“Parcelat na i mbulon daja”, kjo është një ndër frazat që përdorej mes trafikantëve të drogës, e cila implikon përmes përgjimeve telefonike zyrtarin e Policisë së Vlorës, Vladimir Zanaj, me detyrë shef i personelit në këtë polici.
Sipas një burimi jo zyrtar nga grupi i hetimit, oficeri i policisë, nga pëgjimet ambientale dhe telefonike rezulton se kishte dalë garant, jo vetëm për mos goditjen e një parcele droge që kultivohej nga familja Lamaj, por kishte siguruar edhe qetësi në procesin e ngarkimit të avionit ukrainas “Areoprakt”, raporton TCH.
Ngarkesa e 120 kilogrameve marijuane në avionin, që më pas u pilotua nga 26-vjeçari Vilson Lamaj, ka zgjatur vetëm 10 minuta , nga ora 7:02 deri në orën 7:12, të dhëna që tregohen nga aparatura e vendosur nga prokurorët italianë në avion.
Kaq ka zgjatur edhe qëndrimi i avionit në tokën shqiptare. Por, gjithë flututimi i avionit në hapësirën shqiptare nuk pasqyrohet dhe as është raportuar nga autoritetet shqiptare, thonë burimet, pasi siç rezulton deri më tani, radari sekondar nuk ka punuar atë ditë, radar i cili përdoret e gjurmon fluturimet e ulta. Nga ana tjetër për grupin e hetimit, terreni ku është ulur avioni, në fshatin Xhelilaj, konsiderohet i vështirë, çka hedh dyshime se piloti e njihte fare mirë zonën ku do ulej dhe mund të mos ketë qenë udhëtimi i tij i parë.
Sipas të dhënave të sistemit TIMS, piloti Lamaj ka ardhur në Shqipëri një muaj më parë, ku edhe ka qëndruar në fshatrat e Labërisë, për shkak se një nga parcelat e hashashit që kontrollohej nga familja e tij në fshatin Babicë, ishte asgjësuar nga policia e në këto kushte atij i është dashur të grumbullojë ngarkesën prej 120 kg nga persona të tjerë.
Ndërkohë që është kthyer në Itali dy ditë përpara se të ndërmerrte edhe fluturimin me avionin e tij. Piloti Lamaj, sipas burimeve, ka ndjekur një kurs të posaçëm në Itali dhe një vit më parë ai ka siguruar edhe një licencë pilotimi për fluturime turistike, ku edhe del që ka kryer disa fluturime për këtë qëllim brenda Italisë.
Nga të dhënat e Prokrorisë italiane dorëzuar krimeve të rënda, familja Lamaj, përveç mbjelljes së parcelave me hashash në fshatrat e Vlorës, po planfikionin të bënin të njëjtën gjë edhe në Rumani. Ndërsa ishin pronarë të një sipërfaqejeje toke në një komunë në Rimini, ku dyshohet se kanë kultivuar edhe aty bimë narkotike.
Po Daja nuk kishte ndonje Daje pak me larte?Ah, e mori lumi rilindjen qesharake dhe kriminale te shekullit 21.
…radari secondar nuk kishte punu ate dite….???!!!
sa kom qesh…..
katundare dhe derdimene…
me zi ju a befshin….
Konkurenca te merr me qafe. Nje nga menyrat per te eliminuar konkurencen eshte futja ne loje e policise.
Jo vetem helikopter, por dhe me ngjyren e postes (te verdhe)! Qe te kujtonin rojet e kufirit se qenka posta DHL.
Radari sekondar nuk ka punuar ate dite!!!!
prishen radaret diten qe shitet droga
u kthye ministri nga pushimet ne Korfuz? Ladin vete ai e futi ne pune apo me porosi nga lart?!
E kemi të vështir frenimin gozhdues
Bo c’palaco njerez … e s’tregojne maskarenjte si fshate … u vin inat … akuzojne qeverine per lidhje me trafikantin ne fjale … po te kishte lidhje qeveria me keta , ky lajm sot nuk do te kishte ekzistuar , sepse droga do te vazhdonte te shitej pa mase dhe asnje arrestim sdo te ndodhte … por ketu nuk ekziston kjo lloj ortakerie qe thuhet , dhe shpifet. Perdoret si propagande antiqeveritare … po te qene keto lidhje me pushtetin as qe nuk do te ndermerrej ky aksion. Policia , do te nderpirste hetimin , sepse para se te merret nje aksion duhet urdher nga propuroria apo nga ministria per aksion … por ja qe qeveria ska lidhje … mjafton pak llogjik te kuptosh se pjesa me e madhe e Shqipetareve jane shume te liq , naiv … qe kur u shkaterruan parcelat e Lazaratit dhe te Shkodres apo kudo tjeter … jane larguar shume te rinj per Azil jashte vendit… kjo fakton se biznesi i droges mbante ne pune kete rini … i thone 4 – 5 miliard euro xhiro vjetore vetem nga droga … Shqiperia ska industri qe te mbante keta te rinj , se prap po propagandohet me keto ngjarje … Por ky eksod i vockel tregon se paturpsine e ketij vendi dhe ketyre njerezve qe merreshin me keto lloj pislleqesh … Shpresojme qe qeveria ti japi gjalleri industrise dhe bujqesise …