Prej muajsh çmimi i lartë i naftës në Shqipëri, është kthyer në një çështje të nxehtë debati.
Pas përgjigjies së disatë sot të kryeministrit Edi Rama për këtë çështje, faqja Nisma#Thurje ka replikuar me të, ndërsa ka paralajmëruar se do të nisë protestat duke nisur nga e shtuna, për çmimin e naftës.
“Z. kryeministër,
Kjo është hera e fundit që ne po të përgjigjemi virtualisht në lidhje me justifikimet pa vlerë që ti nxjerr sa herë që flitet për taksat e larta të naftës dhe çmimin e saj më të lartë në rajon.
E fundit sepse kemi vendosur qe komunikimin që nga data 5 shtator ora 18:00, ta kemi aty poshtë dritares së zyrës tende. Do të vijme të ta themi nga afër se po shohim që nga interneti nuk na kupton.
Na prit!
Tani për të të sqaruar për budallallëkun e madh që e tund si argument, që gjoja Shqipëria ka çmimin e naftës më të lartë në rajon, sepse gjoja kemi të integruar Taksen e Qarkullimit, kur vendet e tjera s’e kanë.
Po të marrim për shembull Maqedoninë.
Në Maqedoni ligji nr.20091182257, datë 28.09.2009 përcakton të vetmen taksë që ka Maqedonia për qarkullimin e automjeteve.
Dhe ajo që përcakton ky ligj është që Taksa e Rrugës (kështu e quajnë ata në ligj) është e përcaktuar dhe paguhet një herë në vit dhe ka tarifat që i sheh te fotoja bashkangjitur.
P.sh. një makinë me motorr 2500 cc në Maqedoni paguan në vit 2040 denarë, ose 34 euro.
Vetëm këtë! Nuk ka as Taksë Qarkullimi tek nafta, as Taksë Karboni tek nafta, asgjë.
Kur bën kolaudimin e mjetit, një herë në vit, maqedonasit me makinë 2500 cc paguajnë 34 euro dhe gjithe vitin e blejnë naftën më të lirë, sa gjysma e çmimit në Shqipëri.
Në Shqipëri, bazuar ne ligjin 9975, datë 28.07.2008, ne shqiptaret paguajmë:
-Taksën e Makinave të Përdorura (ish-Taksa e Qarkullimit) një herë në vit, sa herë që bëjmë kolaudimin e mjeteve.
Kjo është e njëjtë me Taksën e Rrugës që kanë maqedonasit, por ne e quajmë ndryshe, ata ndryshe.
Dhe për një makinë me motor 2500 cc, vit prodhimi 2005, ne paguajmë 7500 lekë në vit, ose 53 euro.
Pra Maqedonia 34 euro, Shqipëria 53 euro.
Dhe… ajo që ke qejf ti!
MAQEDONIA S’KA ASNJE TAKSE TEK NAFTA!
Nuk ka më asnjë taksë praktikisht as për makinën dhe as për naftën (përveç akcizës, që edhe atë e kanë më të ulët se akciza jone. Shqipëria 0.28 euro/litër – Maqedonia 0.20 euro/litër).
Zero, nul, nothing, nada, niente, rien… si e do, në çfarë gjuhë e do z. kryeministër? Vetëm aq kanë!
Ndërsa ne kemi Taksë Qarkullimi tek nafta 27 lekë/litër dhe Taksë Karboni 3 lekë/Litër.
Pra të dyja këto aty nuk ekzistojnë fare. Ata dhe Taksën e Rrugës, që ne e quajme Taksa e Mjeteve të Përdorura, e kanë gjysëm për gjysëm me ne, akcizën e kanë sa 2/3 e akcizës që ne paguajmë dhe s’kanë më taksa, as Taksë Qarkullimi tek nafta, as Taksë Karboni, asgjë tjetër.
Prandaj mos fol më gjëra kot. Jo ata e kanë më veç, jo ne e kemi bashkë.
Gjithsesi të shtunën në ora 6:00 do të kalojmë andej nga zyra, mbase na dëgjon ashtu nga afër”, thuhet në reagimin e lësaj faqeje.
Kjo po qe eshte menyre te argumentuari te problemit.
Po a e dini, qe po nuk mori keto leke nga taksat e naftes, Qeveria Rama falimenton per 2 muaj?
Taksa te paguhet nga ata qe duhet te paguhet jo nga populli i thjeshte.
Eshte skandaloze kur ata qe bejne mbi 80% te fitimeve te brendshme te mos paguajne pjesen e tyre dhe tja zhvatesh popullit te shkrete.
Interesant kur cdokush bene kopetentin.
Taxa,e kesaj e asaj ,jo ne e kemi,ata nuk e kane.
E plote idiotesira qe te lene pa mend !
Po ka kudo taxa Carboni (smogu) ne Usa paguhet nje
here ne vit dhe kap vleren e 35 dollareve.Me kete shkone
ne sekretari State per ti bere mjetit regjistrimin e vitit
Edhe ketu paguan sipas mjetit vleren qe varjone nga
70 deri 150 dollare (ketu inkludet edhe taxa e rruges)
Kurse karburanti eshte i luhatshem ne funksion te tregut
Por asnje here nuk e gjene me pak se 2,5 dollare per gallone
ose kemi raste edhe kur per nje gallone(3,50 lit.)eshte paguar deri ne 4,5 dollare.Sot aktualisht eshte 2,7 dollare/gall.
Shtete te vecante brenda USA bejne edhe disa skema te tjera.
psh sot ketu me njoftim i eshte shtuar cmimit 50 cent,kjo per te perballuar rregullimin e disa rrugeve,por vetem per nje perjudhe 2 apo 3 mujore.Ketojane kontribute te komunikuara.Gjithashtu
nuk duhet lene pa permendur se nje drejtues mjeti paguan per
siguracionin e makines deri 180 dollare/muaj dhe sefuindi per cdo pagese te gjithe paguajne taxe per qytetin dhe taxe per shtetin.
Ndaj edhe rruget mirembahen,edhe sinjalistika funksionone edhe rregullorja zbatohet nga shumica dermuese.Atehere ju kopetentet
deri aty shikoni,deri ne Maqedoni? kur ne Internet do shfrytezosh
mjafte te dhena,nga vende te ndryshme.Cuditet dynjane qe diskutoni
Taxsat dhe nuk jepni qofte edhe nje sinjal te vogel per ate qe
shkateroji vendin-Informalitetin.Por se cme krijuat nje ide se edhe ju keshtu mund te kini mare Diplomen.Nejse mire eshte tju presi z.Rama dhe jam i sigurte se do dilni te befasuar nga vete
gjykimi abraziv dhe delirant i juaj.shendet.
Ku jeton ti ooo i zgjuar. Sot ne mengjez ne Dallas, Texas une e mbusha makinen me karburant. Nje gallon = $2.06. OK? Tani shko edhe meso se sa litra ka nje gallon. E sigurte qe ka me shume se 3.5 litra. Debil.
Faruk ,
kaq gjate sa ka shkruar ti duket qe qenke pa pune ne USA, ose te ka mbaruar benzina per te shkuar ne pune.
Tung.
O amerikan.
O shoku ti pagoje 150 usd ne vit dhe te duket normale. Po te ne vetem taksa e qarkullit eshre 27 leke/ liter + 3 leke/liter takse karboni. Pra une qe konsumoj rreth 120 litra me muaj me veture i bie te paguaj 120 leke ×30 leke ×12 muaj = 43’200 leke. Plus taksen qe paguhet te kolaudimi prej 75000 leke o bie mbi 50’000 leke ose me shume se 400 usd. Pra une qe nuk e perdor shume makinen, po ata qe bejne shume km apo kamionet? Pra i bie disa here me larte se edhe me USA apo jo. Mos be komente pa bere llogarite kyr nuk keton ketu. Pastaj te mos flasim per te ardhurat ku rroga te ne eshte 40’000 leke dhe ne usa 400’000 leke. A nuk vendosen taksat ne raport te drejte me te ardhurat? Apo duhet me e mbyt popullin vetem pse ne nuk reagojme?
Po sa litra ka galoni more Faruk?
I bie litri 60-70 lek…
Pa diskutuar nivelin e pagave ne USA.
O Faruk o rropsolluk,Ne c,fare vendi te Amerikes jeton ti qe e paske kete taxen e smokut,se une qe jetoj ketu nuk kam ndegjuar noj her.Ti qe akuzon te tjeret per mos dije, ti je kokrra e kastrakungullit. Ik thyej qafen e merru me noj pune tjeter se te kan ra zorret ne tru. Te ka kap noj Alzhemires disease and you have no idea what are you saing. dumb ass…
Bravo. Ju pergezoj per shkrimin dhe argumentet e sjella nepermjet ti. Po fajin nuk e ka kriemisiri, atij keshtu i thone e ai keshtu thote, ai volejboll di te loze.
T e gjithe te sheshi diten e shtune, ta mesojme kriemisrin te flase vete e jo ci brockollisin te tjeret
nje krahasim shume i ceket I taksave te maqedonise me te shqiperise ky! jeni marre vetem me nje lloj takse, por harroni qe maqedonasit kontribuan vjet ne arken e shtetit gjithsej taksa e tatime sa 35% e PBB-se. Ndersa ne shqiptaret vjet kontribuam sa 26% e PBB-se, dhe parvjet sa 24% e PBB-se – niveli me I ulet ne Europe!!!
Ate periqndjen tjeter Rama te shkoi ta marre atje ku i takon, te bizneset e Kocos, Zamirit, Irfanit, Vilmes etj. Se deri tani ata vetem per dasmen e Erit dhe ditelindjen e Likes kane paguar. Ndersa per buxhetin e shtetit vetem gishtin e mesit kane dhene.
lobi i boseve te karburanteve e ka zene per loqesh shalegjatin. boset e karburanteve fitojne, shteti fiton nga taksat e karburantit, qytetari i thjeshte e ha ne sume edhe nga boset e karburanteve edhe nga shteti. por ama kuponin tatimor e marrin, dhe fshijne bythen me te.
Sapo pashe se sot ne France 1 liter nafte kushton 1,0868 euro = 152 leke.
Po te kemi parasysh nivelin e jeteses, cmimi qe paguajme ne Shqiperi per naften, ne raport me pagat, i bie qe nje francez ose italian te paguje 1 liter nafte = 11 euro.
Besoj se e merrni me mend se cfare do te benin francezet me kete cmim te naftes?
sot u furnizova me benzine dhe duke patur avantazhin e ulet te fucise me nafte ,e kam paguar 1 liter benzine me 60 cent ose me 750 lek te vjetra/ liter
Te pakten mund te shohim anen pozitive te kesaj qeverie,qe njerezit mund te protestojne pa frike,dhe per nje arsye shume forte ashtu sic eshte dhe cmimi i karburanteve.Ne kohen e Sali Bishes,nuk behej fjale per te tilla protesta.Uroj qe te degjohen keto kerkesa nga ana e kryeministrit,dhe ky te mos vazhdoje ne rrugen kokeforte mafiozo-fashiste te vampirit Sali. Shume premtime i beri gjatoshi,por akoma nuk po shohim ndonje ndryshim serioz.
Berishes hic nuk i shkruanim gjera neper gazeta e fb rregullisht ne fakt …
Kryeministër ësht për ikonat dhe disa piktura
Francezi nuk eshte dele.Ne edhe dele edhe mburremi se jemi dele.Ndaj e meritojme kete polarizim te frikshem.Deri kur? S dihet po nje dite do plasi.Mine me sahat eshte.
Shyqyr se duhet te shkundet gomari.
Po shyqyr o, qe do mblidheni pa ju bere thirrje partia. Po qe keshtu po vijme edhe ne.
Por kujdes, se mos na vjen edhe Sala me Lulushin. Sepse ishin keta qe shpiken taksen e qarkullimit tek cmimi i naftes.
Keta ishin qe shpiken taksen e qarkullimit tek nafta, taksen e karbonit, taksen vjetore te mjeteve e ngriten a thua se po bleje makine te re (dhe e pergjysmuan nje muaj para zgjedhjeve), e sa e sa taksa te tjera.
Po mendoja, po MJAFT-i cmendon per keto probleme, a nuk mendon dhe MJAFT se i duhet thene mjaft abuzimeve te tilla dhe te dali te protestoje? Dhe nderkohe thashe po vizitoj nje here faqe e MAJFT ne internet te shoh listen e aktiviteteve, dhe e fundit e publikuar daton ne shtator 2014, nje 3-4 ne 2013 dhe vura re qe kishin qene jashtezakonisht aktive nga 2012 e tutje. Ndoshta ata qe marrin rrogen tek MJAFT levizin ne kembe por prape ko nuk duhet ti pengoje te solidarizohen me ata qe zoterojne nje mjet dhe qe e paguajne karburantin sikur po blejne diamant. se kuptoj se si dhe me cfare paguhen rrogetaret e MJAFT kur kane fiks nje vit pa bere asgje per komunitetin pervecse duke qene batalion i erion velos ne fushaten per bashkine e tiranes. a kjo eshte ajo shoqeria civile qe as e rruan as e qeth.
E lini rehate kryeministrin ca jan keto muhabete qe i thoni, po ku mer veshe Rama nga ekonomia akoma se keni kuptuar qe eshte trap komplet ku di ai te bejne llogari. Rama per nje gje eshte i mire per te treguar barcaleta eshte me i miri. Si kjo qeveri dhe ajo qe iku nuk kan aftesi qe te mbledhin taksat dhe ia fusin te tera taksat tek karburanti se aty e kan me te lehte kjo eshte e verteta, ca na tregojn perralla jo taks qarkullimi apo taks karboni.
Nje vagabond harbut dhe aventurier si Edi Rama e ka treguar shume here se nuk pyet per revolta facebook-u apo blogjesh dhe faqesh interneti.Ai merr vesh vetem kur ngrihet mbare rinia dhe populli ne kembe sic u organizuan per punen e armeve kimike te Sirise.Sa keq qe atehere njerezit u ngriten dhe bllokuan Tiranen per te rrezuar nje plan amerikan qe do u sillte perfitim te gjithe shqiptareve kurse sot me shume se gjysma e shqiptareve qe kane makina as guxojne te ngrihen ne proteste per te vene pas murit nje grusht monopolistomafiozesh te trustit Edi-Cet-Elda-Gulf qe po i rrjep shqiptaret cdo dite e cdo muaj aq sa nuk ka guxuar askush ne bote t’ja beje popullit te vet.
E çja paskeni dhi kokboshit qe na hiqet si aristokrat ne kete kohe krize
Problemi eshte qe Rama nuk eshte politikan. As nuk e ka idene se si funksionon shteti dhe taksat. Di vetem te flase bukur dhe te beje ndonje pikture ne dokumentat qe i japin per te firmosur. Ashtu sikurse bashkine e drejtonte Blendi Gonxhe, qeveria e sotme eshte ne dore te Niko Peleshit dhe Endri Fuges. Kta i thone qe taksa e rruges eshte brenda tek nafta dhe Rama del e flet. I thone qe ka ra puna andej nga doganat dhe duhet me thy ne mes biznesin e vogel dhe Rama del e flet.
Edhe sikur cmimi i naftes te influencohej aq shume nga taksa e qarkullimit, vlera e kesaj takse prej 27 lek perseri nuk e justifikon kete diference te madhe cmimi nafte me shtetet fqinje dhe Europiane. Nderkohe keshilltaret e Rames bejne qef.
Ore po mire te na e bejne kur ka akoma debile qe u vjen me mire te kene Ramen kryeminister dhe te kene taksa te larta sesa ta shporrin mashtruesin dhe te kene taksa te ulta.
O popull !
Nuk e dini qe Edi Rama eshte njeriu me i korruptuar dhe i kapur nga bisnesmenet hajdute , ne gjithe teritoret shqiptare , per mos te thene ne gjithe Ballkanin ?
Me ne fund thika po mberrin ne kocke. Me ne fund shpelarja e trurit permes metodave Gebels- Fuga nuk mund te funksionojne mbi varferine,taksat e larta, abuzimin me pushtetin,papunsine qe kjo qeveri I mbjelle cdo dite. Te gjithe ne kembe per ta ulur kete qeveri te shohe realitetin.
Eshte dhe nafte e tmerrshme
Po ky kupton nga shifrat ky rrumpalle kryeminister!
Shume trima shkruajne por pak shihen kur protestojne.
E keqja e ka emrin Kastrati. Diktuesi i cmimeve ne treg.
Nafta eshte pasqyra e mafies politike SHQIPTARE ,sot ne ITALI E GJEN NAFTEN ME 1,28 D,M,TH NJE EURO E NJEZET E TETE çentezimo ku ne ITALI taksat jane trefishi e taksave SHQIPTARE,dhe ikni votoni per dy partite me te medhat se desh harova partine e SKRAPALLIUT QE JU KANE KETHYER NE DELE,BENTE MIRE DULLA I SHKERDHENTE NE QAFEN E BARIT.
o shoku,po hera e pare eshte qe ja fut kot kryeministri yne? ai eshte kot vete si person dhe udheton ne drejtim te ………..paduhur
Ramës i vlersoni sarajet sa i kanë kushtuar!
Ku i gjeti lekët?
Ekuacion i thjeshtë!
Të tjerat jane llogje Kavaje!
Tung!
Bravo! Keshtu duhet me argumenta dhe me fakte.
Ne qe jetojme jashte Atdheut, themi qe ketu apo aty ne vendet qe jetojme vetem ajrin nuke e paguajme se tatimin mbi fitimin e kemi mbi 15, 20 e meshume perqind simbas pages. Nuke e di se si nafta, benzina, ne Maqedoni qenka me e ulet se ne SHqiperi dhe me keq kure maedonia ska as nafte as porte detare. Megjithate shpresoi qe kryeministri Rama te gjeje kohe dhe te sqaroi perfaqesues te protestes, pore mose ndodhe si ajo qe tregojne qe dikush, vajti per lesh dhe doli i ruar. GJendja jo e mire ekonomike eshte pasoje e qeverisjes se mepareshme, pore detyra e kesaj qeverie eshte te sheroi plaget qe la te hapura qeveria Berisha jo ti agravoi e perkeqesoi, pore ti sheroi.
Paradoks! Besjan Pesha, ish Drejtor i AKBN pergjegjes per trafiqe nafte, ish Mjaftist, pastaj kaloi me LSI – SOT degjoni, degjoni ka themeluar nje levizje qe gjasme i kundervihet qeverise ?
Keta maska bejne gjasme opozite te sistemit duke mos lejuar qe te organizohet nje opozite e vertete.
Nuk eshte dhe aq E cuditshme qe mediat prane pushtetit i bejne reklame ketyre ketyre maskave meskine ?
Shpresoj qe kesaj radhe komenti im te jepet ?
Mire mo mire, i keq eshte ky robi. Po a ka te drejte ne kete qe thote? Nese ka te drejte, dhe ka, pse nuk e thote opozita kete qe thote ky? Sepse dhe ate e ka kapur Kastrati dhe i ka lidhur kembet, ja pse. E ca te bejme ne tani? Te falim Ramen sot dhe Berishen dje qe kane vjedh me dy duar vetem sepse ky Pesha ka vjedh me nje gisht?
E vertete eshte qe ne Maqedoni eshte nafta me lire se ne Shqiperi (benzina larte poshte eshte njejte sa ne Shqiperi) por per dallim nga Shqiperia ne Maqedoni me makine per te shkuar nga Tetova ne Shkup duhet te paguajme rreth 360 leke (160 denare) neper vendpagesat per dy drejtime vajtje ardhje, nga Gostivari ne Shkup kjo vlere rritet ne 640 leke (280 denare).
Sa leksion i bukur, por për budallenjte!!!!
Rama ja ka hipur populli si në ato pikturat e Gojës!
Rroft Rip..dhja!
jam simpatizant i kryeministrit rama po sa i perket pergjigjes se takses se naftes ngela i shokuar qe thote tjeret kan nje takse te vecuar te makina seshte e vertet dhe ne itali vetem nje takse eshte aj e rruges qe eshte ne shqipri dhe e barabarte gati me ate te shqiperis
kshuqe ne shqiperi nqs eshte e integruar te nafta ateher pse duhet te paguajm dhe taksen e rruges dhe plus revizioni makines duhet te behet cdo dy vjet sic eshte dhe ni itali