VEZHGIMI/ Si e mbushi Lulzim Basha, Bashkinë e Tiranës me drejtues të lartë të PD

28 Gusht 2015, 15:48Politika TEMA

Gjatë 4 vjeçarit të Lulzim Bashës në krye të Bashkisë së Tiranës kemi dëgjuar jo pak herë të flitet për mungesën e promovimit turistik të kryeqytetit, apo mungesën totale të përgjegjësisë dhe përkujdesjes së institucionit ndaj grupeve më vulnerabël të shoqërisë, siç janë romët, njerëzit me ndihmë ekonomike apo familjet e pastreha. Mbahen mend dëbimet e romëve nga Basha, vetëm për të dhënë një leje pallati më shumë, apo shtyrja për 4 vjet e dhënies së banesave sociale, ndonëse ishin ndërtuar që para vitit 2011. Në fakt, banesat sociale u shpërndanë nga kryebashkiaku Veliaj që në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak.

Por, a e dini pse kanë ndodhur këto?

Ose më mirë, a e dini se kush ishin njerëzit që Basha i ka vendosur si drejtorë në Bashki për t’u marrë me këto çështje? Pal Dajçi dhe Ekrem Spahia! Po, po, dy nga eksponentët e lartë të PD-së dhe legalistëve punojnë prej vitesh në Bashkinë e Tiranës, i pari si Drejtor i Kujdesit Social dhe i dyti si Drejtor i Turizmit dhe Promovimit të Qytetit.

Se ç’mund të bëjë për promovimin e Tiranës ish kryelegalisti Ekrem Spahia (i njohur në publik për pushtimin me dhunë të TVSH në vitin 1998), apo se si mund të kujdeset për grupet vulnerabël ish Prefekti i Lezhës dhe ish deputet i PD, Pal Dajçi, këtë e ka ditur dhe e di veç Basha. Por, nuk është çudi që pas humbjes në zgjedhjet parlamentare 2013, shumë prej funksionarëve të lartë të PD, zëvendësministra apo prefektë të qeverisë Berisha gjetën strehë në Bashkinë e Tiranës.

E ndërsa Basha dhe eksponentët e PD trumbetojnë me të madhe për pavarësinë e administratës shtetërore, gjatë dy viteve të fundit ish kryetari i Bashkisë së Tiranës është kujdesur që të mbante në poste të larta të bashkisë anëtarë të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, drejtues të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, kryetarë të partive dhe anëtarë të koalicionit të djathtë, duke e kthyer këtë institucion në një paradhomë të SHQUP-it. Të gjitha këto, jo për t’i shërbyer popullit, por për të kënaqur figura si Pal Dajçi apo Ekrem Spahiu që të punojnë për të thithur vota për Partinë Demokratike.

18 komente në “VEZHGIMI/ Si e mbushi Lulzim Basha, Bashkinë e Tiranës me drejtues të lartë të PD”

  1. Tironsi says:

    Fajin e ka Veliaj qe i mban ne pune akoma keta….

    1. Cubi says:

      Ky Luli, ky eshte figure por duhet kujdes xhepat po te kaloi afer se ne autobus as Veliaj s’ja kalon se Veliaj si beri dot leket e dasmes i mori ca leke mamit. “Lavdi” hajduteve qe votojme per ta dhe keta votojne per xhepat e tyre.

    2. Lajmi says:

      Mero Flamuri Noka fiksimi jot ka qene ne Shishtavec pse se jap kete lajm kaq inspirus per dhemokratet.

  2. Juli says:

    Po saliun pse nuk e beri drejtor pas 2013?

  3. Geri says:

    po pse re po tmerr basha bashkin tani do ju mante ju ai. do ju kishte heq tgjithve. ju i mani dhe te pd ne pune.

  4. Kaci says:

    kjo dihet tashme. te gjithe drejtuesit e pd kerkonin vota, lane punet ne fushat dhe u merrnin me Halim Kosoven. Doje te mbaroje pune ne bashki dhe nuk kishe shans se sgjeje njeri. sikur ra bomba ne bashki pervec pastrusve skishe njeri tjeter

  5. Jeta says:

    Kta te mbaruar as nej pune nuk bene as vota nuk thithen. Mos ndoshta kan thithur ndonje gje tjeter …

  6. Kela says:

    Po Veliaj per bamiresi po i mban keto?

  7. Na lumte says:

    po mire ua bejme, e mbajme njeri tjetrin, ju shikoni ato tuajet qe i leni pa pune ?

  8. ANILA says:

    po ca prisnit ju te gjeni njerzit te kualifikuar, jo, gjeni njerezit me teser. po ndaj lehin perdite si qente se nuk duan te heqin njerezit e tyre nga puna se ne 8 vjet pd i futi te gjith te vetet. po i hoqet, e braktisen te gjithe lulin

  9. XXX says:

    keta duhen shpallur monument kulture dhe te mbrohen nga shteti si kokat e shkences dhe te dijes, se ndryshuan faqen e bythes se bashkise.

  10. Arvin Londer says:

    Edhe Une kam punuar ne bashki dhe me hoqi Lulushe Prostituta, i beje thirrje VELIAJT RIKTHE NE BASHKI GJITHE ATA QE HOQI AI PLEHRA QE ISHTE PARA TEJE

  11. liria drejtesia says:

    Pa hajdute nuk mbahet bashkia!

  12. Piro says:

    Ligesite nuk kane te sosur ne ate vend ,turp per pushtat,po cthem dhe une ku kane turp ata Lulushet e Berishet.

  13. SYPESHKAQENI says:

    u bej thirrje te gjith lexuesve se lulzim basha emrin e vertete e ka SMERLAP SHUPI BERISHOVIQ ky mut muti i palare

  14. Ciku says:

    Flamur Gjymishka eshte drejtor te Ujsjellesi. E kuptoni apo jo. Qendroi 4 vjet drejtor I pergjithshem I doganave, patjeter shkoi drejtor ne Ujsjellesi.

  15. Kështu shpjegohet edhe përse drejtori i Turizmit në Bashkinë Tiranë ka ndërmarrë turin e tij të Puçit ndaj Legalitetit për rrëzimin e drejtuesve të Legalitetit dhe zëvendësimin me njerëz të Partisë Demokratike, për ta kthyer dhe mbajtur Legalitetin në një shtojcë të Partisë së Katovicës.
    RROFTË PRINCI LEKA !
    RROFTË MBRETËRIA E SHQIPTARËVE !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje