????????????????????????????????????
Në Shqipëri bën vaki çdo gjë.
Një nga këto gjëra që pak priten është kritika e sotme e gazetës zyrtare të Partisë Demokratike ndaj marrëveshjes konçesionare për skanimin në dogana, fituar nga kompania “Rapiscan”.
Në një shkrim të vetin për rritjen sërish të çmimeve të hidrokarbureve, “RD” e arsyeton këtë pikërisht me kostot që sjell aktivizimi i marrëveshjes konçesionare me “Rapiscan”, që tarifom për çdo deklaratë me 22 euro. “Edhe pse qeveria pretendon se çmimi i naftës do të fillojë të bjerë, duke filluar nga muaji i ardhshëm, krejt të kundërtën thonë shoqatat e hidrokarbureve.
Arsyet janë bërë me dije nga Shoqata e Hidrokarbureve, e cila ka theksuar se, nëse tarifa e skanimit në dogana do të aplikohet për çdo deklaratë doganore, rritja e mëtejshme e çmimeve të karburanteve do të jetë e pashmangshme”, shkruan “RD”( lexo këtu). Më poshtë vjen pjesa më e bukur:
“Paralajmërimi i opozitës, e cila kontestoi marrëveshjen e paraqitur në seancë plenare nga qeveria për koncesionin e skanimit në dogana do të vërtetohet në fund të tetorit kur dhe nis të zbatohet. Kjo pasi, miratimi në Parlament i marrëveshjes për koncesionin e skanimit në dogana ka ngjallur jo pak debate tek zëri i bizneseve që pritet të preken nga kjo marrëveshje, që pritet të nisë nga zbatimi në tetor të këtij viti.
Ata e konsiderojnë të palogjikshme tarifën prej 22 eurosh për çdo deklaratë doganore mbi 1000 euro dhe 5 euro për çdo deklaratë doganore nën 1000 euro…Porti i Durrësit, për shkak të kësaj tarife që nuk ekziston në asnjë vend tjetër, do të shmanget nga biznese që përdorin Shqipërinë për transit.
Më e rënda është se bizneset do të paguajnë për një shërbim që nuk u ofrohet. Skanimi shërbehet vetëm për kamionët e mallrave dhe konteinerët, por jo për importet me vlera më të ulëta dhe me mjete të tjera.
Por Ministria e Financave është justifikuar me faktin se, nuk ka asnjë rrezik për të humbur përfundimisht konkurrueshmërinë e kompanive shqiptare, të cilat do të paguajnë gjysmën e tarifës, krahasuar me atë që parashikohej në kontratën e parë”.
Është shumë e çuditshme sesi kjo përllogaritje bëhet tani nga PD-ja. Pasi është qeverisja e saj, pavarësisht se kush qëndron pas marrëveshjes, që ia ngeci në derë Shqipërisë atë.
Tarifa e parë ka qenë 39 euro, aktualisht është 22 euro dhe marrëveshja e parë u firmos më 16 shtator 2013.
Kalimi i aksioneve është bërë për 490 lekë dhe për këtë asnjë nga palët nuk e ngre zërin( lexo këtu një shkrim të zgjeruar për këtë çështje).
Ka te drejte PD te ngreje problemin e skanimit ,kur ministrat dordolec te mazhorances ,nuk ngren padi per disa nga marreveshjet me kriminale qe beri Saliu ,ne dy muaj pasi u zbyth nga pushteti .Perkundrazi vazhdojne akoma me ato koncensione , qe po grryen dhe financat e shtetit ,ashtu dhe bisneset. Ministri Cani , duhet te largohet nje ore e me pare ,se nuk ka vendosmeri per te paditur keto koncensione,ku duhet te kerkoje ta cdemtojne , ata kriminela qe i firmosen. Pse nuk del Rama para popullit , dhe te skjaroj cfar behet me keto koncensione ,kur dohet qe kryeprokurori eshte vartes i tij .Kush e mban pergjegjesine,apo hajde , futja popullit ,dhe harruat qe ky popull ju dha pushtetin per te denuar krimet e PD dhe per te ndryshuar vendin me reforma. Zgjedhjet po vine ,dhe po vazhduat keshtu do perfundonmi ne vendin e katert mbas PR .
nuk kemi fare pse te habitemi per apatine e qeverise rama kundrejt gabimeve te qeverise berisha. kompromisi eshte i qarte: nuk do te godas ( duke e quajtur cdo veprim te meparshem si te drejte) dhe ti mos me godit kur te iki. konkluzioni : rotacion vjedhjesh cdo 8 vjet, ata pasurohen ndersa populli vuan.
Po s’ka si te flase maxhoranca se kete koncension e ka Ridavani me Zamirin. E keni degjuar me ndonjehere kryeministrin te flase per kete apo per lloatarin e famshme qe ne ate kohe i shkroi leter dhe kancelarit te Austrise.
Tani cdo gje eshte zbutur dhe i rrofte popullit te mjere qe shikon enderra ne diell me keto bandite politikane.
Eshte nje veprim i paster mafioz, i kryer paturpesisht ne dem te importuesve shqiptare nga banditet e Berishes (ishte po Berisha inuguruesi i spitalit salus te Pecinit-poseduesit te 49% te aksioneve kundrejt vleres se nje pice) dhe asnje nga shtetaret-firmetare te kesaj marreveshje nuk u mor i pandehur nga Prokuroria.
Por ajo qe ben me shume pershtypje eshte se sot perkrahesit e kesaj marrveshje dhe miq te Peçinit jane persona prane Rames. Me sa duket poseduesit e 49% te aksioneve te skanimit, ate çka jua jepnin njerezve te Berishes, jua japin tani qeveritareve te rinj.
Urime zotrinj te antikorrupsionit!
Kete pune po nuk e mori Koco Kokedhima ne dore nuk ka zgjidhje, vetem ky i jep zgjidhje puneve te rilindjes.
Një gjë eshtë e sigurtë: KONCESIONET JANË GRABITJE E PARAVE TË SHQIPTAREVE! Këto janë monopole që i jepen privatëve me fitim të siguruar për dhjetëra vjet. Po nuk hoqëm ligjin e koncesioneve do na rrjepin ne dhe fëmijët tanë këta kriminelë në pushtet e opozitë. Shikoni koncesionet me rradhë duke filluar nga Aeroporti i Rinas-it, naftën, ngjyrosjen e karburantit, kolaudimin, kromin, portin e Durrësit, skanimin e kontejnerëve, hidrocentralit …e tj. Janë të tëra vjedhje e qindra milionë euro për të mos thënë mbi një miliard euro që na vjedhin me ligj.
Bravo qeveria qe vjedh popullin. Sa me shume te na vjedhesh qeveri aq me shume te duam.Ajo qeveri qe nuk vjedh eshte e destinuar te humbas.
I ndëshkojm me vot