Koço Kokëdhima bëhet me dhimbje koke: Po digjen miliarda euro me aksionin kundër hashashit

2 Shtator 2015, 09:10Politika TEMA

Koço Kokëdhima është kundër operacionit të policisë kundër shkatërrimit të parcelave të mbjella me hashash.

Në një editorial të sotëm, gazeta Shekulli e Kokëdhimës thotë se po digjen miliona euro.

Ana simbolike nuk është e vështirë për tu kuptuar.

Qeveria e majtë e Edi Ramës, prej majit 2014, me flakë dhe zjarr, po djeg dhe shkatërron çdo ngastër të mbjellë me kanabis.

Shqipëria, me kryeneçësi, edhe pse e gjunjëzuar nga varfëria dhe kriza ekonomike që premton të vijojë për shumë vite të tjerë, po djeg për të dytin vit me miliarda euro të ardhura, për tu vetëshpallur një ndër vendet më “pa vese”, ndërsa shumë vende të tjera kanë bërë hapa përpara në ligjërimin e një biznesi miliarda eurosh”, shkruan Arben Rrozhani në editorialin e Shekullit.

Ai zbulon se Kokëdhima ka qenë kundër edhe operacionit të kryer në Lazarat, pasi sipas deputetit socialist, do të mbeteshin njerëzit pa bukë.

Kur ndodhi çmontimi i Lazaratit, ndërsa qeveria ishte në euforinë e marrjes së një “kështjelle” që ishte bërë sinonimi i antishtetit, krimit të organizuar dhe korrupsionit të lidhur me qeverisjen e Sali Berishës dhe opozita e lebetitur nga ikja e një bastioni të “krahut të armatosur”, i etiketuari si “superdeputet” i Jugut, Koço Kokëdhima shtroi një pyetje që do të bënte me dhimbje koke çdo qeverisje të përgjegjshme: me çfarë do të ushqehen ata njerëz tani?

Nuk bëhej fjalë për kokat e krimit nga qendra në bazë, por për ata mijëra fermerë, argatë dhe përfitues të atyre pak fondeve të ekzistencës prej ekonomisë së kanabisit, të cilët edhe sot, por edhe nesër e më tutje, nuk kanë një alternativë punësimi dhe prodhimi, nuk kanë asnjë mbështetje financiare nga qeveria”, shkruan Rrozhani.

Ai e mbyll shkrimin se këto dy vite njerëzit kanë vijuar të varfërohen dhe nëse qeveria nuk merr masa për mirëqënien e tyre, duke nisur nga legalizimi i hashashit, do të marrë një million shuplaka kundër.

20 komente në “Koço Kokëdhima bëhet me dhimbje koke: Po digjen miliarda euro me aksionin kundër hashashit”

  1. eli says:

    Z.Kokedhima ka ofruar nje zgjidhje si gjithe vendet e zhvilluara te botes si SHBA etj. Legalizimi i hashashit do te sillte nje zhvillim per vendin duke pare largimet masive te shqiptareve drejt Gjermanise. Pse jo te krijojme nje treg pune dhe ne Shqiperi.

  2. Dritani says:

    Nuk eshte koha te themi kush e ka fajin qè droga tek ne eshte perhapur. Z.Kokedhima ka ofruar nje zgjidhje si gjithe vendet e zhvilluara te botes. Legalizimin e hashashit, pregatitja e nje pakete ligjore ku te sqarohet qarte pozicioni i trafikantit me perdoruesin. Legalizimi i Kanabis Medikal,Industri farmaceutike me permbajtje kanabis, e cila ndihmon njerezimin nga ana shendetsore si dhe rritjen e zhvillimit te ekonomise.Me Deputetin shteti ne Progres.

  3. polion says:

    Legalizimi ka te beje me krijim te nje pakete ligjore ,dhe do te jete i survejuar nga shteti. Kjo do te sjelle nje zhvillimin e zonave dhe nje mirqenie me te mire sociale per shoqerine

  4. Ami says:

    Ore po SHBA dhe shume vende te zhvilluara te botes qe e kan legalizuar, apo ne Shqiptaret jemi me te zgjuar.!! KOCO KA SHUME TE DREJTE

  5. Besi says:

    Shume e vertet eshte, po digjen miliona para! PRO LEGALIZIMIT

  6. deni says:

    Po a behet fjale per Kanabis Medikal?! Kjo normal eshte do jete si nje Industri farmaceutike me permbajtje kanabis, e cila do te ndihmoj njerezimin nga ana shendetsore si dhe rritjen e zhvillimit te ekonomise se vendit tone .Me plq si ide

  7. daena says:

    Vertet po digjen kot keto miliona euro, psemos te futen ne xhepat e shqiptareve apo eshte me mire te ikin ne gjermani ngaqe skan me cfare te ushqehen …Legalizoje, mbykqyre nga shteti dhe do i shohim hajer si gjithe dynjaja dhe ne

  8. ervini says:

    O mero po u merove o derzi e di ate proverben qente le te lehin e karvanite shkoje perpara………………

  9. drini says:

    legalizim moo vlla duam punee

  10. relisti says:

    vazhdo se tu dha zona e influences..valoja tani..çfar pret…kryeministri po te pret qe tja fillosh e ti besh miliardat..dhe ai vetem 20% do asgje me teper nga miliardat qe do besh..

  11. nipi i sh. Iliaz Reka says:

    Une kam mesuar nga emisioni i Kocos: Si te behesh milioner, prandaj sugjeroj qe shqiptaret te mos punojne vetem per buken e gojes duke mbjelle cannabis sativa. Shqiptaret duhet te mendojne e te punojne qe te behen milionere. U sugjeroj te mbjellin bimen cudiberese te lulekuqes, qe siguron shume me teper te ardhura se bima e kerpit indian (cannabis sativa). Njelloj si fshataret e Afganistanit Mianmarit (Birmanise), Tajlandes, Laosit e Vietnamit edhe keta tanet te kultivojne lulekuqen. Burokratet e ministrise se bujqesise qe i marrin rrogat kot te eksperimentojne edhe kultivimin e bimes se kokas, qe sjell edhe me shume te ardhura se lulekuqja, nga e cila nxirret opiumi aq shume i perdoruar ne mjekesi per preparatet e quajtura opiate si psh petidina, morfina, kodeina etj. Te shikohet mundesia te importohen nga Medulini ose Khali i Kolombise fidane te bimes se Kokes, qe mund t’i pershtaten klimes shqiptare, qofte edhe duke pasur nje prodhim me te vogel te gjetheve te kokes, sesa bimet e kultivuara shpateve te maleve Ande. Ne Afriekn perendimore eshte eksperimentuar me sukses inkurajues kultivimi i bimes se kokas, pse mos ta adoptojme edhe ne pervojen afrikane? Pse Shqiperia nga nje magazine e madhe tranzitit (edhe me avion) i heroines dhe kokaines te mos kthehet ne nje vend per prodhimin masiv te lulekuqes dhe beims se kokes, madje duke bere edhe perpunimin ne vend per t’i rritur vleren “mallit”, qe do eksportohet? Kur nje qurravec (bir, vella, nip, bashkeshort dhe babe kurvash)si Koco Kokedhima sugjeron kanabisin, pse trimat shqiptare mos te shkojne pertej K.K-se (d.m.th. K ara Kurves, Sadrazem te JUGUT?!
    Poshte DEA amerkane! Rrofte deputeti 2K d.m.th. Kar ne katror!

  12. @ says:

    Vini re mercenaret e Kocos; eli, dritani, polion, ami, besi, deni, daena, ervini, drini, nga ora 9.47 deri 10.15, per vetem gjysem ore kane postuar 9 komente ne favor te tij. Mund te jete edhe vetem 1 person qe eshte punesuar
    me plan mbas botimit te artikullit, per te bere propaganden e “super deputetit te jugut” duke shkruar mesazhe te alternuara me emra te ndryshem.
    Sa me i madh “suksesi” i ketyre superhajduteve te demokracise, aq me i madh eshte dhe mashtrimi. Mos u genjeni o njerez!

  13. poeti says:

    ME MIRE SE KANABISI ESHTE HEROINA DHE KOKAINA O KOCO KOKEDHIMA!

    Keshtu do t’i pergjigjej Bota Demokratike perpjekjeve te komunistit miliardier te Partise se Punes, Koco Kokedhima qe e spjegon pasurine e tij perrallore me formulen:

    BLEVA NJE MOLLE, E SHITA DHE BLEVA DY TE TJERA…

    Pse shqyptaret duhet te prodhojne kanabis qe kerkon shume mund kur e kane kollaj te importojne heroine nga Afganistani dhe kokaine nga Kolumbia dhe te helmojne Evropen dhe Boten me biznesin e tyre?

    Brockullat e kanabisit mjeksor enveristi Kokedhima dhe debili Arben Rrozhani i SHEKULLIT le t’i deklarojne hapur perpara KE ku jepen edhe licencat per kete veprimtari delikate ne fije te ligjit, qe keta dallkauke te Partise se Punes te njihen me te VERTETEN e kanabisit mjeksor dhe te mos mashtrojne me shqyptaret me propagande te lire populiste.

  14. Tema says:

    Terrorizmi dhe droga kan fond special

  15. neda says:

    Kocua ka shume te drejte, eshte nje nder biznesmenet me te suksesshem te ketij vendi, prandaj lind edhe pyetja ke do te degjojme nje varfanjak qe ka vetem tre mije euro pasuri apo Kocon qe eshte miljoner? Shqiptareve u ka marr koka ere, thjeshte nuk dine, jane injorante ne pjesen me te madhe, megjithese e dime qe hashashi eshte nje pasuri e zhvillim per vendin. Por jo ne duhet te jemi fener ndricuas ne europe e ne bote, ne popullata me e raskapitur e me e varfera ne bote qe s’na llogarite askush, vend i botes se trete,qe nuk ngope dote me buke 2 miljon vete,kerkojme ti japime mend botes,te mbajme ne dore flamurin e luftes kunder hashashit, ne qe e kemi me te lehte te cojme neper rruget e europes bashkekombaset tona per prostitucion kundershtojme mbjelljen e kesaj bime bujqesore me fitime te medha dhe nga qe nuk dime jemi ketu ku jemi, varfanjaket e botes.

  16. tenderness says:

    Kolorado dhe shtete te tjera te SHBA e kane legalizuar kultivimin e kanabisit.
    CNN jep program 1 ore te gjate per avantazhet e biznesit te kanabisit. Evropa e perparuar e ka lejuar ligjerisht perdorimin e tij dhe ne vemi rrethojme Lazaratin, u heqim njerezve buken e gojes (dhe me e madja, kete e quajme sukses).
    Nje shtet tjeter do t’i marr ato miliarda qe ne shqiptaret e pasur u biem me shqelme.

  17. tomsojeri says:

    Pa dashur te mar anen e ktij kokdhimes ,ktu po diskutohet per nje mundesi qe te dalin nga kjo gjendje e rend varferie ,e rugetimi turmash bura gra e femij drejt te panjohures e drejt nje skllaverimi ,ku rezik se Shqiperia po i kthehet atyre viteve te eksodit aq te dhimbshem !Nuk dua te keqkuptohem e as te rjeshtohem tek mendjeceket per te kthyer kte vend ne nje Kolumbi famekeqe sepse dhe te doj nuk e ka kte mundesi keshtu ne mes te Evropes ,ku shum kollaj kontrollohet e ashtu sic e pam, qe brenda nje muaji, u be zap nje Lazarat kaq vjet i pa ngacmushem !Kanabisi esht nje bim qe ka dhe vlera te larta mjeksore si dhe ato qe permend nje komentues me lart per lulkuqen etj etj !Shqiptaret gjat gjith ktyre viteve ben cudira ne fushat greke aq sa u ben te domozdoshem ne bujqesi dhe vazhdojn te jen mjaft te preferuar ! Kuptohet Shqiperia nuk ka aq siperfaqe dhe ishuj, ku klima favorizon gjat gjith vitit tregun, qe te bejm nje krahasim mbi sasin dhe larmin e prodhimeve bujqesore me Greqin !
    Cfar prodhon Shqiperia ? Po te krahasosh produktet bujqesore te viteve te para mbas shperthimit drejt perendimit me ato tani,jan dita me naten !As produktet e qumeshtit e te mishit e asgje me nuk ka ate shije !Hormonet u futen kudo dhe kudo u be te mos fusesh gje ne goj e mos te flas per cmimet pastaj !
    Por le te mos zgjatem per kto ndryshime shijesh e le te dalim te kanabisi !
    Kjo qenka nje bim me vlera te medha mjeksore, mjaft kerkushme dhe bile me nje cmim mjaft joshes ! Lexoj qe disa shtete, e para Amerika lejon mbjelljen dhe tregtimin e saj !!!Ateher ku esht diferenca ! Do me thoni qe e kontrollojn ,po pse ktu nuk e kontrollojn ? Cfar esht ajo pra qe nje shtet i vogel si Shqiperia me nje fshat aq te varfer e shtet po ashtu ,nuk duhet te kultivoj kto bim ?Perse te mos e mar shteti ne kontroll e te tregtoj ashtu sic bekerkan edhe te tjera shtete ku u lejoka !Sinqerisht nuk e kuptoj kte privim aq rigoroz dhe arsyen pse !Edhe nje her, nuk dua te keqkuptohem e te mar anen e askuj ,por e shof si nje mundesi rugdalje nga varferia e mjaft shqiptareve qe po perpeliten per mbijetes

  18. john says:

    Maloket e jugut me idete e tyre brilante.

  19. A.R says:

    Koço Kokedhima eshte nga te paktet politikane largpames ne Shqiperi.
    Me vjen keq ta them, por Rama dhe qeveria e tij kane zhgenjyer teper ne kete aspekt, deri me sot. Bile jo vetem ne kete aspekt.
    Une do te doja ta shihja vendin tim nen nje qeveri te dyshes Kokedhima – Veliaj, te vetmit politikane me vizion te gjere!

    Shihni dopjo lojen e piste italiane me kanabisin: http://www.ansa.it/sito/notizie/politica/2015/07/15/legalizzazione-cannabis-progetto-bipartisan-firmato-da-218-parlamentari_303b1c3e-6e8d-4c4e-9401-7ae042442efa.html

    Po pergatiten ta legalizojne ne menyre te mirefillte ne Itali. Çka do te thote qe une ne shtepine time perdhese ne Emilia, mund te mbjell e kultivoj disa rrenje kanabis, ne menyre plotesisht te ligjshme.
    Kurse tek ne dergojne avionet me te sofistikuar per te zbuluar parcelat e mbjella. Ku eshte koherenca ketu, ku eshte ndershmeria, ku eshte miqesia?

    Por italianet s’kane faj, fajin e ka treshja Rama – Meta – Tahiri, qe luajne rolin e xhandarit vetem e vetem per t’u pasuruar nga trafikimi i kesaj bime mjekesore. Nje bime mjekesore pa kurrefare efekti anesor, qe po legalizohet anembane botes. Per dy arsye: sepse s’mbart asnje efekt negativ, perkundrazi. Dhe e dyta sepse politika e represionit, e ndeshkueshmerise, FALIMENTOI! Falimentoi ne mbare boten, perfshi ketu shtetin me te sofistikuar ne bote, SHBA-ne.
    Por nje shtet plesht si Shqiperia, duket se i beson linjes se vjeter. Ne fakt nuk i beson, por i leverdis t’i besoje. Se keshtu i intereson disave…

    Me liberalizimin e kesaj BIME MJEKESORE, do te perfitonte nje komb i tere, por ja qe na qenka me i rendesishem perfitimi i disa politikaneve qe ende s’kane te ngopur prej trafiqeve.

    Kanabisi shqiptar eshte i nje cilesie te larte dhe sidomos outdoor (i rritur nen rrezet e diellit, jo me llampa artificiale) dhe kjo do te sillte ne Shqiperi nje lume me turiste nga mbare bota. Por ja qe politikanet shqiptare s’jane dhjamur ende mire per ta lejuar kete risi.

    Liberalizimin e kesaj BIME MJEKESORE, do te sillte pasoja pozitive per gjithe shqiptaret, pasi konsumimi i kesaj bime ndryshe nga konsumimi i drogerave sintetike dhe alkoholit, sjell qetesi e paqe; jo sherre, vjedhje, perdhunime e agresione ne pergjithesi.

    Liberalizimi i kesaj BIME MJEKESORE do te ndalonte shkaterrimin e natyres, sepse letra e prodhuar nga marijuana, jo vetem qe rezulton me kosto te ulet; por eshte me cilesorja e rezistentja ne bote. Me pak uje, shume diell – te cilin e kemi me bollek e ne pak kohe(vetem 3-4 muaj), do te kalohej nga mbjellja tek korrja. Dhe natyra do te na falenderonte!

    Liberalizimi i kesaj BIME MJEKESORE do te krijonte premisat per zhvillim te industrise tekstile, pasi fibrat e kanabisit jane me cilesoret ne bote. Nja pale xhinse kanabisi, mund t’i futesh ne larje 2000 here dhe prape te ngjajne si te sapoblera. Kete test e kane kryer me qindra here neper bote, mjaft te kerkosh pak informacion ne Google.

    Liberalizimi i kesaj BIME MJEKESORE do t’i jepte nje hov industrise farmaceutike, pasi bima ne fjale kuron plotesisht te pakten 60 semundje; dhe pjeserisht qindra te tjera.

    Liberalizimi i kesaj BIME MJEKESORE do te hapte mundesi te reja ne shume sektore. Nga fibrat e kanabisit prodhohen litaret me rezistente ne bote, prodhohet alkohol etilik e metilik cilesor e me kosto te ulet, qe do te mund te perdorej si karburant super-ekologjik ne vendin tone; duke na kursyer gazra, ndotje e semundje qe e kane shenderruar Shqiperine ne nje kosh pleherash.

    Liberalizimi i kesaj BIME MJEKESORE do te zhvillonte industrine ushqimore, sepse farat e kanabisit jane te pasura me Omega 3, 6 & 9 dhe me shume vitamina. Jane nga farat me ushqyese ne bote (anglofonet perdorin termin “SUPERFOOD) dhe mund te perdoren edhe per prodhimin e vajrave dhe esencave. Qe po t’i kerkosh ketu ne Perendim, t’i shesin me çmime stratosferike. Mendoni se ç’avantazh do te kishim, nese do te fillonim te eksportonim te tilla prodhime neper bote!

    Liberalizimi i kesaj BIME MJEKESORE do t’i kursente shtetit shqiptar dhe taksapaguesve shqiptare, me miliarda leke; qe aktualisht po prishen per luften ndaj kesaj bime te mrekullueshme. Lufte idiote dhe e pakuptimte! Ose: e kuptimte nese ke parasysh sesa i futet ne xhep politikes se korruptuar shqiptare!
    Forcat policore por edhe organet legjislative, ekzekutive e gjyqesore, do t’i perqendroni energjite ne te tjera ngerçe, ne te tjera probleme, ne te tjera krime. Rezultati? Kursim i papare, me pak taksa, me shume efikasitet, me pak “kriminele”, burgje me pak te mbushura e rend publik me i mire.

    Ja pse Koço Kokedhima ka te drejte. Ne fakt atij s’i futet gje ne xhep nga nje nisme e tille, se ne fund te fundit çfare do te fitonte? Ne te kundert, ata qe e mbajne te ndaluar po fitojne.

    Duhet qe rinia te mobilizohet per ta detyruar pushtetin e degjeneruar shqiptar ta legalizoje kete bime. Sa me pare aq me mire, se po ngelem edhe kete here te fundit, kemi per te dale duarbosh – si gjithmone pergjate historise sone.
    Eshte nje shans i madh historik, qe s’duhet humbur! Sidomos ne kete epoke krize kur gjithe kontinenti po lengon nen masat shternguese te nje regjimi kursimesh qe po godet ashper shtresat e varfra te popujve.

    Tema, ju lutem publikojeni!

    Andrea Radi

  20. Ne fshatin e vet ,fisin e Koqos i therrasin HALET E KOKDHIME.
    Pasi qelben gjithe Himaren ,do qelbin gjithe Shqiperine!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje