RRËFIMI tronditës i minorenes nga Saranda, që u kthye në prostitutë

31 Gusht 2015, 11:56Politika TEMA

Kjo është historia e dhjetra vajzave shqiptare që kanë rënë pre e shfrytëzimit për prostitucion.

Një vajzë minorene nga Saranda, është shfrytëzuar në mënyrë barbare nga i dashuri dhe shoku i tij,

Martin Buzheri dhe Elton Zhupa (Ruçi).

Ata tashmë janë dënuar me nga 17 vite secili dhe tashmë ndodhen prapa hekurave.

“GSH” ndërkohë, ka siguruar dëshminë e vajzës të dhënë para Gjykatës së Krimeve të Rënda.

DËSHMIA E VAJZËS …

“Martin Buzheri më ka propozuar për lidhje në datën 14 shkurt, kur kam qenë vjet në vitin e parë. Ka qenë viti 2013. Më ka bezdisur dy muaj rresht. Më vonë kam pranuar të lidhem. 10 ditë ka qenë një lidhje ‘OK’, më vonë ka filluar me kërcënime, me presione… Ishim në një mbrëmje shkolle, Martini kishte ardhur atje dhe duke më treguar historinë e tij që ka qenë 7 muaj i dënuar në Sarandë, filloi me kërcënimet. Duhet të shkoja në Greqi dhe të punoja. Të punonte Martini dhe unë gjasme do rrija në shtëpi. Më vonë, në datën 3 korrik, më ka marrë në telefon… ka ardhur rreth orës 12:30, ka ardhur te lagja ime me makinën e Eltonit. Pastaj, më ka çuar mbi Delvinë, te rruga që quhet ‘Pusi i Naftës’.

Atje ka ardhur edhe Eltoni me makinë tjetër, me shokun e tij, ka ardhur Eltoni dhe jemi nisur për në Kakavijë… Më ka marrë pasaportën, ma ka marrë Eltoni …Me Martinin dhe me Eltonin. Ishte ‘Peugeot’, blu… sa hipa në makinë, më kanë marrë pasaportën. Kemi shkuar në Kakavijë, Eltoni ka marrë të tria pasaportat, timen, të Martinit dhe të tijën, e ka vulosur te pala shqiptare. Shqiptari nuk na tha, sepse unë isha nën moshë, nuk na ka kërkuar asnjë fletë nga prindi, që duhet një fletë. Kemi shkuar te pala greke, atje gjatë rrugës, Martini dhe Eltoni më kanë bërë presione ‘në qoftë se ne na kap policia, do thuash që gjasme do shkoja unë për kafe me kushërinjtë e mi’, gjasme këta ishin kushërinjtë e mi. Kur na ka kapur policia greke, këtyre u hodhën prangat, kurse mua më morën, më mori një femër, ishte police dhe më ka pyetur “ku do shkoja” dhe kur kalova para këtyre më kanë thënë: ‘Me kujdes, ki mendjen në koke’.

I kam treguar që do shkoja në Janine për kafe. Më vonë, më kanë çuar te pala shqiptare dhe pala shqiptare asnjë gjë nuk më bëri. Më la atje 30 minuta, kam marre një shok në telefon që të vinte të më merrte dhe kur kam dalë nga pala shqiptare, atje më ka kapur Martini.

Kemi qëndruar nga ora 14.30 deri në orën 19.30 të pasdites në Kakavijë. Me mua ishte Eltoni dhe Martini. Kur erdhi autobusi i linjës Gjirokastër-­Athinë, Martini dhe Eltoni më kanë thyer telefonin, se kisha telefonin tim, ma kanë thyer dhe më kanë hipur me zor në autobus, me kërcënime. Gjatë gjithë kohës isha e kërcënuar nga këta të dy. I kanë dhënë lekë shoferit të autobusit, më pas shoferi i autobusit i dha lekë dhe palës greke, sepse pala shqiptare ma kishte vulosur pasaportën.

Atë natë kaloj për në Greqi. Në Greqi, në Athinë, në Kato Patisia, kam mbërritur rreth orës 6. Atje më priste një gocë që quhej me emrin Anisa dhe që Eltoni me Martinin e thërrisnin Stela, për të mos u kuptuar… Me priste e dashura e Eltonit, që ndryshe quhet me emrin Stela… Më pas kemi shkuar te shtëpia e saj. Atje më ka mbajtur nga data 4 deri në datën 7 kur kanë ardhur të dy, Eltoni me Martinin.

Ajo më mbante brenda, nuk më nxirrte jashtë, më mbante të mbyllur me çelës. Ajo ikte në një punë nga ora 09.00 e mëngjesit deri në orën 21.00 të darkës dhe kur e kam pyetur ‘çfarë pune bën?’ më thoshte: ‘Jam punëtore në një bukëpjekëse’, duke punuar ajo në një studio… Në datën 7 korrik kanë ardhur, kanë ardhur në drekë, rreth orës 12.30­13.00. Pastaj kanë filluar presionet, më kanë rrahur, më kanë kërcënuar.

Kemi shkuar dhe në një lokal, ishin shqiptarë. U kam kërkuar që të flisja me prindërit e mi dhe ata më kanë rrahur, më kanë kërcënuar… Kërcënimi ishte që në qoftë se unë u thosha prindërve të mi që isha në Greqi, ata do më vrisnin, nuk do më shihnin më prindërit e mi. Mamaja e Eltonit e merrte gjithmonë në telefon dhe i thoshte se çfarë bënin prindërit e mi, më kërkonin mua apo jo…

Në datën 9 korrik, rreth orës 17.00 të pasdites, Eltoni më ka çuar në një lokal, në Kato Patissia, atje ka ardhur një burrë, nuk ia di emrin si quhet, por ai kishte studio në Greqi, kishte hapur një studio duke punuar goca… Atje kemi qëndruar rreth 3 ore. Do punoja si prostitutë… Te dy, Eltoni dhe Martini, ma kishin shpjeguar që në shtëpi… Më pas, rreth 3­4 orë duke biseduar këta e lanë që të nesërmen në mëngjes, rreth orës 09.00, unë do të shkoja atje, do punoja. Ka ardhur dhe e dashura e Eltonit, Stela.

Më pas kemi ikur, rreth orës 21.00 të darkës, kemi ikur te lokali ku pinte kafe Martini…. Eltoni na ka marre në shtëpi mua dhe atë gocën. Martinin e kam marrë në telefon dhe i kam thënë: ‘Hajde në shtëpi’. Martini më ka sharë… me telefonin e Eltonit… Rreth orës 06.00 të mëngjesit, Eltonin dhe të dashurën e tij i kishte zënë gjumi, unë kam marrë telefonin e Eltonit dhe kam ikur nga shtëpia.

Kam marre Martinin në telefon dhe i kam thënë se ku ishte dhe Martini ishte në Igumenicë. Martini më tha: ‘Ti duhet të ikësh në Shqipëri’ dhe unë i kam thënë: ‘Nuk mund të iki dot në Shqipëri’, sepse unë nuk i dija rrugët e Athinës, se në çfarë vendi ndodhesha. Atje kam qëndruar deri në orën 3, pas një lokali. Atje ka dërguar burrin e kushërirës së tij dhe ai më ka çuar në Praktorio.

Kam qëndruar 6 orë atje dhe më vonë në orën 21.00 të darkës kam shkuar dhe jam nisur për në Igumenicë. Rreth orës 04.00 të mëngjesit ka ardhur Martini me pronarin e mamasë. Më kanë çuar te shtëpia, kemi qëndruar dy ditë të shtëpia e mamasë së tij. Mamaja më shikonte si një vajzë rruge, nuk më shikonte si një qenie njerëzore…”.

Shfrytëzimi në Sarandë

Më vonë, në datën 12 korrik kemi ardhur në Shqipëri, kemi ardhur nga Qafë­Botë. Në Qafë­Botë më ka ndaluar policia shqiptare. Martini, kur ishim te mamaja e tij, më kërcënonte që nuk duhet t’u thosha asgjë prindërve të mi. Më ka ndaluar policia shqiptare, kemi shkuar te komisariati i Delvinës, ka qenë edhe Martini jashtë komisariatit, sepse prindërit e mi kishin bërë një deklaratë që unë kisha ikur nga shtëpia. Atje u kam thënë që gjasme unë kisha shkuar te kushërira.

Më vonë, atë natë kemi shkuar në shtëpi. Martini nuk më linte të rrija vetëm me prindërit, asnjë moment. Kemi shkuar në shtëpi, atë natë, ka fjetur Martini të shtëpia ime. Kemi qëndruar 10 ditë që hynim dhe dilnim të shtëpia e njëri­tjetrit. Më vonë, nuk e mbaj mend mirë datën, por ka qenë fundi i muajit korrik, ishte drekë atë ditë, dhe më ka marrë Martini në makinën e tij dhe më ka çuar në një vend mbi Delvinë, që quhet ‘Reparti Ushtarak’.

Atje ishte i armatosur dhe më ka thënë: ‘Ti do bësh atë që të them unë. Do t’u thuash prindërve të tu që nga mua je ndarë dhe ne do ta vazhdojmë lidhjen’. Unë kam qarë dhe ai kishte një thikë dhe unë kam pasur frikë atë ditë se mos më vriste. Kur u kam thënë prindërve ‘unë jam ndarë nga Martini’, Martini e kishte telefonin hapur dhe e dëgjonte. Kam qëndruar një javë duke folur me Martinin në telefon, duke më bërë presione dhe pas një jave ai me ka tërhequr nga shtëpia…

Më ka çuar në një hotel në Delvinë, pronari i tij quhet X. Atje në darkë më ka thënë që do të shkonim të gjenim punë, që të punoja unë si pastruese te një shoku i tij, që quhet Y. Kemi shkuar te lokali i tij rreth orës 20.30 të darkës. Atje ka shpjeguar historinë se si ndodhi në Greqi. Martini ia ka shpjeguar Y., shokut të tij të ngushtë. Ai kishte një hotel, lokal dhe klab. Y, i tha: ‘Do t’i gjej unë punë kësaj, do ta mbaj 2­3 muaj që të punojë këtu dhe më pas shohim dhe bëjmë, do të gjej unë klientë që të punojë këtu në Shqipëri”. Atë natë kemi ikur, kemi shkuar në hotel. Ditën tjetër e ka marrë Y. në telefon dhe i ka thënë që më kishte gjetur një klient që quhet me emrin Ll.

Kemi vajtur prapë rreth orës 20.00 të darkës. Y. me atë klientin kishin bërë pazaret. Atë natë kemi shkuar kemi pirë një kafe te lokali i Y. Më vonë, nga ora 9 më ka marrë më ka çuar Y. te parkingu, ka ardhur klienti dhe më ka çuar te hoteli i tij, kam qëndruar deri në orën 01.00 të natës, më pas lekët i ka marrë Y. Klienti më ka sjellë te lokali i Y., pastaj kemi shkuar në shtëpi…

Në hotelin që më çoi Martini, atje kemi qëndruar 4 ditë tek ai hoteli… Kam shkuar dhe me Y. Paratë i merrte Martini dhe Y. dhe këta klientë mua më kanë rrahur. X.X ka ardhur te hoteli i Y., ka qenë ditën e tretë, ka ardhur rreth orës 14.30 të drekës, atje unë nuk kam dashur që të kryeja marrëdhënie dhe ai më ka rrahur, më ka qëlluar, më ka masakruar, ka bërë çfarë ka dashur ai në trupin tim. Kam marrë Martinin në telefon dhe i kam thënë: Hajde më merr. Ka ardhur Martini, më ka marrë në shtëpi, më ka pyetur se si ishte puna. Më ka rrahur dhe Martini. Unë isha nën presion dhe nën dhunë psikologjike dhe fizike nga Martini… Martini më ka dhënë edhe droge.

Lekët që i merrte nga klientët që unë shkoja, ia çonte familjes së tij… Më vonë kemi shkuar te një hotel tjetër, i zoti i hotelit quhet L., kemi qëndruar rreth 2­3 ditë. Më vonë kemi shkuar te një shtëpi që e kemi marre me qira, i zoti i saj quhej R. Ai shiste dhe drogë dhe Martini ka marrë droge nga ai që më ka dhënë mua…”.

Shkëputja nga tutorët

Në datën 21 gusht kam shkuar dhe kam bërë deklaratën që kam denoncuar… I jam lutur Martinit të shkoja te kushërira ime që është në një lagje të Delvinës. Atje e mora vesh që ishte babai, më ka thënë në telefon që është babai. I jam lutur Martinit të më çonte, gjasme do shkoja te kushërira. Sa ikën Martini, shkoj takoj babain dhe i kam thënë: “Dua të shkoj në polici patjetër”.

Kam shkuar në shtëpi, jam ndërruar, jam veshur dhe deklaratën e kam bërë në Policinë e Sarandës, sepse në të Delvinës nuk kisha besim, sepse e dija shume mirë që do hidhnin lekët dhe do largoheshin, do fshiheshin… Kam vajtur me babain, me dajon e vogël dhe kushëririn e mamasë… kam pasur shenja në trup. Kam edhe një shenjë në dorë, në krahun e djathtë, ku më ka gërvishtur Martini me thikë. Kur kam shkuar në policinë e Sarandës kam qenë gjithë shenja në trup”.

15 komente në “RRËFIMI tronditës i minorenes nga Saranda, që u kthye në prostitutë”

  1. Spartaku says:

    Pak i kane denukr keta tutor muti.17 vjet sjane gje para vepres se tyre te poshter.Te mendojme si per vehten tone.Asnjerit nuk do ti vinte mire ti ndodhte te motra apo bija ne familje.

    1. cubi says:

      bastaed njeres te flliqur kriminela ndyresira per kta duet enveri jo sala me edin meritojn pushkatim me varje bastardi

      1. Cubi says:

        Mos me merr pseudonimin se dhe ti duhet te denohesh pak fare nje gjobe te vogel.

  2. Tema says:

    Prostituta sot të thot po nesër të shmanget

  3. Kol Tivari says:

    Ç’është e vërteta, “i lëvizte” një çikë bytha dhe kësaj (që e vogël e kam fjalën), por më vonë “huri” doli i madh…

    1. Odeta says:

      Te te vije turp!!! Ajo ka qene adoleshente…ka dashur te kete nje lidhje me nje djale si pothuajse te gjitha moshataret e saj…dhe ka rene pre e disa maskarenjve. historia eshte tronditese!!! Ajo ka qene adoleshente dhe ka gabuar ne zgjedhjen e personave qe frekuentonte

  4. salem says:

    Nuk eshte aspak tronditese,eshte normale fare.
    Mos u trembni,kjo eshte”liria” e sidomos ajo seksuale,ku prinderit tashme i duhet vetem tu buzeqeshin meshkujve me te cilet bredh e bija.
    S’ka rruge tjeter,jepini sa te keni fuqi. Europa na do fare pa breke,jo vetem kaq.
    Kaq eshte pak.

    1. Tarrasi says:

      O salem o salem bytha jote e … nejse

      cpuna ka evropa sa vajza do merrnin dhene po te kishin mundesi ne kohen e Enverit …

      Tani jane krijuar mundesite sepse kur ka dale pordha e lajka e etj grate i fusin xhelozine njera tjeters e pastaj fluturojne me pras ne byth

      po kjo qe ishte zog laraske dhe e padjallezuar qe i vlojne hormonet e nje fjale ti thone prinderit ja me prase ne byth fluturon por me hu gardhi fluturon …

      mendja eshte gje e madhe

  5. illyrians says:

    ..”minorene”??? Ca dmth??

  6. Bond says:

    Hahah…sic thote i ‘lavdishmi’ SRB ne keto raste: “This is a miracle of freedom”!
    Ose ndryshe: “Drug, sex and rockn’roll”
    Nje mbrekulli vertet…

  7. DINAMITI says:

    Albanistanasi shet motren e tij PTUUUUUUUU RACE E POSHTER ku je tkfg te shohesh cbehet ne Albanistan

  8. eklipso says:

    Kot nuk e ndërrojmë emrin e vendit nga Shqipëri në Kafshëri.
    Kafshë dhe ata policë, shoferë, që mbyllin sytë para krimeve.

  9. Tan Mezja Original says:

    Shkurtimisht uroj tja hedhin sapunin ne burg ketyre plehrave

  10. Petriti says:

    Mjere populli me kete drejtesi e qeveri qe ka e ka pasur per rreth 25 vite,turp,turp gjithe politikanet e qeveritaret.Njerezit e denje per te qeverisur gjithmon jane menjanuare.

  11. edi las vegas says:

    po mire more de…. pylli vetem un jam amerike nga albani…. po askush nuk edi shqiperi qe cdo femer nen 18 kush e ngacmon apo ban sex edhe sikur ta lusi ajo denohet me 15 vjet burg dhe shpallet pedofil dhe sgjen pune kerkun e shpi vetem me kete femer duhen denuar te gjithe qe jan taku me kete orrrrrr kafshe tropikale dini apo sdini ligje , keto duhet te ishin varur ckan bere me kete femije nen 18 po atje ska shtet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje