Arben Ristani: Meta na bleu një kryekomunar para zgjedhjeve të 21 Qershorit

25 Gusht 2015, 16:18Politika TEMA

Partia Demokratike ka denoncuar atë që e quan “një aferë të pastër korrupsioni”.

Nëpërmjet Arben Ristanit, partia më e madhe opozitare në vend thotë se para zgjedhjeve është blerë një kryetar komune për t’i shërbyer Metës në Cërrik.

Agron Hysa, ish-kryetari i Komunës Mollas, nuk i përkiste kësaj mazhorance.

Por ai kaloi me Ilir Metën dhe Edi Ramën, pasi kompanisë së tij iu dha në mënyrë të pastër korruptive tenderi prej 8 miliardë e 684 milionë lekësh për rikonstruksionin e rrugës Elbasan-Banje, në fillim të qershorit.

Në këmbim të këtij favori financiar miliarda lekësh, kryetari i Komunës u rreshtua në krah të Ilir Metës e kandidatit të tij për Cërrikun, dhe kjo dëshmohet nga dhjetra foto të takimeve elektorale. Vetë tenderi ka shkelje dhe abuzime të rënda ligjore.

Ky është një korrupsion i skajshëm me paratë publike, një hajdutëri tipike e markës Rama-Meta. Sigurisht, fituesi ishte i paracaktuar.

Dhe ndërkohë Agron Hysa u zhvendos poltikisht nën strehën e fundit të maskarenjve, duke punuar në fushatën e LSI-së për Bashkinë Cërrik”, u shpreh Ristani.

Ky rast i pastër korrupsioni politik dhe financiar duhet ta verë menjëherë në lëvizje Prokurorinë.

Por ky është vetëm një nga rastet e këtij regjimi të korruptuar që tenderon e jep me koncesione miliarda lekë për miqtë dhe klientët, nga rrugët tek burgjet, nga shëndetësia në ekonomi, në tatime e dogana e në çdo sektor publik, ndërkohë që zhvat edhe kacidhen e fundit nga shqiptarët e pamundur.

Partia Demokratike i bën thirrje Prokurorisë të nisë hetimin e kësaj afere, e të vërë para përgjegjësisë penale autorët e këtij krimi korruptiv”, shtoi Ristani.

7 komente në “Arben Ristani: Meta na bleu një kryekomunar para zgjedhjeve të 21 Qershorit”

  1. SYPESHKAQENI says:

    sa vlejti 1 shishe raki o budalla kaq pak shiteni ju plehrat e shqupit

    1. tirona says:

      Ri(Djalli)stani ku e gjen ate te drejte
      te fyesh me ate fjalore prej rrugaci?
      Kush je ti qe merr persiper nje gje te tille?
      Dhe nese ke qene i dehur,perseri fjalor prej
      rrugaci quhet.Ndaj ka ardhur koha te tregohesh
      qofte edhe per nje sekuence serioz.E di qe e ke te
      veshtire por ja qe i ke hipur atij Kali qe ta
      kerkone nje gje te tille.Rrugac politikan.
      Pedeist i degraduar.O Ristan i droguar!

  2. humi says:

    Hahaha sa ishte Fatos Nano e shfrytezoi mbiemrin Hysa sa deshi.Kudo paraqitej si kusheriri i shokut Ndricim Hysa(senatori i perjetshem i Belshit).Shfrytezoi dhe po shfrytezon sipas qejfit te vete shtratin e lumit Devoll.Pasi ra nga fiku Cimiiii filloi e kaloi me PD dhe Sokol Olldashin.Mori tenderin e rruges se Gjinarit qe e beri si syte e vete dhe sot e kesaj dite rruga ka rene.Kandidoi per Pd me 2011 dhe fitoi.Sot paska kaluar me LSI.Ishalla nuk del ndonje force tjeter fituese se po fluturoi drejt asaj force.Njerez pa kollone

  3. Spartaku says:

    Ja kushe eshte pd-ke.Shiko Ristanin e droguar dhe mendon pd-ke.Mjere pd-ke ne duaret e kujte ka rene.Ristani di vetem te pjerdhin.

  4. Tema says:

    Meta e ka bler me tapi të legalizuar

  5. Meta e bleu……………………..po ju,pse e shitet !?

    Kujtoni se jeni me pak fajtore ?

    Shume injorance ,ne kete deklarate.

    Me mire te mos flisnit fare .

  6. Vito says:

    E di gjith cerriku qe nuk e bleu meta dhe as Lsi , po dr pergjithshem i arrsh dashamir xhika ne kohen e fushates coordinator per lsi, po dash xhika nje ish polic qe sot rruget e shqiperise i ka ne dor nuk esht Lsi esht njeriu me i afert i ministrit te transportit..
    . Ministri i transportit nga frika se do humbte nje b… qyteze si cerriku urdheroi xhiken te perdorte cdo form per te qen triumfues ne zgjedhje… Dhe xhika nuk esht as anetar i lsi dhe asgj po nje kukull ne sherbim te ministrit qe fiksimin e jetes e ka te vishet me rroba firmato

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje