Tjetër tragjedi/ Mbyten dy anije me 500 klandestinë, dyshohet për qindra viktima

28 Gusht 2015, 08:58Politika TEMA

Dy anije me rreth 500 klandestinë në bord janë mbytyr pranë qytetit Zuvara të Libisë.

Anija e parë, e cila ka sinjalizuar për ndihmë të enjten ka pasur afro 50 njerëz në bord, ndërsa anija tjetër e cila është mbytur më vonë, ka qenë e mbipopulluar me rreth 400 pasagjerë.

Zyrtarët thonë se rreth 200 njerëz janë shpërtuar nga rojet bregdetare të Libisë, por shumë të tjerë kanë mbetur të bllokuar.

“Një objekt i paraburgimit për emigrantët ilegalë në Sabratha në perëndim të Tripolit mori 147 njerëz”, tha një zyrtar për Reuters.

“Të paktën 100 trupa u dërguan në një spital në Zuëara, në perëndim të Tripolit”, tregoi një banor për BBC.

“Viktimat përfshinin emigrantët nga Siria, Bangladeshi dhe disa vende të Afrikës”- tha më tej banori, por informacioni ende nuk është konfirmuar nga autoritetet zyrtare.

Sipas Kombeve të Bashkuara, rreth 2.400 migrantë nga Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika kanë vdekur këtë vit, gjatë përpjekjeve për të kaluar Detin Mesdhe dhe për të arritur në Evropë.

1 komente në “Tjetër tragjedi/ Mbyten dy anije me 500 klandestinë, dyshohet për qindra viktima”

  1. Tema says:

    Po na vështirsojn jetën

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje