Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Ervin Salianji shkruan se opozita ka një rritje nga zgjedhjet e vitit 2013.
Salianji thotë se pavarësisht presionit ndaj administratës, votuesve dhe institucioneve dhe moszbatimit të marrëveshjes së dekriminalizimit, PD ka arritur të marrë rreth 681 mijë vota ose e përkthyer në mandate, 64 deputetë, pra 15 më shumë se aktualisht.
“Pas ‘ngacmimeve’ të disa miqve mbi numrat e rrudhur, sipas tyre, të opozitës në zgjedhjet e fundit, bëra një përllogaritje jo dhe aq të komplikuar. Ja çfarë më rezultoi dhe po e ndaj me të gjithë: Pavarësisht se në zgjedhjet e 21 Qershorit zgjedhësve iu mohua e drejta për të shprehur lirshëm vullnetin e tyre duke bërë që zgjedhjet të dëmtoheshin rëndë nga blerja e votës, presionet ndaj administratës, votuesve dhe institucioneve, mungesa e vullnetit nga ana e mazhorancës për të zbatuar marrëveshjen e dekriminalizimit dhe kandidimi në zgjedhje i personave me rekorde kriminale rezultati me shifra ishte ky: Një sqarim i shkurtër për metodologjinë, numri i përgjithshëm i votave ka dalë nga shumatorja e votave që ka marrë çdo kandidat i opozitës në çdo njësi vendore. PD dhe koalicioni që e mbështet ka marrë 678.062 vota që po ti shtojmë edhe minimumi 13.000 vota në bashkinë Kurbin ku PD arbitrarisht iu mohua e drejta e kandidimit shkojnë me total 681.062 vota ndërkohë që PS+LSI+PDIU+FRD+ PDK dhe partitë e tjera që e mbështesnim morën në total 840.560 vota.
Me një llogari të thjeshte del se nga ky rezultat PD me koalicionin po të ishin zgjedhje të përgjithshme do të merrte 64 deputetë ndërkohë që PS+LSI+PDIU+FRD+PDK do merrnin 76. Opozita sot ka 49 deputetë, PD dhe opozita në 21 Qershor 2015 kanë marrë 15 deputetë më shumë se aktualisht. A është një bazë për ringritje kjo? A është rrudhje apo ringritje? 64 deputetë, 15 deputetë më shumë në dy vjet, ndërkohë që strukturat e PD të sapo ribëra dhe zgjedhjet u deformuan nga qeveria dhe u zhvilluan në një hartë territoriale të paracaktuar nga qeveria si gjasme reforme.
Shifrat vërtetojnë edhe shqetësimin e britmat e opozitës se nuk u bë reformë territoriale por “salamandër elektorale”. Nga 681.062 vota PD ka marre 15 bashki, praktikisht ka fituar mesatarisht një bashki për 45.204 vota ndërkohë që mazhoranca ka 46 bashki me 840.560 vota ose ka marrë mesatarisht një bashki për 18.273 vota.
Ringritja e PD është një proces i pandalshëm. Lajmet e mira vijnë përditë, si sot kur PD tashme është anëtare me të drejta të plota në PPE!”, shkruan Salianji në profilin e tij në Facebook.
Hajt ju lumshin krahet re cuna dhe me krahe te lehta ne 2017. Juve ju mungon truni I vogel re loku.
Salihanji shpiku rroten per te na thene se
Po te kishte Halla
Ky e meriton! Eshte tipik komunist. Eshte vazhdim I Saliut, por me nofken perkedhelese Sali-anji. Jepi Saliushi jepi, se buken e Cilit ha edhe ti.
Leri llafet dhe shko ne pune .
Ben dhe si demokrat i flakte pale .
Pse nuk shkruan sipas llogarise tende sa vota i dhe ti vete PD .
Ta them une .
Jo me shume se 6 vota.
Na ben dhe llogarite ti palaco .
Ne i dhame secili nga 300 vota dhe me koken ulur themi .
Cfare mund te bej me shume une per Partine Demokratike.
???
Jo internet në orarin e punës
Shyqyr qe na nxoret ca shifra se keta qe urrejne PD-ne jane bere nje bllok qe flasin pa asnje argumenta
Analize me vende dhe e argumentuar me shifra konkrete Jo me pallavra kafeneje! Le te flasin tani skeptiket tani! Bravo Ervin!
Shihni foton dhe kuptoni realisht se Shqiperia e preferuar e ketij cunaku, eshte si pejsazhi i shkaterrimit qe ka preferuar te zgjedhe pas kurrizit
Jam me se I sigurt se askerkush nuk e ka urryer PD-en.Perkundrazi dhe ish kundershtaret politik qe nuk u pelqeu ndryshimi I sistemit,u binden
se demokracia ishte me se e dommosdoshme,qe te trokiste ne dyert e shqiperise te myllura hermetikisht prej 50-vjetesh..Dyndia e komunistave,per tu antarsuar ne Partin Demokratike,dhe ne Partin Rrepuplikane nuk kish te sosur. Se aty ato funderrina,perseri gjeten vetveten se ata i moren ne duart e tyre drejtimet e partive politike,
dhe ato te pushteteve ekzekutive..A ta pranon llogjika qe kriminelat komunist, te
drejtonin partit [pseudopluariste]ku ngjyrat demokratike,nuk ishin gje tjeter pervecese “fasada”qe mbulonin krimet e organizuara..Ku dhe
sot ne opozite,keto vemie nuk po lene gur pa levizur,duke kerkuar,me
“qiri ne dore”per tu takuar perseri me Doris Pack,si nje nga kundershtaret e per betuar e popujve te shqiptarizmit…