FOTOT/ Aksioni për lirimin e hapësirave mbërrin në Bllok

22 Gusht 2015, 16:40Politika TEMA

Aksioni për lirimin e hapësirave publike është përqendruar ditën e sotme kryesisht në zonën e ish Bllokut në njësinë administrative numër 5.

Forcat e Policisë Bashkiake të shoqëruara edhe nga ato të INUV dhe Policisë së Shtetit, kanë ndërhyrë përgjatë rrugëve “Sami Frashëri” dhe “Ibrahim Rrugova” ku kanë larguar pengesat dhe objektet që janë vendosur në mënyrë të paligjshme, si dhe (siç tregohet nga fotot) kanë konfiskuar tavolinat e karriget e atyre lokaleve që nuk i ishin bindur thirrjes së Bashkisë së Tiranës për t’i larguar vetë nga trotuaret.

Në vëmendje të Policisë Bashkiake ka qenë edhe lirimi i hapësirave të zëna forcërisht dhe që përdoreshin si parkingje.  Ndërkohë që aksioni ka vijuar dhe në lagje të tjera të Njësisë 5, ku po punohet paralelisht edhe për pastrimin e mbetjeve të krijuara, si dhe për kthimin e hapësirave në normalitet.

21 komente në “FOTOT/ Aksioni për lirimin e hapësirave mbërrin në Bllok”

  1. Tema says:

    Dhe bashkit e tjera do mobilizon ky aksion.

  2. rudini says:

    A do te prishni ndonje lokal qe eshte ne shkelje te plote te ligjit (dhe nga ato ka jashtezakonisht shume njesia 5)apo do te hiqni vetem disa karrike dhe tenda ne rruget kryesore per show.

  3. Lil Toronto says:

    Keto binese jo vetem duhen denuar per zenien e hapsirave publike por te paguajne shpenzimet e largimit te materialeve.

  4. stela says:

    Jo lirim trotuaresh, po a ka mundesi te mbyllen 70% te lokale ve, se ngeli populli i papune vetem duke u mor me lloqe kavaje, shkaterruat rinine me keto mihone.

  5. Tirana says:

    Nje ore mbas aksionit, bar cadra dhe ai lokali perballe kishin filluar ti nxjerrin prape tavolinat dhe karriket mbi trotuar. Kaloni tani andej dhe do i shifni. Shtet impotent qe edhe keto gjera elementare nuk i ben dot.

  6. Teo says:

    Po shtesen e Kristaq Rames pse nuk e prishin, por kane heq

  7. Teo says:

    vetem disa profile ne katin e dyte ?

  8. spartak says:

    Tirana nuk ka vetëm një njësi administrative. A u dha ultimatum nga kryebashkiaku për lirimin e hapsirave publike dhe trotuareve për një javë vetëm për njësinë bashkiake Nr.5 apo për të gjithë ? S’ka nevojë me shku derë më derë me xhandarë e sharrëtarë . Administratë ka. Shko . E konstatove . Këputi gjobën nga 500 mijë përditë , dhe do shikosh , që më përpara do mbarojnë me lirimin njësitë e tjera , se sa pesa.
    Vepro Kryebashkiak , se përndryshe do ta pijnë lëngun , do të sfidojnë gjithëmonë shkelësit dhe abuzuesit dhe do ta sfumojnë ndërhyrjet.
    Qytetarët do të mbështesin , por po nuk veprove , atë 4 Shtatorin harroje ose do e bësh me dhunë .

  9. Fation says:

    Hallall veliut paska mare dhe forcat e FBI-se.

  10. Lul Basha says:

    Ee, kushedi cfare po ben Erjoni, Se une po te doja nuk i liroja hapesirat publike. Une nuk doja vet se edhe une punoj.

  11. astrit says:

    Shume mire por edhe nga nje gjobe te majme per zenien dhe shfrytezimin e hapesirave publike.

  12. nio says:

    Kjo po qe eshte pozitive … te tilla gjera duam … zbatim ligji … skane njerezit ku te kalojne rrugeve , ku te parkojne veturat … jane mesuar mafiozet te marrin cdo gje …

  13. Kellirat says:

    Keta matrapazet e lokaleve jane bo kangrene per pronen e qytetareve…vene ca karrike plastike dhe shesin uje 800 leke shishja 0.5l! Keta mostra nuk i hyjne ne pune as dreqit…dhe veten gjobat e renda ditore, heqja e licenses dhe sidomos burgu mund te bejne pune, ndryshe ata do te vazhdojne me kembengulje fshatari te bllokojne pronen e qytetareve dhe te shesin uje ne trotuar me tavolina dhe karrike te pista!

  14. M A R K O says:

    I lumte rroçka Veliajt.. po heq plerat e Bashoviçit.. qe bie ere prostiturte hollandezi fluturues.

  15. "BALASHI" says:

    Shihni rrugen “Nikolla Tupe” cfare skandali. Se c’ eshte nje idjot qe ka gllaberuar tere ate hapesire ketu dhe ka shtuar shtepine, ka bere lokalin “Mai Tai”. Eshte per te vene duart ne koke ajo rruge…

  16. Garda e re says:

    Posht padronet,padrejtesia
    Therret populli therret,
    Ikni prej nesh mizoria,
    Po afrohet dita jon.
    Reeevoooluciiiooooni marshooon!

  17. FRED says:

    OOOO TE RUFSHA TRAPIN SA MIR E KE BBBBOOOOOO. ATA DUHET TE PAGUAJN EDHE LEKET E PUNTOREVE QE I HOQEN….

  18. latifi says:

    FBI ne aksion kete radh esht serioz aksioni U be shqiperia mbillni fiq tani se treg do gjeni

  19. turi says:

    Bravo erionit dhe bashkise se na mbyten injorantet qe s’lane vend pa bllokuar ne tirane,jo vetem tia hiqni po ti vini dhe gjobe,,,,pisa njerez..

  20. dpi says:

    gjobitni dhe punetoret pa doreza pa kepuce pune pa syze mbrojtese

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje