Bojkotohen fluturimet nga aeroporti i Rinasit

29 Gusht 2015, 17:50Politika TEMA

Aeroporti i Rinasit po braktiset nga pasagjerët për shkak të çmimeve të larta.

Përveç shqetësimit të ngritur nga vetë qytetarët dhe drejtuesit e agjencive turistike, këtë fakt e tregojnë edhe shifrat e Institutit të Statistikave, raporton TV Klan.

Sipas të dhënave zyrtare nga ky institucion numri i pasagjerëve gjithsej që kanë hyrë ose dalë në aeroportin e Tiranës në vitin 2014 është më i vogël se katër vite më parë.

Shifrat tregojnë që në vitin 2014 nëpëmjet aeroportit të Rinasit qarkulluan 6779  më pak pasagjerë se në vitin 2011.

Këto shifra tregojnë më së miri se qytetarët po i shmangen dita – ditës  gllabëruesit të madh të xhepave të tyre.

Në vitin 2014 numri pasagjerëve total që kanë hyrë dhe dalë nga Rinasi është 6779 më i vogël se katër vite më parë.

Rënia më e madhe vërehet në pasagjerët që kanë dalë nga Shqipëria, se sa ato që kanë hyrë. Kjo fakton edhe njëherë faktin se ky aeroport nuk është më tërheqës për qytetarët.

Kështu, në vitin 2014 nëpërmjet aeroportit Nënë Tereza kanë dalë 6655 pasagjerë më pak se në vitin 2011.

Një gjë e tillë ishte paralajmëruar edhe nga drejtues të agjencive të cilët thonë se qytetarët udhëtojnë më shumë se 8 orë për të shfrytëzuar lehtësitë dhe çmimet e lira të aeroporteve të tjera. Sipas agjencive turisike sot ardhja  e turistëve të huaj nga vendet e largëta drejt plazheve të Shqipërisë është me prejardhje nga aeroportet e Korfuzit apo Podgoricës.

Që do të thotë se këta turistë sakrifikojnë kohën e pushimit të tyre për të udhëtuar nga këto aeroporte drejt plazheve shqiptare, vetëm për t’ju shmangur çmimeve të larta të avioneve që fluturojne nga Rinasi.

Përveç shfrytëzimit të aeroporteve fqinje, përballja me çmime biletash afro katër fish më të shtrenjta se në vende të tjera të Europës i ka detyruar qytetarët të gjejnë edhe alternativa të tjera, si përshembull me traget apo autobus.

Rritjen e kërkesave të qytetarëve për të udhëtuar me transport detar e konfirmojnë edhe shifrat e INSTAT. Kështu, numri i qytetarëve vendas dhe të huaj që kanë udhëtuar në rrugë detare në vitin 2014 është rritur me 49 535 pasagjerë më shumë, krahasuar me vitin 2013.

Tarifat e larta të shërbimeve të aeroportit të Rinasit për avionet e rrjedhimisht çmimet shumë të larta të biletave të fluturimit, po i detyrojnë shqiptarët ta bojkotojne Rinasin si mundësi fluturimi, duke shtuar udhëtarët e autobuzave, trageteve apo të aeroporteve të Podgorices, Prishtinës, Shkupit apo Korfuzit.

Koncensioni monopol i aeroportit të Rinasit, i pambikqyrur nga qeveria, po rëndon dhe po vështirëson çdo ditë e më shumë mundësinë për të fluturuar nga ky aeroport i vetëm në Shqipëri.

57 komente në “Bojkotohen fluturimet nga aeroporti i Rinasit”

  1. alban says:

    aeroporti me kot i gjithe europes, udhent kudo ne europe me maksimumi 100 euro vajtje ardhje, kurse per te ardhe ne shqiperi duhen te pakten 300 euro… e per ca lesh te vish ne shqiperi pastaj… sidomos pastaj me cmimet e kripura qe ju fusin turistve

    1. Muhameti says:

      para dy viteve kam udhtuar nga malpensa milano per tirane dhe kam paguar 160€ vajtje/ardhje. Kte here desha ta bej te njejten gje por bileta ishte 280€ vetem vajtje. Flas per periudhen e njejt. Nga baseli ne prishtine me easy jet- 220.- fr kthyese. Lexoj shume kohen e fundit qe turistet rrjepen nga vendasit: hotelet ne jug me cmime marramendese, perpiqen te te shesin gjera me zor, tani dhe rinasi…! Po vazhduat kshu, eshte sikur te pshtysh perpjet por ama te kthehet ne fytyr. Tung

      1. Argita_B says:

        Podgorica dhe Korfuzi jane shume me te lira se sa aeroporri i Rinasit qe eshte mare me koncesion nga nje kompani gjermane. Kompania gjermane ne menyre skandaloze mori me koncesion per 30 vjet jo vetem aeroportin e Rinasit po dhe ekslyzivitetin internacional duke ndaluar te gjitha aeroportet shqiptare per 30 vjet te pranojne dluturime nderkombetare!! Ky eshte nje skandal i cili u arrit nepermjet korrupsionit per te cilin ambasada gjermane, kancelarja Merkel qe na japin leksione morale se si duhet te behet shteti, si duhet te luftohet korrupsioni, nuk flasin kurre.
        Ambasadoret perendimore qe trashin barkun ne Shqiperi vijne per te trashur kontot e tyre te bankes me rrgat e majme qe marin e as qe ju kercet nese populi shqiptar varferohet apo jo nga kompanite matrapaze qe cijne nga vendet e tyre per te vjedhur parate e shqiptareve te varfer.

        1. Dru me pre says:

          Shume shkruajne komente, pa e mare mundimin te vertifikojne faktet dhe perserisin si papagall ato qe kane degjuar nga njeri tjetri. Taksat qe merr aeroporti i Rinasit jane te ngjashme me ato qe marrin aeroportet e Korfuzit apo Podgorices, dhe cdo njeri qe blen bileten online mund ti verifikoje lehte keto taksa. Cmimet jane te larta ne periudhen e veres, pasi linjat qe fluturojne ne Shqiperi ndjekin kete politike, duke e ditur qe shqiptaret i pranojne keto cmime, e ngjashme eshte edhe me cmimet per ne Prishtine, pavaresisht se aty nuk ka ndonje koncension. Por edhe te fluturosh per ne aeoroprtet e Greqise ne vere, pavaresisht se ka shume linja qe ofrojne fluturime, cmimet jane po kaq te shtrenjta. Eshte ne fund te fundit kerkese-oferta qe i vendos keto cmime, dhe linjat nuk kane dale tu bejne nder shqiptareve por te paguajne personelin, te shlyejne investimin dhe pse jo edhe te fitojne. Nese blini nje bilete me Adria nga Franfurti ne Tirane do te paguani afro 180 Euro per biletat jashte sezonit veror apo reth vitit te ri, dhe sa per sqarim vetem kerozine duhen rreth 100 litra per person, plus shpenzimet per personelin, per avionin etj. e pra cmimi 180 Euro eshte mese i arsyeshem. Shume bejne krahasimet me biletat me te lira qe gjejne me destinacion Podgoricen apo Korfuzin, por edhe une kam fluturuar disa here me 99 Euro nga München per ne Tirane nese e kam blere bileten shume kohe me pare dhe jo ne periudhen e pikut. Edhe njehere gjithcka varet nga politika qe ndjkin kompanite ajrore dhe jo nga taksat e Rinasit, te cilat jane konstante gjate gjithe vitit. Por shqiptaret ndoshta do te donin me mire ta ndertonin vete aeroportin, qe tu dilte 3 here me i shtrenjte, 2 here me i vogel (e harruat rrugen e kombit!) dhe qe taksat qe do te vinin per aeroportin te ishin 2 here me te shtenjta (5 Euro do te paguhen per rrugen e kombit, e cila edhte paguar te pakten 3 here nga taksapaguesi). Dhe ata qe duan te shohin se si eshte nje aeoport grek, i cili ka shume me teper pasagjere sesa Rinasi dhe fiton shume me teper sesa Rinasi, le te fluturoje per ne Heraklion, ku te trajtohet si bageti, te prese ne rradhe te pafundme, dhe ku mungon edhe letra higjienike.

    2. BATMAN says:

      600 pound kurseva nga aeroporti I korfuzit , traget ne sarande , makina ime ne port , dhe avash avash ne shpi
      Dhe kjo gje e gjitha ne kulmin e turizmit ne korrik ,
      Angli- korfuz do tu sugjeroja te gjithe shqiptareve ne jug , sarandes tepelenes gjirokaster vlore permet fier

      Dy keshilla do tu jepja mos e blini bileten vajtje ardhje pasi sistemi online eshte programuar per disa kompani I tille qe pasi mbush formularin kur shtyp vendin vajtje ardhje automatikisht rritet dhe cmimi , kjo pasi bera nje prove vete me te dyja menyrat , bilea u shtua ne menyre skandaloze tek cmimi

      Te gjithe shqiptaret mund te gjejne udhetime me £20 pound ne greqi maksimumi £50 ne periudhen shtator dhjetor
      A do te udhetoja me une nga rinasi??
      Pergjigja eshte jo. sa te ekzistoji korfuzi, I kam q… robte rinasit parlamentit dhe deputetit te zones , arben ahmetaj qe si per ironi e kemi minister ekonomie qe rrobte ja q…. ne londer sdo e pranonin as per pastrues banjash me ate CV qe ka

      £600 in my pocket, I just fucking love it, same next year and again and again……….

  2. Apofiritira metaqirizmeno says:

    Epo monopoli keto ka……. Mire qe kemi Prishtinen afer

  3. nirloo says:

    Sa eshte perqindja qe ka ndryshuar? Nuk mund te flitet me keto terma rrugesh. Enveri thoshte: “Amerika ka 1 milion te papune” E thene keshtu nuk do te thote asgje. Nuk e di a beni me dashje apo nga injoranca.

    1. vili says:

      E thjeshte fare, statistikat per 2014 thone qe nga Rinas kane kaluar 1,810,305 udhetare. Pra as 0,5% ndryshim. Ne te njejten faqe te wikipedia nga te dhenat e marra nga burimet/publikimet zyrtare rezulton qe 2014 ka pasur rritje nga viti para ardhes me 3.02%, pavaresisht se numri i avioneve te ulur/ngritur ne 2014 ka qene me i vogel se ne 2013. Duket qarte qe gazetari i jep shifrat sipas qejfit te vet..

      1. JOHN PERONI says:

        Natyrishte qe ne shqiperi nuk vihet.ORE PUSHTETARE I FELLIQUR
        1- shembull,,,kete vere solla ne shqiperi 15 anglez nga londra,,i cova ne jug,,tek tropikali,ne valbone,,por a e dini se asnje nga keta nuk do shkojne kurre ma ne shqiperi,,arsyet,,1 trafiku,2 kamaieret qe te vjedhin duke mos te kthyer kosurin,3 pisdheku kudo,4 cmimet e shtrejta edhe per anglezet qe paundi eshte 1me 2,cmimet shume te shtrejta per te udhetuar,,i solla nga podgorica se per ne tirane asqe behet fjale,
        2-shembull,jetoj ne londer dhe udhtoj me pune ne cdo vend te botes ne tour me nje band shume te famshme,ta pronotoj 2 jave ne bahamas nga londra me kushton 1200 pound,me udhetim,fjetje taxi ushqime,pije 24/7,
        kurse po te pronotoj ne tropikal Durres per 2 jave,vetem udhetimi dhe fjetja me bejne 2800 euro..pastaj plus ushqimin,taxi,pijet,,bakshishet qe je i detyrurar tja u leshe kamierve pa asnje kultur,edukate,uniforme,,
        KURRE MA PER PUSHIMENE SHQIPERI. AS NUK DO SHKOJ, AS NUK DO COJ NJER,NUK BEHET SHQIPERIA ME SHQIPTARE JO JO..NUK BEHET

    2. Joni says:

      Kam shume miq e shoke ne England dhe shprehen deshiren te vinin ne Shqiperi, po kur pane sa e shtrenjte ishte bileta vendosen me mire te shkonin ne Greqi dhe erdhen ne Shqiperi nga Korfuzi, qendruan vetem dy dite ne Sarande per te pare Butrintin, e pelqyen natyren, pelqyen ushqimin por nuk mbeten te kenaqur nga sherbimi dhe cmimet keshtu qe u kthyen perseri ne Korfuz. Cfare te them ka koment per kete?

  4. Pelasgian says:

    Gjermanet e “ndershem” ….kruket qe kur gjejne din te vjedhin me “ligj e me kollare te bardha”

    1. Flutura says:

      Po kruket shqiptare ku jane? Pse i lene?

      1. Pelasgian says:

        Kruket shqiptar e dime si jan por s’dum me leksione hipokritesh nga te “ndershmit” Kruke!

  5. sit... back..and relaks →→→ says:

    Pse nuk shfrytezohet aeroporti i kukesit? Nqs per shfrytezimin e aeroportit te kukesit si variant alternativ te rinasit ka pengese nga koncensionari i rinasit ath qeveria te beje nje ligj ku aeroportit te kukesit ti jepet status special i vecante qe ta beje te paprekshen nga kontrata me koncensionarin e rinasit dhe ti jepet zgjidhje problemit te monopolit. Shteti po te doje i jep zgjidhje po mesa duket koncensinari i rinasit e ka zgjidhur qesen dhe po ben pagesat aty ku duhet, ndoshta Ilir Meta mund te dije ndonje gje me shume per ket pune.

  6. safeti says:

    Haha krahason me 2011 qe ishte qeverria Sali Berishes, normal qe kishte dhjetra mijra shqiptar me shum qe fluturonin. Tashti mbyllur shqiptaret ne bunkerin e korrupsionit dhe komunizmiit.

    1. DINAMITI says:

      ti Safet per koke te ka…..i di te gjitha

    2. RRADIKAL says:

      per koke te mamase qe Safeti eshte polic.te gjitha gjerat qe thote i lidh me Salen.nigjo Safeto.pa msu maloku i funit me knu labçe,ska qeveri alla Sali.OK.

  7. Spartaku says:

    Eshte fati i agjensive te autobusave.Njerzit jane te detyruar te udhetojne me autobus,se eshte me lire bileta.Por ka nje rrezik, se edhe autobusat do perfitojne nga kriza e avionev, dhe do rrisin cmimin e biletave.

  8. Christopher Columbus says:

    Me se e drejte. Aeroporti i Rinasit eshte nje kancer qe e ka kap per fyti turizmin shqiptar.

    Nga Anglia ne kete periudhe kohe 1 Bilete vajtje ardhje €600.

    Me 600 euro mund te shkosh ne Spanje ku i ke te paguara te gjitha , Bileta Avioni, Hotel, transfer nga aeroporti ne hotel + dhe ushqim. Po ashtu ne Turqi, Portugali, Itali E te tjera vende me radhe.

    Eshete me lire to Shkosh ne Maiami USA

    Prandaj qeveria duhet te bej dicka. Duke filluar me hapje te nje Aeroporti te ri sidomos ne jug te Vendit.

    Te nxjerr ligj per Hotelet dhe Restorantet qe kto mos te veprojn si grabitqare ndaj turisteve qofshin ata te vendas apo te huaj.

    Cdo restoratnt dhe hotel duhet ti kene te reklamuar cmiment per cdo product qe shesin ne qofte se jo shteti ti penalizoi.

  9. Lili says:

    Jo,shume mire bile :vetem keshtu do detyrojme ndryshimin e ke saj koncesioni! Bile po te ishin shqiptaret pak ma solidaire do e bojkotojshin komplet se shfrytezimi sklaveruese nuk durohet me !

  10. Artan says:

    Kete peshqesh e kemi nga plehra Fatos Nano.Ai e dha kete koncension me kushte skandaloze ne kurriz te shqiptareve.

  11. Tema says:

    Duhet t. ë jesh transparent të futesh në rinas.(analiz detajuese)

  12. SHQIPETARE DHE KRENARE says:

    Po normale qe Bashkekombasit do zgjedhin podgoricen se marin dhe makine me qera per 25 euro dita dhe u del me lire se sa te udhetonin ne Rinas

  13. latifi says:

    Saliu Edvini dhe Lirua kok lopa kete do ken slogan ulje ne cmime ve ne 2017 Per ju Po mendojn Si ze gjumi

  14. Ks 007 says:

    Edhe Aerporti i Prishtines i shtrejt Shkupi shume me i lire

    SHKUP-LONDON LUTON =41.71€ mujin Tetor me WizzAir vajtje /ardhje

  15. Rina says:

    Bojkoti eshte nje mundesi per te sjelle ndryshimin.

  16. perkthyesi says:

    Po Artan, ky Fatos Nano, i cili erdhi ne pushtet per te bere palle, dhe iku me bisht nder shale, duke i lene detyren nje tjeter te paudhi si Sali Berisha, te cilit i a pame hajrin jo pak, por 8 vjet.

    1. Aua ;) says:

      … dhe do vazhdoje ky vend t’a shohe “vepren e mire” te dyshes kriminale Nano-Berisha edhe per nja dy dekada te mira! ?

  17. isuf says:

    Normal , ekonomi tregu. Nuk afron sherbim te mire asnjeri nuk te afrohet. 6655 pasagjere me pak ne vit nuk eshte pak. Cdo abuzim ka nje kosto.

  18. alti says:

    Ky reagim i pasagjereve ,per te braktisur aeroportin e vetem shqiptar ,eshte gjeja me pozitive. Qeveria Rama dhe ministri inekzistent Haxhinasto , duhet te pergjigjen per kete qe po ndodh.Koncensionari gjerman I TIA airport harxchoi 40 milion $ per ta ndertu , dhe deri tani ka nxjerr dhjetgishin ,dhe akoma ska te ngopur,por vazhdon duke pasur ne kontrtate dhe te drejten ,per te mos lejuar as aeroportin e Kukesit te filloj pune. A e kuptoni se cfar qeveritar kriminela na kane udheheq per 25 vjet , qe nuk kane lane pasuri kombetare pa shit .Kete e kemi dhurate nga kurva Nano , se ai e dha me cmimin e nje kioske sic thoshte Dash Shehu . Rama ne rast se nuk nderhyn ,tregon se qeveria ka rane dakjort me koncensionarin ,qe me dashje po pengon zhvillimin e turtizmit shqiptar.

  19. tomi says:

    KJo eshte dhurate e Fatos Nanos eshe per 9 vite te tjera,,,Une do te fluturoj nga rinasi kur te mbyllen aeroportet e Podgorice Shkup Prishtine e Koffuz,,,,

  20. hysni says:

    a ka shtet apo na ka zaptu nji kompani gjermane sa posht kemi ra

  21. Emi says:

    Per te Ardhur ne. Shqiperi nje I njohuri im nga Amerika zgjodhi Shkupin me 1/2 e cmimit te biletes nga atje ne Prizren -Tirane

  22. Edi says:

    Po ikni ore ne prishtin shkup apo podgorice,cmimet kane krejtesisht normale sepse shkojne ne kohe sezoni dhe kerkesa ben oferten.nje kafe kushton nje euro cfare doni me lire ( veq se gratis )e paguani neper europe 3 fishin dhe nuk ju bezdis.car kerkoni ameriken ne shqiperi ju .mjaft duke share vendin tuaj se turp.rinasi eshte eshte aeroport nderkombtar dhe i vetmi ne al.normal qe cmimet jane me te larta dhe po mos tju dale llogoria rrini atje ku jeniedhe turizem edhe morracak nk shkon

  23. latif says:

    Kompleksi turistik “Belvedere” nje gote akullore e shet 8 euro,kurse pasticeri turke Hallall te njejten sasi akullore edhe te fresket,e shet 40 leke.Natyrisht qe keto pika turistike do te braktisen,se populli shqiptar nuk vete te harxhoje nje dite pune pagese per nje akullore.Keshtu do te ndodhe edhe me Rinasin,le ti pije lengun koncesionit!

  24. xha sulua says:

    vend i papergjegjshem me nje bande banditash qe ka emerin qeveri.

  25. Opinionisti says:

    Prejani gishtat Fatos Nanos!

  26. lloji says:

    Stalla e Rinasit eshte nje kurve e domosdoshme.

  27. AntiPatreas says:

    Nga SELANIKU e PRISHTINA,SHKUPI ndonjehere edhe nga OHRI,mbaron pune,BOJKOTOJENI KETE KONCENSION TE TURPSHEM,Gjermanet duhet te tregohen nje cike me tolerant se po nxjerrin dhjame nga pleshti e e ropen kete popull,sigurisht ata biznes bejne po kjo eshte VJEDHJE!

  28. neda says:

    Shqiperia eshte nje vend rural, se po te ishte ndryshe ne shenje proteste asnje shqiptar nuk duhet ta frekuentonte aeroportin e rinasit per shkak te cmimeve te larta. Reagimi qytetar mungon per faktin e thjeshte sepse nuk ka qytetar.

  29. Arber says:

    Epo vetem debilin Haxhinasto paska Ilir Meta, apo vjedhin se bashku me koncesionarin.

  30. Likja says:

    Haxhinasto, turpi i të gjitha qeverive!
    Nje halldup anglishteje. Asgje me shume.
    Turp!

  31. NjeQytetarOptimist says:

    Prandaj lufton greku mos t’ja japi gjermanit aeroportet me koncension.. Qytetare, ne nuk e kemi dhene me koncensjon aeroportin, sepse koncensjoni ka nje afat skadence. Ne ja kemi falur gjermanit aeroportin (gjoja me koncensjon) dhe qeverritaret kane firmosur qe pa lejen e gjermanit s’nderton dot tjeter dhe s’krijon dot rivalitet.. Personi qe firmosi kete “koncensjon” ka bere nje krim kombetar..

  32. Skrapar Korupi says:

    Ne tre reshtat e pare e ke perdor 3 here duiferencen e shifres dhe ndryshe.Cfare gazetaresh koqe jeni .

  33. yyyyyyyyyy says:

    dikush pyet “pse nuk shfrytzohet aeroporti i kuksit”
    pergjigja esht
    “sepse edhe kuksi shqipni esht”!

  34. Alb says:

    po kto qeveritar byth qira. Pse nuk e ngrejn zerin. O basdart te ndyr. Cfar behet keshtu na pit gjakun.

    1. Genci says:

      Mendoja,shpresoja se i gjati do ndryshonte shume gjera ne shqiperi,ne fakt asgje me te fortit nuk u mor me hajdutet jo por vetem ne popullin fukara qe i fut ne burg per 5000 leke,dhe vazhdon rrumpalla ne shqiperi si ne kohen e sali serbit.ne shqiperi paguhet siguracion automjetesh 150 mije leke ne vit kur vime ne emigrantet na marin per 1 muaj 65€ se shteti shqiptar nuk i njeh sig tona per te na zhvatur.

  35. Nuk e di sa e sakte eshte por keto dite degjova se nje shqiptare me banim ne New York,pas lajmit per vdekjen e babait,e kishte blere bileten vajtje-ardhje $3800.Biletat e zakonshme ne stinen e veres per kete destnacion shkojne $1400-$1500.Qe te udhetoje nje familje mesatare prej kater vetesh nga New York-u ne Tirane eshte nje termet i vertete.

  36. Milanisti says:

    Vetëm me marrëveshje me Gjermanët që kanë Rinasin mund të hapet Aeroport tjetër. Ndryshe paguan gjoba të papara, të çojnë në arbitrazh dhe ti marrin dhjetfish leket.Faji është i atyre që bënë këtë kontratë pa mendje në kokë, për 30 vjet mos te hapet Aeroport tjetër sikur Shqipëria do ngelej në vend numero pa zhvillim.

  37. coli says:

    Selanik-bergamo19 euro tirane-bergamo 150euro

  38. op says:

    ROM-TIRAN 1 PERSON 508 eu ROM-PODGORIC 1 PERSON 160 eu e njejta dite para 3 javesh.

  39. mondi says:

    Nuk eshte vetem aeroporti i Tiranes por edhe porti i Durresit eshte ne situate te njejte.Shqiptaret detyrohen te paguajne shuma te medhea parashe per te udhetuar me trajekt.Ne linjen Ancona-Durres p. sh.sivjet cmimet ishin gati dyfish me te shtrejta se vitin e kaluar.Kompania Adria Ferries me disa anije te vjetra dhe shume te ngadalshme krahasuar me ato greke ….ka monopol te plote dhe i rrjepe shqiptaret deri ne palce.Shtrohet pyetja pse nuk lejohet edhe operator tjeter ne kete linje?

  40. Fitimi says:

    E dua vendin Tim .por me shume dua veten dhe familjen , nese nuk do kisha ato prind ne shqiperi , zdo ja shihja syte kurr ati vendi , te pagush £350 dhe £500 per person te fluturosh ne rinas kjo esht qesharake , te paguash 50 deri 100 euro per hotel ku aty ska as uje dhe as drita , kjo esht qesharake .ke frike cfar te hash e cfar te pish se mos helmohesh me £500 ik ne spanje 1 njave dhe jan gjithcka te perfshira . Me keqardhje po e them , me situaten qe esht shqiperia aktualish me cmimet qe Ka dhe asgje ste afrojn do Iki ne greqi qe kurr Si kam pelqyer ato njerez , dhe ne shqiperi nuk vij kurr ,

  41. Nio says:

    Apo si kane vene dhe emrin e Nen Terezise … qe ka qene bamirese e madhe … U pa puna , te fluturojne njerezit me ballona , te presim kur te fryje era drejt perendimit qe te udhetojne , se tani ne dimer ka erera te forta …

  42. artan kola says:

    Fatos Nano bej qejf me koncensionin e Rinasit….o popull atij I duhet bere dermani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje