Pas publikimit nga Instituti i Statistikave të të dhënave për muajin korrik të tregtisë së jashtme nga të cilat ka rezultuar se janë ulur eksportet dhe është rritur deficiti tregtar, ka ardhur edhe reagimi i kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ai deklaron se me të dhënat e fundit INSTAT ka pranuar zyrtarisht krizën Rama. Sipas tij INSTAT ka konfirmuar gjithashtu uljen për herë të parë në 25 vite të pagave dhe pensioneve.
Ndërsa shkaqet e kësaj krizë, sipas kreut të PD-së janë korrupsioni dhe bashkëqeverisja me kriminelët. Por Basha gjithashtu thotë se PD ka një plan shpëtimi që e nxjerr vendin nga kjo krizë.
“INSTAT-i qeveritar pranoi sot zyrtarisht Krizën Rama. Deficiti tregtar u rrit me 23% krahasuar me korrik 2014. Rënia e eksporteve e konfirmuar sot, vjen pas rënies se investimeve, kreditimit dhe konsumit. Po sot, INSTAT konfirmoi uljen për herë të parë në 25 vite të pagave dhe pensioneve. Taksat e larta, korrupsioni dhe bashkëqeverisja me kriminelët janë shkaqet e krizës Rama” që ka vënë përfund ekonominë. Vetëm Plani ynë i Shpëtimit e nxjerr vendin nga kjo krizë”, thekson kreu i PD-së, Lulzim Basha.
pse eshte kaq i neveritshem ky faqepetlla?
Shkaqet e krizës jan homoseksuelët e çorroditur