Qentë e rrugëve të Tiranës, një histori urbane

28 Gusht 2015, 23:39Politika TEMA

Rrugët e Tiranës bëhen të rrezikshme natën, por nuk është krimi që e sjell këtë kërcënim. Duke ecur rrugëve në errësirë, më shumë gjasa ka që të kafshojnë se të plaçkisin. Në dekadën e fundit, qentë e rrugës kanë qenë problem për kryeqytetin shqiptar, por kohëve të fundit prania e rritur e tyre në rrugët e qytetit është bërë e frikshme dhe shqetësuese për qytetarët e tij.

 

Nga Fatjona Mejdini*
Tufa qensh strehohen në zonat e gjelbërta të qytetit gjatë orëve të hershme të mëngjesit para se të ushqehen prej kontenierëve të hapur të mbeturinave pasdite. Ndërsa gjatë natës u pëlqen ta okupojnë gjithë vendin. Lehjet e tyre shkrihen me zhurmat e qytetit gjatë natës për të krijuar tinguj unik dhe urban.

“Ka tufa qensh para ndërtesës së apartamentit tim çdo natë, po bëhet si ankth”, u ankua Fatjola Hoxha. Ajo jeton në “Tirana e Re”, lagje e shtrenjtë në qendër të qytetit, por edhe në këtë lokacion të kërkuar përsëri Fatjola nuk ndihet e sigurt. “Si duket jemi në rrëzik të vazhdueshëm. Ata janë qenë rruge, e kështu nuk e di as çfarë i bënë agresiv ose çfarë duhet të bëjë që të mos më kafshojnë”, tha ajo për Kosovo 2.0.

Të kafshohesh nga një qen i braktisur në Tiranë është një përvojë e zakonshme. Me 13 gusht, para mesditës, dy banorëve të qytetit kishin bërë vaksinën kundër tetanosit në dhomën e emergjencës së Spitalit për Sëmundje Infektuese. Të dy ishin kafshuar prej qenve të rrugës. Ky spital, pjesë e Qendrës Spitalore të Universitetit ‘Nënë Tereza’, është i vetmi institucion publik shëndetësor në Tiranë i caktuar për të dhënë ndihmë të parë në këto raste.

Arjan Harxhi, specialist i sëmundjeve infektuese, i tha Kosovo 2.0 se trajtimi i njerëzve që janë kafshuar prej qenve të rrugës ndodh shpesh gjatë vitit. Por kur e pyetëm për numra të saktë të njerëzve të kafshuar në Tiranë, doktori ngurroi, dhe nuk arriti të na jep një informacion të sakta. “A e di çfarë? Ne na mungojnë statistikat. I regjistrojmë në letër – si para 30 viteve – dhe për t’i përpiluar të dhënat e sakta duhet të shfletojmë shumë rregjistra të trashë që përmbajnë dosjet tona vjetore”, tha ai. Megjithatë, Harxhi arriti të gjej numrin e rasteve të kafshimeve nga qentë e rrugës në tre muajt e fundit; ai kalkuloi si mesatare, 30 njerëz të kafshuar në një muaj.

Edhe doktorët e spitalit kanë qenë viktima të qenve të rrugës. Në mes të korrikut, një doktor u kafshua brenda oborrit të spitalit teksa po shkonte në punë herët në mëngjes. Doktorët tjerë – që nuk patën dëshirë të identifikohen – zbuluan për Kosovo 2.0 se ka pasur raste kur pacientët e pranuar në spital për probleme tjera shëndetësore, janë kafshuar edhe nga qentë gjatë qëndrimit në ambjentet e spitalit. Zona e gjelbërt dhe me hije që e rrethon kompleksin e Qendrës së Spitalit Universitar e bënë këtë pikë të preferuar për qentë e rrugës.

Megjithatë, kafshimet janë vetëm një aspekt i rrezikut që e sjellin qentë e rrugës për shëndetin publik. Z. Harxhi paralajmëron se qentë e rrugës ndihmojnë edhe në shpërndarjen e infeksionit të Leishmaniasis (Kala Azar) në organët e brendshme, vrasësi i dytë më i madh parazitik për njerëzit. “Kjo sëmundje infektuese kalohet prej qenve te njerëzit nëpërmjet mushkonjave, dhe fatkeqësisht rreth 60 qytetarë çdo vit vijnë tek ne me këtë sëmundje. Rreth 80% të rasteve janë fëmijë”, shpjegoi doktori.

Mungesa e të dhënave të sakta dhe të përpunuara sjell sfida të mëdha për të kuptuar qartë se si ndikojnë këto kafshë në komunitet. Edhe numri i saktë i qenve të rrugës në Tiranë nuk është i ditur. Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit (AMK), organ i Bashkisë së Tiranës, e cila ka autoritet mbi çështjet e lidhura me kafshët në qytet, ende nuk kanë bërë regjistrim të qenve të rrugës. Zyrtarët në këtë agjenci na treguan se vlerësojnë se janë rreth 4000 deri në 5000 qenë të braktisur në qytet, por numri i saktë nuk dihet ende.

Drejtori i AMK, Avdi Mata, i tha Kosovo 2.0 se shumica e këtyre qenve kanë ardhur në Tiranë nga zonat periferike ose qytetet përreth. “Qentë në zona rurale ndonjëherë riprodhohen në numra dërrmues. Në vend se të gjejnë mënyra se si ta ndalin këtë, njerëzit në këto zona i marrin dhe i braktisin këto kafshë në Tiranë”, tha ai. Kryeqyteti është vend ideal për këto kafshë, pasi mijëra kilogramë të mbeturinave urbane të keqmenaxhuara aty, shërbejnë si burim ushqimi për qentë.

Në mes të viteve 90, Bashkia e Tiranës filloi të përdorte armë zjarri për t’u çliruar nga qentë e rrugës. U punësuan kontraktues që ta kryenin punën, dhe pagesa bëhej në bazë të numrit të qenve që arrijnë t’i vrasin. Por, si rezultat i presionit të madh prej organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare që mbrojnë të drejtat e kafshëve, kjo praktikë u ndal në 2007.

Prej atëherë, Bashkia e Tiranës ka qasje të re ndaj kësaj cështjeje, sic është zhvillimi i një plani për sterilizimin dhe vaksinimin e qenve. Por Tirana është qytet me shumë probleme – buxheti dhe burimet në dispozicion për këtë plan janë të kufizuara. Në 2012, AMK bëri marrëveshje me Shkollën e Mjekësisë Veterinare, dhe u lejua që shkolla të kryejë këtë proces të sterilizimit dhe vaksinimit. Pas dy viteve, kjo shkollë e ndërpreu marrëveshjen, pas presionit dhe protestave nga aktivistët e kafshëve.

Sazan Guri, aktivisti i mirënjohur që ishte fytyra e këtyre protestave, akuzon bashkinë se e përdori këtë marrëveshjeje me shkollën publike veterinare për të fshehur vrasjen e qenve të rrugës.

“Ata filluan të përdorin teknika tjera për t’i vrarë, si euthanazija ose helmimi me anë të ushqimit. Ata u bënë sikur i çuan në shkollën veterinare për sterilizim, kur në fakt deri sa e bënin këtë, vrisnin gjysmën e tyre,” tha ai. Z. Guri gjithashtu akuzoi shkollën se kryente eksperimente të paligjshme me qenë të rrugës. “Ne i hetuam, dhe studentët na thanë se kafshët ishin abuzuar në shkollën e veterinarisë”.

Bashkia e Tiranës dhe Shkolla e Mjekësisë Veterinare të dyja i kanë mohuar akuzat.

Tashmë Guri sugjeron ndërtim nga ana e Bashkisë së Tiranës të një strehimoreje të madhe për qentë, si dhe fushata të rregullta të sterilizimit dhe vaksinimit, në mënyrë që kjo cështje të zgjidhet. “Në mënyrë që të ketë sukses, Bashkia duhet të bashkëpunojë edhe me grupe të të drejtave të kafshëve në Shqipëri” tha ai.

Ndërkaq, ka dhjetëra organizata të të drejtave të kafshëve në Shqipëri. Disa prej tyre kanë krijuar strehimore të vogla, por për shkak të mungesës së kapacitetit, vetëm 400 qenë janë shpëtuar e strehuar aty. Grupet tjera, si Animal Rescue Albania (ARSA), i shpëtojnë këto kafshë dhe mundohen t’u gjejnë atyre shtëpi. Ato mbështeten në media sociale që t’i arrijnë qëllimet e tyre dhe të promovojnë të drejtat e kafshëve në vend.

Drejtori i ri i Përgjithshëm i punëtorëve të qytetit në Bashkinë e Tiranës, Blendi Gonxhja, pranon se qentë e rrugës janë një prej shqetësimeve më të mëdha për qytetarët e Tiranës. “Ky problem mund të duket banal në krahasim me problemet tjera që i ka aktualisht qyteti, por nëse nuk marrim masa, do të ketë pasoja. Qentë e rrugës janë rrëzik për qytetarët dhe e nxijnë imazhin e Tiranës. Ne dukemi si mesjetarë në qasjen tonë ndaj kafshëve të braktisura. Gjithashtu, ata shpërndajnë sëmundje dhe ndikojnë në trafik”, tha ai.

Gonxhja nuk ka hezituar t’ja lejë fajin administratës së kaluar të Bashkisë së Tiranës, duke i akuzuar se nuk morrën masat e duhura për këtë problem. “Kryetari i ri i Tiranës, Z. Veliaj, ka vizion më bashkëkohor mbi këtë çështje. AMK do t’i mbajë nën kontroll këto kafshe dhe do t’i vendosë në strehimore. Kjo nismë do të bëhet në bashkëpunim me organizatat e të drejtave të kafshëve dhe donatorëve të huaj”. Ai thekson “epoka e vrasjes së kafshëve tani ka përfunduar krejtësisht”.

*Korrespodente e Kosovo 2.0

19 komente në “Qentë e rrugëve të Tiranës, një histori urbane”

  1. feniks says:

    Ruani qente e rruges ne vend te njerezve se QENTE JANE E …ARDHMJA E Shqiperise europiane!!!

  2. tirana e vjeter says:

    Bo bo c’a shkrimi, personi qe ka bere kete s’e ka idene e Tiranes.

    Tirana e Re – lagje e shtrenjte ne qender te kryeqytetit??!! Vertet, qendra iku nga sheshi Skenderbej?.

    Nese ke jetuar ne Tirane e di shume mire qe qente e rruges jane mesuar me njerezit dhe shohin vetem punen e tyre, shtrire poshte makinave per hije pa I rene ne qafe njeriu. Te thuash qe rrezikojne rruget e mbushura me shtaze dykembesh eshte jashte realitetit.

    Qeni nuk shkakton tetanoz, idjote qe shkruan ketu por shkakton terbim nese eshte I pavaksinuar. Qente ne Tirane jane te vaksinuar prandaj e kane pullen te veshi.

    Shkolla veterinare drejtohet nga barbare qe zhduken qente ne mase, po ashtu Bashkia e meparshme qe I vriste me “gjuetare” si ne mesjete. E vetmja gje qe funksionon eshte sterilizimi dhe edukimi I njerezve qe mot te blejne qen por te adoptojne ata qe jane te pastrehe. Dhe me tej edukimi qe mos te marrin qen ata qe jane te papergjegjshem dhe I lene rrugeve sepse eshte gjynof te lesh mikun me te mire te njeriut ne rruge, ata kane kapacitetin e nje femije 2 vjecar – mendoni si mund te lihet ne rruge.

    Qente ne rruge jane turpi jone si pupull qe gjithmone kemi qene human por tani po bastardohemi duke u hap bythesh neper kafe dhe duke humbur humanizmin ndajj atyre ne nevoje. Me pak kontribut mund te beheshin streha per keto kafshe fisnike.

    1. alban says:

      Te kafshofshin njeher ty ose Sazan Gurin dhe ate Arber Cepanin pa ta shikojme sa do i mbroni pastaj.Bashkia te gjej menyren ti zhduki se ketu ne lagjen time jane bere problem shume i madh,pas mesnate te lene pa gjume dhe ne oret e para te mengjesit nuk kalon pa u ruajtur dot se do te turren nje lukuni qensh.

      1. Juli says:

        Alban qente kafshoje me arsye, o ju i keni bere dicka, o jeni person negativ, o keni marre barrna ,alkool etj. Une jam nje prej atyre personave te kafshuar nga qente, dhe FAJI KA QENE I IMI, ai u vet mbrojte, eshte normale dhe ju do e benit vetembrojtjen, une sot akoma e kam shenje kafshimim, por kam adoptuar qene, dhe i adhuroj qente, jane te paster si femijet e posalindur, ne i meson keq dhe i dhunon ,negativ do behen.

  3. Dori says:

    V.k, shkrim standard i cdo konviktoreje e vitit te pare gazetari. Cudi qe kjo goca po e ben ne vitin e 10.

  4. vedeta says:

    TIRANA 2015te plot 25 vjet kapitalizem shikojeni,foto si kto bente neper skuta besnik mustafarai ne vitet 92 dhe ja servirte emisione botes duke i then shikoni ku na ka len komunizmi, fotot dhe filmimet i bente bardh e zi nxirte skutat e TIRANES dhe laçin kur shikonim emisionet na vinte turp te dilnim jasht ne shtetin ku jetonim ne at koh se direkt na thoshin per kto emisione mizerabel qe na benin me turp,japra nxireni kte foto dhe verini diçituren 25 vjet demokraci do ju vij mir per kte te pa vertet po per ato te para nentedhjetes pse ju vjen mir kur thoni te pa verteta kte e kam me ca gazetaruc injorant pa identitet.

  5. gjuetari says:

    shpellaret sollen qente…per zevendesim

  6. turi says:

    Te gjithe qente duhen te vriten,,keni pare ndonje kryeqytet europoian me qen kudo ,mos degjoni sazanin,kesaj here ai ja fut kot…

    1. juli says:

      Ja nje vrases i veteshpallur..bota nje si ty e burgos per ca kohe…po te le zotin ty

  7. SYPESHKAQENI says:

    kapeni lulin dhe lidheni per zinxhiresh se eshte ma shum se qen eshte nje smerlap dhe aktivist i ISIS pyeteni ku e ka te martuar motren

  8. xoni says:

    Ne te gjitha lagjet gjate nates kope qenshe enden neper pallate duke lehur dhe shqetesuar njerezit dhe pse jo edhe duke i friksuar se do te sulmojne kalimtaret.
    kam pare me sytee mi qe tufa njerez andej nga liqeni kane sulmuar njerezit.
    duhet gjetur nje menyre per izolimin e tyre apo edhe per zhdukjen.Ata te mmbrojtjes se kafsheve ti marin nper shtepit e tyre dhe te kujdesen-

  9. Vera says:

    shkrim shume i detajuar

  10. noni says:

    qente e rruges jane vertet nje problem ne TIrane dhe ky problem nuk eshte zgjidhur per shkak se bashkia ka pasur hall te beje ndonjecik korrupsion, jo te shohi problemet reale.

  11. Cecua me Mustaqe says:

    Komentuesi, vedeta,ka me se te drejte,eshte tamam ashtu sic thote ai per ish Ministrin e jashtem.

  12. Spartaku says:

    Nuk meret vesh,keq me qen,keq pa qen.Keq ti zhdukesh,dhe keq te mos i zhdukesh.Si do zgjidhet problemi? Ky eshte problem i madhe.Te presesh sa ti vije vdekja vete qenit,ha kohe te gjate,se nje qen rron me sa di une 30 vjete.Per kete duhet te mblidhe eksperte dhe te gjejne nje rrugezgjidhje.

  13. Uskania says:

    Këta mbrojtësit e qenëve, përse nuk marrin tre-katëe qenë të sëmurë në shtëpitë e tyre dhe t’i mjekojnë, por pëlqejnë të mos preken qentë e zgjebosur për të infektuar njerëzit?

  14. julia says:

    F. Mejdini ky shkrim eshte teper banal dhe i pa jetuar nga te 2 palet e kendveshtrimeve, ndersa F. Hoxha ankesa jote eshte teper banale, pa te paragjykuar duhet te jesh nje vajze e rritur pa pranine e qenit ne shtepi, normalisht nje qene mbahet nga familje me horizont, bujare dhe mire ekonomikisht, ka kerkesa . Une jam person I KAFSHUAR nga nje qene, dhe FAJI ESHTE I IMI, qeni e ka bere vetem per vetembrojte, cdokush do te vetembrohej po te cenohej, une sot ende e kam shenjen e lene.
    Por une kam adoptuar qene prej 10 vitesh, dhe eshte krijesa me e pastes shpirterisht ,eshte si femija, varet si e rrit, edukon, miremban, nese e dhunon do rritet nje femije i dhunshem dhe do te dhunoje nje te Trete.
    A.Harxhi te komplimentoj per kohen e harxhuar mbi kete studim, por seshte vetem qeni problem i semundjeve ne Tirane, me e resikshme eshte te vdesesh nga trasmetimi i Aids sesa nga leshmanjoza, qe per me teper trasmetohet edhe nga nje mushkonje e thjeshte. Mos e gjyko vetem me njerin sy, eshte kollaj te kostatosh.
    Une nuk jam pro as vrasjes me arme, as helmimit, por te krijimit te ashtu quajtures SHTEPI QENSH sic e gjithe bota e emancipuar ben, ku te mirmbahen, vaksinohen, dhe pse jo kush do tju jepet mundesia ti adoptoje keta Qene, z.Guri e preferoj mendimin tend per ti strehuar.
    Z.Gonxhija,ju lutem mos flisni per ke e derdhi qumeshtin..jepini nje zgjidhje …ndertoni kete hapesire …mjafton nje gardh me gjelberim dhe ushqim konstant per keta qene si baze fillestare..pas te zgjidhet ndertesa e Caniles sipas mendimit te Veliajt qe ta shohim kur do behet.
    Behuni me te njerezishem, vete fjala NJERI trasmeton Horizont dhe Ndjeshmeri.

    1. edi says:

      qente jan nje kercenim per te gjithe edhe pike duhet te behet dicka per to por jo ti vrasim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje