Aksioni ndaj informalitetit: Ja çfarë do bëjnë tatimorët dhe Policia e Shtetit nga nesër

31 Gusht 2015, 15:54Politika TEMA

Nga nesër pritet të fillojë aksioni më i madh kundër informalitetit në vend, i paralajmëruar gjatë ditës së sotme edhe nga kryeministri Edi Rama. Ndonëse nuk është bërë ende publike se çfarë do të bëhet konkretisht (tatimet pritet të japin info të detajuar ditën e nesërme) Monitor ka mësuar se cilat do të jenë disa nga veprimet kryesore në kuadër të këtij aksioni.

Aksioni do të ketë si bazë hulumtimin e bërë nga 400 tatimorët që u morën me kontratë të përkohshme në muajt e verës, të cilët “gjurmuan” bizneset në çdo cep e lagje të Shqipërisë dhe dërguan online të dhënat e grumbulluara.

Për tatimorët ky muaj dhe ai në vijim do të jenë tepër të ngjeshura, ku ata kanë marrë porosi të qarta se si duhet të veprojnë:

-Së pari, çdo mall që kapet pa faturë do të konfiskohet në vend.

-Së dyti, kush nuk lëshon kupon do penalizohet në mënyrë absolute. Erion Prifti, Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve ndaj Tatimpaguesit ka pohuar për Monitor, se do të penalizohet edhe blerësi, në rast se nuk merr faturë, në bazë të legjislacionit në fuqi.

-Së treti, nëse do të gjenden dyqane pa NIPT, do të konfiskohet dyqani (çfarë ka dyqani brenda do të boshatiset).

Tatimet kanë pohuar se ky aksion nuk do të jetë selektiv.

Mësohet se Drejtoria e Tatimeve i ka bërë kërkesë Ministrisë së Rendit, që në aksionet e tyre të shoqërohen nga Ministria e Rendit.

Burime nga Drejtoria e Policisë së shtetit pohuan për Monitor se policia do të mbështesë si aksionin kundër informalitetit ashtu dhe atë për ndërtimet informale. Do të ketë grupe shoqërimi, që do të shoqërojnë punonjësit e tatimeve dhe në rast se ka kundërshtime, apo thyerje të ligjit, forcat e rendit do të veprojnë, sipas legjislacionit në fuqi.

Monitor

45 komente në “Aksioni ndaj informalitetit: Ja çfarë do bëjnë tatimorët dhe Policia e Shtetit nga nesër”

  1. gencivl says:

    Po behet shtet ……PO taxat si do ti manaxhoni…apo si tju doj trapi ?

    1. Robert says:

      Popull i lodhur… Pa ndeshkuar te gjithe ata qe kane favorizuar Belle Air taksa te cilat ne i kemi paguar por qe nuk kane shkuar ne shtet pra, jane vjedhur. Kete e di nje femije kopshti dh jo me shteti.
      Keshtu qe mos i bini popullit te shkrete e qafe se spo kane te hane buke. Meruni me 1-Belle Air, 2- Qendren e Tiranes, 3- Mbikalimin e Zogut te Zi, 4-Ardjan Fullanin etj etj etj… Mos u merni me popullin fakir qe mezi mban nje ushqimore ne fshat ku gjysma e fshatit mer ushqimet pa leke.

      1. Tarrasi says:

        O EDI RAMA O LEGEN O BUKESHKELUR

        CFARE PO BEN PER MILIONERET QE NUK PAGUAJNE ASNJE TAKSE DHE ASNJE TATIM NE DOGANE????

        KUSH??? FIRMAT QE NXJERRIN MINERAL GAZ DHE NAFTE.

        METARLUGJIA E LEBANSANIT QE I FUTI CANCERIN GJITHE SHQIPERISE.

        TE GJITHE ME TE PASURIT ATO 5% QE NUK PAGUAJNE ASNJE LEKE PO VETEM NA VJEDHIN E RRJEPIN…

        FILLOJE NGA ATA O PALACO O LEGEN QE JE BERE SI PROSTITUTE E LSI-se.

        JU JENI ME KEQ SE PD-ja E SALI BERISHES SE PO JA FUSNI VETEM ME TE VARFERIT.

        1. Alb says:

          Te lumt goja barazer. Kto legenat e kan ndar mendjen gjakun dona pijn.

          1. Open your mind.. says:

            PS-ja presupozohet te jete partia e te varferve,ose thene me mire e klasese se ulet dhe te mesme,por mesa po shohim,po tregon se nuk eshte aspak ashtu.Une jam shume dakord qe te behet shtet,por te fillohet nga koka dhe jo nga bishti.Pa u denuar hajdutet dhe shkaterruesit e vertete te gjithe ketyre viteve kaos,nuk mund te behet shtet kurre.

            1. yp Xhixhi says:

              E mre qelbaniker! Ju pickoi grenxa e!? Keshtu bote ene kur filloi aksioni per korrentin,llap-llap-llap si qenat! Po kur i pate si vrapojshin robt per te nxjerre libreza ene per t’vu sahata cfare bote!? Fillut me pellit ma keq akoma! A gamorat e mutit gamorat e mutit,jo po bishti jo po koka! Pthuuu pisevenga,te gjithe ti pergjigjen ligjit ene rregullit,ene bishti ene koka,s’ka mo qofte ke daja.Ju dhimset poplli juve,kuc he dreq race e felliqme anti-shtet!
              TE GJITHE PA PERJASHTIM TI PERGJIGJEN LIGJIT TE SHTETIT ?

      2. XhaBarka says:

        Vodhen e rropen kete popull te mjere,tani do i konfiskojne edhe mallin….

        Firmat piramidale,1997,vjedhja e pronave shteterore,Gerdec,21 Janar etj.etj……. te gjitha u harruan,vazhdojme me mjeljen e shqiptareve!!!!!!!!!!

    2. Cubi says:

      Konfiskohet malli se sa per dyqanin Mero rri shtrember por fol drejt se jeni hutuar fare ose ti ose qeveria . Tungjatjeta

    3. Gjergj Kastrioti says:

      Po pse nuk i bini drejt ju të gazetës tema ( se po e dhini muhabetin kohët e fundit ) nga drejt keni fillu me morr majtas.
      Apo dashke me siguru pensionin mero baze?
      Titulli tamom i bie me qen që ” nga nesër do bohet raprezalje si në kohët e dushmanit “

    4. vani says:

      hotele dhe lokale ne tushemisht ,pa fature,pa kase.pa nipt ke sa te duash,le qe mjelesja e lopeve te pajoves ka erdhur eshte martuar me nje kembac sa per te marre token anes gjolit ,ka ndertuar nje bina si haur dhe ja keshtu do behet turizmi.

    5. adri says:

      Nga zbatimi i ligjit nuk duhet te perjashtohet askush. Veten ne kete menyre do te behet qe te kthehet shpresa se Shqiperia do te behet si te gjitha vendet e tjera te zhvilluara perendimore.

  2. Luklluk says:

    Ka ngel arka bosh se jan fut duart nga te gjitha anet dhe tani shteti nxjerr bandat e tij legjitime neper rruge per te vjel ate pak gje qe esht e popullit. Legena!

  3. Te gjithe hajvanet e botes rreth Tema BASHKOHUNI! says:

    “…nga neser”?! “Nga” dhe “neser” jane te dyja ndajfolje dhe nuk mund te perdoren bashke. Ne kete rast menyra e sakte e te shprehurit do ishte “nga e nesermja” qe ne kete rast eshte emer (e nesermja). Te keqen gramatikes ne shkollen e Saliut o gazetar me 4 klase fillore!

  4. Ema says:

    pse jemi kaq te varfer ne gjykim.. vjen qeveri e le rumpall shtetin ne ngrihemi dhe e rezojme me vote. vjen nje qeveri qe do te ver rregull ne e paragjykojme. cfare race jemi xhanem????

    1. max says:

      Qeberia po ka bythe fillon me saliun dhe meten zemer

      1. Mandi says:

        Kjo qeveri i dashur ska bythe, ka vetem brime

    2. daku says:

      Po mi Ema po, por shteti behet nga koka tek kembet, dhe jo keshtu.

    3. Kujdes says:

      Po moj Ema por varet dhe menyra si e ve rregullin. Nuk vihet rregull duke i marre shpirtin atyre qe nuk kane cfare te hane. 300.000 vende pune uau nje iluzion optik…

  5. Abc of democracy says:

    Vendosja e shtetit ligjor ju duket absurde per ata qe u mesuan me antishtetin.
    Ne Shqiperi ende mungon kultura demokratike the respektimi i ligjit.
    Taksa eshte burimi i te ardhurave ne kapitalizem, por duhet te mlidhen, te mireadministrohen dhe investohen ne infrastrukture.

    1. lola says:

      NJe shtet ligjor nuk mund te quhet kurrsesi kjo band hajdutesh qe drejton vendin, nje pjese jane shume te lumtur qe nuk e shikojne apo kuptojne se si shteti po i masakron,po i denigron,po i vjedh,po i burgos, po i le pa pune,po u jep nje asistence te barabarte me nje buke ne dite,po ngre perdite taksat e cmimet, po i le njerzit e ketij vendi me te varferit e globit, etj.etj.

      1. Heu bre says:

        Ku do i gjeje leket shteti po nuk mblodhi taksat (qe s’mund te mblidhen kur siperrmarrjet jane te pa regjistruara)!?
        Apo futja pordhes… ?

  6. pse says:

    dyqane kepucesh si kafenete ngjitur me njera tjetren dhe ndonese te kafe roma sherbehet me kupon tatimor 100 lek kafe dhe uje,ngjitur dyqani kepuce, sjellin mall,nga nuk sjellin dghe shesin 100000 mije lek te vjetra kepuce- 200 mije, qe i blejne me kile dhe nuk faturojne asgje.
    vjedhes me cmim te larte,afer kafe romes,ku shiten edhe ore te cmuaradhe aksesore konpjutrash dhe celulare pa dogane e cmime marremendese pa kupon.
    sekuestroni dhe faljani femijeve ne jetimore,te braktisur apo te prinderve te vrare,

    1. daku says:

      Eh mer komunist legen. Je i xhindosur dhe mbushur me mllef e inat se ai punon dhe ti je thjesht nje kamarier sorrogato tek kafe Roma, qe as bakshish nuk te jep njeri se te ka pare sa mizor je. Cfare do te sekuestrosh ti more legen, pabuks. Ti do qe te sekuestrohen ato kepucet e vjetra qe mbajne me buke nje familje? Po pse nuk kerkon o legen qe ti sekuestrohen Erion Velise kemishat Ralph Lauren qe i ka blere me rrogen e tij prej deputeti dhe tani kryebashkiaku? Sekuestro njehere orat, kostumet, telefonat, makinat, bizhuterite e Rames, Berishes, Tahirit, Bashes e gjithe te tjereve. Sekuestro bizneset VIP qe kane vite qe dalin me humbje. Pse nuk flet per kta ti mer legen? Apo ti ka ngrof shpatullat Ed Rama ty?
      Por une prap hallin tend dhe timin kam, qe nuk do blejme dot me kepuce te lira dhe do dalim kembezbathur, sepse Erion Veliaj me shoke do vazhdojne te blejne kemisha nga 100 euro ne Milano.

      1. Heu bre says:

        Ai i dyqanit po vjedh shtetin dhe ty mor Daku Bythcpumi! KOQE

    2. arber says:

      O spiun muti,,nese te duken shtrenjt,mps bli.Qdenke i lindur per Spiun Sigurimi

      1. Tafuti says:

        Po o HAJDUT,prandaj shtetet evropiane kane perparim sepse shteti funksionon!
        TE GJITHE KUNDER HAJDUTEVE SI arberi i vogel ?

  7. Xyz says:

    Eshte e kundraligjshme të konfiskohet dyqani kur ska nipt. Thjesht janë të çmendur. Ka disa ligje që duhen zbatuar.
    Problemi është se inspektorët do kenë frikë të tërhiqen kur nuk mund të konfiskojnë ligjërisht, sepse është policia nga pas. Hajde hajde.
    Thjesht një padrejtësi e një niveli të parë në histori. Me keq se diktatura.

    Nuk mund të konfiskohet malli së ska fature, sepse inventari është qarkullues dhe ti s’mund ta dish kur është blerë ai mall.
    Nuk mund të konfiskohet malli kur nuk ka një nipt sekondar. Personi ka disa afate të lejuara për tu regjistruar.
    Roberti e ka të saktë. Pse nuk mblidhni taksat e Belle Air që nuk ja pagoi kurre shtetit, ndërkohë që qytetarët i paguan biletat. E di zoti Rama që i njëjti njeri ben biznes ajror përsëri në shqiperi por me një shoqëri tjetër.
    Zoti rama e di ti qe biznesmenët e mëdhenj, miqtë e tu i kanë pagat e punonjësve të deklaruar në nivele minimale, bile i ulen sapo huri në fuqi taksa progresive.
    Rama, mos bej te fortin duke shkelur ligjin, se e dimë që edhe po hynë në burg, po sekuestruat ndonje mall, të varfrit do jete ata që do ta pësojnë.

    1. opa opa says:

      E morem vesh,nuk e ka fajin hajduti qe vjedh lopen,por roja qe nuk ruan lopen! ?

  8. genti says:

    Vendosja e regullit paguarja e tatimeve duhet po sa jane ata qe nuk paguajne? Te paret do e hane ata qe shesin cemcakiza e paketa ne rruge, te dytet dyqane t e lagjeve,

    kjo do te thote qe ata qe merrnin 2 leke nga kjo pune do dalinpa pune dhe do ikin ne gjermani…

    1. ou says:

      Sa jane? 50% e bizneseve nuk paguajne!
      E more llokumin,mbaje ne goje tani!

  9. fieraku ngaferrasi says:

    Shoke1200 na duhet infornacion
    Sabotatoret duhen denuar sidomosATA qe shesin
    Koper nenexhik che majdanoz
    Ben shembullin e shokut ‘ PSE”
    Prepara
    Urrrrrrrra

  10. Ateisti says:

    Bravo qeveria Rama.Gjerat e mira behen avash avash.Te mirat e medha vine pas kater deri ne gjashte vjet.Ku ka rregull e ligj ka shtet .Kete gje duan te gjithe panvaresisht se jemi bijte e shperthimit, rremujes dhe te kaosit.Ne fund vjen rregullsia,ligji.Keshtu eshte ndertuar edhe universi yne.Bravo na ke me vete, duam qe shqiperia te behet me shqipetaret

  11. Tema says:

    Tatimorët dhe policia e shtetit duhet të din që shpeshëher kemi munges të hollash

  12. ptf says:

    ….S’keni pare asgje akoma!

  13. dellenja says:

    Po me dentistat e shkollave cfar do te behet ? Ata punojne gjith diten ne klinikat e tyre privat duke u mare lek edhe femijeve .keta marin dhe page nga shteti dhe medikamente . Keta duhet te largohen fare .

  14. stasi says:

    po me informalitetin qe ka krijuar vete shteti cfar do te behet ?Behet fjale per dentistat e ;shkollave;qe marin nji rroge te majme nga shteti dhe punojne gjith diten ne klinikat e tyre private . keta te ashtu quajtur dentista “per nxenesit e shkollave ” na konkurojne me cmimete e uleta se keta punojne gjith diten privatisht ku dhe nxenesit paguajne leke .Keta “dentiste “furnizohen nga shteti me medikamente per nxenesit dhe i perdorin privatisht .Kete e di mire ministria e shendetesise dhe shteti .Mendojme qe “dentista per shkollat “te mos kete me dhe nxenesve tu sherbehet me libreza shendetesore .Vetem keshtu themi se luftohet informaliteti .

  15. Formula 1 says:

    Shtet qe nuk funksionoka sipas kryeministerit.
    Cdo gje me aksione.
    Lazaratin. Dritat Taksat

    1. ou says:

      E dime qe ju shpellaret i keni inat aksionet ?

  16. Petriti says:

    Taksat duhet te vilen,vazhdoni se e keni mire,por keni harruar 97,gerdecin ,21 janarin,vjwdhjen e floririt,nuk jeni te besuesjem pa bere edhe denuare keto veprimtari kriminale.

  17. taso kume says:

    Te gjithe derrat nje turi kane.mjafte te shikoni karburantin sa ulet ai eshte barometri i shoqerise se sotme ne SHqiperi,lufta duhet te filloje nga larte jo nga poshte.

  18. era says:

    Mblidh taksat e mediave te parat. E njerezve te fuqishem qe kane biznese e perfitojne te ardhura mujore te majme e pastaj sulu tek biznesi i vogel qe mban barkun me buke!
    Pa turp jeni! Hajduter. Beni shtet duke pire gjakun e atyre qe me zor nxjerrin buken apo kane ndonje biznes te vogel ku mbajne ne pune 3 a 4 familjare te tjere.
    Suluni aty qe kane privatizuar pa te drejte. Atyre qe as nipt nuk kane e qarkullojne miliona.
    Fullanit qe vodhi dhe gjithe klases se tij.

  19. sit..back..and relaks →→→ says:

    hmmm, mero te ka futur filtrin sigurimi i ri i shtetit se po na firojne komentet kush e di se ne cilin server vetem tek i joti nuk po shkojne. e them kete sepse ne rast se do shkonin tek serveri jot do me ishin postuar komentet qe bera. nuk po them qe ti me vetedije po i fshin apo po i bllokon, vetem po them qe segmenti ka futur gishtin ne serverin tend dhe po ben filter. Nejse duke e ripermbledhur komentin qe kush e di se pse dhe si nuk e pa driten e diellit doja te thoja qe, dy pika, kryerradhe
    Kuponi tatimor penalizon konsumatorin drejtpersedrejti. konsumatori nuk ka asnje perfitim prej marrjes se kuponit tatimor pasi do e marri mallin me vlere te taksuar. dmth nqs e merr pa kupon e merr 10 lek, nqs e merr me kupon e merr 10 lek plus takse ku taksa i ngarkohet konsumatorit, nderkohe qe tregtari fitimin e tij e merr njesoj dhe shteti i shkul nga xhepi konsumatorit vleren e taksuar dhe e fut ne xhepin e tij. pra konsumatori paguan tregetarin dhe shtetin. Ne amerike eshte shprehja, Cash is The King, kjo sepse kur konsumatori paguan cash tregetari nuk i tarifon taksen per sherbimin dhe cmimi mund te negociohet nga te dyja palet ne interes te konsumatorit. sigurisht qe cmim i pare do jete ai me takse (pra me kupon tatimor) nderkohe qe nqs klienti preferon te paguaje cash ath ai mund ta refuzoje faturen tatimore kundrejt nje cmimi me te ulet nga shitesi apo ofruesi i sherbimit. Tani spiunet do jene sheshit po me pak kujdes te shtuar cdo gje behet. Thelbi eshte qe nga gjithe ky hov optimizmi antiinformalitet ata qe do e hane jane shtresa e varfer dhe tregtia familare.

  20. dajti says:

    Ne fushate ka premtuar se do ja heqe taksat biznesit te vogel pasi sjell gjithsej 20-30 mln euro ne buxhet. Hiqja copen e bukes te varferve. Cdo reforme ka mbetur thjeshte nje aksion sezonal.

  21. stefi korcari says:

    ligji ka qene me kohe dhe nuk eshte zbatuar,pse duhet te vije policia pse kjo dhune. Ku eshte grenza punetore qe ka lene mijra dyqane pa regjistruar,,kasa fiskale pa vendosur. Kjo eshte detyre e tatimeve.Pse kane marre rrogen kur kane lene kaq evazion.Pse jane lejuar te vendosen gjoba per kasa per subjektet dhe jo per qytetarin sic e ka ligji,apo pse gjobat vendoseshin nga zyrat per te plotesuar numrin.Mendoj se seshte kjo rruga e duhur per luften ndaj evazionit.fILLONI NGA DOGANAT.NAFTA,BIRRA dhe cmimet qe raportojne gjithe firmat.Mallrat kalojne per dite ne rruge,cfare bejne tatimoret qe rrine ne rruge.

  22. daniel says:

    Jam me te njejtin mendim me komentuesen era,po shkaterroni biznesin e vogel.Ky aksion qe keni ndermare duhet te fillonte me bizneset e medha te import dhe eksporteve dhe bizneseve te miqve tuaj.Mos harroni se 2017 ta vjen shpejt,voten fukarenjte e ndershem ja u japin,se bizneset e medhaja e dini vet ju si e dredhin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje