Partia Demokratike me Albana Vokshin ka sulmuar sot kryeministrin Rama duke e akuzuar se ka vendosur kryefarmaciste një person që nuk mund të ushtorjë dot këtë profesion pasi ka ngelur dy herë në provimin e shtetit.
“Edi Rama po ulëret për informalitetin, por shihni çfarë ndodh me ilaçet.
Drejtoresha e Drejtorisë Farmaceutike në Ministrinë e Shëndetësisë, ajo që duhet të kontrollojë cilësinë e ilaçeve, ka ngelur në provimin e shtetit. Madje ka ngelur dy herë me radhë.
Pra, ajo nuk mund të ushtrojë dot profesionin e farmacistes, por ama është bërë kryefarmacistja e vendit, falë lidhjeve politike e financiare.
Ky është një informalitet skandaloz që ndikon drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve.
Këto janë pra standartet e Edi Ramës.
Ky është informaliteti më i rrezikshëm në vend, i mbjellë nga ai vetë dhe Beqja i tij, në sektorin më të rëndësishëm, në shëndetësi aty ku varet jeta e shqiptarëve.
Ai është krijuesi, themeluesi dhe ushqyesi i informalitetit dhe skemës skandaloze korruptive në shëndetësi e kudo”, tha Vokshi.
Mund te kete ngelur dhe 500 here,a e mori ne fund? Ti zonja baxhelle nuk ke ngelur ndonjehere?
Ke te drejte homolog! Nuk ka rendesi sa here ka ngelur, aq me teper ne nje provim pa rendesi si provimi i shtetit. Madje fakti qe ka ngelur 2 here tregon aftesi te vecanta, talent, inteligjence, thellim ne studime…
Po Rama me këto baxhella ka bërë hajër deri tani, si puna e asaj Nikollës në arsim.
Vetëm ato mund të kenë të njejtin karakter e të bëjnë ato punë qe do ai e Jo populli.
Nikolla baxhelle? Ik mor legen.
me kete gjuhe qe flet ti dukesh cfare niveli ke.
Punë me mik
…Provimi i Shtetit eshte jo provim i rendomte ku per kaprico edhe mund te ngelesh apo per deshire, apo per aksident apo edhe qofte per padije….PROVIM i SHTETIT eshte bilanci shumvjecar i dijeve dhe i formimit akademik te nje njeriu, znj Vokshi per te cilen nuk kam ndonje simpati te vecante , nese thote te verteten ka absolutisht te drejte.Pyetja qe shtrohet eshte 1:KU i GJEJNE KETO BYLMEZET qe i vene ne poste drejtuese a nuk eshte turp, me experience jo, me formim akademik jo me cfare e ka marre vendin e punes me …., Ndjesia edhe bindja qe kam eshte se kjo nuk eshte e vetmja , si kjo po te germosh neper dosje gjen me dhjetra kokoroçe , drejtore denglamedhenj dhe injorante, nje pjese e tyre edhe rufjane te politikes qe i kane nderuar nja 3 apo 4 parti per te perfunduar me Rilinddjen