Nga nesër një listë me sanksione dhe gjoba për të gjithë “pisanjosët” e qytetit

24 Gusht 2015, 18:45Politika TEMA

Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar, Bashkia e Tiranës, do të prezantojë nesër paketën e penaliteteve për të gjithë ata individë apo biznese të ndryshme që zaptojnë, dëmtojnë apo ndotin pronën e përbashkët.

Lajmin e ka bërë të ditur vet kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, gjatë ceremonisë së prezantimit të administratorit të Njësisë numër 10.

Duke filluar nga dita e nesërme, Bashkia e Tiranës do të botojë një listë me sanksione për të gjithë “pisanjosët” e qytetit, do të ketë një sistem gjobash për individë dhe biznese që ndotin, do të ketë një sistem penalitetesh për të gjithë ata që urinojnë në vende publike, do të ketë një sistem penalitetesh për të gjithë ata që ndërtojnë pa leje”, tha Veliaj në fjalën e vet.

Më tej ai shtoi se” ka ikur koha kur prona e përbashkët trajtohej si një mall pa zot, dhe kur i ndershmi paguante për veprimet e të tjerëve. Kjo koha kur ne penalizojmë të ndershmin dhe të qënit i ndershëm, duhet të marri fund.

Nëse dikush hedhe plehra në rrugë, duhet ta paguajë ai faturën; nëse dikush vandalizon objektet publike, artistike apo kulturore, si Monumenti i Pavarësisë, duhet ta paguajë ai që është vandal dhe nëse dikush ndërton pa leje do ta paguajë prishjen por edhe rikthimin në gjendjen fillestare ai që ndërton pa leje. Ky është i vetmi mekanizëm që ne kemi për të ruajtur bashkëjetesën mes njëri-tjetrit, bashkëjetesa ruhet me rregulla”, shtoi Veliaj.

Gjithashtu ai ka lajmëruar se aksioni për çlirimin e hapësirave publike të zëna forcërisht nga bizneset dhe qytetarët pas Njësisë 5 do të vijojë në Njësinë 10. “Njësia 10 do të jetë njësia e dytë pas njësisë 5 ku ne do të fillojmë një aksion për lirimin e territoreve, trotuarët, e të gjitha hapësirat publike”, tha Veliaj.

Ai ka bërë të ditur dhe një fakt tepër domethënës të rezultateve që ka sjellë ky aksion jo vetëm në kthimin e hapësirave publike por edhe kthimin e kulturës së ligjshmërisë te qytetarët dhe çdo biznes. Vetëm në një javë aksion në njësinë 5 janë 6-fishuar të ardhurat e Tatim –Taksave të të gjithë qytetit të Tiranës, pra, vetëm nga aksioni i njësisë 5 është 6-fishuar buxheti ditor i të ardhurave që mblidhen nga gjithë Bashkia e Tiranës”, u shpreh Veliaj.

5 komente në “Nga nesër një listë me sanksione dhe gjoba për të gjithë “pisanjosët” e qytetit”

  1. sgft says:

    Po mirë po kur një element i deklaruar dylber arrin të bëhet Kryetar Bashkie (siç ishte dhe Lul Basha si dylber Hollande)ça faji kanë ata që nuk duan ta përdorin bythën sipas parimeve Evriopane.,

  2. uniesi says:

    Po per “pisanjoset” akustike do te behet gje??????!!!!!!

  3. :))) says:

    qe njerezit te mos shurrosin me vend e pa vend ndortoni ca banjo publike, se dhe merhumi investonte ne banjot publike.

    1. Personix says:

      Ne amerike te qeshin po te kerkosh ndërtim to banjove publike. Jeni njerez dru

  4. Thanasi qe ta plasi says:

    Erion puna eshte kush do ti kapi keta pisanjosa qe ndotin qytetin. Une per vete nuk kam ndermend te kap ndonjerin me loqe ne dore poshte ures se Lanes apo ndonje cep pallati

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje