Policia shqiptare dhe ajo italiane, kanë kryer një operacion të përbashkët kundër një rrjeti të trafikut të drogës.
Në pranga kanë përfunduar 14 persona, të cilët kryenin trafik droge me anë të një avionic të vogël.
Detajet e operacionit janë bërë të ditura nga zëvendësdrejtori i Policisë së Shtetit, Ardian Çipa.
Detajet e operacionit:
Policia e Shtetit në bashkëpunim me Policinë italiane dhe Prokurorinë për Krime të Rënda ka finalizuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, operacionin ndërkombëtar kundër trafikimit të lëndëve narkotike të koduar “Fluturimi i lirë”, duke vënë në pranga 14 persona.
Procedimi penal nr. 203, është rregjistruar në mesin e muajit Korrik 2015, duke shkëmbyer vazhdimisht informacion dhe koordinuar veprimet mes Policisë shqiptare dhe asaj italiane.
Autoritetet u vunë në dijeni për aktivizimin e një linje që do të trafikonte drogë, nga vendi ynë drejt Italisë.
Gjatë këtij hetimi pro-aktiv, duke aplikuar metoda speciale, për më shumë se 1 muaj, janë identifikuar dhe mbajtur nën kontroll personat e dyshuar si të implikuar në këtë veprimtari kriminale dhe u shkëmbye informacion me autoritetet italiane.
Linja e trafikut, ishte planifikuar të kryhej përmes përdorimit të një avioni të vogël.
Policia shqiptare identifikoi menjëherë personat e përfshirë në rrjet dhe i mbajti ata nën vëzhgim. Në koordinim me homologët italianë, nëpërmjet shërbimit Interforce, u godit i gjithë grupi, pas dokumentimit të linjës së trafikimit.
Në këtë kuadër, mëngjesin e datës 24 gusht 2015, avioni i vogël i drejtuar nga shtetasi Vilson Lamaj është është nisur nga Italia me destinacion vendin tonë, duke u ulur në orën 07:02 minuta, në një zonë pa shumë lëvizje në afërsi të fshatit Xhelilaj, pranë Sevasterit në Vlorë, ku edhe ka ngarkuar një sasi prej 120 kg marijuanë.
Në momentin e uljes së avionit në Brindizi, policia italiane ka arrestuar shtetasin shqiptar Vilson Lamaj dhe bllokoi lëndën narkotike.
Theksojmë se lëvizjet e avionit, përgatitja, intinerari dhe ngarkimi i lëndës narkotike në momentin e uljes, ishin pjesë e procedimit penal dhe bashkëpunimit ndërmjet Policisë Shqipëtare dhe Italiane, duke përdorur edhe metodat speciale të hetimit, për të kontrolluar të gjitha lëvizjet dhe për të dokumentuar përgjegjësinë penale të të gjithë autorëve.
Sapo mjeti fluturues ka zbritur në tokën italiane, është kryer bllokimi i tij.
Ndërkohë që policia shqiptare ka ndaluar në orët e natës 6 persona, të përfshirë në këtë trafik ndërkombëtar droge, mes tyre edhe 1 punonjës policie.
Personat e ndaluar në Shqipëri janë:
– Neko Bruhamaj, 45 vjeç, lindur e banues Ramicë, Vlorë
– Fatos Bruhamaj, 30 vjeç, lindur në Ramicë e banues në Vlorë
– Fadil Shahaj, 53 vjeç, lindur në Vllahinë e banues në Vlorë
– Igli Shahaj, 22 vjeç, lindur në Vllahinë e banues në Vlore
– Sokol Lamaj (Burhamaj), 34 vjeç, lindur e banues në Babice e Madhe Vlorë,
si edhe efektivi i Policisë së Vlorës Vladimir Zanaj, Shef i Sektorit të Burimeve Njerëzore.
Në Itali janë arrestuar 8 persona, rezidentë në shtetin fqinj:
– Elizer Ahmetaj, 27 vjeç
– Xhesian Ahmetaj, 21 vjeç
– Arshi Ahmetaj, 29 vjeç
– Artjon Lamaj, 29 vjeç
– Kleo Lamaj, 30 vjeç
– Bukurosh Këshilli, 25 vjeç
– Virjon Imeraj, 32 vjeç
si edhe Vilson Lamaj, pilot i avionit.
Në vijim të këtij hetimi, vazhdon bashkëpunimi me Policinë italiane për thellimin e hetimit për të gjithë personat e implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Falenderojmë për bashkëpunimin misionin Interforce dhe strukturat homologe në Itali.
Lajm i shkëlqyer
Ku je Sali “o rrot avioni” , dili ne ndihme pilotit se gjynah.
Mobilizo edhe Lulin ndoshta i falin te gjithe,meqe s’te japim me parate ty ndyresire.
Ca palle qe je nuk paguan leke tek servilet e PS dhe i spiunuan tek italianet se keta te shqiperise ishin ne gjume l
vladimir zanaj turp i policis ky pijanec drogmen te kalbet ne biruc e mos ta shohe driten e diellit
Meqe bell air ka pezulluar punen per ca kohe ,edhe kjo ishte nje zgjedhje e rastit,
Bravo
Doli qe saliu paska pasur pak te drejte. Nuk e ka pas shume te shtrember.
Kjo ka qen ekonomia shqipetare ,qe ishim te dytet ne europ mbas gjermanis.
Shefi i Burimeve Njerezore te Komisariatit Policise Vlore organizon trafik nderkombetare te droges. Personi direkt qe perzgjedh punonjesit e policise, kjo tregon se cfare rekrutimi ka bere ai dhe cfare policie kemi ne. E tmershme.
Po ta a genjente Berisha kur akuzonte qeverine per ajroplanin e droges?,genjente PD kur e akuzonte qeverine apo genjente Tahiri?cfar pret nga qeveri e Qelbesirave vetem shkaterrim te shqiperise dheasnje gje tjeter
Turp per policine e Vlores dhe drejtorin e policise se Vlores. Trafikante droge ne krye te policise ne Vlore. Te kesh besim se policia mbron qytetaret e thjeshte kur ajo puneson trafikante droge.
Jam perpjekur qe me ane te komenteve qe kam shkruar vazhdimisht,te ve ne dukje disa emerime ne policine e shtetit, te cilet kane ardhur nga te ish te liruar, sidomos ne pikat kyçe si shefa personeli neper drejtorite e qarqeve,te cilet te gjithe kane qene oficer sigurimi apo trafikante te mirfillte gjate kohes qe kane qene ne lirim, si dhe gjate ushtrimit ne detyre,Te gjitha levizjet qe ata kane patur ne kompetence i kane bere vetem kundrejt pagesave dhe asnje ne dobi te punes,te tlle e kemi dhe ne ne drejtorine e policise ne Shkoder si mundet te lihet nje person i tille,per cfare njihet ky pusht,plak vetem per spijunlliqe e ryshfete, pse nuk reagon policia e shtetit me keta hora ne krye te policise.
avionet e droges?
u kthye ministri nga Korfuzi?
Kur kane kapur dhe kete Policin ne Vlore do te thote se Shteti po vihet ne Binar.
Ky nuk eshte vetem Shef Kuadri ne Polici por eshte njeri me Influence ne Lumin e Vlores dhe pa asnje record criminal ne te shkuaren.
Paraja e madhe i verbon njerezit. Ne Kohen e Sales kte do e benin minister.
Fori po te korrigjoj pak: ne fakt u tha italiani kapeni se e keni aty mes jush
sa t poshter qe jan shqiptart
shifni komentet!
po ta studjosh thelbin e lajmit ,kupton kete:
u organizu nga policit be dy vendeve kombinacjoni me i organizu trafik droge nga nji grup shqiptarsh.
dhe u arrestu nji grup shqiptarsh.
shqiptart ja futen shqiptarve,dhe shtetshe pra dhe duke i shit ke i huji.
po kriminelat italjan ku jan qe s osht arrestu asnji taljon?!
italija ,bucja qe polli mafjen,nuk ka kriminela!!!!
kurse shqipnija .. ka sa t dush.!!!
sipas ksaj del qe shqiptart na paskan shku n itali me pi drog,dhe ate e maerrin prej shqipnija!!! italjan ? s ka ne kte mes!!!!!!
komb bythqimash qe bo shtet bythqi!
qijn njeri tjetrin si minjt neper kanale shqiptart!
po si nuk e hap gojen njeri te thot pre nuk kapen kriminelat e huaj kur bashkpunojnn me shqiptart po vetem shqiptart!!!
…dhe tash,qeverija shqiptare do pordhnoj ke t hujt se po puno…
shqiptart shesin drog,por ate e bejn me italjant.
ne burg shko vec shqiptari!!
kjo esht shkerdhimnija e demokracis perndimore.
dhe s ka shtetar shqiptar ta thot kte sepse e le pa buk perndimori masanej.
sepse qeni duhet ti lepij doren te zotit e jo t ja kafshoj.
hum ham humham
gam gam gam
nji qen po qan
esht shqiptari mor aman!
Vladimir Zanaj kryetar i PS ne fshat? Apo jo? Kush e emeroi ne krye? Ministri? Pse? Kishte kontribute ne parti?! Duhet pare kjo pune …
Paska qene nje mushkonje shume e madhe kjo qe ne Itali e paskan marre per avion. Shpjegojua o KM edhe italianeve qe jane mushkonja se mos ngaterrohen edhe ata si doktori.