PD: Beu i jugut është Kokëdhima, modeli i hashashit dhe i rrëmbimit të pronave

30 Gusht 2015, 13:59Politika TEMA

Partia Demokratike ka reaguar një ditë pas mbledhjes së PS­-së në Vlorë, ku u vendos edhe për strukturën e re organizative të kësaj partie. Në një deklaratë për mediat, kreu i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka, tha se kryeministri Rama tashmë ka pranuar de jure Koço Kokëdhimëm si padron të Jugut të Shqipërisë.

Sipas Palokës, Kokëdhima kontrollon dhe firmos mbi çdo tender që bëhet në Jug të Shqipërisë, qoftë në nivel lokal qoftë edhe më gjerë.
Edi Rama e pranoi zyrtarisht dhe publikisht se Beu i Jugut është Koço Kokëdhima.
De facto, Kokëdhima ka qene deri me sot kryeministri i të gjithë aksit Lushnje-Fier-Vlorë-Sarandë. Ai vendos për gjithçka, për çdo tender, privatizim, e punësim. Por dje ai eshte shpallur edhe “de jure” nga Edi Rama si padron i Jugut. Dje nën justifikimin e një organizimi të ri të PS, Kokëdhimës i është shtuar nën zotërim edhe qarku i Gjirokastrës.

Me këtë akt, Edi Rama pranoi se modeli i tij për rajonin e Jugut është Koço Kokëdhima, pra është; përvetësimi i pasurisë publike, i bregdetit, zhvatja e pronave, ndërtimi i paligjshëm i kështjellave buzë Jonit, mbjellja e hashashit, kapja dhe trafikimi i çdo vendi pune, afrimi në stafin e ngushtë të pedofilëve që këmbejnë vende pune me favore seksuale, promovimi i personave me precedentë të tmerrshëm kriminalë si kryetari i Qarkut Vlorë, si dhe shkelja e Kushtetutës në te pakten 150 raste të përfitimit të fondeve publike duke qënë deputet.

Në të vërtetë Koco Kokëdhima nuk përfaqëson asnjë qytetar dhe asnjë socialist të ndershëm të jugut dhe të gjithë Shqipërisë.

Ai është përfaqësues i oligarkisë që ka kapur pushtetin dhe e ushtron atë çdo ditë e çdo orë për interesat e veta financiare.

Modeli i Ramës për Jugun është modeli i ideatorit të legalizimit të drogës dhe rrëmbimit të çdo prone.
Janë me dhjetra ankesat e denoncimet e përditshme të qytetarëve për Koço Kokëdhimën.

Janë me mijëra ankesat e denoncimet të vetë socialistëve të tradhëtuar nga deputeti i tyre dhe nga mënyra se si e ushtron ai pushtetin.

E megjithatë, Edi Rama e shpalli me ceremoni dhe e kurorëzoi Koçon si beun e Jugut duke e legjitimuar pushtetin e tij të paligjshëm, duke sjellë në krye modelin më të keq të abuzimit e përfitimit me pushtetin.

Por Partia Demokratike, ne besojme se qytetarët e Jugut dhe te gjithe vendit do të dinë ta refuzojnë shtypjen e poshtërimin që u bën çdo ditë Edi Rama si kryeministër i vendit.

15 komente në “PD: Beu i jugut është Kokëdhima, modeli i hashashit dhe i rrëmbimit të pronave”

  1. Bousa says:

    O Paloqe o me erdhet nga pushimet

  2. duno says:

    Tani Kocos i ngelet te ndertoje nje harem , ta mbushi me gjithe drejoreshat cingie qe ka emeruar Rama dhe ta ndroje emrin e ta beje XHeladin beu ,e atehere do kemi te bejme me nje bej safi

  3. Pano says:

    5me0 :). Hani mut hani

  4. elsa says:

    Doli dhe kyy Paloka moo amani pzzz i harroi horrlleqet dhe vjedhjet qe beri ky me lartemadhenin e tij Berisha…

  5. ANI says:

    sLATE ME GJE PA VJEDHUR DHE TANI PO DILNI DHE PO BENI DEKLARA TA KUNDER NJEREZVE QE PO PUNOJNE PER TE RINGRITUR ATE CKA JU TE PD E SHKATERRUAT PER 8 VITE ME RADHE , PER TE ARDH KEQ JENI BERE !!!!

  6. ELSI says:

    Bravo kryeministrit Rama, per zgjedhjene e duhur qwe beri me Z. Kokedhima.DREJTIMI I DUHUR

  7. eli says:

    Paloka sdi te flasi thu thu thu …pa le me te dije dhe te vleresoje se \c ben verete nje deputet per zonen me te rendesishme

  8. ona says:

    PuNE DO jUGU OOO Palokaa po ku merr vesh tii se vetrem leke te futesh ne bank se gje tjeter sdiii

  9. odi says:

    Zhvillimi i vendit ka nevoje per njerez me vizion dhe i tille eshte z.Kokedhima

  10. odi says:

    Me ne fund doli figura qe i ka munguar jugut.Z.Kokedhima

  11. reni says:

    Paloka dhe banda e tij blla blla bllaa

  12. klaus says:

    blllla bllla bllla e nje thuthuqiii

  13. klaus says:

    figura si Kokedhima i duhen vendin jo thuthuqet si Paloka

  14. Une says:

    Per fat keq, edhe pse s’di te flase dhe perfaqeson partine qe e coi korrupsionin ne majat me te larta, per fatin tone te keq, KA TE DREJTE! Rama I ka varur melcite ne qafe ujkut! Nuk besoj se ka socialist qe ta mohoje kete, sado I devotshem te jete!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje