DEBATET/ Gjin Gjoni: Ju më donit në burg, por unë mund të bëhem edhe president

23 Gusht 2015, 17:00Politika TEMA

Mbledhja e fundit e Këshillit të Lartë të Drejtësisë për sezonin e kaluar të punës, e zhvilluar më 16 korrik, ka kulmuar me përplasje të forta mes anëtarëve për shkak të mosemërimit të zv.kryetarit të Këshillit. Ky pozicion në KLD ka mbetur vakant që pas shkarkimit nga Kuvendi të ish-zv.nënkryetarit Elvis Cefa në tetor të vitit të kaluar. Duke pretenduar moseficiencë të Këshillit, ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, i ka kërkuar disa herë me këmbëngulje kryetarit të KLD-së, Presidentit të Republikës Bujar Nishani, të propozojë zëvendëskryetarin. Pretendimet e Naços kanë hasur në reagimin e fortë të anëtarit Artan Broci. Ai është shprehur se është pikërisht maxhoranca, pjesë e së cilës është edhe ministri i Drejtësisë, që ndryshoi legjislacionin, që ka krijuar situatën aktuale në KLD. Broci shkoi dhe më tej duke pohuar se pjesë e nismëtarëve të ndryshimit të ligjit për KLD-në kishte qenë edhe deputeti Mark Frroku, aktualisht i akuzuar për akuzën e “vrasjes”. Gazeta “Panorama” publikon sot procesverbalin e kësaj mbledhjeje, ku zbardhen debatet e ashpra mes ministrit Naço dhe anëtarit Broci dhe më tej debatet mes anëtarit Gjin Gjoni me ministrin Naço dhe anëtarin Çomo. Debatet janë shkaktuar gjatë kohës që Këshilli po shqyrtonte disa shqetësime të ngritura nga disa kryetarë gjykate lidhur me mungesën e organikës së tyre me gjyqtarë apo dhe nevoja për shtimin e numrit të gjyqtarëve.

DEBATI BROCI-NAÇO

Nasip Naço: Unë gjej rastin edhe një herë t’i kërkoj kryetarittarit të Këshilli të Lartë të Drejtësisë që të propozojë zëvendëskryetarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, sepse ky Këshill ka mungesë të theksuar eficience. Ligji ka parashikuar që të jetë një person me kohë të plotë, që të organizojë të gjithë punën dhe ky Këshill të kalojë në normalitet. Pra, nëse doni raste të kësaj natyre, do t’ju gjej me dhjetëra për mungesë eficience të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Të kemi një studim. Mbi bazën e atij të gjykojmë, do shtojmë, do pakësojmë. Për shembull, në Berat janë 10 gjyqtarë, në mos gaboj. Mbase duhen 7 dhe t’i shtojmë edhe në Skrapar – po u desh, për shkak të numrit të popullsisë, të çështjeve – por, s’para vjedhin në Skrapar dhe nuk ka nevojë për gjykatë dhe ato dy-tri raste venë në Bërat. Kështu që janë të pakta rastet. Të shikohen edhe statistikat në vite, nuk ka nevojë për gjykatë atje, se janë njerëzit të gatuar duke zbatuar dhe respektuar ligjin. Thashë, nuk vjedhin në Skrapar. Po të shikosh, po të shikosh statistikat në 50 vjet, mund të jenë nja 10. Duke i krahasuar me të tjerët, domethënë hajduti më i madh në Skrapar sa më i ndershmi në ndonjë vend tjetër.

Bujar Nishani: Fokusohemi te rendi i ditës.

Nasip Naço: Do të doja edhe një herë të përsërisja që të dalim nga ky qerthull ku të gjithë flasin e të gjithë diskutojnë. E tha mirë Sokoli, “360 gradë”. Kemi një pikë në rendin e ditës. U bë një propozim. Të ngrihet një grup pune. Të kemi një studim dhe të gjykojmë mbi atë studim që të vendosim se si do të ecet me numrin e gjyqtarëve dhe me gjykata të veçanta. Po të shikojmë këtë, e përmendi Iliri, që ka që nga 2009–a që vendimi ka marrë formë të prerë në Apel dhe as hyn në punë dhe as largohet e as gjykohet në Gjykatën e Lartë. Kemi listën e gati 9 ndihmësve ligjorë, që janë gjyqtarë dhe janë në Gjykatën e Lartë. U kam bërë një propozim, që vendet e tyre, për 1 vit të emërojmë magjistratët e të dalim dhe nga ky qerthull i magjistratëve, se po vijnë dhe 20 të tjerë, e ky Këshill prapë tregon mungesë të theksuar efiçence, sepse nuk do që t’i vë. Pra, të dalim nga ky qerthull. Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë të zbatojë ligjit, të propozojë zëvendëskryetarin, të marrë kompetencat, të vërë në eficiencë Këshillin e Lartë të Drejtësisë që materialet të jenë të plota, të jenë të studiuara dhe të vazhdojmë që t’i japim atë fuqi që ka Këshilli i Lartë i Drejtësisë, atë eficiencë që duhet të ketë, sepse ky është modeli që ndjekin dhe kryetarët e gjykatave dhe gjykatat e tjera, duke parë Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Nëse këtu nuk ka eficiencë, mos prisni të ketë nga gjykatat e tjera.

Bujar Nishani: Tjetër diskutim?

Artan Broci: Jo për replikë, por disa herë po ngrihet çështja e mirëfunksionimit të Këshillit dhe pa dashur të dal nga rendi i ditës… Nuk është mirë që përgjegjësitë e të tjerëve t’i shesin te Këshilli apo përgjegjësitë e tyre. Në qoftë se duhet t’i kthehemi pak, jo shumë larg kujtesës, është pikërisht maxhoranca ajo që krijoi këtë situatë në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Përfaqësuesin e kësaj maxhorance ne e kemi anëtar të Këshillit. Është ministri i Drejtësisë. Ndërmori iniciativë me kriminelë të akuzuar për vrasje, të cilët janë në kafaz sot, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë të arrestuar për vrasje të kryera jashtë shtetit, pikërisht për të ndryshuar legjislacionin për Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës. Shihni pak relacionet që keni në Parlament, kush janë iniciatorët e ndryshimeve ligjore të ligjit “Për KLD-në” dhe të ligjit “Për Shkollën e Magjistraturës”? Të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe t’i rikthehemi normalitetit dhe hajde të diskutojmë pastaj eficiencën e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Të krijojmë pasoja dhe të shesim te të huajt që fajin e ka Këshilli i Lartë i Drejtësisë, nuk më duket as serioze dhe as e moralshme. Je ministër Drejtësie dhe je burrë shteti. Nuk të takon të shesësh institucionin tënd, Këshillin e Lartë të Drejtësisë, dhe t’i japësh fatura këtij Këshilli për pasojat dhe veprimet që bëjnë disa banditë, po të them përsëri, të veshur me petkun e politikanit, që i ke deputetë.

Bujar Nishani: Zoti ministër! Pastaj, zoti Gjoni!

Nasip Naço: Faleminderit! Një kujtesë për parafolësin. Për sa kohë ka një akuzë dhe pandehet, nuk besoj që do të ketë etiketime. Është anëtar i Gjykatës së Lartë. Unë personalisht nuk do ta bëja asnjëherë.
(Zoti Broci flet pa ndezur mikrofonin.)
Po mirë, më pandehet. Po të lexosh nenin 34 të Kodit të Procedurës, kupton, ai pandehet deri në dhënien e një vendimi. Kaq. Për kujtesë. Se është edhe për procesverbal. Është e drejta juaj, mund të thoni çfarë të doni. Po duke qenë se jeni anëtar i Gjykatës së Lartë, unë mendoj që në termin e përdorur. (Zoti Broci flet pa ndezur mikrofonin.)

Bujar Nishani: Zoti Broci! Zoti Broci, të lutem!

Artan Broci: Kërkoja shefit tënd atë prezumimin e pafajësisë, se i quan gjyqtarët banditë.

Bujar Nishani: Zoti Broci, të lutem!

(Zoti Broci flet pa ndezur mikrofonin)

Artan Broci: Gjyqtarët e Republikës së Shqipërisë. Kjo është e turpshme. Banditët i ke aty brenda. Deputetë të akuzuar për vrasje.

Nasip Naço: Po përmendi edhe emrin.

(Zoti Broci flet pa ndezur mikrofonin.)

Artan Broci: Mark Frroku, zotëri. S’ta kam arrestuar unë. Dhe e ke iniciatorin e ligjit “Për KLD-në”, për ndryshimin e ligjit “Për KLD-në”. S’kam frikë unë të përmend emra.

Nasip Naço: Po jo mo, jo, ka një prezumim pafajësie. Unë për ta kujtuar. Për shkak të procesverbalit. Është puna jote. Vëri edhe emrin e gjyshit.

DEBATI GJONI–ÇOMO

Gjin Gjoni: Në rast se kërkohet efiçencë në funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Në rast se do të ecet paralelisht, janë në tavolinë një vendim i Gjykatës Kushtetuese dhe një ligj. Për sa i përket momentit të dytë, është e vërtetë që ka një ndryshim ligjor në lidhje me zëvendëskryetarin. Unë po jua kujtoj përsëri dhe merrni e shihni procesverbalet e seancave gjyqësore. Rekomandimi i Bashkimit Europian në takimin që ka pasur është, Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të ndryshohet ligji sa më shpejt dhe Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë të jetë nga radhët e gjyqtarëve. Merrni e shihni, ka qenë në takimin për luftën kundër korrupsionit, që Ambasadorja e Bashkimit Europian bashkë me përfaqësuesit e tjerë të Bashkimit Europian dhe hajde, në rast se e keni kaq emergjente, zbatoni rekomandimin e Bashkimit Europian. Të ndryshohet ligji në mënyrë të menjëhershme, siç e keni ndryshuar ligjin kur e ndryshuat brenda natës. Dhe kur thoni që Bashkimi Europian jep rekomandime se si do jenë, ça do jenë, ku do jenë dhe si do jenë. I përqafoni brenda natës ata që ju shkojnë për shtat dhe nuk i përqafoni ata të tjerët. Në rast se kërkohet që të ruhet i njëjti standard, hajde ta ruajmë. Për sa i përket momentit të mosemërimit të magjistratëve. Unë e kam thënë dhe e deklaroj hapur dhe po t’i referohem edhe sot, ne s’arrijmë të emërojmë magjistratë. Pse? Sepse në bazë të nenit 28 të ligjit “Për organizimin e pushtetit gjyqësor”, ministri i Drejtësisë nuk ka shpallur vendet vakante. Duhet që nga momenti i shpalljes së vendit vakant, të realizohet 1 muaj dhe i bie që nga data e sotme, në rast se ky Këshill do të shpallë vendet vakante, i bie që me datën 16 gusht ti të emërosh, të ndërpresësh lejen dhe të vish të emërosh magjistratët. Tani, në rast se diskutohej sot në rendin e ditës “informacion në lidhje me shqetësimet e ngritura, në lidhje me problematikat”, ne kemi trajtuar edhe në disa mbledhje. Procesverbalet janë publike, janë të hapura. Unë e kam ngrit me shumë shqetësim. Edhe kur i kërkonim në bazë të nenit 28 për të hapur vendet vakante, ministri i Drejtësisë thoshte, – po kërkoj 15 ditë leje, se duhet ta shoh a duhet ta hapi apo s’duhet ta hapi. E keni në procesverbal. Dhe një moment që u pretendua që Këshilli i Lartë i Drejtësisë mori kompetencat e ministrit, u trumbetua me të madhe që Këshilli i Lartë i Drejtësisë po merr kompetencat e ministrit. Tani kompetencat ia kemi dhënë ministrit dhe unë nuk marr përsipër barrën që ky Këshill i Lartë i Drejtësisë dhe të luhet. Merren magjistratët dhe thirren në zyrën e ministrit dhe thuhet, – Këshilli i Lartë i Drejtësisë nuk po ju emëron ju. Se ne duam me ju emëru.

Sokol Çomo: Është pika e dytë e rendit të ditës.

Gjin Gjoni: A ka mundësi, zotëri? Unë e di që ti do… Të lutem. Unë propozoj që ti të ndryshosh vend dhe të shkosh në krah të Presidentit, si nënkryetar i KLD-së.

Sokol Çomo: Bëhu President ti dhe pastaj.

Gjin Gjoni: Jo, jo. Unë propozoj, thashë.

Bujar Nishani: Të lutem!

Gjin Gjoni: E kuptoj që ty të shqetëson. Unë thashë, -mendoj që të shkosh të rrish atje.

(Zoti Çomo flet pa ndezur mikrofonin.)

Sokol Çomo: Bëhu President!

Gjin Gjoni: Po nuk i dihet, të ardhmen përpara e kam. S’i dihet, jeta është e gjatë. Megjithëse ju keni dasht me më fut në burg, por prapë të ardhmen përpara e kam… dhe unë mendoj që secili prej nesh të marrë përgjegjësitë e veta, dhe mos ta hedhim topin sa këtej, sa andej. Këshilli i Lartë i Drejtësisë funksionon në mënyrë kolegjiale.

DEBATI GJONI- NAÇO

Gjin Gjoni: …Ne e dimë që kemi problemet tona. Ne e dimë që kemi. Unë i kam ngritur. Merrni dhe shihni procesverbalet tash 2 vjet që ka në Këshill të Lartë të Drejtësisë. I kam detajuar me analiza gjykatash, në probleme të caktuara, kam ardhur e kam folur përpara Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Shihni. S’e keni marrë mundimin me thënë që, – po, një anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë ose dy, po ngrenë këtë shqetësim që gjërat nuk shkojnë mirë. Por, për të shkuar kur ka ndonjë çështje pronash me 700 hektarë fillohet procedimi brenda ditës ose kur lirohet ndonjë që është ndonjë gjyqtar, i cili ndoshta s’i shkon për shtat. Kur lirohen ca të tjerë, s’merret asnjë lloj mase. O hajde vejmë një standard dhe të thuhet, -këtu është shkel, këtu s’është shkel; – është me bindje të djathta apo me bindje të majta. S’më intereson fare. Hajde silleni përpara Këshillit të Lartë të Drejtë- sisë. Të gjejmë provat dhe t’u shkojmë çështjeve deri në fund, juve bashkë me mua, unë bashkë me ju dhe me të tjerët.

Nasip Naço: Sigurisht, si ministër i Drejtësisë jam thirrur edhe në Komisionin e Ligjeve për mungesën e paktë të inspektimeve të Ministrisë së Drejtësisë, qoftë në Prokurori, qoftë edhe në Gjykatë. Dhe sigurisht që kam bërë me ndërgjegje sepse e kam deklaruar dhe e deklaroj që Inspektoratin e Ministrisë së Drejtësisë nuk do e përdor si kërbaç dhe çekiç për t’u bërë presion gjyqtarëve. Si rregull, Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka një Inspektorat, që unë edhe herë të tjera e kam përgëzuar Kryeinspektoren për punën që ka bërë dhe kam ditur që të ndaj punën e Kryeinspektores, të stafit të saj, me vendimmarrjen e Këshillit, por të njëjtën gjë kam deklaruar që në ato raste që harron Kryeinspektorja për të vajtur, sigurisht që ka një Inspektorat të Ministrisë së Drejtësisë. Në ato raste që harron ministri i Drejtësisë për shumë arsye, Kryeinspektori i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, bashkë me Këshillin e Lartë të Drejtësisë, mund të bëjë inspektime dhe të dyja palët të kontrollojnë njëra-tjetrën dhe sigurisht që puna bëhet më mirë. Por unë jam ndier ngushtë kur anëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, me çështje penale, vejnë për analizë në Gjykatën e Apelit në Durrës, në atë gjykatë që do hetohesh dhe do gjykohesh dhe besoj se kaq ka marrë fund çdo gjë, dhe besoj që kaq do të thotë gjithçka për këtë Këshill, që cakton një anëtar të vetin me çështje penale, në atë gjykatë apeli ku do të analizohesh, për t’i thënë, -mua këtu më keni, kam edhe mbështetje; -mua do ma pushoni çështjen dhe disa ditë më vonë çështja është pushuar. Edhe sot ngre zërin dhe të gjitha. Por para se të ngrejë zërin, të flasë për pasuri të pajustifikuar, që asnjëherë s’e ka justifikuar, as ka për ta justifikuar.

Gjin Gjoni: Sa për deklarimin e pasurisë, e keni gjithçka të hapur dhe publike. Shkoni e merreni. Keni një organ të pavarur, që është organi i Prokurorisë, që ka hetuar dhe ka arritur një konkluzion, aspekti i parë. Aspekti i dytë, pasurinë Reagimi i Gjonit për Çomon Anëtari i KLD-së, Gjin Gjoni, gjyqtar në Gjykatën e Apelit, ka debatuar ashpër në mbledhjen e Këshillit më 16 korrik 2015 me ministrin e Drejtësisë, Nasip Naço. Gjyqtari Gjoni ka pasur përplasje edhe me anëtarin tjetër të KLDsë, Sokol Çomo. Gjyqtari i Gjykatës së Apelit, Gjin Gjoni, gjatë debatit me ministrin Naço ka akuzuar se maxhoranca ka bërë goditje politike ndaj tij me kallëzimin për çështjen e pasurisë, me goditjen dhe dëmtimin e bizneseve të familjes së tij dhe cenimin e figurës së tij në publik. Reagimi i anëtarit të KLDsë Gjin Gjoni ka ardhur pasi ministri i Drejtësisë ka përmendur çështjen penale të hapur për fshehje pasurie ndaj gjyqtarit të apelit të Tiranës. time unë nuk e kam bërë duke futur duart në xhepa duke qenë prokuror apo gjyqtar në prokuroritë ku kam qenë dhe këtë e dinë shumë mirë. Nuk ndërtoj vreshta rrushi dhe të shes raki me etiketa lart e poshtë. Nuk kam qenë ndonjëherë dhe nuk kam marrë kurrë. Të dalin, se keni 2 vjet që s’keni lënë shkresë pa nxjerrë, kontroll pa realizuar, përgjime shtëpish, makinash, ambientesh. Kohët e fundit keni një shkresë tjetër, që të verifikohet ku shkon, ku ha, ku pi, me kë rri, çfarë bën. Keni përdorur të gjitha mekanizmat e simulimit për të më dhënë lekë, për të më korruptuar. Keni që në tetor të vitit 2013 dhe s’e keni arritur dot. Keni përdorur të gjitha makinacionet më të mundshme dhe më të shpifura që mund të ketë kjo botë. Keni arritur që të bëni kallëzime penale. Të hiqni licencat familjarëve të mi. Të vini gjoba. Të realizoni kontrolle dhe sekuestrime. Të intimidoni edhe familjarët e afërt, t’u shkoni nëpër shtëpia. Keni arritur deri aty sa, po ju them, keni çuar deputetë për të ardhur e me marrë bizneset familjare. Keni arritur deri aty sa keni punuar me urdhër dhe u është bërë presion të gjithë institucioneve shtetërore. Keni arritur deri aty sa të kërcënoni me çdo mjet dhune verbale. Keni përdorur shtypin dhe keni nja 4-5 gazeta që i keni, i shpërndani si zyra të propagandës të komunitetit qendror të asaj kohe dhe i nxirrni fjalimet të botuara, pa dalë akoma. Përdorni televizionet dhe kur jap edhe konferenca shtypi, merrni në telefon dhe i thoni që mos t’i publikojnë. Kur dal dhe kërkohet që të jem në studio, i thuhet që të mos merret. E keni bërë njëlloj si në kohën epolit-byrosë. Unë e kuptoj. Ju shqetësoj. E di që keni dasht me më fut në burg. E di që edhe sot e kësaj dite luftoni me të gjitha mekanizmat që unë mos të jem anëtar i KLD-së. Nuk e gjetët dot mekanizmin për të më shkarkuar me Parlament, se s’shkarkohesh se jam e treta herë që jam gjyqtari më i votuar në shkallë republike. Të paktën tri herë jam gjyqtari që jam votuar më shumë në shkallë republike dhe kjo jo për shkak të lekëve, se unë s’shpërndaj lekë. Nuk shkoj nëpër votime, siç shkoni ndonjë nga ju, partitë tuaja, që çoni thasë me miell apo futni njerëz në punë. Unë nuk fus njerëz në punë. Kam mbajt qëndrime dinjitoze dhe do të vazhdoj të mbaj qëndrime dinjitoze në KLD. Por kjo nuk ju shkon për shtat në qoftë se unë ngre zërin në KLD, në qoftë se unë flas në institucionet ndërkombëtare. Dhe të jesh i sigurt që nuk pres të më ftosh ti. … Kështu që, le të vazhdoni përsëri presionet. Unë deri ditën e fundit dhe deri në momentin e fundit që do jem anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe gjyqtar i Gjykatës së Apelit të Tiranës, do luftoj me çdo mjet ligjor për të demaskuar këtë mënyrë persekutimi, jo që po i bëhet Gjin Gjonit, por çdo gjyqtari në shkallë republike.

37 komente në “DEBATET/ Gjin Gjoni: Ju më donit në burg, por unë mund të bëhem edhe president”

  1. fabio says:

    deklaro pasurin o gjykates qe gjykon te tjeret..miliona euro nga gruaja i ke?

    1. Me kujtohet atehere kur ” juristet”e diktatures po ndiheshin keq per shkak te formimit se ne fakt diploma e tyre nuk kishte vlere per kete sistem dhe ndikuan te S . Merhumshi dhe bene kursin tone. Ne fakt te gjithe ne na zgjodhem dhe se ishim sigurimsa te qelbet. Me ne hengren buke juristet e diktatures hemo se ka dhe 6 mujor.

    2. Drejtesia says:

      Disa gjyqtare ish fakira jane bere dhe superkriminele ndaj duhet termet 12 ballesh. Ne shume shtete gjyqtaret zgjidhen nga populli dhe keta dalin automatikisht jashte loje. Shqiperia ka juruste te ndreshem dhe te pregatitur plot por mafia politike keta do por a do ta hane sapunin per djath te huajt kesaj radhe jo.

    3. Drejtesia says:

      Disa gjyqtare ish fakira jane bere dhe superkriminele ndaj duhet termet 12 ballesh. Ne shume shtete gjyqtaret zgjidhen nga populli dhe keta dalin automatikisht jashte loje. Shqiperia ka juriste te ndershem dhe te pregatitur plot por mafia politike keta do por a do ta hane sapunin per djath te huajt kesaj radhe jo.

  2. Tema says:

    President i hotel sheraton-it.

  3. s.h. says:

    E bukur kjo, ankohen gjyqtaret se po persekutohen…gjyqtare horra … duhet pare se si jane sjellur ne rini, ne gjimnaz e me pas … Nuk mund te jene gjyqtar keta fare harbutesh….Do vuajme shume…keshtu e ka gatuar Saliu qe ne vitet 90….gjyqtare…vellai i A. Brocit dhe gruaja e A. Hajdarit …?? Pse , per cfare merite ?
    Me referendum , te gjithe gjyqtaret e emeruar ne kohen e S.Berishes, duhet te kalojne ne nje filter te vecante …. ky eshte lustracioni real e jo ai qe ben PD me Berishen gjasme per politikanet….Pushteti i vertete jane gjyqtaret … prandaj ata duhet t’i neneshtrohen nje lustracioni radikal …

  4. Tj says:

    Mendoni ku ka arritur presidenti dhe KLD! A mund te behet drejtesi kur antaret e KLD bejne keto diskutime?! Edi Rama duhet te djeje rruge ligjore per te shpartalluar kete cete kriminelesh ne KLD dhe ne drejtesi! E dime te gjithe si funksionon! E dime te gjithe gjendjen!

  5. Lennard says:

    Me sa merret vesh ,jane te gjithe te korruptuar dhe te perlyer.Kush valle do ti denoje keto Bajga?.Nuk shikoj drite Jeshile per Drejtesi Reale.

  6. Jobi says:

    Burdello e lincesuar nga ministria e drejtesie me urdher te Likes

  7. Gattamelata says:

    Fajin per te gjitha e ka ajo Kisha ne Dhermi dhe Janullatosi!

  8. nosi says:

    Ke te drejte te shprehesh keshtu, se ketu jane te gjithe si ty, te lyer qe nga koka deri tek kembet, jeni tall, dhe do talleni tere jeten me kete popull, te ishe ne nje shtet tjeter do te shikonim se ku do ishe, te lumte ty dhe shume te tjereve qe vute pasuri maramendese, por gjithmone ka nje fund.Ne mos ka drejtesi ligjore do kete hyjnore.

  9. kosta says:

    Zhin Zhulsit kok palamit i paska ardh goja.O Zhin mos kujto se ke per tja hudh se nje dite edhe ti ke per te ik ne gop te semes a e di pse mor shoku katunar?!Se je fut ke loja e piset dhe ushtari ne funde paguan se del nga rruga e zotit e ngateron te zotin me zotin.Husht fare e ndure qe na ndotet Tironen.

  10. Gjon qeni says:

    Ec or alabak edhe me miliona euro te padeklaruara edhe ben bla bla.Ti duhet te ishe ne burg me kohe, por nuk ka prokurori per se mbari korupsionin e ke ba ne forma me te sofistikume nqs nuk ke marre pare ne dore, e ke ba tu marr licensa e priviligje, u bone ti idiot me dal gjyqtari me i votum, me siguri si baza e korupsionit ne drejtesi.Ujqerit respektojne ujkun e madh si me te mirin.

  11. altin says:

    Sa e kane rogen keta vampiret?
    Shan I dhjeri te permjerin
    Zoti vonon por nuk harron
    Ai do I gjykoje te gjithe

  12. Foto says:

    Pasi e gjete se kush e vrau Arbenin o gjakëprishuri broci, po mbron gjinin!

  13. Gjinni i vocerr i dhive me jastik druni says:

    Mbas shpellarit Berishe dhe magazinier Nishanit, ndyresira Zhin Zhoni eshte krijesa e duhur per halene Shqiperi.

  14. alti says:

    Nga debati i mesiperm ,shikohet nje problem shume serioz , qe te jep konluzionin se ku ka arritur politikla ta coj KLD ,si gjykata e drejtesise shqiptare .Ketu sic shihet, Nishani tregohet i pafuqishem karshi anetareve me biografi te mire te Shqupit ner KLD ,vellai i Arben. Brocit dhe gjygjtari i plepave Gjin Gjoni ti urdheroj si kryetar.,Mesa shihet e kane kthyer KLD, ne percimin e propagandes se Saliut ne kete intstitucion .Cfar merite kane nga ana juridike Gjin Gjoni dhe Ardian Broci ,qe jane zgjedhur anetare te KLD ,dhe kur ne kohen kur minister ishte Halimi ,qe akuzon mazhorancen se po i marrin drejtesine .Ky karshillek qe i bejne keto emisar te Shqupit me ne krye Nishanin ,ministrit te drejtesise ,e ben me adekuate reformen ne drejtesi ,qe keta militante te ikin dhe ti sherbejne Partise ,dhe KLD te kete jurist te zote ,te ndershem dhe mbi te gjitha jo militant ,qe e kane cuar drejtesine ne korpoprate te mos ndeshkimit te krimit ne politik , dhe si pengese e madhe qe i kane dhene mbare jetes ,social ekonomike shqiptare .Gjin Gjoni eshte e mire te dale para drejtesise , jo me detyrat qe i ka dhuruar PD por si cdo qytetar i thjeshte i Republikes ,dhe te shohim se si do ta mbyll prokuroria dosjen.Reforma ne drejtesi ,qe te shmangen sebepet politike eshte mire te miratohet me referendum popullor .

  15. ilir says:

    Skraparlinjte qe vjedhin jane te pakte dhe shume rralle, poor kur vjedhin i qijne motren shtetit me keq se nazistet apo jo z.minister

  16. sulo permeti says:

    Gjin Gjoni:-Adresa tek kthesa e Kamzes……3 milion euro ijep kontrab.turk me i kerkuar ne Europe,per sherbimin qe i dha sh.Gjin.

  17. Uji i ftohte says:

    Kur u be Bamir Topi President pse te mos behesh edhe ty?

  18. Arber says:

    Nuk te do njeri ne burg, dorezo parate e vjedhura bashke me mbesen e Sekretarin e PPSH, komunistin Drit Caushi dhe shko shtoji prape si punetor ne gurore.

  19. M A R K O says:

    Qin Gjoni te qifte Kina Loken ty…

    1. Galip Qosja says:

      Nuk ka gru ky? Apo plaka ka me shume nevoje me u pallue.

  20. Treviso says:

    Gjin Gjoni president?!
    Me mire nje merhum se nje hajdut.
    Gjin Gjoni munde te behet presidenti i oranizates mafjoze.

  21. Haliti me gernete ! says:

    Po te genjen mendja o Gjin leshi,,Endrrat e tua jan pa lidhje .. Opo sa besim keni te Berisha o ju qifte zoti…NJe here e hengri macja gjizen,,i thone nje fjale…Qeverine e mori nga Nano Kurva Saliuuu…Bolll…Nuk ka me Sali . Ja do ti shtyje edhe ca muaj Sali Vicidoli se i takojn..Kaq..Ikuuu..Ca doni me ..Sju lejon me askush.Mund te besh si interesant e i paparashikuar ti dhe ca kopila aty me ty…Jeni te ikur. E ka Amerika ne dore ket pune.Edhe ligji .Se po te ishte per Saliun,,i kish vjedhur ne 2013 edhe 10 here votat ai malok.

  22. Noli says:

    Drejtesia ka marre fytyren e Gjin Gjonit. Kariera e Gjinit ne drejtesi eshte rruga e renies se drejtesise.

  23. neda says:

    Problemi real mendoje se nuk eshte Gjin Gjoni por deshira e qeverise per te vene nen kontroll gjyqesorin, problemi ne fakt eshte qeveria dhe jo gjyqesori, por kjo varet sa e kuptojne njerzit, ku nje pjese, megjithese jane mashtruar deri ne diskriminim nga premtimet e qeverise, vazhdojne te besojne ne telenovelat e qeverise, prandaj ka dal dhe shprehja qe cdo popull meriton qeverine qe ka. Populli yne eshte mesuar ne diktature dhe nuk e ka te lehte te pershtatet me sistemin demokratike, populli yne nuk e imagjinon dote qe prekurori pergjithshem te marre te pandehur psh. kryeministrin, apo te padise presidentin per marrveshje te kundraligjshme me boten e jashtme etj .etj.Ne jemi nje popull qe duartrokasim diktatorin, ndoshta e meritojme gjendjen qe jemi, nje popullesi rurale do kohen e vete te civilizohet.

  24. Alphade says:

    Z.Gjin Gjoni: titull fantastik i nje romani : ” Hajduti qe kerkon te behet President ” ! Ke te drejte zoti Gjoni sepse ne
    Shqiperi vete hajnat e kriminelet arrijne te behen presidente te vendit ! Tung!

  25. Mergimtari says:

    Nuke shtoi asnje rjesht me shume se i ka thene edhe mendimet e mija komentusi i mesiperm, pore nje gje dota them. MJERE DREJTESIA QE KA RENE NE DUART E ISH KOMUNISTIT BUJAR NISHANI DHE OFICERIT TE USHTRISE SE DIKTATORIT HOXHA SI DHE GIN GJONIT NJE PLEPAXHI ME NJEQIND AKUZA PER ABUZIME, FALE MBESHTETJES TE BERISHES HARITI TE BEHET GJYQETAR DHE ANTAR I KLD, PRANDAJ DREJTESIA SHQIPTARE ESHTE E KALBUR E KOORRUPTUAR DHE E DEGJENERUAR.

  26. serveti says:

    Gjin Gjoni do behet president! hajde keshilli i ndrikullave, hajde. Ne vjeshte do te bien gjethet dhe do futesh andej nga ke dale, o Gjin gjoni, por veshtiresia eshte se nuk te nxen me dhe do perfundosh me pranga ne duar apo dhe i zhdukur fare nga ato qe ke bere. Do e shohesh piçken e sateme.

  27. Albana says:

    Asgje nuk eshte per tu cuditur. Ne Shqiperi ndodhin cudira asgje e re.

  28. ilirjan says:

    Gjini ka kohe qe i ben karshillek ligjit….shtatori erdhi dhe te shohim se ku do ta kete zyren presidenciiale shoku gjin si president i gjithe hajduteve .ky qelbesire qe kujton se me pasurine qe ka vene ne kuriz te hallexhijve eshte i pa prekshem,vertet jeta eshte e gjate dhe do te shikosh dhe anen tjeter te medalies duke luajtur Domino me shokun e zyres sali mbas hekurave me pamje te kufizuar…..

  29. geri says:

    derrat ne kete vedn behen dhe vipa e jo me presidenta
    kur gjysma popullsis eshte jashte e shqiptarve c pret me nga kta plera keta e percan kete vend me kaq pak banor dhe po bien islamiket e gjith ballkanit ketu ne tokat tona
    s kan len jevg ballkani pa shjell dhe shqiptaret kane ikur.drejtesia ka mare fund me kohe ne kete vend
    ligjin ktu e ben i forti derri ,injoranti kurse i zgjuari i drejti ka nje rruge tja mbathi se do asnje. po ishe mafioz te vjedhesh te vrases te duan te gjithe.

  30. Sala ne burg says:

    Natyrisht nje Sali nga Tropoja e patem per 25 vjet ,tani dhe nje Gjon na duhet.Shko o pir.. do behesh ti president ,president i Vermoshit mundet ,RRK.

  31. ilirjan says:

    Mire e ka se sipas planeve qe i kane bere sebashku me Salen ai eshte ne rradhe ,se kur u be dhe Nishani, haduti injorant president pse mos te behet dhe GJINI hajdut inteligjent.Me sa di une nje here i shpetoj vetegjygjesise ky gjin Maloku,tani le te peballet nje here me drejtesine dhe ligjin mbas shtatorit,po shpetoj dhe kesaj here ,hallall e ka populli shqipetar ta nderoj dhe ta mbaje mbi qafe si president ashtu sic pretendon dhe Gjin bukeshkaluri……po nuk e besoj se kesaj radhe do tja dali …..dhe po doli mbi ligjin ky sharlatan ,do te kete mbs qafe vetegjygjesine…….

  32. Tomorri says:

    Guximin dhe deshiren e ke shume te madhe por ne e dallojme mire se jane prej nje maloku shume te degjemeruare si puna jote shkou gjashtemuajoresh Gjin Gjoni.
    Endra jote eshte e realizushme por me nje kusht: do te presesh kur te beje gjeli veze dhe ta hashe ti,por jo kurre populli shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje