Prokuroria e Përgjithshme ka bërë publike dosjen hetimore për personat e arrestuar të dyshuar si të lidhur me trafikun e drogës Shqipëri-Itali.
Në dosjen e prokurorisë thuhet se pjesëtarët e familjes Lamaj kishin një avion të lehtë që përdorej për transportin e marijuanës drejt Italisë.
Prokuroria thotë se Sokol Lamaj dhe vëllezërit e tij zotëronin disa parcela të mëdha në vendin tonë, ndërsa synonin që të mbillnin hashas edhe në Rumani.
DOSJA E PLOTË E PROKURORISË
Në muajin Korrik, në Prokurorinë për Krime të Rënda është rregjistruar procedimi penal nr.203, që bën fjalë për veprën penale të “Trafikimi i lëndëve narkotike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/a/2, të K.Penal, pa autorë të njohur plotësisht për momentin.
Sipas referimit nga të bërë nga Drejtoria për Narkotikët dhe Trafiqet, të Zyrës Ndërlidhëse Italiane – Interforcë është informuar për operacionin “CIBI 2014” (procedimi penal i D.D.A. Bolonja) dhe aktivitetin hetimor që po zhvillohet nga Karabinieria në Riccione mbi nje organizate kriminale te perbere nga subjekte me origjine shqiptare dhe aktiv ne trafikimin e lendeve narkotike.
Hetimet po zhvilloheshin paraprakisht ne ngarkim te personave, pjestarë të dy grupeve familjare shqiptare HAMETAJ dhe LAMAJ, të gjithë të implikuar në trafik kokaine dhe marijuane nga Shqipëria në drejtim të Italisë.
AVIONI
Nga veprimet hetimore proceduriale, evidentohet se pjestarë të familjes LAMAJ kanë në dispozicion dhe një avion shumë të lehtë, prodhim ukrahinas model “Aeropakt A22S”, i cili do të përdoret për transport marijuane nga Shqipëria për në Itali. Për cdo fluturim sasia që transporton ky avion është 120-140 kg.
Gjithashtu disponohet informacion se grupi familjar LAMAJ , përveçse është pronar i shumë parcelave me marijuanë në Shqipëri, ka në plan të kultivoj dhe parcela të ngjashme në Rumani.
Hetimet teknike në Itali po kryheshin në ndaj shtetasve shqiptarë Vilson LAMAJ, Sokol LAMAJ, etj.
Në fazën e hetimeve kur autoritetet gjyqësore italiane kanë kërkuar bashkëpunimin dhe të autoriteteve shqipëtare, nga ana e tyre informohemi se janë evidentuar elemente fajësie në ngarkim të disa shtetasve shqiptarë.
MARIJUANA
Nga hetimet në Itali rezultonte se shtetasit Sokol LAMAJ dhe vëllezërit e tij kishin në pronësi parcela të mëdha me marijuane në Shqiperi si dhe donin të transportonin sasi të mëdha lëndësh narkotike në Itali , duke përdorur pikërisht avionin e lehtë nën monitorim, i cili me shumë mundësi do të pilotohej nga Vilson LAMAJ.
Nga rezultatet hetimore është dokumentuar fakti që shtetasit nën hetim Sokol LAMAJ dhe Vilson LAMAJ më datë 6 korrik 2015 janë kthyer në Shqipëri, duke u nisur nga porti i Brindisi-t me traget bashkë me automjetin e sinjalizuar Audi A3 me targe DHxxxHN.
Në veçanti, nga aktiviteti teknik, rezultonte që Sokol LAMAJ , duhet të qëndronte në Shqipëri për të ndjekur personalisht kultivimin e marijuanës dhe organizimin e ngarkesave për trafikimin në Itali.
Ndërkohe, i vëllai Vilsoni mendohej se do të kthehet në Itali, ku do të priste urdhërat e të vëllait për tu nisur me avionin e lehtë në drejtim të territorit shqiptar, ku do te ngarkohente në një vend magazinimi të lëndës narkotike, për tu nisur më pas sërish në fluturim për transportimin e drogës.
Në kushtet kur është regjistruar procedimi penal, nga ana e organit procedues në Shqipëri ishte e nevojshme kryerja e hetimeve me metoda të posaçme hetimore.
Nga ndjekja ne dinamike e ketij procedimi, ka rezultuar se shtetasit subjektet e ketij procedimi, ne bashkepunim me njeri-tjetrin, ne role te caktuara si pjese e organizates kriminale, kane kultivuar ne disa fshatra te rrethit te Vlores, disa parcela me marijuane, te cilen pasi ta korrin, magazinojnë dhe paketojne, nepermjet nje avioni te vogel, pa perjashtuar edhe menyra te tjera, ta trafikojne drejt Italise. Nje pjese e subjekteve, jane identifikuar nga ana jone pas verifikimeve të kryera, nje pjese tjeter, njihen me emra ose nofka dhe konkretisht:
Fatos BRUHAMAJ;
Igli Shahaj.
Fadil Shahaj, eshte “roje” i parcelave;
Fadil Shahaj.
Çuman LAMAJ
Neko Bruhamaj (Burhamaj) i cili punon neper parcela;
Sokol LAMAJ
Vilson Lamaj
PARCELAT
Gjate periudhes që nga regjistrimi i procedimit penal, mbi bazen e autorizimit te vëzhgimit, subjektet jane vezhguar, fotografuar e filmuar ne ambientet ku ata zhvillonin aktivitetin e tyre. Ka rezultuar se ata kane kultivuar me shume se tre parcela me Canabis sativa ne fshatrat, Ramicë, Xhyherine, Risili dhe pergjate lumit te Shushices.
Aktualisht, tek nje pjese e parcelave, cannabisi ishte bere gati per korrje, tek parcelat e tjera, cannabisi behet gati per rreth 10 dite.
LEVIZJET
Nga ana policisë gjyqësore, jane fiksuar levizjet e shtetasve Sokol Lamaj dhe Vilson Lamaj, te cilet pothuajse cdo dite shkonin ne fshtrat e permendur me lart dhe interesoheshin per parcelat. Ata bisedonin me personat te cilet merreshin me vaditjen dhe ruajtjen gjate nates te parcelave (Igli Shahaj, Neko).
Gjithashtu, nga bisedat, dyshohej se midis vellezerve Lamaj dhe shtetasit Fatos Burhamaj, ka lindur konflikt qe ka te beje me angazhimet financiare brenda grupit kriminal.
Nga ana e grupit te vezhgimit, jane fiksuar e fotografuar vendet ku keta shtetas qendrojne, levizjet e tyre, automjetet qe perdorin aktualisht etj… .
Në datë 19.08.2015 efektivat e policisë së Qarkut Vlorë kanë asgjesuar tre parcela me 387 bimë narkotike Canabis Sattiva ne fshatin Ramicë tek përroi i Burhame dhe lidhur me këtë fakt është referuar material Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë.
Nga hetimi ka rezultuar se këto parcela ishin kultivuar dhe mbaheshin në mbikqyrje nga Neko Bruhamaj.
Neko ka komunikuar fillimisht Fatos Bruhamaj dhe më pas Sokol Burhamaj(Lamaj) dhe i ka vënë në dijeni për prezencën e policisë tek parcelat, duke u kërkuar që të lidheshin me personat që ata njihnin me qëllim që të mos u asgjesoheshin bimët narkotike të mbjella. Sokoli ka telefonuar përdoruesin e nr. telefonik xxxx422 duke e pyetur se kush kishte shkuar lartë te parcelat. Sokoli i ka thënë se me kë duhej të fliste dhe personi që dyshohet se është punonjës policie ose i njohur i tyre, i ka thënë se do të interesohej ai.
Më vonë nga ndjekja e përgjimeve ka rezultuar se përdorues i këtij numri telefonik ishte shtetasi Vladimir Zanaj, Oficer policie në D.P.Qarkut , Vlorë.
Në datë 24.08.2015, në orën 07:02’ deri në orën 07:12’ në afërsi të fshatit Xhelilaj,Vlorë, buzë lumit, sipas informacioneve te ardhura nga autoritetet italiane rezulton që të jetë ulur dhe ngarkuar me 120 kg marijuanë avioni i pilotuar nga Vilson Lamaj, i cili u kap po në mëngjesin e kësaj date në Brindizi/Itali dhe u arrestua.
Policia gjyqësore në kushtet kur pas kapjes dhe arrestimit të Vilson Lamaj në mëngjesin e datës 24.08.2015 në Brindizi me një avion të lehtë , brenda të cilit u sekuestruan 120 kg marijuanë, ekzistonte rreziku që personat bashkëpunorë me këta të fundit të merrnin dijeni për hetimet dhe në Shqipëri dhe në ato kushte u procedua me ndalimin me inciciative të shtetasve Neko Bruhamaj, Fatos Bruhamaj, Fadil Shahaj, Igli Fadil Shahaj, Sokol Lamaj (Burhamaj), Vladimir Zanaj me detyrë Shef Personeli në DPQ, Vlorë.
Në banesën e Fadil e Igli Shahaj u sekuestrua dhe 26 gr marijuana dhe 06 gr marijuanë, tip cokollate.
Me qenese jeni nga Vlora duhet te flisni me deputetin e zones dmth me 2K se ai tha qe do ta legalizojme po te ishit nga Tepelena te flasje me S.T. ministrin e brendshem qe tha se sdo kete me hashash ne Lazarat por e beri te gjithe Shqiperine si LAZARATI te gjelber. Faleminderit
Deputeti Nr. 1 i Vlores eshte Rama o Iliria “mos e humb rrugen dhe ti si Europa” se Europa i bie nga Siria per te ardhe ne Shqiperi. Ne fakt mbiemri Rama eshte indian seriozisht pa asnje tallje. Me respekt Cubi thithesi i hashashit i dyti ne liste pas nr. 1.
Ti “Cubi” i di mire keto mpunhe se ke qene antar i BANDES KRIMINALE te Sali Berishes!
Tani qe rate nga fiku keni zili se te tjerrret mund te kene marre pervojen tuaj te CMUAR!
HAAAAAAA!!!!
Te gjitha KURVAT u duken femrat e tjera njelloj si ato,pra…..KURVA!!!
Ndryshimi midis regjimit te Berishes dhe Rames eshte se:
-Berisha e dinte kush prodhonte dhe shiste droge me lejemn e tioj,dinte sasine e milkionave qe futeshin ne llogarite e tij bankare,nder RAMA,po i fut ne BURG ata qe merren me DROGE!!!
He,tani te kam rizha,a mund te krahasohet e …DHJERI me te….PERMJERIN???
Ti sigurisht hyn tek te …DHJEROSURIT koke e kembe,por me shume ne…..SHPIRT!!!
Marijuana konsumohet edhe nga vete policet italiane dhe eshte me pak e rrezikeshme se duhani. Ligji e ngalon dhe shpenzohen para per gjurmime, procese burgosje. maijuana duhet liberalizuar por edhe nese liberalizohet ate do ta prodhoje shteti qe te fitoi ai. Cilesia e marijuanes tone do te jete me e mire per shak te rritjes pak intensive. Ne Itali eshte ceshtje kohe dhe do te liberalizohet. Shqiptaret si po shkojne punet keq e me keq ne shqiperi do te shpikin gjithmone pazare e pislliqe deri sa te kene fryme. Kjo ka qene dhe mbetet tradite ILIRE. Edhe ne Trieste te Italise u desh nje lufte e forte me Romen per te nenshtruar Iliret qe jetonin ne Trieste ne ate periudhe dhe qe ishin popullsia super dominuese.
Dhe thonë që përdorimi i lëndëve psikotrope nuk ka efekte anësore. Arsyetimi i mësipërm është rezultat i shkatërimt progresiv te neuroneve që fillojnë të lëvizin në mënyrë kaotike….
Ai që të vë në dijeni., s’ësht tradhëtar
Ky viktima duket se nuk ka ndonje support politik prandaj edhe e zune. Politikanet emerojne zyrtaret e cdo niveli dhe institucioni, kur I emerojne edhe I komandojne, I kontrollojne. Nuk ka dore 2K ne kete mes. 2K dhe politikanet e tjere do te japing llogari para politikanit Rama per arsyen se nuk kane kontroll mbi teritorin, sepse grupe si puna e ketij bejne tregti dhe nuk paguajne asgje tek politikanet. Keta policet kane per tu bere shembull per te tjret.