefqet Cela says:

          Mbasi sulmoi koleget dhe eproret, ju kthye prokurorise.
          Tani qe e ka ne dore gjykata,mori arratine dhe kakaris gazetave.
          Merret me mend çfare kuadri eshte!

      2. $$$$ says:

        Me vjen keq per gjuhen e perdorur. Ne kte shtet te degjeneruar normal te ndodhin kto deklarata. Kto jane pacavure dhe me pacavure jane mediat qe nxjerrin kto shkrime. Zaganit i ka ardhur fundi e del flet kto mbrockulla kto llafe pazari. Eshte absurde nje oficer policie del e flet si nje adoleshent lagje. Del e thote nje pwrson i njohur ne vlore. Ca jane kto mbrockulla mor idjot. Si ti nxe goja qe del e flet si te pazari korce. Fatkeqesi e madhe se cfare niveli ka policia e ktij shteti te degjeneruar. Aq me teper del flet nje person qe ka shkelur ligjin me te dyja kembet.

    2. orion says:

      Eshte e qarte qe te gjithe te permendurit, perfshire Zaganin ( qe po e hap gojen me shume vonese ), nuk jane aktore pozitive. Te gjithe mafioze; perfshire edhe kete komentuesin koleg qe i jep keshilla si Padrino.
      Dhe edi rama kerkon kasat fiskale neper misra e camcakeze…

    3. endri fuga says:

      Kolegu ky eshte kercenim i hapur.

    4. s.h. says:

      Thuaj c’te duash , oficeri qenka nga Tropoja dhe paska ardhur ne Vlore ne kohen e Mulosmanit …Gjithcka qe tregon,e ben ne menyre joprofesionale , ka shume te drejte kolegu me siper, e ben dhe e kane mesuar mire, per te garantuar nje fare azili per familjen ne Zvicer…Nderkohe , duket e kombinuar mire intervista dhe sulmi frontal i opozites …. Ne favor te saj eshte edhe zbulimi i fundit i shefit te personelit …. Dite jo te mira per punen e madhe qe po ben ministria brendshme kunder kultivimit te narkotikeve…

  2. maxi says:

    material i bollshem per te marre azil ne zvicer hhahahahahahaa po tani miku im ruaje koken se ne shqiperi nuk ka me viza hahahahaha

  3. I LOVE CANNABIS SATIVA&INDICA says:

    Ndonje gjys kile na ben Derman njeri o shoku se eshte bere keq fare ac.

  4. ??? says:

    E pse duhet te besojme nje kriminel si puna jote qe u pagove me taksat tona per te luftuar krimin e u bere pale me krimin? Cdo gje qe thua tani eshte thjesht salizem.

    1. Pilo Lala says:

      Nga Tropoja eshte ky Polici i antidroges?
      Cpune ka ne Fier ai?

  5. Kol. Anastasios Janullatos says:

    Sa te jete Likja, keto pune keshtu do venw

  6. xhemal says:

    ne shqiperi si kudo ka aktivitet kriminal ,trafik njerezish ,femijesh ,femra ,droge ,arme ,cigare ,ilace ilegale etj etj por ish oficeri kur ka qene ne detyre nuk ka derguar informacione ne tere organet e shtetit nqs ka derguar le ta provoje me dokumenta ,i ka pelqyer per interesat e tij per perfitime kariere ,pasuri te behet pale si me grupet e trafikanteve ,dhe me kolege te korruptuar ,frikacake e te pa afte ,kthimi nga emigracioni e rifutja ne polici le shume per te dyshuar ,shkeputja per nje kohe te gjate nga profesioni ben te humbasesh shume pra rikethimi ka demtuar punen ne polici e si rezultat i kesaj personi ka rene pre e servilizmit duke mos e kryer detyren mire por mund te kete qene edhe plani i grupeve te trafikanteve per ta aktivizuar ne polii ,ish oficeri ne itali mund te kete rene ne kontakt me trafikantet kjo nje hipoteze e pastaj kthimi ne polici i ka dhene mundesi me te medha ,pra deshmia e tij neper gazeta ngelet e dyshimte le te perballet me drejtesine sado ajo te jete e korruptuar atje me siguri ka dhe shume prokurore e gjykates kurajoze e te devotshem per te kryer drejtesi

    1. X says:

      Hahahaahha. Xhemal zgjohu nga gjumi i thellet qe te ka zene. Drejtesi ne Shqiperi NUK KA DHE PIKE. Me mire ti theshe tja fuste vetes me plumb. Se me keto qe the eshte sikur e ekzekutove. Gjykates Prokurore kurajoz???!!! Jan kurajoze per ata qe paguajne me shume.

      1. Lexuesi i paçavures ''Tema'',Pilo Pela. says:

        Aaah Xhemal,Xhemal!Asnjë pikë po vetëm fjalë!Dukesh që je katunar!

  7. gegetoske says:

    Ndoshta…….
    Por bytha jote,dru do te haje !!!!!!!!!!
    Pleqte thonin: U MBUSH KUPA,DO TE DERDHET!

  8. kokooko says:

    shif ky klloshari!
    paska cu familjen ne zvicer,ne vendin e droges.. dhe te korrupsjonit mafjoz shtetnor.
    atje bossat e droges shqiptare kan lidhjet e tyre me shtetin mafjoz zvicerran dhe prite ti kur ti ndodhi “nanji aksident automobilistik rastesor”…
    ku policija zvicerane do “vertetoj” rastesin e aksidentit…
    po zvicra esht kucedra e droges mo
    nese shqipnija dhe shqiptart jan “kalores te drognimit”,zvicra dhe zvicerrant jan bucja kuceder me shtat koka e drogs.
    kurse,nese shqiptart kan korrupsjonin ne formatin e nje kavalier delict,dmth e bejn krimin per pordh dhe emer dhe nder,zvicerrant jan kriminela profesjonal te talentuar dhe me tradita brez mas brerzi. shteti zvicerran esht nje organizim puro mafjoz,porse “ceditnisht” ligjor dhe demokratik. atje ka ligje kriminale.dmth shumica voton demokratikce dhe vendos ligje qe jan thjesht krim.
    p sh legalizimi i droges,
    ose legalizimi i shplarjes se pareve te pista ,i fshehjes se taksave,i evazjonit fiskal,i kurveris,…etj etj.
    shum krime qe gjetk ndeshkohen ne zvicer suportohen nga shteti.
    policija zvicerrane esht mrojtsja garantusja e punes se bankave zvicerrane. car pune bejn ato?
    mbledhin rregullojun sistemojn fshehin paret e pista te mafjes nderkombtare.,te diktatorve nderkombtar,fshehin taksat e taksapagusve nderkombtar…etj etj..
    a ka nanji proces hetimor gjyqsor gjer me tash ku te dali se bankat zvicerrane fshehin paret e mafjozve?? jo!
    po qe fshehin paret e taksapaguesve qe i shpetojn vendeve te tyre? jo! s ka.
    pse ? sepse nuk duan zvicerranet qe te hetojn per krime qe i ulin pasurin kombtare atyre. dhe qe i prishin bisnesin shtetnor kriminal bankar..
    amerika duhet ti kapi bosat e bankave zvicerrane,ti fusi nen hetime ne burgun e guantanamos si ata terroristet binladena,te perdor edhe torturen e ujit gazit elektrikut mbi kta piseveger,dhe masanej bota do shofi sesa pare multimiljard miljard miljardash kalojn neper duart e shtetit mafjoz zvicerran.
    pasketaj do kuptohet pse ka edhe kriz ekonomike bota,sepse paret i mbledh zvicrra. paret e krimit.
    qijeni zvicren ne byth o amerikan qe te dalim nga kriza ekonomike ne resti i globit.

  9. Asgani says:

    Edhe gomeret e dine qe ska bythe trafikanti te bej levizje pa patur ndihmen e shtetit…

  10. shvejk says:

    Kte tipin e paskan transferuar nga Tropoja ne Vlore ne nentor te vitit 1996, a nuk mjafton ky fakt per ta kuptuar se kush eshte dhe nga vjen?

  11. tani says:

    Ky dhe mund te kete te vertetà ne cka tregoi..po ajo qe me beri pershtypje mua eshte qe ky eshte kthyer ne Pune,pas 10 vitesh emigrant. Kush kthehet ne shqiperi per 40000 lek rroge nese nuk ka bere llogari te tjera.. Dhe kthehet direkt drejtus.. Ja si behen emerimet ne shqiperi

  12. Opinionisti says:

    9 vite ne Itali eshte e lehte te verifikohen.

    Me cfare je marre aty?!

  13. lefter says:

    Po si qenka i arratisur dhe dhenka dhe intervista?! Po ata qe e marrin ne interviste e dine se ku eshte? Po prokuroria duhet te akuzoje ata qe e marrin ne interviste si bashkepuntore. Po ç’behet ne ate vend nuk merret vesh. rama na tha se ka filluar e bie era shtet, po me sa shikoj era e mutit qe ishte nuk i ndahet.

    1. Njera says:

      Skan c’ti bejn gomarit ti bien samarit sipas teje, normal qe prokuroria nuk vetakuzohet per hetim dhe tani duhet te akuzojn gazetaret qe njoftojne per nje fakt qe e din gjith shqiperia…. prokuroria duhet te marrin emrat e akuzuar nga ky dhe te thellojne qeshtje po si e thash me siper ata jane deri ne fyt

  14. Tema says:

    Rrëfen sekretet ushtarake të ditëve të fundit (bravo miopëve të shish-it)

    1. ;) says:

      Shishi i m… ne qofte se lezove artikullin sekretet i nzorri shishi ose kush drejton ate. Kur do behet shtet shqiperia kur eshte e zhytur me krimin. Po te mos ishin te sakta nuk nzjerr emer e mbiemer tjetri a e mendon kte gje

  15. Lu says:

    Eshte mafia e forte lart ,po te dije shteti ,i zbjkon dhe i kap ,por ato jane heronjte e tyre .sjellin miliarda per kokat e medha . Duroni se me keto para Rama do te Rilind Shtetin .

  16. BARDI says:

    GREKET PERDORIN NJE SHPREHJE,TE CILEN AS DHE NJE TE MOS TA MENDOJ NDRYSHE.GENJEHEMI SE ARDHI RILINDJA,LINDJA E LESHI POR SIC KA QENE KA PER TE QENE,DERI SA SHQIPOT E VERTET TA MARRIN NE DORE QEVERISJEN E KETIJ VENDI.PO SAJMIR,ILIR ED E KOMPANI ,HEPER HE 2 GRAD ME POSHTE S.B E ME VONE 10 GRADE ME LARTE.TE MOS NA GENJEJ MENDJA SE DO TA BEJNE RILINDJE APO LESH ME QIME. NJERI LEN SHTETIN ME GROPE QINDRA MILIONSHE ,BASHKIJA E LEN ME 30 MILION DOLLAR GROPEN,KUR KY PERSON KISHTE VJEDHUR 230 MILION EURO DHE SI HYN GJEMB NE KEMBEAS NJERIT DHE AS TJETRIT.SHIKONI SE NUK KA AS DHE NJE NDRYSHIM. DJE I BENIM TEMENA DIKTATORIT DHE SNA E MBANTE BYTHA ME FOL QOFTE DHE NJE FJALE SE AI NA E VERTISTE DHE NUK L MBESTE NJERI PA E SHARE ATE QE FLISTE DHE NJE LLAF.SOT AI SHPREHET PER NJE TE VERTETE DHE KERKOJNE TA FUSIN BRENDA PER MOS INFORMIM.SHIKONI SE SI SHKRUAJM NE KETE OPONENCE PER KETE TE VERTETE.SIKUR TA KEMI PARA E VRASIM ME PARE SE PROKURORIJA APO SHTETI.PSE NDODHE KJO,DERI DJE KISHTE PESLEKSHA QE I PAGUANTE SHTETI SOT KA 50 LEKSHA QE I PAGUAJNE KONTRABANDAT ETJ.KESHTU QE AS DHE NJE NDRYSHIM.KU ISHIM DO JEMI HIK NJE SALI VJEN NJE SALI .
    BHAXHIHYSENI

  17. Kolegu says:

    Per “NJERA”
    Ti “NJERA” nuk e di se kush jam une dhe soji im. Nese do te me njihje, do ti merrje pas ato fjale per mua.Gjithsesi une ke keshillova si ish koleg Zaganin dhe mendoj se ai me shume se kush tjeter me kupton. Deklarimet e tij per punen qe ka bere me teper i ngjajne nje qaramani se sa nje polici. Gjithe te mirat

    1. Njera says:

      E vertet qe nuk te njoh un po bazohem vetem te keto qe shkruan dhe me duket se edhe ne nje gazete tjeter firmosesh si kolegu dhe ben prap kritika qe paska vene ne rrezik punen tuaj….. aja me duket se po te djeg keq kjo pun me sa shoh, po ti pse je polic apo vetem per te marr nje rroge? Pra duhet takuptosh dhe vleresosh dhe mbrosht te verteten dhe shtetin! Palo police ka vendi jone sot te gjithe me rradhe ose bashkupon me krimbin ose ta fusin gishtin. Gjith te mirat edhe Juve.

  18. Vizionari says:

    Shtet mafioz teresisht . Keta ne Vlore i kapen vetem sepse u be kerkese nga pala Italiane . Shpeto veten e familjen dhe mos fol per mediat . Mediat ta zhysin . Nese sdo te perfundosh si Kosta Trebicka .

  19. gjyqesori says:

    ai kokrra legenit eshte spijun italianeve dhe eshte trafikant ai do plumb kokes sum qire plehre

  20. Tiku says:

    Ky zotni per mua genjen fort. Duket se cfar thote, llafe te pergjitheshme dhe opinione rruge e rrugaqesh.
    Ka ikur koha e mashtrimeve , qe hedh nje gur ne uje nje person…fjala vjen dhe o burra ta gjejme.
    O ish Oficer, a nuk e kupton ti se nuk merret njeri me gurin tend. Kot e ke.
    Megjithate shteti po te jete tamam ty duhet te ekstradoje per deshmi te rreme, ose hajde mbro ato qe thua.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje