Në Shqipëri gjallon kriminaliteti i organizuar Politika jo vetëm nuk bën gjë por madje është vetë e përzierë. Policët që gjurmojnë ndonjë bandë droge rrezikojnë jetën.
Nga Karl-Peter Schwarz, Frankfurter Allgemeiner Zeitung
Tiranë, gusht 2015. Vera në Shqipëri është e nxehtë dhe e thatë dhe lakrat lulëzojne shumë. Policia është e zënë duke lokalizuar ngastrat e marihuanës nëpër male. Sipas të dhënave të saj, në gjashtëmujorin e parë të vitit, rezultojnë 216 000 rrënje kanabis të shkatërruara kundrejt 530 177 në vitin 2014. Marihuana është ndër artikujt më profitabël të eksportit të vendit.
Qëkurse njësitë speciale policore, në verë 2014, nisën një ofensivë kundër bastionit të drogës në Lazarat, jo larg qytetit jugor të Gjirokastrës, edhe në krahinën e Dukagjinit, pranë kufirit malazez, fshatarët kanë ndryshuar mënyrë. Ata nuk e mbjellin më hashashin rrëshiror në sipërfaqe të mëdha por në ngastra të vogla, vështirësisht të zbulueshme, nëpër male. Për një kilogram bimë të thatë (gjethe, kërcyell e lule) ata marrin 300 euro. Në Itali, ku eksportohet shumica e të korrave, kilogrami kushton 5000 euro.
Policët që ndjekin banditët rrezikojnë jetën. Në qershor një oficer policie i cili ndaloi makinën e një bosi droge u vra me armë zjarri. Prodhimi dhe kontrabanda janë aq profitabël saqë gangsterët kanë mjaftueshëm para për të lyer rrotën e policëve, prokurorëve e gjykatësve. Dhe disa syresh, të përzier në afera kriminale janë madje deputetë në parlamentin shqiptar.
Jana Arsovska, sociokriminologe nga SHBA, në një studim të porsapublikuar (Decoding Albanian Organized Crime, University of California Press, 2015) paraqet lidhjet e kriminalitetit të organizuar me partitë politike që në fillimet e viteve ’90. Dhuna e korrupsioni, privatizimet mashtruese, ekstorsioni dhe krime të tjera, shoqëruan tranzicionin nga një regjim totalitar në demokraci.
Një kulm i bashkëpunimit mes politikës e kriminalitetit u arrit në vitin 1997, kur fonde investimesh të toleruara politikisht organizuan piramida financiare, ofronin interesa nga 10 deri 25%. Afro dy të tretat e shqiptarëve investuan dhe humbën kursimet e tyre. Kolapsi i sistemit kriminal ishe pretekst i një kryengritjeje të nxitur nga ish komunistët e që çoi në rrënimin e rendit publik. Depot e ushtrisë u plaçkitën, më shumë se gjysëm milion armë zjarri dhe 1,6 milion granata e bomba përfunduan në tregun e zi të Europës Lindore e Juglindore.
Situatat kaotike në plan afatgjatë veprojnë negativisht edhe për bizneset e kriminaliteti të organizuar. Ato lulëzojnë më mirë pa u dukur në zonën gri midis klientelizmit e demokracisë. Një anëtar i klanit, i cili hyn në politikë, mbështetet nga fshati apo qyteza, ciladoqoftë përkatësia politike e tij. Si kundërshpërblim, ai i shërben klientelës. Kriminaliteti i organzuar synon të jetë pranë pushtetit; paragjykimet politike apo ideologjike janë të huaja për të. Deri në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 në pushtet ishte PD e aleatët e saj; tani janë socialistët dhe aleanca e tyre “Për një Shqipëri europiane”.
Ashtu si Sali Berisha para tij, edhe Edi Rama, kryeministër socialist dhe shef i partisë premton se do të luftojë korrupsionin e kriminalitetin e organizuar. Por nuk ka ndryshuar gjë. Kurrë më parë nuk ka qenë lidhja mes qeverisë e krimit kaq e ngushtë deklaron kryetari i ri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Jo më pak se 19 deputetë të koalicionit të majtë vijnë nga bota e krimit ose kanë lidhje me të.
Në zgjedhjet lokale të qershorit, Rama hodhi në kosh paralajmërimet eksplicite të ambasadorit amerikan dhe të disa ambasadorëve të shteteve të Bashkimit Europian dhe kandidoi persona të dyshuar për krime. PD tërhoqi një kandidat të dënuar për drogë. PS nuk pyeti për pasojat. Në Krujë e Kavajë, dy qytete të vogla në Shqiperinë e Mesme, kandidatë socialistë të arrestuar më parë për trafik narkotikësh fituan zgjedhjet.
Se sa të dobishme mund të jenë kontaktet politike për një gangster, u dëshmua në tetor të vitit të shkuar. Atëhere policia shqiptare, malazeze e italiane bashkëpunuan në operacionin e koduar Laguna Viluni në bregdetin verior shqiptar për të kapur një bandë të specializuar në kontrabandën e drogës drejt Italisë përmes gomoneve. Disa “peshq të vegjël” u kapën, si dhe armë, para e drogë u sekuestruan. Por arrestimi i shefit të bandës, Bardhok Pllanaj, dështoi. Deputeti Mark Frroku i aleancës së majtë të kryeministrit Rama, e futi Pllanajn në veturën e tij dhe refuzoi ndërhyrjen e policisë duke pretenduar imunitet parlamentar. Pasi u konsultua me eprorët, policia e la të ikte bosin e drogës.
Mark Frroku u zgjodh deputet nga listat e PS në vitin 2013. Mediat shqiptare raportonin asokohe se ndaj tij kishte një hetim në Belgjikë. Ai dyshohej se tok me tre të tjerë kishte vrarë një person në vijim të një konflikti në aktivitetin e prostitucionit. Në janar të këtij viti, Interpoli përcolli për të një urdhër arresti i cili u fsheh nga drejtori i policisë dhe nga shefi i zyrës shqiptare të interpolit. Skandali plasi dhe të dy oficerët e policisë u larguan. Ndaj shefit të Interpolit filloi ndjekja penale ndërsa drejtori u rregullua si atashe në ambasadën shqiptare në ëashington.
Që të dy i kishin marrë postet e tyre pas fitores zgjedhore të Ramës; më parë ata kishin qenë në funksione të Partisë Socialiste. Vetëm në fund të prillit u arrestua më në fund Mark Frroku.
Edhe vëllai i tij, i paditur në gjyq për vrasjen e një komisari policie, gëzon proteksion nga lart. Arben Frroku i shtiu me kallashnikov duke e vrarë në një parking para benesës së tij. Pavarësisht nga provat dhe megjithë dëshminë kundra të një dëshmitari okular Frroku u shpall i pafajshëm në gjykatën e faktit. Në pranverë ai u angazhua në fushtën zgjedhore të PS në qytetin verior të Pukës. Pak para se të shprehej Apeli, ai u zhduk jashtë vendit. Në 30 qershor ai u dënua në mungesë për vrasje. Avokati i Frrokut thotë se nuk e di ku ndodhet klienti i tij.
Gangsterë si vëllezërit Frroku, si rregull nuk e kanë të domosdoshme të intimidojnë policë, prokurorë e gjykatës, aq më pak të ushtrojnë dhunë. Në qershor u publikua një raport i hartuar me porosi të qeverisë nga ekspertë vendas e ndërkombëtarë për të shërbyer si material pune për reformën në drejtësi. Raporti përshkruan se si kriminelët ia dalin që të blejnë pafajesinë.
Kjo fillon me policët, të cilët kundrejt shumave të vogla prishin provat. Prokurorët janë të gatshëm që për 1000 deri në 2000 euro të mosfillojnë çështjen penale. Goxha më shtrenjtë bëhet në gjykatë ku duhen 60 000 deri 80 000 euro për të bindur një gjyqtar për një vendim të favorshëm. Në proceset civile thuhet se gjyqtari mund të arkëtojë nga të dy palët. Ata vetë paguajnë shpesh shuma midis 100 000 deri 300 000 euro për të avancuar në karrierë si p.sh për emërime në gjykata me çështje “të kamura” apo në KLD.
Vetem Realitet, ah more Edi rama qe na u bere si Berishe moterq…ri, ah rama sa poshte re more plehre muti, po asgje nuk i hiqet ketij artiklli ne mos me thene qe eshte pjesa e dukshme e realitetit se bota e nendheshme e krimit ne shqiperi eshte e frikshme.
Ky gazetari eshte nje pis qe nuk e ka shokun.eshte me ata rracistet e PEGIDA-s.e kam ketu komshi.nuk e lexova shkrimin por jam i sigurte nqe sle gje pa share,keta nuk e duan Shqiperine ne Evrope dhe bejne gjithcka per ta penguar.
Mundohet te krijoje nje klime te keqe per Ramen para takimit te Vjenes.
Gazetari nxin kot dhe eshte ne vijen e sllavo-grekeve. Keta jane gazetare raciste qe nuk ju pelqen asnje perparim i Shqiperise dhe nxijne opinionin e tyre publik me genjeshtra te tilla. Policia eshte ne krye te detyres qe prej dy vjetesh duke luftuar me trafikantet dhe i ka futur ne burgje. Ky na jep nje botim te nje sllaveje Jana Arsovska, qe paska bere nje studim ne Kaliforni per krimin ne Shqiperi. Autori harron qe keto edhe mund te kene ndodhur ne kohen e Berishes por shkrimi eshte teper vone sepse qeveria Rama eshte balle per balle me krimin por gazetari nuk merr informacion kohor qe te shkruaje arritjet por i pelqen te helmoje publikun me genjeshtra. Qeveria duhet qe ta denoncoje kete shkrim te ketij gazetaruci me nje shkrim te sajin dhe ta hedhe ne gjyq per genjeshtra. Keta lloj gazetarucesh qe e paraqesin Shqiperine si delja e zeze u duhet treguar vendi. Sa per Frroket, ata nuk jane denuar akoma dhe nuk kane rekorde kriminale. Megjithate drejtesia e futi ne burg Mark Frrokun. Ky duket me shume si nje artikull i Lul Bashes se sa i gazetarit gjerman. Ka gjase qe te jete i paguar per kete shkrim.
po lexoje i her me shoku pastaj fol.
normal qe se do njeri shqiprine ne evrope. ne sduam e sndimojm njeri tjetrin, pse do na duan o te na ndimojn te tjerett????
beji ca pytje vetes edhe jepi pergjigje
Poshte revizionistet! Rrofte partia! Rrofte i gjati,sala e me shume likja!
Tani “u dogji” Shqipëria, gjermanëve…???!!!
Nje artikull jo thjeshte gazetaresk.Nje njohje e sakte e realitetit shqiptar,politikes se mpleksur me krimin.Sot fatkeqesisht te fortet kriminel jane me te paprekeshem fale lidhjeve ne polici e politike.Madje po bejne dhe emerime te lidhjeve te veta ne pika kyce te shtetit.Dihet kush komandon shalet e tatimeve dhe doganat,e keshtu me radhe.
RILINDJA SOCIALISTE E EDVINIT DHE LIKES SE TIJ TE FLORINJTE NUK I MBETET PAS AS SALIUT DHE AS ENVERIT TE MARRE SEBASHKU
Sepse kaqe shume kane mesuar nga mashtrimi i Partise se Punes sa nuk kane lene vend per diletante te tjere te pushtetit mafioz.
Dy vjet me vonese ky reportazhi! !!
Te bene cudi! largohen dy oficeret,Drejtori i Pergjithshem dhe ai i Interpolit….Didi nuk u largua,por u dergua Atashe ushtarak ne Amerike,me qellim qe te mare pasaporten per vete,se emigracioni e ka regull qe tre vitet e fundit duhet te jeshe ne Amerik…Dhe ai zgjodhi kete forme edhe te haje geshtenjat dhe te mos djege duart.Se per shpirte jo Froku por edhe maloku nuk ikte nga detyra.tani kujdest per vete me gjithe ato te mira qe ka mare nga Shqiperia.
kush e ka shkruar artikullin sali basha? se frroku eshte ne burg tjetri ne arrati dhe bash kacurreli ne prag per tu arrestuar ka vrare 4 dhe ka vjedhur 250 miliiiion more truthare dhe kaposh saliu hiqet engjell apo jo?eshte engjelli i vdekjes ishallah vjen dhe nje here tju a shkerdheje motrat juve te PD se ai ju vjen hakut demokrateve jo edi rama qe mi mban akoma ne pune bashke me gjin gjon dhe pleherat e drejtesise qe thone largohuni nga shqiperia qe te vije zeni,argita supermbesa lirka dhe gjithe soji e sorollopi i sahanlepiresve komuniste.
Nje elegji e dhimbshme per shqiperine per te cilen idealistet jane strukur sdi se ku
Fatkeqesisht ky eshte realiteti e po shkojme sdi se ku gjithashtu.
Kjo gjendje te tmerron, te prish gjumin,te ben te qash e te ulerasesh, , te kreshperon nervat e te humb durimin, te vret shpresen , te vret femijen I cili sdime se ku do jetoje ku do kete te ardhme ..
O njerez te mire apo te keqinj mblidheni mendjen se durimi ka nje kufi dhe ndoshta u shmang ne 1990 ndonje fund tragjik si I Causheskut I ndonjerit por ndoshta ne Shqiperi do vije nje ndeshkim I tille se shqiperia eshte e tere shqiptareve dhe jo e nje grupi rrugacesh e mafiozesh parellinj o ju dhjefashq mu ne pare e pasuri se haram I keni e harami do ju nxjerre syte .
Ke do te vrasesh ti more, Berishen apo Ramen? Hahahaha Po me Berishen qe na varrosi 25 vjet cdo te bejme? Tani qe Rama po puunon per Shqiperine dhe kundra trafikanteve, keta te fundit bertasin ta vrasim Ramen e te bejme revolucion. Po me Sali Pashe Toptanin cduhet te bejme? Ta varim tek sheshi Avni Rustemi apo tek shtatorja e te veteshpallurit mbret Zog pule!?
Alban,me kete koment te vogel ke thene nje te vertete te madhe,koment i sakte dhe shume domethenes.
Edvin Ram Berisha nuk çan kokë për artikuj të tillë se ka Liken . Likja ja rregullon këtij gazetari dhe ne Gjermani. Po ta gërvishin bojën gjermanët Edi dhe do tu dali e njëjta figur kur i hoqën bojën Berishës do çuditet dynjaja
ka me kriminela sa gjermanet naziste qe jane pergjegjes per vrasjen e 50.000.000 milione njerez ne gjithe boten .te vrare per kaprico te gjermanit. sa shtete plackiti gjermania??
sa shtete dhunoi edhe vodhi e vrau??
ne jemi ne toke te vet dhe nuk kemi vrare miliona njerez apo gencid ndaj ndonje poulli.
gjermania te jape llogari per nazsitat e bijte e tyre qe fshihen ne argjentine edhe austri edhe sot dhe per kete gjermania eshte krenare
Alban, ju flisni ne pergjithesi, nese dini emra pushtetaresh e deputetesh vere gishtin ne plage, mose ajde rrotull si disa gazetare edhe ky qe k bere kete artikull qe duan tu shiten gazetat dhe te marin emer. Qe ka te inkriminuar dhe hajdute me cizme nga te dyja krahet kjo eshte e veretet, qe drejtesia esht e kalbur dhe e kooruptuar edhe kjo dihet. Pore qe kryeministri Rama po punon te bej shtet, sepse para 23 Qershorit 2013 ishte kethyer ne shtet rrumpalle dhe kete duhet ta dine mire shqiptaret. Ministri i brendeshem Tahiri si pjes e kesaj qeverie se bashku me gjithe drejtusit e tjere dhe efektivat e policise ne qender dhe ne rrethe po luftojne me kultivusit dhe trafikantet vlen per tu lavderuar, qe jane mare e po ndermeren disa rreforma qe si beri doot qeveria Berisha edhe kjo duket. Te mose flasim sic flet Berisha qe kerkon gjakderdhje e revolucjon, se pake ka vuajtur ky popull nga diktatura dhe qeverisja e keqe e pushtetareve te meparshem.
O @Toni hajvani, ku e shikon ti “përparimin” e Shqipërisë…???!!! Apo tek vrasjet, vjedhjet, kurvëria, varfëria etj.etj. “lule” të racës “tënde ariane”…???!!!