Eduard Selami: Basha disa gjëra duhet t’i korrigjojë

26 Gusht 2015, 16:47Politika TEMA

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, deputeti demokrat Eduard  Selami tha se Basha ka disa gjëra që duhet t’i korrigjojë pas analizës së humbjes së zgjedhjeve, ndërsa shtoi se PD është një parti e hapur dhe që ka mendime ndryshe.

Kritikat, tha Selami, bëhen për t’u përmirësuar.

Më tej deputeti demokrat u shpreh se Partia Demokratike dhe vetë Lulzim Basha janë kundër bojkotit, pasi ka edhe alternative të tjera.

Duke u ndalur tek situata aktuale e largimeve nga Shqipëria deputeti Selami deklaroi se vendimi për t’u larguar është një përgjigje e humbjes së shpresës.

“Qytetarët kanë humbur shpresën se qeveria do të mbajë premtimet.

Premtimet para dy vitesh ishin në kufijtë e një skeme piramidale politike”, tha Selami për Zërin e Amerikës.

Në lidhje me ndryshimet në Kushtetutë, deputeti demokrat deklaroi se nuk mundet që për cdo kohë të ndryshohet Kushtetuta.

“Shumica ka përjashtuar kontributin e opozitës për shkak të numirt të votave, po është keqardhje që shumica përfiton nga numrat në Parlament” tha Selami për Zërin e Amerikës.

2 komente në “Eduard Selami: Basha disa gjëra duhet t’i korrigjojë”

  1. alti says:

    Opozita ka te drejte te bashkepunoj me mazhorancen , dhe jo te te beje te kunderten duke sabotuar reformen ne drejtesi . Keni kohe te ipni variantin tuaj ,por jo te pengoni ate ,sic deshet , te kishit te drejten e vetos ,me te vetmin qelim , qe te kur te rrezikoheshin militantet ne piramiden e drejtesise ta perdornit ate. Sa per kushtetuten , ajo eshte e varur nga evolicioni i vendit ,ne rast te ndryshimeve te medha ajo ndryshohet per te miren e shumices dhe jo pakices ,se keshtu aplikohet demokracia . Shumica vendos ,kur nuk ka konsensus .

  2. Demokrati says:

    E vetmja zgjidhje eshte Ed selami ne krye te PD

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje