Rrokadë në Policinë e Shtetit, ja ndryshimet

27 Gusht 2015, 09:05Politika TEMA

Të mërkurën në mbrëmje, Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka zhvilluar një takim me drejtuesit e qarqeve, ku krahas detyrave për të rritur parametrat e rendit e sigurisë, efikasitetin në luftën ndaj krimit të organizuar, ndaj kultivimit dhe trafikimit të bimëve narkotike, ka prezantuar edhe një sërë lëvizjesh të drejtorëve të policisë në qarqe.

Kështu, Kastriot Skënder, i cili ishte Drejtor i Policisë së Qarkut Gjirokastër, është transferuar dhe emëruar si Drejtor i Kufirit dhe Migracionit në Drejtorinë Rajonale të Kufirit në Tiranë, raporton TCH.

Ndërkohë, deri më tani Drejtori i Kufirit, Fran Kaçori është emëruar pedagog në Fakultetin e Sigurisë Publike në Akademinë e Sigurisë.

Pozitën e Skënderit si Drejtor i Policisë së Gjirokastrës, do ta mbajë Arianit Arapi, i cili ka qenë Drejtori i Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit.

Ndërsa, Artion Duka, Shef i Komisariatit nr. 2 në Tiranë, përkohësisht do të jetë në ish-pozicionin e Arapit tek Forca e Posaçme Operacionale.

Edmond Tarkaj i ka liruar vendin Ajet Zyberit si Drejtor i Policisë së Qarkut Korçë. Ndërkohë, në vend të Zyberit, i cili ishte Drejtor i Policisë në Qarkun Lezhë, është emëruar Alban Çela, ish-drejtor i Qarkut Kukës.

Tarkaj tani do të jetë Drejtor i Policisë së Qarkut Dibër, duke bërë që Perlat Vatoci, i cili mbante këtë pozitë, të transferohet si Drejtor i Policisë së Qarkut Kukës për të marrë ish-pozitën e Alban Çelës.

Po ashtu, Shkëlqim Pepkola, deri tani zëvendësdrejtor për Krimet në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Lezhë transferohet dhe emërohet zëvendësdrejtor për Krimet në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Elbasan.

Skënder Hita, deri tani zv/drejtor për Krimet në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier transferohet dhe emërohet zv/drejtor për Krimet në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Lezhë.

Ferdinat Mara, deri tani specialist në Drejtorinë e Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Shtetit transferohet dhe emërohet zv/drejtor për Krimet  në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier.

Ndërsa edhe Nikollaq Palla, deri tani zv/drejtor për Krimet në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Elbasan transferohet dhe emërohet specialist në Drejtorinë e Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Shtetit.

5 komente në “Rrokadë në Policinë e Shtetit, ja ndryshimet”

  1. detari says:

    Vetem ne shqiperi flitet per emerime te policeve.Te gjithe neve nuk na intereson fare levizja e policeve ne detyre.Interesi jone eshte heqja e te paafteve. Kerkojme qe policia te beje punen e saj dhe mos e fusni si xhol ne cdo aktivitet te krimit.

    1. beni85 says:

      Levizje nga krye i korruptuari ne krye te policise se shtetit. Klan mafjoz!

    2. Hashashi says:

      Per me shume hashash se spo ec sa duhet puna me te po na zbulojne ata mafiozet italiane . Na duhen leke .

  2. Tom says:

    Si mund te shkruhet keshtu??
    Analfabetizmi po shfaqet frikshem ne Shqiperi.
    Gazetari shkruan: perkohesisht do te jete ne ish-pozicionin e Arapit, duke marre ish-poziten e Alban Çeles etj.
    Or çun, pozita dhe pozicioni mbeten, nuk levizin, ne keto pozita vendosen njerezit.
    Sa keq po shkon ky komb!!!!!

  3. Tema says:

    Të zbatohet orari punës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje