Gazeta “Shekulli” ka reaguar me një editorial të gjatë, pas shkrimit të dy ditëve më parë të drejtorit të TemA-s, Mero Baze.
Shkrimi, që ka për autor Genc Burimin, thotë se për Bazen, Kokëdhima është problemi më i madh.
Ai shkruan se kritikat e Bazes ndaj Kokëdhimës, janë pakënaqësi personale.
Më poshtë po e sjellim të plotë shkrimin e tij.
“Problemi real” i Bazes, Kokëdhima…
Nga Genc Burimi
Me gjithë tonin e paqtë, Mero Baze, vazhdon, në opinionin tim të gabohet siç e bën në shkrimin e rradhës që ai i kushton sërish Kokëdhimës nën titullin “Problemi real i Kokëdhimës dhe idiotësitë e opozitës”. Një pyetje e parë lind natyrshem: kur Koço Kokëdhima nuk mendon e vepron gjithmonë si qeveria, teza kryesore kjo e shkrimit të Bazes, pse ky qëndrim shihet si një handikap dhe jo si një vlerë e shtuar? Mero Baze, idhtar i “mendimit ndryshe”, pse kërkon paradoksalisht ta shohë Kokëdhimën si një manare që thotë lepe e peqe për gjithçka ? Dy kundrashembuj më vijnë menjëherë në mendje. I ndjeri Sokol Olldashi, i cili “adhurohej” nga i njëjti Mero Baze, pasi kishte pikërisht guximin të mos mendonte si gjithë të tjerët brenda partisë së tij dhe rasti më i vonshëm, ai i Ben Blushit. Ky i fundit nuk la gjë pa thënë kundër partisë së tij, deri sa t’i kompozojë dhe një rekuiem të parakohshëm. Por Mero Baze insiston tek e tija. Gjen kohën për të argumentuar se problemi PS-së dhe qeverisë u vjen nga Koço! Duhet pohuar se ka në këtë sipërmarrje të Meros diçka që anon më shumë nga “problemi personal” sesa nga analiza e mirëfilltë gazetareske. Por le t’i qëndrojmë gjithmonë analizës dhe jo motivimeve të saj. Nëse Kokëdhima vepron kundër dhe në dëm të qeverisë së tij, si ilustrohet kjo konkretisht në tezën të cilës i mëshon Baze në shkrimin e tij? Ja si e përmbledh me një fjali artikullshkruesi, problemin “shumëdimensional” që shtron sipas tij Kokëdhima: “Rama është për një qeveri europiane, Kokëdhima për një frymë izolacioniste, Rama është formalisht kundër drogës, Kokëdhima pro saj, Rama ka bërë ndarje dramatike me Doshin, Kokëdhima e ka relativizuar këtë”. Në një fjali tjetër, Baze e rëndon rastin “Kokëdhima” dhe me një mëkat të fundit: “Ai ka krijuar struktura paralele të frikshme me Partinë Socialiste dhe qendrat e pushtetit…”.
Nga të gjitha këto “probleme”, artikulli argumenton vetëm atë kanabisit dhe rrjedhimisht vetëm aty hapet një shteg për të kundër argumentuar. Është për të ardhur keq që pikat e tjera lëshohen kuturu, pa analizë, me rrezikun që të manipulohet opinioni si në rastin “Rama është për një qeveri europiane, Kokëdhima për një frymë izolacioniste”. Akuzë e rëndë që kërkon një minimum shtjellimi nga ana e autorit. Apo mos fakti që Koço Kokëdhima i kundërvihet rregullisht Greqisë e cila, si Don Kishoti, shikon te çdo ortodoks në Shqipëri një grek, e shtyn Meron ta cilësojë Kokëdhimën si “izolacionist”? Nuk e besoj që ai të jetë kaq simplist, por kureshtja më shtyn se ku e ka pikasur Mero izolacionizmin e një Kokëdhime, që është aq i hapur ndaj Perëndimit sa kërkon t’i shesë dhe drogë…Duhet që në një moment Mero Baze të bëhet koherent në kritikat që bien në kontradikta brenda vetes. Po aq e “frikshme” nga pikëpamja e mungesës së analizës së ftohtë është edhe evidenca tjetër që lëshon Mero pa asnjë argument si: “Ai (Kokëdhima) ka krijuar struktura paralele të frikshme me Partinë Socialiste dhe qendrat e pushtetit…”. Ku, si, çfarë? Një minimum argumentimi nuk do të ishte një luks, për gjeste që meritokan epitetin “të frikshme”. Ndoshta fjala është si në një artikull të të njëjtit gazetar para nje viti, ku i kritikohej Kokedhimes hapja e zyrave për ndihmë për qytetarët që kërkonin vende pune. Siç pata rastin ta argumentoja asaj kohe, e rithem, se vetëm në Shqipëri konstatoj se shtypi habitet sesi një deputet merret me problemet e punësimit në zonën e tij. Në Perëndim, është totalisht e kundërta. Mosimplikimi i deputetit të zonës në një problem kaq ekzistencial për jetën e përditshme të njerëzve që e zgjedhin do të ishte një gabim i rëndë moral që do t’i kushtonte po aq rëndë ditën e zgjedhjeve…
Në realitet nuk gjen mesazhe të Kokëdhimës në kundërshtim me qeverinë, por vetëm mbështetje dhe përkrahje në aksionet e saj, duke përfshirë dhe luftën kundër trafikut ilegal të kanabisit, siç do e shohim me poshtë. Ka një rast të vetëm, kur Kokëdhima vendosi të dalë publikisht “kundra” qeverisë, në dosjen e armëve kimike. Çuditërisht Mero Baze e fsheh këtë fakt, pasi ky do të dilte në kundërshtim me tezën e artikullit të tij, që qëndrimet e Kokëdhimës vetëm krijojnë probleme. Mesazhet e Kokëdhimës krijojnë sipas të gjitha gjasave vetëm perspektiva në interes të vendit të tij, qeverisë dhe partisë së tij. Nëse ka patur probleme, ato kanë qenë vetëm Kokëdhimën, në termat e një kostoje të lartë politike që ai ka pranuar të mbartë mbi supe duke thënë me zë të lartë atë që shumë shqiptarë të ndershëm e patriotë e mendojnë në heshtje. Mesazhi që ai mundohet të tejçojë me veprimet dhe deklaratat e tij që Mero Baze i konteston i ngjajnë një triptike:
-Toka e Shqipërisë është e shqiptarëve, vendimet aty mund t’i marrin vetëm shqiptarët (a është ky izolacionizëm?)
– Krenaria i rikthehet një populli kur ai triumfon në lëmin ekonomik (a është mëkat të eksplorohen pa paragjykime të gjitha burimet e mundshme të pasurimit të një kombi?)
-Refleksi kryesor i politikanit duhet të jetë kërkimi i mirëkuptimit të të gjithëve dhe jo konfrontimi përpara sfidës së konkurrencës që na imponon konteksti i jashtëm (a s’ishte e udhës gjesti i tij për paqetim të gjakrave me Doshët e Blushët, kur të tjerët u frynin borive të luftës?)
Edhe një herë, e vetmja “shkarje” e vërtetueshme e Kokëdhimes nga “solidariteti” qeveritar ishte për mospranimin në asnjë mënyrë të armëve kimike në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe nuk më duket se as partia e tij, as qeveria e tij dhe as vendi pësuan ndonje humbje nga ai qëndrim racional. Kokedhima dhe kanabisi, për një rivendosje të së vërtetës.
I vetmi “argumentim” që Mero Baze denjoi të japë në shkrimin e tij për t’i mëshuar tezës së problemit që shkakton në mazhorancë Kokëdhima është dosja e kanabisit. E bën këtë gjë gjatë dhe “gazetarisht”, pasi Mero shkruan se ka bërë anketimin e vet në disa fshatra të Jugut. I rezulton kështu se “gjatë muajve të verës kam konstatuar vetë (ai Mero Baze) në disa fshatra në jug dhe në vendlindjen time parcela hashashi dhe një pafuqi të policisë për të bërë betejë fshat më fshat, pikërisht për shkak të dëmit që ka bërë qëndrimi i pasulmuar i Koço Kokëdhimës ndaj hashashit… Ka një shpërthim të kultivimit të hashashit. Në këtë pikë, një rol kyç ka luajtur Koço Kokëdhima, i cili me qëndrimet e tij publike pro drogës dhe me një mendjelehtësi për të mos u kundërshtuar publikisht, madje dhe u dënuar, ka bërë të përkthehet kjo si një politikë zyrtare”. Akuza tepër e rëndë dhe e padrejtë qoftë karshi fakteve në terren, ashtu dhe në raport me deklaratat e vetë Kokedhimës.
Në terren, Shqipëria ra viktimë e të njëjtit problem që hasën shumë vende në botë që besuan naivisht se represioni i verbër do të kufizonte trafikun e hashashit. Jo vetëm që ky trafik, sipas statistikave, nuk është rrudhur aspak, por përkundrazi ai është zhvilluar më shumë atje ku mjetet policore dhe juridike kanë qenë më të angazhuarat nga shteti, si në rastin e Francës. Shumë vende, me SHBA-të në krye, kuptuan se kanabisi kontrollohet më mirë me një tregti të kontrolluar nga shteti sesa me represion. Është i njejti konstatim që po bën Europa sot dhe me valët e emigrantëve ilegalë. Ata nuk do të përmbahen me tela me gjemba siç po e bën Hungaria, por me vendosje rregullash. Të gjithe të hyjne e më pas të seleksionohen vetëm azilantët që u largohen luftrave dhe konflikteve. Këtë analizë serioze prisja nga Mero Baze, se përse dështoi represioni në Lazarat kur sot me dhjetëra Lazaratër të tjerë po lulëzojnë në mbarë Shqipërinë. T’ia faturosh këtë dështim të qeverisë Koço Kokëdhimës është groteske. Shqipëria ra në një kurth që vetë Kokëdhima e nuhati i pari: represioni vetëm provokon më shumë informalitet te njerezit, por dhe më shumë korrupsion te vetë agjentët e represionit. Edhe më karikaturale bëhet analiza e Bazes, po ta vësh atë përballe deklaratave të vetë Kokedhimës. Ai nuk është prononcuar kurrë në favor të legalizimit të kanabisit përtej një kuadri tepër të qartë e kufizues për qëllime mjekësore që mund t’u shërbejë shtetasve të sëmurë për kurim dhe Shqipërisë t’i hapë tregje fitimprurëse ndërkombëtare. Nëse njerëzit që paska takuar Mero Baze u frymëzokan nga ky qëndrim i deputetit Kokëdhima për të justifikuar trafiqet e tyre të kanabisit, është njësoj sikur të njëjtete të fillonin e të merreshin me trafik armësh meqenëse qeveria ka legalizuar, dhe prej shumë kohësh, tregtinë e armëve jashtë shtetit. Mero merr për budallenj ose lexuesit, ose njerëzit që ka takuar, ose Kokëdhimën ose të gjithë këta njëkohësisht.
Një demarsh i mirëfilltë gazetaresk lyp të mos interpretosh çfarë ka dashur të thotë i inkriminuari (në këtë rast Kokëdhima), domethënë të mos i bësh atij një “proces qëllimesh”, por të shkosh në burim të asaj që ai ka thënë. Duhet cituar fjalë për fjalë ajo që ka thënë Kokëdhima mbi kanabisin në mënyrë që lexuesi ta krijoje vetë bindjen e tij, nëse thëniet e tij nxisin vërtetë për kultivim e trafik ilegal kanabisi. Nga një kërkim i shpejtë në internet që Mero mund ta kishte bërë rezulton se hera më e freskët kur deputeti Kokëdhima është shprehur publikisht mbi kanabisin, daton më 23 korrik 2015, në një fjalim që ai ka mbajtur në kuvend si një replikë që ai i bënte opozitës. Po riprodhoj fjalë për fjalë pjesë nga ndërhyrja e Kokëdhimës, në respekt te lexuesit që nuk i nevojiten komentet, por burimi origjinal. Nuk do ta çoja provokimin deri aty sa t’i rikujtoj lexuesit se Kokëdhima po i drejtohet Berishës, jo Bazes. Po është tamam sikur … Kjo pak rëndësi ka para imperativit që e vërteta e Kokëdhimës mbi kanabisin duhet të dalë ditën me diell në mënyrë që t’u ndalet pena atyre që vazhdojnë e bëjnë ende tregti gazetash, duke servirur travestime të fakteve. Kokedhima dhe kanabisi, ekstrakt i fjalimit ne Kuvend “Unë e kam përshëndetur me vetëdije të plotë Policinë e Shtetit për të gjithë luftën e pakompromistë ndaj ekonomisë kriminale të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike në Shqipëri. Asnjëherë nuk i kam ftuar shqiptarët të sfidojnë ligjin. Unë s’kam folur për atë ekonomi kriminale që lulëzoi në kohën e Sali Berishës. Unë kam folur për të ardhmen, kam folur për ndërtimin e ekonomisë nën kontrollin e plotë të shtetit dhe monopolin e shtetit mbi ekonominë e kanabisit. Kam folur, për kanabisin mjekësor, industrinë farmaceutike të kanabisit, që i ndihmon njerëzit…
Gjysma e SHBA-ve e kanë legal kanabisin mjekësor. E ka legal Izraeli, Franca, Suedia, Danimarka etj. Pse duhet të kemi hezitim të diskutojmë! Sot del Saliu ose ndonjë si Saliu dhe thotë se deklaratat e mia i duken kriminale. Si do të dukej sikur një personalitet politik në Angli, SHBA apo Evropë do t’i thoshte sot njërit prej shumë personaliteteve të shquara të botës, të cilët lobojnë për kanabisin mjekësor, se mendimet e tyre do t’i dukeshin kriminale? Unë kam kërkuar zotërinj, jo legalizimin e kanabisit narkotik në kuptimin që shqiptarët të bëhen dru, por kam kërkuar që legjislacioni penal për përdoruesit e kanabisit të jetë i arsyeshëm, e të mos ndodhë që një përdorues kanabisi të ndëshkohet si trafikant që trafikon droga të forta…Me 5 vjet burg duhet dënuar një trafikant dhe jo një person që pi një cigare hashash. Edhe Italia është në rrugën e legalizimit të kanabisit. Edhe atyre 250 deputetëve të Italisë, zotërinj, do t’u thoni se kanë mendime kriminale dhe duhet të ngrihemi t’i dënojmë! Ekonomia e kanabisit sot në botë është një ekonomi miliardash. Këto janë fakte, nuk janë sajesa të miat. Zoti Berisha është thjesht një shpifës që përpiqet jo të vërë në dukje pikat tona të dobëta, por të bëjë pis çdo gjë, çdo punë të mirë, çdo mendim të mirë, çdo ide të mirë.”
Kjo është i dashur Mero e vërteta legale se cili është qëndrimi i Kokëdhimës mbi kanabisin, që, për hir të së vërtetës ti duhet ta kishe botuar “in extensio” në gazetën tënde. Duhet preferuar gjithnjë origjinali ndaj kopjes dhe thashethemeve që lëshohen lart e poshtë. Ashtu siç ne preferuam të dëgjonim versionin tënd origjinal kur shpjegoje arsyet përse u divorcove me Berishën pas një idili të gjatë. A e imagjinon mëkatin që do kishim kryer ndaj teje po t’i kishim dhënë ndonje kredit thashethemeve “të frikshme” që qarkulluan mbi sagën tende “hors normes” me ish-shefin e PD-së?
Po, mor Genc, po,”qenı leh,aty ku han”, prandaj jepı vllaı..ham…ham…ham. Ky monster qe eshte ı drogum dıt nate,ka per ta gremıs Edı Ramen shume shpejt…ham…ham….ham…
Per ke e ke fjalen “zeni afezi” ??????
po qe per pune te drogumi Rama ja fut Kokedhimes ti zeno pranaj nuk ja ka friken.
Zeni Afezi! qenke dhe e beke mire si qen!.
Po shok! Si do benim pa Salun?
koco kokedhma si cdo qenie njerezore gabon ,por per kanabisin ,ceshtjen e pronave ,menyren e zhvillimit te vendit ,mbrojtjen e teresise teritoriale te kultures e dinjitetit te kombit eshte besoj une ne nje ze me shumicen e shqipetareve, te gjithe mund te ngrihen e te kritikojne kocon per gjera qe ai i koncepton ndryshe por jo per gjera themelore qe u bejne mire shume njerezeve,mire eshte te clirohemi nga urrejtja e te shkojme drejte bashkejeteses qytetare ti perdorim energjit per zhvillim e progres asnjehere per sherr percarje e regres,varet si ipenjohemi ne drejtim pozitiv o negativ keshtu krijojme vlera te vyera ose te urryera ,e dime te gjithe se te prishesh eshte rruga me e lehte ndersa veprat e bukura kerkojne shume ,shume pune mendim e sakrifice ,dhe gazetat e media me shume ti kushtohet punes vlerave te mira te saj
Shoku Xhemal!
Ju ose nuk e njihni Kokedhimen ose jeni mercenar i tij.
Ai qe ju e mbroni me kaq perkushtim dhe pa argumenta ka qene para demokracise nje funksionar i larte dhe i devotshem i Partise dhe xhaxhit Enver. Kaq i besuar ka qene sa ne fillimet e demokracise ka qene nje nga personat e pushtetit te athershem, qe ka marre para (USD) nga Partia meme me te cilat bleu me cmime qesharake prona shtetrore.
Ky kapitull i parave te shperndara tek disa persona ne vitet 90-91, eshte nje ceshtje qe duhet hetuar per te gjithe perfituesit, sikurse dhe blerja ose me mire vjedhja e pasurise se “perbashket” per dy aspra dhe me para te paligjshme. Pyete pak Kokedhimen, sa e bleu Nd/jen e Frigoriferave ne Durres.
E gjithe kariera e “suksesshme” ne bizneset e Kokedhimes, fale edhe katapultimit te paligjshem fillestar, eshte e mbeshtetur ne maredhenie te dyshimta me qeverite perkatese, qe sikurse dihet nuk mund te realizoheshin pa mashtrime, korrupsion, vjedhje dhe dallkaukllek politik.
Nese shteti funksion, le ti behet kontrolli i pasurise dhe bizneseve te tij.
E fundit, meqe edhe ju sh. Xhemal e keni per zemer dhe armen me te forte qe keni perdorur per te shtjelluar apologjine “mbreselenese” ne mbrojtje te Kokedhimes, si ka mundesi qe nje ish komunist i flakte, enverist i devotshem, te konvertohet brenda nates ne demokrat, te pasurohet duke rrembyer parate e popullit dhe njekohesisht te privatizoje dhe strehen e fundit, patriotizmin?
Vetem nje hipokrit, dallkauk dhe mashtrues mund te jete i tille.
Ore Oldman, që ke replikuar me Xhemalin dhe e ke bërë telef dhe, sidomos, kur i je drejtuar me titullin “shoku”, që sipas modës së sotme medemek antikomuniste, përdoret nga dallkaukët dhe pushtat e njëqind e një flamurëve, si fletrrufe, për të damkosur armikun e klasës të rradhës, si të deklasuar, si të majtë, si të prapambetur a si nostalgjik të së shkuarës.
Në fakt, gjykuar nga përmbajtja, nga fjalori dhe nga stili i komentit tënd, ti me siguri je, “shoku Oldman”, në kuptimin që ti e përdor fjalën “shok”, kurse Xhemalit, nisur po nga pëmbajtja, fjalori, kultura, edukata dhe vetëpërmbajtja e komentit dhe kritikës që i ka bërë Meros, i takon t’i drejtohemi me titullin “zoti Xhemal”.
Ti more “shoku Oldman”, si njëherë moti “shokët” në fuqi apo si shefat e kuadrit që posedonin dosjet biografike të njerzve, apo si të frikshmit e sigurimit që përgatisnin dosjet për arrestimin apo internimin e Koçove, Merove apo Xhemalëve, nuk je marrë as me thelbin e akuzave sistematike të Meros ndaj të ndaj Koços, as me thelbin e replikës së Genc Burimit ndaj akuzave të pa argumentuara të Meros ndaj Koços dhe, sidomos, me që po replikon me Xhemalin, as me thelbin e qëndrimit të Xhemalit ndaj këtyre debateve.
Tipikisht, more “shoku Oldman, ashtu siç nuk i ka hije një “burri të vjetër” si ty, që pretendon të jetë “zotni”, je marrë me biografinë e Koços, me akuzën dhe hamëndësimin se ai, Koçoja, sikurse çdo biznesmen i sukseshëm në Shqipëri na thuake ti, paskësh pasur marrdhënje të dyshimta(korruptive, hajdutllëku, dallkautllëku etj) me çdo qeveri dhe se ka përvetësuar paratë e popullit brënda një nate dhe, pale, na përvetësoka dhe strehën e fundit dhe u bëka edhe patriot.
Tipikisht, more “shoku Oldman”, ky është një mentalitet prej “shoku”.
Ka shumë të ngjarë që Meroja ta censurojë këte koment që po dërgoj, siç ka ndodhur disa herë në të shkuarën, megjithse duhet të pranoj ndershmërisht se Meroja është në pararojë të botuesve për hapsirën qe u lejon komentuesve kritikë të aspekteve të ndryshme të qëndrimeve publicistike të tij apo opinionistëve të tij.
Dhe më duhet ta përgëzoj Meron për këtë dritare të lirë të mendimit ndryshe.
Por, për disa çështje delikate ku Meroja noton në ujra të turbullta dhe të dyshimta, apo për disa sulme jo parimore, madje “ad hominem”, që Meroja zhvillon ndaj personave të veçantë, si armiq personalë që, kush e di përse dhe se si, i kanë dalë Meros në udhëtimin e tij si biznesmen apo si publiçist, censorët e Tema-s, sigurisht me porosi të Meros, janë të kujdesshëm dhe nuk të falin.
Pikërisht në kuadrin e këtij debati, pata dërguar një koment shumë kritik, por tërësisht brënda etikës dhe fjalorit normal, për editorialin e fundit të Meros për Koço Kokëdhimën.
Thelbi i komentit tim mund të përmblidhet kështu:
-Sulmet e Meros ndaj Kokëdhimës janë personale, si konflikt interesash.
-Këto sulme janë të stisura, me akuza dhe hamendësime të paprovuara.
-Epidemia aktuale e kultivimit të hashashit nuk është për shkak të Koços
-Legalizimi i kontrolluar i përdorimit mjekësor dhe eksportit të
marijuanës është një rrymë në rritje në debatin botëror mbi drogat dhe
nuk e izolon Shqipërinë dhe është një risi që Koçoja sjell tek ne.
-Rreziku imediat për Shqipërinë nuk është Marijuana por janë: Çbërja e
Kishës Autoqefale Shqiptare si dhe aksionet permanente të Shtetit dhe
Kishës Greke me të dërguarin dhe të pranuarin e tyre Janullatos në dëm
dhe në tjetërsim të identetit etnik, fetar, gjuhësor dhe kulturor të
ortodksve shqiptarë në Shqipëri si dhe të emigrantëve shqiptarë në
Greqi.
-Qëndrimi i Kokëdhimës ndaj agresionit greqizues të ortodoksisë shiptare
dhe pretendimeve territoriale greke të Vorio Epirit është patriotik dhe
qëndron si karakollë shqiptare në zonën e Bregut dhe atë të Jugut.
– Ky qëndrim i Kokëdhimës, kontraston fort me qëndrimet e vetë Meros që,
kur vjen fjala të rreziku aktual greqizues i Jugut të Shqipërisë, tek
skandalet e ndërhyrjeve dhe veprimeve greke në çështjet e Shqipërisë,
pena e Meros zbythet, zbutet, i paraqet si çështje të vogla dhe të pa
rëndësishme, si keqkuptime që nuk u duhet vënë veshi, si nxitime etj.
Ndofta, po them ndofta, axhenda patriotike e Kokëdhimës bie ndesh me linjën publicisike të Meros për problemin grek dhe është në bazë të sulmeve të Meros ndaj tij?
Por që, pa asnjë dyshim, në këtë përplasje, censura e Meros është me e mprehtë dhe më syçelët se kurrë, selektimi i komenteve është dukshëm në favor sulmeve ndaj Koços, në përbaltjen e tij duke përdorur jashtë temës biografinë e tij.
Kushdo mund ta vërë re këtë, në komentet e selektuara këtu në përgjgje të shkrimit te Genc Burimit, ku dominojnë anti-Koçot dhe Mero-lavdëruesit.
Me shumë gjasa, ky raport i komenteve pro dhe kundër Koços, nuk do të ndryshojnë dot të vërtetën, të paktën në rolin antigreqizues të Koços në zonën e Bregut.
Eshtë ne nderin e Mero Bazes të ndalë sulmet, sidomos ato “ad homonem” ndaj Koço Kokëdhimës dhe të bashkojë penën e tij me qëndrimet e Koços për të përballur murtajën greqizuese të ortodoksisë shqiptare dhe të Jugut të Shqipërisë, me synim realizimin e Vorio Epirit.
Shoku Koco (Dritero)!
Te falenderoj per repliken dhe sidomos kohen qe ke harxhuar per te analizuar “permbajtjen, fjalorin dhe stilin” e komentit tim modest.
Pavaresisht se nuk i jep dot pergjigje pyetjeve te mija, me ke forcuar bindjen se “shoket” e Partise se dikurshme (sot “zoterij” biznesmene dhe te suksesshem) jane perseri ne fuqi deri sa populli ta dalloje rrugen e vertete te pasurimit me pune te ndershme, nga ajo qe zotrote ke ndjekur.
Sidoqofte, ke shume “shoke” ne te gjitha skajet e partickave tona.
Me bindjen qe ti me ke kuptuar, e bej kete sqarim per lexuesit e Temes:
Nuk kam qene asnjehere “shoku” sepse nuk ma pranonte biografia.
Shoku ose zoti Xhemal (si te kesh qejf)
Koco Kokedhima ka shume qellime te mira per Shqiperine ne çeshtjen e legalizimit te kanabisit.Qellimet….
Njerzit duhet te gjykohen nga veprimet dhe jo nga qellimet.
EDHE ENVER HOXHA QELLIMET I KISHTE SHUME TE MIRA KUR NDERTOI 750 mije bunkere dhe burgosi dhe syrgjynosi mijera shqipetare, ashtu si dhe Berisha i kishte qellimet e mira ne 1997, ne 1998 dhe vazhdon ti kete akoma dhe sot shume te mira per Shqiperine, po ashtu si Millosheviçi per qellime shume te mira deshte te çfaroste te gjithe kosovaret, po ashtu qellime te mrekullueshme ka dhe kryeministri Edi Rama per te bere shtet kur mijera shqiptare marrin arratine nga syte kembet nga kjo mrrekulli “shteterore”
Per qellime te mira nuk ua ha hakun kush.
Une vetem dua te dij perse Kokedhime nuk e ngriti kete problem para vitit 2013, por pasi erdhi ne pushtet?
Perpara vitit 2013 qellimet i kishte te keqia?
Dhe e fundit: Kanabisi do te legalizohet, duam apo nuk duam ti, une, MERO Baze e gjithe te tjeret.
DY bandat( me mire tre bandat) ne pushtet dhe opozite do ta lejone per ” TE MIREN” e shqiptareve dhe per xhepat e tyre dhe ne te tjeret qe grijme sallate neper gazeta do themi , duke pire kafe:-
KETA PO E çOJNE SHQIPERINE NE HALE TE GOMAREVE, me gjithe qellimet e mira te tyre.
Shkrim TENDECIOS (Tipik i natyres se shqiptareve)!!!
Te bie ne sy, ne fund te shkrimit, KERCENIMI i hapur qe i behet Mero Bazes:”Mos fol(shkruaj), se edhe ne dime-mund te flasim per ish/lidhjet e tua me Berishen”!
“Hesht, se dhe Ne (Koqodhima), do te nxjerre Fakte rreth lidhjes tende me Berishen dhe pse u Divercove”
Metode Kriminale. Autor pervers. Kamikaz i Koco Koke-dhimit.
-Zoti Baze,vazhdo rrugen tende. Je i vetmi Gazetar (ne Llumin shqiptar) qe ke te pakten shume perqindje Demokratike ne mendimet e tua.
Linja Juaj Politike, Mero Baze, te cilen ndjek pres disa vitesh, eshte e drejte.
Po ketu ne shqiperi bejne thirrje per revolucion per te permbysur qeverine e si ben pershtypje njeriu dhe po ben cudi thenia e nje deputeti per legalizimin e hashashit.Ka vite qe ne shume vende te evropes po perpiqen ta legalizojne hashashin dhe per nja 2 vjet do arrihet.Ata qe flasin me teper per kete ceshtje jane ministra e deputete dhe nuk e kuptoj cte keqe ka thenia e ketij Kocos ,qe me sa po lexoj ketu eshte edhe biznesmen.Mundet qe shqiperia te kete mundesi te ardhurash nga eksporti i canavis,te kete tregun e vet .
Keto relika me duken humbje kohe! Dihet qe ego-ja eshte ndjenja me e forte qe mbizoteron njeriun!”Djeg jorganin per nje plesht”thote populli!Une vecoj Mero Bazen si nje nga gazetaret me te mire! Prapaskenat nuk i di! Ne shqiperi nuk ka njerez me moral! Te gjithe kane bere nga nje prapesi!
Mero Baze mund te kete shume te keqia, por te pakten i le vend edhe mendimeve te kunderta me te. Kurse gazeta Shekulli eshte nje gazete kryesisht personale, qe nuk lejon asnje lloj komenti kunder frymes se saj “koco-iste” qe medemek po na paraqitet si patriot i madh, kurse ne fakt eshte nje lloj aventurieri qe fuknsionon gjithmone ne favor te tij, pa ju prishur gjiza per te tjeret. Ne kete skenografi te “virtuozit” Koco sic po na e paraqet Genci i Burimeve nuk besoj se ngjisin shume te “vertetat” “burimore”
Shume pak e dine se Kocua, si rezultat i potencialeve monetare qe ka grumbulluar nga puna me shperblim qesharak te puntoreve shqiptare (ndonse u qante hallin emigranteve qe paguheshin sa 5-fishi i rroges qe jepte kocua), edhe ne fshatin e tij po i debon dita dites bashkefshataret e tij duke ju blere shtepite tani qe kane vlere te ulet. Nje socialist, si p.sh Andrea Papandreu ne Greqine e viteve 80-90 ju dha fshatareve ne ishuj e gjekte kredi per ndertimin e objekteve turistike duke krijuar nje pasuri ne rritje te tyre, kurse Kocua ndjek nje politike te kundert, ate te nje afaristi qe nuk ka asnje lidhje me socializmin, u blen shtepite fshatareve ne nje zone turistike me vlera te medha. As qe behet fjale per te dhene kredi njerezve te thjeshte per te zhvilluar turizmin ne favor te popullsise, koncepti i tij eshte per nje turizem elitar, te perqendruar ne duar e manjateve si puna e tij. Vetem socialist nuk mund te jete nje tip i tille.
Nuk eshte faji i Meros qe kamera e nxjerr Kocon ashtu sic eshte, nje anti-socialist i rrezikshem per te ardhmen e nje PS-je socialiste. Dikush mund te me thote qe vete PS ne fakt ka shum pak gjera socialiste…
O KOCO , PERPARA DISA VITEVE POPULLI I FIERIT TE MBAN MEND SI NJERI I PARTISE DHE I PUSHTETIT, KOMUNIST ATEIST ME BRIRE,SEKRETAR I PARE I RINISE,ME PAS BISNESMEN POR QE NGA ATEIST FILLOVE TE RIJE NE RRESHTAT E PARE NE KATEDRALEN ORTODOKSE,DERI DIKU I LEPIHESHE DHE KRYEPISKOPIT ANASTAS. TANI JE KTHYER NE BESIMIN E LATINEVE,KATOLIK I THEKUR.MOS NDOSHTA TE GJITHA KETO LEVIZJE JANE VETEM PER INTERESA PERFITIMI?
Ky Genc Burimi i rri pronto burimit se ndryshe i pritet burimi e s’ ka ku pi uje… Degjo mor’ Burim. Nuk ka te drejte ai qe flet me shume, qe flet me gjat e qe flet i fundit, siç po ben ti…
Edhe Merua do beje gabim po te replikoje pas teje.
Koco ka lindur hajdut,u rrit mashtrues,dhe po plaket si shqiptar deputet,pra tip esat pasha.Asnjehere nuk e mbaj mend te vertete kete plakush deputet qe Noli thote”hallvaxhine e pame mbret”,cdo Kokevrima deputet ,i duhet Rames,Xhafes,Bregasit dhe Angjelit.Nje lagje me hajdute socialiste,Veliaj mund te adoptoje nje cerdhe me socialiste hajdute. Koco jepi para ,mos u ndal se ngopuri dhe vjedhuri,por njelloj eshte ,po te ishte PD nuk do te vidhte por do te grabiste,ky eshte edhe ndryshimi,vjedh PS grabit PD
Ne qofte se ky mendon se koco nuk e demton qeverine,e keshillojme te lexoje réagi met e qytetareve neper forums:do kuptoje ndoshta se ne krahasim mero eshte shume miqesor me koçon!…
Cdo veprim ka nje çmimin,e çmimin qe do paguaje nese qeveria eshte shume ma i halte se cka mendoni! Pazaret qe doni me na treguar per mer on na tregojne tash kush jeni e sa te guximshme do jeni!…po presim pra
Ky eshte komenti ma perfekt per keto 25 vjetet:vjedh PS,granit PD …e shqiptaret gjishtat ne bije!
O ti bithekiri i Koco bithekirit! Nuk eshte e vertete qe ne perendim deputeti i zones interesohet per gjetjen e vendeve te punes te elektoratit qe perfaqeson. Ne asnje menyre pranon ai/ajo njerez ne zyren e tij te dhene nga shteti si anetar i parlamentit qe eshte per t’u ofruar atyre pune. Do ishte nje rast flagrant i “blerjes” se votuesve. Deputeti i nje zone eshte thjeshte zeri perfaqesues i asaj zone dhe kaq. Ai ka si detyrim moral te ngreje zerin ne parlament per mireqenien e zones ku eshte zgjedhur. Jane vendimet e qeverise pastaj ato te cilat krijojne kushte punesimi per zonen e caktuar dhe nuk jane ne doren e deputetit te zones. Kaq eshte e gjitha. Mos abuzoni me te tilla lojra fjalesh. Kocos i duhet hequr mandati per nje abuzim te tille qe ai ben me postin qe ka. Aq me teper qe zyrat e tij te punesimit jane te mbushura me predatore seksuale qe u kerkojne mamave te bejne seks treshe me te bijen minorene per nje vend pune. Aq me teper qe Koco bithekiri, ne vend qe te kerkoje te falur, ngrehet dhe perdor te gjitha fuqite e tij dhe aparatin e tij mediatik per te hedhur balte mbi viktimen.
Edhe kanabisin e kerkon ta legalizoje sepse i duhet te zbrase ato magazinat me thase qe i ka te mbushur me ate bime, jo se po i ha barku per vendin. Ai nuk do donte kurre qe kanabisi te legalizohej per kedo qe do deshironte te merrej me kultivimin e tij por vetem per ate vete dhe kompanite e tij ne menyre qe ta kishte monopol. Ka te drejte PD qe e quan Kocon beun e Jugut.
Ja, ky eshte Koco/Koqeja yt i dashur qe te hedh nje kocke te lepish sa here ti shkruan pro tij. E kane mbytur shkerdhatat si ti ate vend dhe nuk e lejne te beje perpara.
-Ky Koqoja qe thoni ju eshte nje Biznesmen vemjan qe ha çfare ti dale para…
Pa skrupuj, pa turp dhe i “çilter ” deri ne peshtirosje…
Pashai i Jugut me plote kuptimin e fjales, demon si Ali Tepelena dikur motit me Ofiqe te shpallura e te pashpallura nga SulltanRama eshte Vrima e Zeze e Jugut.
-Gllaberues i pangopur ne çdo Regjim e ne çdo ngjyre, Vizjonar Elitar Pashalleku me Lista pa fund punesimi Sejmenesh e Hankosh qe kundrejt nje çmimi “modest” per “ata lart” se “une nuk dua gje”…po shkelqen me filozofine e fundit te tij.
-Kukullat e Bashkive te sapo “zgjedhur” po vegjetojne nen tutelen Kokedhimjane , po presin sugjerimet dhe emerimet e Vezirit te madh per te filluar pune.
-Erdhi Dita per Koqon te beje te Bardhen te Zeze pa ju dridh qerpiku…JANE DITET ME TE ZEZA PER JUGUN…HAROJENI KOHEN ME DIELL DHE DITEN ME DITE…KA VETEM NATE DHE ERESIRE…DHE FLLIQESIRE.
Se harrova dicka qe me ka bere teper pershtypje, imagjino sa edhe ministrat “e zones” kerkon te raportojne para tij!!! Njehere se cdo te thote “ministrat e zones” kete vetem Koqeja e di por ndoshta e ka fjalen per ata ministra qe vijne si perfaqesues te partive te atyre zonave. Gjithsesi, ku eshte pare e degjuar qe ministrat, ose me sakte qeveria, te raportoje para nje partiaku apo edhe deputeti?!! Po sikur te ishte nje deputet i thjeshte Koqeja a do ta kerkonte nje gje te tille? Apo meqe ndjehet si beu i Jugut dhe prandaj i duket se e meriton nje pushtet te tille edhe mbi qeverine?!
Jo vetem ti o Genci, por asnje nuk ka bythe ti beje replike Meros. E para se ti je nje bythlepires, ves i justifikueshem per te rritur kalamajt ose per ti blere dashnores tanga. E dyta dhe kryesorja eshte se Kush i tha Kokedhimes dhe ty qe gjysma e USA-s e ka legalizuar?! Edhe nqs se jo vetem gjysma , por e gjitha e ka bere pyetja ime eshte;
Nuk ju vjen turp o trushkulur qe krahasoni veten me nje vend te tille …. Ju akoma nuk dini cfare eshte marjuana dhe flisni per legalizim. Ketej ajo eshte perdorur para 200 vjetesh. Dhe sot as Profesoret e Harvardit nuk po vendosin dot cfare te bejne, ndersa ti me thua Koçoja biznesmeni nuk ka thene gje… Ik o gomar por prit kur te te pergjigjet i zoti punes qe tu degjeneroi fare
Nuk i biet fyellit me një vrim
Une jetoj en Gjermani por nepermjet Temes dhegazetave te tjera online i njoh deri diku problemet politike sociale dhe te sigurise kombetare te atdheut tim.
Problemi me i madh qe perballon Shqiperia sot eshte korrupsioni ne qeverisje ne te gjitha nivelet dhe parcarja e popullit shqiptar mbi baza fetare dhe krahinore (Veri/Jug). Nga kjo pikwpamje ne median shqiptare, deri sot, pervec thashethemeve, nuk ka dale asnje fakt qe do te na lejonte qofte edhe te dyshonim se Koco Kokedhima eshte perfshire ne korrupsionin e qeverive shqiptare te 25 vjeteve te fundit.
Por Koco Kokedhimes askush nuk mund t’i mohoje atdhetarine e tij. Boll te kujtoj perpjekjet e tij per reformen administrative ne rajonin e Himares, ne saje te se ciles iu dha grushti me i fuqishem qe kemi deshmuar deri sot synimeve antishqiptare per te stisur nje minoritet grek ne Himare (lexoni edhe shkrimin e tij plot atdhedashuri te disa diteve me pare per kishen e Dhermiut).
Te te gjithe ne ka gjera per te na kritikuar, dhe Kocua nuk mund te beje perjashtim. Ne kete kuptim Tema dhe cdo gazete tjeter mund te kritikoje pa fund dhe ben vetem mire.
Por ne kohen tone kur detyre themelore eshte bashkimi i tere shqiptareve te se djathtes e te se majtes e te qendres, le t’i kushtojme pjesen me te madhe te energjive tona kesaj detyre e me pak problemeve anesore si droga etj.
Me qe ra fjala, edhe une jam ne nje mendje me Kocon per ligjerimi e mbjelljes se kanabisit ne Shqiperi deri sa shume vende te BE, duke perfshire tani se fundi edhe Italine, e kane ligjeruar perdorimin e saj. Sepse mosmbjellja e kanabisit ne Lazarat nuk do ta pakesoje perdorimin e ligjeruar te tij ne Hollande dhe ajo qe tani nuk mbillet ne Shqiperi do te mbillet ne Greqi, Itali ose dhe ne Kolorado e ndonje shtet tjeter po nuk Shqiperi. Ajo qe ndryshon eshte vetem fakti qe ato pak te ardhura qe hynin ne Shqiperi do te futen ne nje vend tjeter.
Detyra te shumta ka perpara qeveria e sotme socialiste si rezultat i problemeve te grumbulluara gjate nje cerek shekulli. Po une mbi te gjitha detyrat ve bashkimin kombetar dhe sigurine kombetare.
@tenderness, Genci Burimi ne rolin e refugjatit gjermon
Kete te mire ka Tema qe lejon edhe komentet qe nuk ndajne te njejtat pikepamje me ato te redaktorit te saj. Se po te komentoje dikush tek Shekulli juaj nuk botohet komenti po nuk qe ne vije me theniet e Koqes. Nuk eshte nevoja te paraqitesh si refugjat qe e sheh situaten nga jashte e qe mundohesh te na prekesh ne thember se gjoja na qenke patriot dhe na e do te miren. Dhe krejt ashtu rastesisht na paske qelluar ne nje mendje Koqen ne lidhje me ceshtjen e kanabisit. Dallohesh 1 km larg qe je vete ai qe ka shkruajtur editorialin. Ik or mi arash keput zverkun, robt ty e Koqes e te gjithe propagandisteve te tij.
Tenderness,po te themi qe Kocoa ndertoi pallate 8 dhe 9 kateshe ne Himare, do te thuash qe mire beri kur ligji bashkiak lejon deri ne 4 kate.Po te thuash qe ndertoi hotelin ne Qeparo mbi fushen e sportit te fshatit dhe 15m nga deti,do te thuash mire beri.Mund ta quash dhe atdhedashuri bravo
Cipini , po ty pse duhet te te besojme kur flet si ekspert juridik se ky nderton 8 – 9 kateshe apo ai ka hotel ilegal 15 metra larg detit etj? Eshte sikur une te them Cipini ka per dashnore Linden gruan e Rames. Ky eshte problemi yne, qe secili ia fut siç ja do trapi pa dhene mundesine me te vogel te verifikimit; Po nejse o ti Cipin, se fundi i fundit nje çatist i thjeshte je dhe mund te tregosh si anonim qyfyre pas ekranit; Po Mero Baze eshte personazh publik; ate i kerkon Genc Burimi,qe mos te leshoje broçkulla pa i verifikuar dhe argumentuar sepse bie ne sulme personale; a i ke numeru sa shkrime i ka bere Mero Kokedhimes? ne parlament ka plot 140 koqe dembelash qe as i njohim dhe tredhin bishtin e gishtin gjithe dites, dhe i vetmi qe ben pak gjoja se punon, Kokedhima, e si rastesisht vetem me te do merret Merua. Ky quhet obsesion o vlla.
Robi.Te falenderoj per pergjigjen. Ato qe thashe jane te verteta skam cfare te verifikoj Kembengul sesht per ti thurur hymne kocos
O Genc gjitheshka mund te jesh duke filluar nga servili deri tek “Bedeli” vetem burim nuk mund te jesh. Mero eshte nje gazetar e analist shume realist e i ekuilibruar. Sa per Kocon eshte treguar modest. Ajo cka thote Merua eshte vetem Maja e aisbergut.
Nuk arrita ta kuptoj mire une, apo Koco Kokedhima e quan sulmin e policise mbi Lazarat deshtim?
“T’ja faturosh deshtimin e Qeverise per represionin ne Lazarat, Koco Kokedhimes eshte grotekse”, lexojme ne kete shkrim, qe eshte botuar se pari ne gazeten e Koco Kokedhimes.
Pra, ceshtja e menyra e zgjidhjes se Lazaratit, qe eshte propaganduar si nder sukseset me gishta te njeres dore, per Kokedhimen rezulton deshtim!
Nuk dua ta besoj, por me kete kendveshtrim, por edhe me, se paku, besimin se Doshi nuk do perzihej nga vatha e deleve mavi, per te mos permendur premtimin e guximin e tij se do ndermjetesonte me Pirro Dhimen per problemet ne fushaten per Bregun, provojne tezen se Koco jo rastesisht nuk ka qene prej kohesh ne radhet e Partise Socialiste…
Sa per pengimin e gjoja “armeve kimike” dhe formulimet e tjera psh, “toka e shqiperise eshte e shqiptareve dhe vendimet ne te i marrin shqiptaret”, ta merr mendja qe jane izolacioniste. Njeri i konsideron negative, tjetri pozitive, varet nga syri i jetes qe ka bere, por ne nje bote te hapur, si e sotmja, s’ka me kuptim te besosh dhe aq me pak te kerkosh te respektohen simbole te tilla.
Se, po sikur gjermanet apo greket apo italianet, te kerkojne po kete nga shqiptaret e merguar atje, si do benim?!
Mu kujtua qe per ca kohe “hajdarit” i thonin Genc ne Tiranen e bordures biblike kur tre musketeret e rinise komuniste, Kokedhjerima, Fatmir Xhafa dhe Luan Bregasi benin fletrrufe kunder shfaqjeve te huaja po nejse..kohe e shkuar
Kryeministri i Jugut KK dhe kronisti i tij Genc (hajdar) duke mos pasur asnje vlere vete, merren me argumentat e Meros. Po as dhe nje te vetem qe te pakten ti veme ne kandar dhe te shohim kush ka te drejte. Diare kronike e llapes.
Me fal O Koco,pse nuk merr dhe Dash pezen dhe Mziun e kamzes dhe formoni nje parti te re me 3k,Bregasi me Veliajn po adoptojne nga nje cerdhe hajdutesh,Rama po zgjith problemet e Europes dhe xhepin ja ngroh mamaja e veliajt.Koco si gjthmone edhe kur mereshe me rinine ishe mashtrues,Mziun beje mik dhe mbill sa te dush hashash ose koqe,Dash Peza eshte deputet i shquar ne fushen e pastrimit te rrugeve se e mesoi ne USA tek djali i Abaz Kupit,ka dhe dipllome kolegji ,njelloj si Mziu,Veliaj,Muli i PD….Jepi Koco dhe na ruaj Shqiperine
Po çi nxirrni keto fetyra qe nxine nga te kater anet, ndonse mburrej dje qe shqiperin e drejtojne kater “burra” te parin vinte berishen te dytin ramen, meten dhe vehten, tani thote se shqiperine e drejtojne tre “burra” Une’ pra kjo fetyra, rama e meta. Duhet besuar seriozishte kontributi ketije birbos,vetem nga rezyltati se si shkojne punet e shqiperise. Ne kete mazhorance te rradhes te habit bashkejetesa e ish zv/ministrave te shtepise me “gjethe” Ilir Mustafaraj dhe ketyre drejtusve te komitetit qendrore te rinese komuniste me anti-komunintin rama ?! Prandaj ky stan kete bylmet do kete.
pretendoj nga zoti kokedhima nje liber autobiografik. si erdhi dmth nga mbiu si u rrit ku u rrit dhe cili eshte sot. per te gjithe lexuesit e temes dhe me gjere eshte detyrim. faleminderit!!!
Per Kokedhimen shko e pyet popullin e bregut ,ose let te behet referendum i gjithe popullit te bregut te shohesh sa i mire eshte zoti koka .Referendumi dom ta japi me pak se 30perqind pro tij dhe 70 perqind kundra ,jo per perkatesine partiake por per personin.
Kokedhimi eshte plehra me ndotese ne kete vend, dhe eshte fatkeqesi per vendin dhe turp per socialistet qe s’guxojne te mbrojne dinjitetin e tyre para dhenies me koncension tere jugun ketij komunisti qe spiuni qe ka burgosur njerez pa fund me fleterrufete e spiunlleqet e tij.
Rilindja e ka barazuar gjithcka me Kocon, pra ketu Koco eshte bere dhe ideolog, dhe ekzekutiv, dhe pronar i gjysmes se vendi.
Bravo Edi Rama per rilindjen qe po sjell ne kete vend.
Ne qofte se ky mendon se koco nuk e demton qeverine,e keshillojme te lexoje réagi met e qytetareve neper forums:do kuptoje ndoshta se ne krahasim mero eshte shume miqesor me koçon!…
Cdo veprim ka nje çmimin,e çmimin qe do paguaje nese qeveria eshte shume ma i halte se cka mendoni! Pazaret qe doni me na treguar per mer on na tregojne tash kush jeni e sa te guximshme do jeni!…po presim pra!
Tende mes.Mendoje qe je mes njeri .Nuk di asgje e flet kot.Kur nuk e njeh koco badakciun, mos shkruaj. Kur lexojme komentin tend mendojme se je Koco. Shoku koco eshte aq negativ njeri sa qe nuk mund ta pershkruash dot figuren e tije.