INTERVISTA/ Edi Rama: Europa e ka humbur rrugën e saj. Duhet të tregohet strategjike me Ballkanin

27 Gusht 2015, 13:39Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama flet për austriaken “Der Standard”.

Cili është qëllimi i iniciativës për shtetet e Ballkanit Perëndimor në lidhje me të rinjtë nga rajoni për të zhvilluar shkëmbime në të ardhmen?

Unë jam i sigurt që Shqipëria dhe Serbia, apo më mirë shqiptarët dhe serbët, duhet të bëjnë për vendin e tyre atë që bënë për Europën gjermanët dhe francezët. Ne brenda kuadrit tonë mund të bëjmë diçka, gjë që dukej e pamundur. Ne mund ta shndërrojmë këtë fqinjësi ndërmjet nesh në një aleancë strategjike për një të ardhme më të mirë për njerëzit dhe rajonin. Ne mund të jemi besimplotë që nëse Gjermania dhe Franca e bënë këtë për Europën kjo është e mundur. Përse të mos e bënim edhe ne?

Atëherë cili është plani?

Ne duam ta përdorim instrumentin fantastik të shkëmbimit rinor, ashtu siç është ndërmjet Francës dhe Gjermanisë, si një rrugë për përafrime dhe bashkëpunime të tjera, për të ndërtuar një miqësi të vërtetë. Ne nuk kemi shpikur asgjë, por ne kemi vullnetin të mbështetemi tek ky model.

Çfarë do të ndodhë konkretisht ?

Mund të jetë një shkëmbim ndërmjet shkollave, universiteteve, ndërmjet të rinjve të cilët punojnë në administratë. Ne kemi folur për një Projekt të Praktikës – të rinj shqiptarë mund të bëjnë praktikë në Serbi dhe anasjelltas.

Në vjeshtën e vitit të kaluar, ndërsa tifozët serbë iu sulën stadiumit në Beograd dhe keqtrajtuan tifozët shqiptarë, pasi njerëz të panjohur ngritën një flamur të Shqipërisë së madhe në stadium, situata ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve ishte e keqe. Ndërkohë, ju keni folur me Kryeministrin Aleksander Vucic. Si janë marrëdhëniet tani dhe çfarë prisni ju nga bisedat me të në Vjenë?

Magjia e futbollit shkon tej fushës së futbollit, pasi edhe njerëz si ju të cilët nuk pyesin shumë për futboll, por që janë tepër të kujdesshëm, nëse bëhet fjalë për Ballkanin, u kujtohet loja e futbollit, por nuk u kujtohet që disa javë më vonë unë isha në Beograd dhe jam takuar me Vucicin.

Natyrisht që e di këtë.

Dua të them që njerëzve u kujtohen më shumë gjërat e këqija. Por në këtë rast e keqja është shndërruar në diçka të mirë. Ne këtë moment e kemi shndërruar në një mundësi fantastike. Në vend që t’i ktheheshim një pjese të së shkuarës, ne kemi bërë një hap miqësor dhe u takuam. Pastaj ai erdhi në Shqipëri. Vizita e një Kryeministri shqiptar në Beograd ishte e para pas 68 vjetësh. Dhe ishte takimi i parë e një Kryeministri serb në Shqipëri. Ne nuk kemi problem me njëri-tjetrin dhe ne kuptohemi shumë mirë. Ishte tepër sensitive për nevojat e Shqiptarëve të cilët banojnë në Luginën e Preshevës në Serbi. Dhe unë besoj që ai do të bëjë më të mirën e vet, që këtë zonë të marxhinalizuar të kthejë në normalitet, ku shqiptarët të ndihen si në shtëpi dhe jo të pushtuar.

Keni përshtypjen që shqiptarët në Luginën e Preshevës ndjehen të pushtuar?

Asgjë nuk ndryshon në një ditë. Plagët e njëqind vjetëve nuk mund të kurohen brenda një viti. Ka patur shumë përparime, edhe në frontin e dialogut ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Ne jemi në rrugën e mbarë.

Mungon edhe një pjesë e autostradës që do ta lidhë përfundimisht Beogradin me qytetin portual të Durrësit. Kjo autostradë është një nga projektet e bashkëpunimit rajonal, të cilët kërkohen në kuadrin e procesit të Berlinit. Kur do të përfundojë?

Rama: Kjo është një pyetje të cilën ju mund t’ia bëni Komisarit Hahn që është tepër i vlerësuar prej meje. Bëhet fjalë nëse Europa do të tregojë të njëjtin vullnet që ne kemi treguar. Ishte historike ajo që ne kemi bërë, por njerëzit nuk mund të ushqehen me fotografi historike. E ardhmja e tyre nuk do të jetë më e mirë nëse ata thjesht do të shohin këto fotografi historike. Tashmë është koha, t’u tregojmë njerëzve që do të hapet vërtet një kapitull i ri. Për këtë na duhet Europa dhe që BE-ja këtë të mos ta shohë si “Business as usual” dhe të mos harrojë që këtu është derdhur gjak dhe…

Në fund të fundit bëhet për para nga BE-ja?

Në fund të fundit bëhet fjalë për të qenë strategjikë. Europa e ka humbur rrugën e saj, çka do të thoshte të qenët strategjikë. Nëse Europa do ta trajtonte Ballkanin nga një këndvështrim strategjik, atëhere paratë do të vinin. Nëse Europa vepron vetëm taktikisht, mund të ndodhin përsëri gjëra të këqija.

Sa shqiptarë largohen për shkaqe ekonomike dhe kërkojnë në Gjermani azil? Cilat reforma ekonomike mund të bëni ju në mënyrë që situata të përmirësohet?

Shumë shqiptarë që shkojnë në Gjermani vijnë kryesisht nga Greqia. Ata kanë banuar atje për vite të tëra si emigrantë dhe përpiqen tashmë në Gjermani. Natyrisht që vijnë disa edhe nga Shqipëria, Serbia ose Kosova. Këta njerëz kërkojnë më shumë. Për këtë shkak na duhet ndihmë. Ne nuk jemi magjistarë dhe nuk mund ta ndryshojmë këtë realitet dhe të realizojmë që njerëzit të ndihën mirë, nëse ata shohin në televizor dhe vënë re si jetojnë europianët në BE, nëse përdorim buxhetet tona të vogla. Cilëndo mrekulli që ne të bëjmë, ne nuk mund të realizojmë çudinë, nëse nuk ndihmohemi në mënyrë të vazhdueshme nga Europa. Europa na ndihmon neve më mirë këtu se sa njerëzit të shkojnë atje.

Por cilat reforma ekonomike mund të bëni ju?

Ne bëjmë të gjitha reformat ekonomike që janë të domosdoshme. Por ne jetojmë në një kohë tjetër. Shpejtësia është krejt tjetër. Dhe njerëzit e rinj nuk kanë kohë të presin derisa reformat të japin rezultate. Kjo kërkon kohë. Për këtë shkak na duhet ndihmë dhe shumë më tepër mbështetje nga BE-ja.

Nëse bëhet fjalë për të rinj, ka universitete private në Ballkan me standarde të ulëta por në të njëjtën kohë pak shkolla profesionale. A kërkohen reforma arsimore?

Këto ne i kemi bërë; ne i kemi mbyllur të gjitha universitetet private me standarde të ulura. Për këtë na është dashur Agjencia Kombëtare Britanike për Akreditimin e Universiteteve. Tashmë ne kemi sistemin dual gjerman. Por natyrisht që zbatimi kërkon kohë. Nëse të gjithë të gjithë landet gjermanë do të merrnin përsipër shkollat profesionale në Shqipëri ose do të jepnin diçka për këtë, gjerat do të ishin ndryshe. Dhe kostua do të ishte më e ulët nga ajo që paguajmë tani, nëse parandalimin e kësaj vale emigrimi e shohim si diçka që ka të bëjë me Gjermaninë.

Jeni dakord që Gjermania e përcakton Shqipërinë si një vend origjine i sigurt?

Këtë e mbështes plotësisht.

Do të luani edhe ju futboll në Vjenë me politikanët e tjerë?

Jo, unë nuk jam lojtar futbolli, por lojtar basketbolli. Dhe të tjerët nuk janë kaq të gjatë sa të luajnë me mua. Ose unë nuk jam aq i vogël sa të luaj me ta.

Por atëherë ju mund të luani si portier?

Rama: Jo, nëse luaj dua të bëj gol. Dhe unë nuk mund të …..

48 komente në “INTERVISTA/ Edi Rama: Europa e ka humbur rrugën e saj. Duhet të tregohet strategjike me Ballkanin”

  1. ben says:

    Sa qesharak!!!!

    Nje piktor I deshtuar

    Kryeminister I nje vendi ne popullsi me shumice islamike dhe identitet te dyshimte

    Prishes kishash. Nderkohe qe nuk ka prishur asnje hale xhamie te haleve te isis.

    Delirant I pasherushem

    I tregon rrugen europes???????????????

    O zot ca do degjojme akoma.

    Fol o lavderim muhaxheri vetem ti ngele pa folur.

    1. Toni1979 says:

      Qetsohu mor burr…ne lidhje me cfare konkretisht e ke inatin…me intervisten? me kishen? me lavderimrat? apo me faktin qe mbas shume kohesh Shqiperia po behet faktor i rendesishem ne rajon..edhe perfaqesohet nga nje person me i denje dhe i emancipuar sesa paraardhesit e tij?

      1. ben says:

        Tono

        Qe te behesh faktor duhet te kesh tre gjera ose minimalisht 2 nga keto te 3_reja

        1) ekonomoi me te forte ose rritje qe kercenon ekonomine e tr tjereve

        2) fuqi ushtarake

        3) histori

        Vetem deshira delirante as nuk ka mhaftuar e as nuk do mjaftoje ndonjehere.
        Bile I perkeqeson ne realitet mundesite.

        Jam I sigurt se Gaz Paja do ishte me dinjitoz te pakten do kishte nje gje te shiste qe hyn ne pune njerezimit SHALQI.

        1. Alo says:

          Ec Edo. …mos u merr me bajgat. .
          Je politikan me I mire. …

      2. erion says:

        po pra.. mire do ishte te qetesohesh.

      3. filpilab says:

        o toni, nuk eshte burre beni, por spurdhjak rrugesh nga keta qe e shkruajne shqipen me gjisht. Kjo eshte fatkeqesia jone se kemi gjallesa te tilla qe edhe kur eshte per mire duan ti bejne varrin te mires. Jane te lindur, çeshtje karakteri nga origjina e llojit te majmunit. Duhet zhdukur sperma e tyre, te paken te mos dalin me se infektohet vendi.

    2. Cubi says:

      Ranes :si ke emrin? Rama :une jam piktor. Dhe ka degjuar ate shprehjen ne fshat :filani e ka humb rrugen ne oborr. Nivel i ulet shume per kryeminister dhe te pakten te pergjigjet sa nje bari se po na duket si kasap keto kohet e fundi me ca shprehje e pergjigje.

    3. Spartaku says:

      O Beno! Me sa dukete ti nuk po e njeh EDI RAMEN.Ai po e tregon vehten e tij tamam si nje kryeminister i moderuar.Ai kur flet,nxier fjale dhe mendime shume te drejta dhe te sakta.Nuk flete si para ardhesi i tij Sali Berisha,qe flet perçarte,sepse Berisha drogohet çdo mengje.Drogen Saliu e ka ushqimin e pare qe ha.Prandaj EDI RAMEN po e degjojne te gjithe dhe po e vleresojne te gjithe,edhe nga bota,si njeri inteligjent.Frazat e tija te lidhura shume bukur,tregojne mprehtesin e mendjes se tij,kulturen e gjer politike dhe artistike.Ai ne te ardhemen do te behet nje nga udheheqesit me te mire ne ballkan dhe me gjere.Lakmia qe kane udheheqesit e pd-ke,do te behen pengese per te mos ecur perpara Rama se u ulet autoriteti i Saliu dhe Bashes.Prandaj ata jane bere si ujqer te terburar dhe jane sulur kundra Edi Rames.Uragani eshte i fuqishe dhe keta morra nuk e ndalin dote.

    4. lenci says:

      Ja fole ti koqe, dhe na kenaqe.

      1. lenci says:

        E kisha fjalen per intelektualin ben

    5. astrobus says:

      kur do me ja tregu rrugen botes greqia qe eshte e dhjere deri ne gryke shqiptaret sipas teje duhet ta mbyllin gojen dhe te mos ndihen sikur te ishin inegzistente. helbete per ata lloj politikanesh votojne ca si ty a s´kan uje per te lare koken pastaj por mbushin fucite ne tarrace..

    6. ilir says:

      Dy fjale per ty Ben,kur nervozohen ca tipa (rraca)si puna jote do te thote qe punet per ne shqiptaret po ecin per mbare.

  2. besa says:

    Je i madh, je nr.1 Edi Rama. Bravo.

  3. Claus says:

    Edhe Europa e humbur rrugen e saj?
    Vetme ky ecen ne “drejtimin e duhur”, ne drejtimin e refugjatllekut, droges, krimit politik dhe rrenimit te kishave.

    Qaheshim nga paranojat e Berishes!
    Ky na doli si tebdil ne hava.

    1. Shqiptari says:

      ja pra qe po genjen ti Claus! ti nuk je qare asnjeher nga berisha. thjesht me nje forme dhelparake perpiqesh te luash asnjanesin e moderuar qe kritikon me te drejte dhe vetem parimisht te gabuaren…

      EDI RAMA ka bere SPEKTAKEL me kete interviste !!! Qorrat, antiShqiptaret, berishianet dhe shpellaret .. le te pellcasin po te duan.

      Per kedo tjeter qe sinqerisht kerkon te kuptoje, kapni vetem kete fjali :
      Gjermanise (pra Europes) i kushton me lire te na ndihmoje ketu (Shqiptaret ne Shqiperi) sesa atje (ne kampet e pashpresa te azilit ne Gjermani).

      Kjo fjali i ka te gjitha !! Llogjiken, Teorine, Praktiken … e deri edhe “Shantazhin” per Evropen egoiste dhe pak putane …

      Europa nuk e paska humbur drejtimin ?? po ne cilin planet jeton ti Claus ?
      Problemet financiare (jo vetem Greqia) dhe ato sociale (emigrantet) jo vetem jane mese te dukshme, por tregojne edhe se Europa nuk ka nje konsensus ne keto ceshtje kaq jetike.
      Pra edhe matematikisht duket qarte qe Europa, momentalisht, nuk eshte ne drejtimin e duhur !!

      Per te share e per te prishur eshte kollaj .. per te ndrequr eshte veshtire !!

      Hallall Edi Rama, jo me kot ke perkrahjen e 80% te Shqiptareve !
      Kusuri le te lehi, se vetem ajo ju ka mbetur …

      Rrofte sahaleja dhe ngordhte ne Burg

  4. jani says:

    Komplet i cmen,i shkreti!

    1. Toni1979 says:

      Na re Janiii…s’eshte politika per te teree e ree…duhet ta kuptosh pak diplomacine…80-90% e atyre qe thote ai aty jane te diktuara nga “ujq” me medhenj se vete ai…Merkela Holland me shoke e dine se ca po bejne…e rendesishme eshte qe ne (Shqiperise) po na japin nje si rol leaderi ne rajon..apo jo re Jani? Ca mendimi ke ti pshembull!

  5. ERA says:

    Po ik ore se mbeti europa ti tregosh rrugen ti pjelle komuniste.ti je nje ish refugjat per vete .edhe pak dhe do urrehesh me shume se berisha se je genjeshtar dhe pordhac komunist.

    1. Toni1979 says:

      Rri Era rriii se ti edhe une nuk e dime ca po zjen ne ate corben qe po gatujn Merkel & Co…ndaj rriji larg zjarrit se do digjesh ?

  6. Sala ne burg says:

    Sakte dhe ashtu sic duhet jo si shpellari Berisha qe mbeti duke u zgerdhire dhe servilosur tamam si shpellar inferior.Mbase Europa nuk eshte mesuar te degjoje e mund te te injoroje po eshte nje popull qe te degjon e te vlereson.

  7. ed says:

    Meqe zgjidhjen e problemeve ne Shqiperi e shikon vetem ne BE dhe Gjermani atehere jep dorheqen si Kryeminister i Shqiperise dhe kandido si Udheheqes i Gjermanise ose me mire ne vend te zotit Junker.

  8. Bregdeti says:

    Bukur Edi! Ec perpara se sado qe te bejne Evropianet nuk te arrijne dot. Ne jemi fanari qe ndricon boten. Merkel deklaroi se do dergoj ca kuadro per specializim ne Shqiperi ne Shtator. Ndersa parlamenti Evfropian kerkoi qe te drejtohet ne perjetesi vetem nga Likja. Tani e tutje problemet e Evropes jane te zgjidhura.

  9. Claus says:

    Lexoni te nderuar lexues dialogun e nxehte nga podiumi i Rames dhe Vucic me komisionerin Hahn, ketyre cubave nga Ballkani.

    Rama: “Perse na ftoni ketu ne Vjene? Per te folur me shoqerite civile, kete pune e kemi me kohe?
    Komisioni Europian mund te beje me mire te beje ato qe i themi ne” u shpreh Rama me nervozizem.
    “Ne duam te shohim nje “E”, “U-ja” do te vije me vone.”

    Me poshte Rama shton: “Sipas jush kandidat do te thote, une jam bere per tu martuar, por askush nuk me merr per burre”.

    Dhe Hahn ja kthen: “Ju e shihni Europen si nje banke qe paguan per ju”.

    Ja pra te nderuar, ju solla nje pjese te atij debati te turpshem ne mes te Vjenes midis Hahn dhe cubit tone qe i kerkon parate a thua se ja kane per borxh.
    Dialogun me Vucic nuk po e jap se kishte pak me civilizim ne krahasim me cubin tone.

    1. kol tivari jevgu anadollak i 1923-shit says:

      o kari me zile, posto burimin kesaj interviste…ndryshe pranoje qe je jevg anadolli….ok? Si thua o lapanjoz?

    2. Shqiptari says:

      “…the EU will support the Western Balkans countries with 600 million for energy, transport and railway projects. Mitterlehner told journalists that 24 projects that will be implemented the coming years have been confirmed, worth about 7.7 billion, which should result in GDP growth of one percent per year in the Western Balkans, with the goal of creating 200,000 jobs in the next 15 years”

      Ja pra qe Rama mori ndihma, edhe pse ndihmat vecse ndihme mbeten dhe nuk jane zgjidhja (nuk mbahet shtepia me miell hua)

      Rama = Bravo = i bie te te thone Bravo edhe keta te tjeret, se prej teje i paska perfituar Ballkani keto ndihma

      Apo ka ndonje Qorr ketu qe mendon se duke i lepire … Europa jep me shume leke ?

      Por ti Claus je vecse nje sahelist (edhe pse i kamufluar)!! je vecse kunder 80% te Shqiptareve.

      Problemi nuk eshte se si flet Rama dhe se sa perfiton Shqiperia nga Europa !!
      POR, sa % e ndihmave VIDHEN dhe perdoren KUNDER Shqiperise si ne kohen e sahalese !!
      Tju vije turp, qe me ndergjegje te plote dhe dinakeri, perpiqeni te manipuloni te verteten.

  10. deni says:

    asnje nuk i afrohet Edit ne zgjuarsine dhe largpamesine etj…..

    1. ben says:

      Imagjinoni pak sa idiot duhet te jete ky qe I duket rama I mencem.

      Po prandaj ky vend shkon keq e me keq se ka me shumice tipa si ky me lart qe I duken te mencem tipa si rama,berisha.

  11. shvejk says:

    Cfare te pickoi Clauschen te ka marre malli per vitet kur antaresoheshim ne konferencen islamike?

  12. ERA, Claus e disa te tjere….gati makinen e baltes !

    Keta jane policia bizantine,qe e kane inatin me …kishen…qe nuk ishte kishe por edhe ai problem te mos kishte dale….ata perdite i ke ne forum duke shpalosur injorancen e tyre dhe vjellur si antishqiptare ,sepse nji shqiptar ,nuk shan vend e pa vend,punon apo nuk punon nji kryeminister apo qeveri…vari….

    Zoti Rama !

    Je nji dielle per shqiptaret ,dhe verbues per antishqiptaret !
    Ata qe te shajne;Meshiroji Zot,se nuk dine sec bejne ![tha Krishti] kur po e ekzekutonin.

    1. spoiler says:

      Po ik o i tredhur se jemi mijera vite larg kesaj europe,nuk na la ngelur gje,vetem ti lutemi,ca pret te ndryshoje rama kete popull aguridhe

      1. trojler!

        ashtu te tha motra ty se jam i tredhur ? te ka genjyer…

        po ,ik o injorant ,se nuk behesh dot njeri more!
        me je ngjitur si pleshti i sumes ne cdo koment !yyshht !

        1. spoiler says:

          Nga qe je i trash e,prandaj

    2. Dranoel says:

      Claus kete here eshte poziconuar drejt dhe Ky palla qe eshte kthyer ti jape mesime europes po e tregon veten qe jo vetem diplomacine nuk e njeh por ka dhe sjellje prej alabaku dhe deliret po e pushtojne dhe po e nxjerrin lakuriq cfar trapi eshte

  13. Fotaqi says:

    Po ike andej na dashke e integrim ne BE. Shqiptaret akoma fshine bythen me gurricka. Kur te futet shqipria ne be,evropa do jet percare. Shtete si Britania finlanda ollanda danimarka duan te ikin tashi nga be ja se nuk duan disa shtete si bullgaria polonia rumania, jo me te hyjne edhe shqipria kosova etj qe ta bejne evropen xhungel duke u marre me garbitje perdhunime vrasje e me drogen e qelbur qe mbjelkin neper fshatrat e shemtuara.

    1. kol tivari jevgu anadollak i 1923-shit says:

      o taqi, oo taaaqiiii, Ooo taaaaaaa qiiiiiiii…………teteme ku e ke

  14. titi-ny says:

    Qe nga vitet 90 , hera e pare qe kryeministri I Shqiperise flet si I barabarte e biles dhe me lart me nje gazetare/personalitet te huaj.
    kjo eshtee vecante. shtetaret tane qe nga ajo kohe jane treguar servile, injorante, pa personalitet tek te huajt, inferior ndaj tyre…..
    une them- bravo edi rama. shqiptaret duhet te ndihen krenare dhe te barabarte me te tjeret kudo qe jane te pranishem. ASGJE nuk kane te huajt me shume se ne, ASGJE. jemi me te varfer, por kjo nuk duhet te na beje ne te ndihemi te nencmuar

    flmd

  15. arben says:

    Kjo eshte nje nga intervistat me te dobeta te Rames dhe nuk shkon me intelektin e tij. Eshte ose keshille shume e varfer keshilltaresh ose mungese horizonti. Cfare I kerkohet Europes me pak fjale eshte -ne jemi rremuje dhe nuk kemi nder mend tju shpjegojme kete, por ne kemi nje pike te forte. ne jemi te afte tu krijojme problem prandaj tregohuni strategike dhe paguani per ne.

    Kjo eshte nje show shume I dobet per disa arsye. E para, tani ka shume vende qe kane pike te forte vetem mundesine per te krijuar problem. Prandaj Balkani ka kompeticion te forte me vendet ne krize ne Middle East Se dyti, askush nuk mund te thote se Ballkani nuk ka marre fonde. por keta nuk jane perdorur mire dhe shpesh here kane shkuar ne xhepat e gabuar dhe projekte pa te ardhme. Se fundmi, Rama dhe te tjeret ne ate Samit duhet te tregojne pjekuri tashme dhe jo tja lene problemet e tyre ne kurriz BE. prandaj nje shpjegimi hollesishem I cfare kane arritur dhe jo, dhe pse Shqipetaret duan te lene vendin qe qeveris ai me shume se cdo vend tjeter, eshte akoma pyetje qe duhet ti pergjigjet pikerisht qeverija e nje vendi. Se fundi, kjo interviste tregon se Rama dhe qeveria e tij po merrem me shume me show e delegim te problem sesa nje strategji per tu marre me problemet. I gjithe ky show mund ti kete ngritur disa pike Rames si personalitet entertaining, por sbesoj se shton shume ne imazhin e Rames si nje Qeveritar serioz qe merret me pune dhe jo me llafe e ngyra.

  16. Amaraldo Golemi says:

    Nji yll drite ka Shqipnia
    Lum kujt I bien rrezet e tija
    Ky pasi ndriti memedheun dhe po ndricon Ballkanin ka enede energji per te rrezatuar rrugen e humbur te Europes. Ky po I jep Europes ate qe I mungon busullen orientuese, po I tregon drejtimin e duhur.Ne qofte se Europa e sotme nuk ecen ne rrugen qe po ndricon ky atehere ta dije se me siguri ka per te perfunduar si Europa e viteve 70 qe nuk ndoqi rrugen e “lavdishme” qe I tregonte Enveri Fosko Dinucit.

  17. li says:

    Na cat menderen me kishen, kur u bet kaq fetar te gjith ju,, e pastaj se u prish ca u be?? aman sna duhen as kishat as xhamit ne, na duhet buke e pune,, popull koti ziheni per penevrekt e prifterive e hoxhallareve..

  18. ERA says:

    Rama po don te hyje ne EU te ndjeke me hu gjithe kolonet me fe dhe emra turq mongole,te dale nga lidhja e shteteve gjakpirese te lidhjes islamike dhe te prishe te gjitha xhamite qe sipas BBCse jane 550 te ndertuara pas 91 pa leje,po rama gjeti nje kisha te prishe ne jug dhe do dhe evrope,bashke me kalifatin tjeter ne siri eshte i vetmi qe prish kisha sot per sot.shtet ne evrope me komb turk dhe objekte aziatike fetare nuk ka.rama kerkon te hyje ne club kristian me vend dhe shoqeri islamike me force nuk do hyje kurre sa te kete fryme antigreke.ne EU duhet te respektosh fqinjin dhe te kesh marredhenie te shkelqyera ,rama nuk ka me asnje ,per vec baba sulltan erdoganit.pas serbise qe eshte i vetmi vend ne ballkan qe vjen era europe dera do mbyllet dhe rama pordhet e tij te ja tregoje erdoganit se ne evrope nuk i do njeri as ramen injorant psikopat as turmat islamike qe kenaqen me prishje kishash.ju hyni ne evrope perdite por shkoni per tasin me supe falas te merkelit se jeni parazite dhe qylaxhi.

  19. pjatalarsi says:

    Ajo, ajo, Europa e ka fajin! Sikur ajo …. ajo vetem ta ndryshonte qendrimin ndaj Ballkanit, kuptohet edhe ndaj Shqiperise, ha-ha, nghe-khe, mund te themi pa frike qe ketu populli do ngulte lugen ne brez e do shkonte te hante pilaf pa paguar. Mirpo ajo, ajo Europa, ah… ajo nuk do, troc, nuk do, s’kemi cfar ti bejme! Ajo eshte pergjegjsia per gjithe te keqiat qe i vijne Ballkanit dhe … kuptohet, edhe Shqiperise!..

  20. Belle de Notre Dame says:

    Po keshilletare a ka ky piktori yne??? Nuk e di a ja kane dhene “dozen” mangut apo me shume kete rradhe …
    Ligjero shoku Rame
    Ligjero bilbili yne

  21. Bardhosh H says:

    Ky idiot kryeminister fluturon me pras ne bythe.

  22. sit... back..and relaks →→→ says:

    sa do jene dhjere ne te qeshura europianet, edhe adolfi kishte dy pare modesti pamvaresisht se ishte kancelar i gjermanise. hajde rame kthehu tani ne qymezin qe quhet shqiperi te trembesh pulat.

    1. Antares says:

      Edhe Adolfi e nisi si piktor, e vazhdoi si Shkrimtar me “Mein Kampf” dhe e perfundoi si politikan, i deshtuar natyrisht. Nuk kishte prerje per politikan me tipin e tij Narsisist. Edhe Rama po ecen ne te njejtat gjurme. Se c’fare eshte me keta piktoret, qe u rreshqasin derrasat shpejt ne jete!

  23. BRITISH says:

    Albania it’s 100 year’s behind far way from the Europe living standard because Albania was 50 year’s komunist country and 25 year’s hybrid democracy and need another 25 year’s to reach the normal European countries

  24. magicc says:

    Cilido qe mendon se ne ( Kombi yne me perfaqsues idiote ) mund ti beje presion perendimit nuk eshte me pak o shum se nji BIG K.. o B… . Akoma nuk e kuptoni mor ju qisha ropt ku ti keni ( ai ose ajo qe vazhdon me mesimet e ati shkerllates qe i hangert shpirti mut atje ku asht) pasi kjo rruge nuk mund te vazhdoje sepse ajo rruge na solli te kjo gremine ku jemi edhe sot. Pushta te degjeneruar , Komunista shkerdhata. Akoma ju me Enverin ne zemer. Ah kur nuk hapen ato zot dosjesh , po kush me i hap ? Komunistat akoma vazhdojn ne pushtet qe ne 41′. Cfar pushtash e injorantesh . Akoma kujtoni ju se nje ushtar i yni mundet me perballu 10 ushtar te natos apo 10 rus. Fkn idiots. Edhe hija e tyre na ban me ik si lepujt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje