Myslym Shyri, shtohen sot “qepenët” e mbyllur

2 Shtator 2015, 15:18Politika TEMA

Rruga “Myslym Shyri” konsiderohet si një ndër rrugët tregtare më të rëndësishme në Tiranë, nga e cila, shpeshherë konsumatorët “ankohen” për çmimet e kripura, apo të tjerë “mburren” për një shopping të kryer atje.

Në rast se më parë, mbase asnjërit nuk i ka rënë në sy kur një dyqan i ka qepenat e mbyllur, tashmë kur aksioni i informalitetit është shndërruar në temë dite, është e pamundur që mos vihen re.

Nga një vëzhgim në të gjithë rrugën M.Shyri vihen re një numër i konsiderueshëm i bizneseve të mbyllura, të konstatuara dje dhe sot, raporton Monitor.

Pyetja që vendos dilema në shpjegimin e kësaj situatë është: Cila është arsyeja reale e mbylljes?

N.q.s më të vërtetë kanë mangësi dokumentacioni për ushtrimin e aktivitetit tregtar, atëherë si kanë mundur për vite me radhë disa syresh të qëndrojnë hapur?

Apo, nga ana tjetër, meqenëse ky aksion është i paralajmëruar që një muaj më parë, e tatimorët kanë kryer kontrolle gjatë muajit gusht, përse nuk bënë përpjekje për të qenë të rregullt (n.q.s është kjo arsyeja e mbylljes së tyre)?

Një tregtar në fillim të rrugës, Andrea, që ka 1 vit që ushtron aktivitetin e tij, pohon se arsyet e mundshme të mbylljes së disa dyqaneve mund të kenë qenë: një licensë e pezulluar; kasë jashtë funksionit apo, edhe një mbyllje e përkohshme gjersa “vrulli” të ndalojë.

Në mesin e qepenëve të mbyllur, kishte edhe një shënim, i cili nuk tregonte “ Jepet me Qira” apo “Shitet” si të shumtët, por në përpjekje për të mbyllur “ gojët e liga”, shënimi ishte: “Mbyllet për arsye pushimesh”…

24 komente në “Myslym Shyri, shtohen sot “qepenët” e mbyllur”

  1. enter''" says:

    Asnje nuk kam degjuar sot te mburret me gjerat qe ka blere tek Myslym Shyri.

    1. Cubi says:

      Po me pare kane punuar atehere zyrataret e TT duhen shkarkuar e ndjek penalisht O Ramo qe ben sikur di por ti(se)Edi se ato e dijne kane marre pjesen o njeri i (anti)korrupsionit shqiptar.

    2. Cubi says:

      Po me pare kane punuar atehere zyrataret e TT duhen shkarkuar e ndjek penalisht O Ramo qe ben sikur di por ti(se)Edi se ato e dijne kane marre pjesen o njeri i (anti)korrupsionit shqiptar.

  2. pirdh-pirdh says:

    Eshte momenti qe Ed piktori te hedhe i gezuar disa penelata ngjyrash si di vete ai, mbi kete telajo qepenash

  3. prap kallarja kuqe. sme rre syni mu jooo. says:

    Mendoni ne rruget e tjera te tiranes cdo ndodhe.
    Kur mbyllen ne ate rruge cpret ne rruge te tjera

    1. ??? says:

      Ku e bo pazarin ti lali, tek Myslym Shyri? Lumsi ti qi ke lek ere.

  4. Rebeli says:

    Kjo eshte perandoria e punonjesve te tatim-taksave,ketu ata cdo muaj marrin pjesen e fitimit dhe…..!

  5. sit..back..and relaks →→→ says:

    te gjithe ato qepena te mbyllur punesonin te pakten nga 2 shitese. numeroni qepenat, shumezojini per 2 dhe rezultati eshte numri i te papuneve qe rrine ne shtepi prej atyre qepenave te mbyllur. nderkohe mund te me thote njeri nqs ata qe po i mbajne qepenat hapur kane shtuar apo o numrin e te punesuarve? nuk besoj. perkundrazi dhe ata do fillojne ti shkurtojne.

    1. klodi says:

      ik o pall kari

      1. sit..back..and relaks →→→ says:

        mos i boj vetes kshu komplimentash vetes para pasqyres se nuk ka lezet, lene te ta thone te tjeret, kshu do e shijosh me shume.

    2. deni says:

      Fakti që thoni në lidhje me papunësinë është një shkelje tjetër e ligjit nga këta individë të pa regjistruar(shkelja e I), që dmth ato shitëset kanë punuar të pa siguruara (shkelja e II).
      Nqs ky veprim i qeverisë sot (kërkesa për zbatimin e Ligji që duhej të zbatohej që prej 1993)nuk është një fushatë e thjeshtë për të mbledhur disa të ardhuara, atëherë shumë shpejt ato dyqane do të mbushen me biznese të rregullta tek të cilat do të punësohen shitëse sipas nevojës por të cilat do të jenë dhe të siguruara. Kjo në analizën përfundimtare do të thotë formalizim i biznesit.
      Shpresoj që qeveria atë që nisi dje ta vazhdojë jo me afate kohore por tërë kohën.
      Me respekt

  6. Toni says:

    Eshte fatkeqesi, deje nga pushteti, megalomani, hajduteri etj Pse pas 2 vjetesh kujtohen keta bashibozuke te vjelin tatimet? Cfare ka bere qeveria dhe drejtorite qe varen prej saj?

    Turp qe punojne me fushata dhe vjedhin per dite duke mos punuar? Pese duhet nje Drejtor tatimesh kur nuk eshte ne gjendje (e paafte), apo me keq nese merr pjesen e luanit qe i cojne zakonisht vartesit te eproret?
    Paaftesi apo korrupsion dhe sa do te zgjase?

  7. Plaku says:

    Ne se nuk jane ne rregull le te behen ne rregull ,askush nuk demtohet perveçse rregullohet ,po te gjykoni se te ardhurat e pensionistit ripen dhe paksohen ne keto vende tregetimi apo edhe ne te gjithe te tjerat ,duke lene edhe TVSH ne xhepat e tregetareve kur ato duhet t’u kthehen nga sherbimet ne shtet ,jJo vetem kaq por edhe shteti eshte bashk pergjegjes ,perse nuk e ka bere deri me sot kete ,duke u bere bashkpergjegjes me gjithe tregetaret ,a ka pasur ligj apo ai u be duke u gdhire dita e djeshme? Po ata qe nuk kane asnje te ardhur sipas (kollarja e kuqe, Rebeli ,etj) si duhet te bejne te vazhdojne te “ndihmojne” tregetaret dhe te demtojne femijet e tyre .Askush nuk demtohet perveçse do te duhet te rregullohen mjaft gjera qe deri me sot kane qene çamur i vertete .Edhe ne shkrimet e medias ka vetem nje paraqitje te “alarmit” pa u thelluar ne argumentat qe duhet te paraqese.Ne librat e dikurshem te shkolles fillore te periudhes se ditatures ka pas qene vendosur tregimi “DUAM DHINE DUAM QUMESHT” por, ne sensin e ankimimit sepse dhine atehere e merrte taksidari i mbretit ,sot nuk behet fjale per mbreteri por jemi ne nje sistem kapitalist qe shteti dhe gjithe sherbimet e tij mbahen ne kembe me ato taksa e detyrime qe gjithe bota i ka aty ku eshte sistemi i tille .Perse TREGETARET TANE DUHET TE JENE NDRYSHE ,APO PSE U BENE MILIARDERE E MILIONERE BRENDA NATES DUKE XHVATUR ATA E DUKE BERE SEHIR SHTETI POPULLIN E PA MBROJTUR ??

  8. Christopher Columbus says:

    O njerez a doni shtet apo xhungel.

    A doni te beheni pjese e Evropes. Paguani taxat se ndryshe do behemi si Greqia.

    Kur shteti eshte i pasur ka mundesi te investoj per te ardhmen e qytetarve.

  9. arta says:

    ore po ju si mendoni se do vazhdonte gjithë jetën ajo që mbolli regjimi i Salës? Po pse ca të paguajnë dhe ca të rrinë vetëm të mjelin? ky është kapitalizmi, nëse ke dyqan duhet të paguash për mallrat që blen e shet. Sa për shitëset që kanë patur ato qepena, pyesni ato në c’kushte kanë punuar, me rrogë të ulët, aspak pushime, duhet të bënin si ju thonin pronarët, që kishin ardhur në Tiranë, marrë me qera dhe e quanin vehten pronarë. Ti mbyllin që të hapin ata që janë të rregullt me taksat e që duan shtet.

  10. SAKATI says:

    PD e perkrah aksionin e qeverise.

    Pa licence dhe pa kase ishin vetem te majtet se te djathtet nuk i linin .

    Bravo Rama .

    Kjo do te thote ,, Ta fillojme nga vetja ,,

  11. Emiga says:

    Gojet e liga thone se shumicen e dyqaneve te kesaj rruge I ka Ilir Meta.

  12. shpresa says:

    Te filloje rregulli nga punonjesit e tatimeve qe na qenkan paguar me dy rroga, nje ne shtet nga taksat tona e nje nga tregtaret e rruges “Myslym Shyri”, cfare kane bere te pakten keto dy vjet? Une di qe sa te hapesh nje dyqan , te mbijne me vrap punonjesit e tatimeve, po kete rruge kush e ka patur nen kontroll? Apo I merrnin mallrat veresije per vete? Po nuk filloji shteti te jete I pari e I pakoruptuari vete, mos presi te jene te tjeret, ti kthehen ndertesat e marra padrejtesisht duke u bere miljardere te majte e te djathte e te derdhen qirate e marra ne shtet, jo me 1 dollar por me 10 sa eshte per te gjithe qe kane aktivitet privat dhe mjaft me klientelizma e me militante qe ndajne fitimet me politikanet ortake.

  13. A-politik says:

    Arta dmth te gjitha keto po behen qe te ngrihen rrogat shiteset te bejne pushime(ne turqi apo jo)me qe i referohesh kapitalizmit,gjithmone po gjithmone ama punetori do bej si i thote pronari apo ti e perzien pak me socializem harrova,shteti behet duke taksuar naften,minierat,tv kombetare qe jane kryeevazoret e lavatrice lekesh,ja ketu jane lekte moj Arta..pastaj shkojme ke misraxhiu qe edhe ai duhet te paguaje per vendin qe ze e shet ne rruge si ne te gjithe boten kapitaliste!Peshku qelbet nga koka jo nga bishti!

  14. Viktor says:

    Ku je heeeee Burre ….ku je o enver djali ….se popullit I u mbarua kackavalli ….

  15. Antares says:

    Keta po shkojne te vendosin vetulla, por me ne fund do te nxjerrin syte. Jam i bindur se do te mblidhen me pak taksa se me pare dhe do te kete me pak te punesuar dhe dyqane me qera. Bilanci? Arka e shtetit me me pak te ardhura dhe ekonomia do fundoset me teper.
    Kjo do te behet njelloj si me aksizen e pijeve dhe duhanit, te cilat u rriten por shteti po vjel shume me pak duke e krahasuar me te kaluaren, sepse shitjet pothuajse jane pergjysmuar.
    Nuk behet ekonomia e lire me Bilancet e FMN-se dhe me Polic te dera, sepse jane njerezit ata qe i japin fryme zhvillimit dhe jo burokracite dhe idiotesirat qeverisese.

  16. demi says:

    shteti duhet te kete rregulla , ai qe do te bej biznes duhet te paguaj dhe pike ,sduhet te kete tolerance! ai qe e quan veten biznesmen duhet ti pershtatet rregullit te shtetit , dhe jo te kapardiset si biznesme por pa taxa , ne qofte se do te mbyllen qepenet nuk do te thote qe njerzit ngelen pa pune , por mashtrusit. po pse ne qe nuk hapim qyqane pa licence jemi me budallejn se keta zarbat demek biznesmen jo more jo, por ne qe jemi pjesa me e madhe e njerezve te thjesht , duam rregull dhe drejtesi , prandaj Zoti Rama shqiperia ka kuader ligjore shume te mire , vetem te kerkojme qe si qeveri ti zbatoni ligjet dhe ska nevoj per reforma te medha qe trumbetohet , por kerkojm vetem zbatim ligji dhe pike asgje me shume …………..

  17. Amlis says:

    AKSIONET PSE DUHEN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje