Erion Veliaj “nuk fal” as LSI-në

23 Gusht 2015, 10:04Politika TEMA

Aksioni i djeshëm në zonën e ish-Bllokut për rikthimin e hapësirave publike nuk është ndalur as në selinë e LSI.

Policia bashkiake nisi dje aksionin e heqjes së tavolinave apo tabelave në trotuare dhe të njëjtën gjë ka bërë edhe në selinë e kryeparlamentarit Meta.

Megjithëse një zyrtar i LSI ka tentuar të ndalojë policinë bashkiake pas disa minutash diskutim policia bashkiake ka ndërhyrë duke hequr tabelat “Parking” apo tavolina dhe karrige që kishin zaptuar rrugën.

Pak ditë më parë kryebashkiaku Veliaj nisi çmontimin e shkollës jopublike “Kristaq Rama”, pasi u “sfidua” nga disa portale nëse mund ta bënte një gjë të tillë, të shembte shkollën me emrin e babait të kryeministrit Rama.

13 komente në “Erion Veliaj “nuk fal” as LSI-në”

  1. Me duket se dhe me Erionin ;;;;;{ Nuk kemi pare asgje akoma !}

    Bravo !

    Ketu ,kemi te bejme me nji njeri sic eshte Erion Veliaj,njeri, shtet !

    Ku ishin pare keto gjera me pare,as ne kohen e Edit ,po ne kohen e antishqiptareve ….nuk behej fjale ,per te tilla veprime inteligjente dhe te drejta !

    Bravo Erion, e justifikove kohen e nji 4 vjecari ….vetem me pak ore pune !

    Bravo dhe njihere ! Keshtu vazhdo….leri laraskat te laraskisin …….

  2. astrit says:

    Mos u terhiq Erion, por vazhdo punen sic e ke nisur pasi ke popullin me vete!

  3. relisti says:

    avash ti se na mbushe mendjen…leri mor keto furça se nuk i ha populli me keto ..

  4. Tema says:

    Nga mbeturinat dhe trotuaret.,e kan rradhën partit për t’ju dhën drejtim në axhendën e velias.

  5. Bureto says:

    Erioni vertet duhet inkurajuar ne kete fillim, qe duket se u permbehet premtimeve te fushates. Por ngelen shume per te bere dhe nje keshille per te do te ishte: me pak dukje dhe retorike para kamerave. Le te punojne strukturat e Bashkise qe sigurisht nen drejtimin e tij jane dhe thenia: “Fshati qe duket nuk do kallauz”, do vleje me shume.

  6. banor says:

    Te shohim…se dhe ne rastin e “kristaq rames” me duket kemi te bejme me tymnajen e zakonshme. Thjesht kane spostuar vetraten e katit te dyte. Uroj te jem i gabuar dhe bejne ndonje pastrim me te qenesishem.

  7. Lul Basha says:

    Avash Erjon, avash, se na mbushe mendjen, se punon me shume nga une. Po pse une, po te doja nuk i beja keto? He, pra!

  8. stela says:

    O ju dhjefsha LSI-ne, qe ia ngreni vlerat kot pa qene gjo.

    Nje cope OJQ-je fitimprurese, kanceri i Shqiperise.

  9. :( says:

    fillo me dritat dhe ujin Erion!

    1. Y says:

      …ujin,dritat (qe po rregullohen me duket…) dhe sheshin ….

  10. Vorbulla says:

    Mos u ngaterroshume me L.S.I. Sh Erivel se po uturr Lila ty dhe kryetarit tend gjeni vrime dhe futuni .

  11. "BALASHI" says:

    Rruga “Nikolla Tupe” ne Bllok eshte skandal. Eshte nje lokel me emer te cuditshem “Mai Tai” qe ben karshillek ne hapesiren e te gjitheve… Nuk mund te levizesh i qete ne ate rruge.

  12. agron domini says:

    ERION!MOS LEJO VARTESIT TE GENJEJNE.TROTUARI I RRUGES DRITAN HOXHA VETEM ESHTE SHKATERRUAR-PRESIM TE NDERTOHET

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje