10 gjëra që nuk i dini për Mbretërinë e shokut Kim, Korenë e Veriut

21 Gusht 2015, 21:08Politika TEMA

Në mënyrë ciklike, lajmet e kronikës – pak a shumë dramatike – rikthejnë në mënyrë prepotente Korenë e Veriut dhe udhëheqësin e saj, Kim Jong-un. Megjithatë, Mbretëria e Shokut që Shkëlqen është edhe sot e kësaj dite, misteri më i madh i lindjes

Dimë që qeveriset prej dinastisë Kim, në një lloj monarkie absolute të llojit komunist, që shumë pak lëshime u bën vendeve të tjerë, sa u përket shkëmbimeve. Eshtë e vështirë të hysh, dhe akoma më e vështirë të dalësh. Pëlqen të ekspozojë ushtrinë e vet, gjatë paradave me koreografi të pabesueshme njerëzore, të projektuara për të trembur. Dimë që populli i saj jeton në mjerim dhe në iluzionin që, pjesa tjetër e botës është një vend edhe më i shëmtuar. Po tjetër? Ja 10 gjëra që ndoshta nuk i dinit për Korenë e Veriut.

1. Ndalohet të kalosh kufirin koreano-verior me armë, substanca eksituese, celularë dhe publikime të çfarëdolloji. Prej shkurtit, vizitorët e huaj mund të përdorin lidhjen 3G.

2. Korea e Veriut ka internetin e saj. Quhet Kvangmiong dhe është një rrjet i izoluar, i palidhur me internetin botëror. Lejon të dërgohen emaile, të vizitohen faqet e regjimit, të lexohen lajmet (edhe ato të kontrolluara) dhe të hyhet në një bibliotekë elektronike.

Ka shumë burgje, e madje edhe kampe përqëndrimi, si famëkeqi Hvasong (ose Kampi 16), për ekzistencën e të cilit u mësua vetëm në vitin 2009, dhe ku mendohet se ndodhen 20 mijë të burgosur politikë. Sipas burimeve ndërkombëtare, të burgosurit në Korenë e Veriut mendohet të jenë, në total, 200 mijë, në një popullsi prej 25 milionë banorësh. Ai që ka zbuluar kushtet çnjerëzore në të cilat jetojnë ka qenë libri “Arrati nga kampi 14”, i Shin Dong-hiuk, i vetmi person që ia ka dalë të arratiset nga një burg koreano-verior.

4. Ka një prej ushtrive më të mëdha të botës: me afro 1.2 milionë ushtarë (dhe mbi 8 milionë rezervistë), nga të cilët 180 mijë anëtarë të zgjedhur. Eshtë një numër i pabesueshëm, afro 49 ushtarë për njëmijë banorë, pa llogaritur rezervistët. Në SHBA janë 5 ushtarë për një mijë banorë. Pjesa më e madhe e stërvitjes së tyre bazohet në pushtimin hipotetik të Koresë së Veriut, ku janë gjetur 4 tunele të fshehtë në gjendje të mundësojnë zhvendosjen e 30 mijë ushtarëve në një orë. Sipas burimeve amerikane, duhet të jenë edhe 20 tunele të tjerë.

5. Edhe familja e udhëheqësit të dashur ka një dele të zezë. Eshtë i riu Kim Jong Nam, djali i madh i Kim Jong dhe vëllai i komandantit aktual, Kim Jong Un. Në vitin 2001 u arrestua në një aeroport japonez, me një pasaportë të rremë: ishte larguar nga shtëpia për të shkuar në … Disneyland.

6. Eshtë shumë e vështirë të vësh poshtë propagandën e censurës së Koresë së Veriut. Megjithatë, sipas Nju Jork Tajms, shpesh herë nga KOrea e Jugut vijnë dvd që u tregojnë “kushërinjve” se si jetohet vërtetë përtej kufijve të tyre.

7. Paga mesatare e një punëtori është midis 1.5 dhe 2 Euro në muaj. Në Kinë është midis 190 dhe 250 Euro.

8. Vetëm ushtarakët dhe zyrtarët e qeverisë mund të kenë makina. Këto kufizime kanë shkaktuar lindjen e një sistemi ilegal taksish, që menaxhohen nga vetë ushtarakët dhe anëtarët e partisë në qeverisje.

9. Kim Jong Un ka 32 rezidenca dhe … 20 stacione: ka frikë të fluturojë dhe lëviz vetëm me tren (ka 6 të tillë, me suita, salla mbledhjesh, televizorë lcd dhe vaska aragostash).

10. E cuditshme, por e vërtetë: në një vend ku pothuajse gjithcka është e ndaluar, mund të tymosësh lirisht marijuanë. Por ka nga ata që kanë përfunduar në burg, se janë përpjekur ta dredhin me letrën e gazetës ku ndodhej fotografia e udhëheqësit Kim.

Focus-Bota.al

13 komente në “10 gjëra që nuk i dini për Mbretërinë e shokut Kim, Korenë e Veriut”

  1. Elpiniqi says:

    Para se te merreni me 10 gjerat qe nuk i dime per Kim Jongun,qe shumicen prej tyre i keni te sajuara se nuk ua verteton njeri,do beni mire te na rrefeni 1 milion KRIMET E Sali Berishes,Lulzim Bashes,Ridvan Bodes,Arben Imamit,Fatmir Mediut,Shkerdhen Berioshes,Delijorgjit,Ilir Metes,Edi Rames etj!!!
    Keni plot ketu ne Shqiperi te na rrefenii per KRIMET e Gjyqtareve,prokuroreve,avokaterve,mjekeve,doganiereve,ministrave,politikaneve etj!!!
    Sherbejini popullit shqiptar nje here pastaj merruni me …….PROLETARIATIN BOTEROR!!!
    HAAAAAAAAAA!!!

  2. 21082015 says:

    Fatkeqesisht, kjo eshte si nje retrospektive e kohes se komunzimit ne Shqiperi.

  3. Sherif says:

    Dhe megjithate kurre nuk ja kalon Enverit tone qe shkriu nje Shqiperi te tere…..

  4. s says:

    jepni ndonje lajm per dinastine e shokut Sali…

    ose ku eshte qeni I xenit, Reks,eshte dhurate paje apo eshte ne suedi te sadia

    nuk I cahet trapi kujt ne shqiperi per kim leshin..po na tregoni si po ecen ai filmi ne holliwwod kur sypeshkaqeni vrau 26 veta me biznesin e tij te maskuar dhe akoma po shurrojne mbi viktimat e tyre

    boll se na I shpifet me kete Kimin….mut eshte kimi..po me mut jane ato qe merren me keto 24 ore/24ore me kete propogande idiote

  5. Stela says:

    Cudi e madhe i dime dhe i kemi jetuar 50 vjet ….

  6. Une... ti... ne te gjithe... says:

    Nga numri I te burgosurve ne raport me popullsine eshte perkrah shba-ve qe kane mbi 2 miljon te tille vec 750mije adolishent ne kampet e riedukimit Edhe ka e frikshme ngelet mbas.

  7. latif says:

    Te gjitha keto i kemi kaluar vete.

  8. ***** says:

    Se fundmi Koreja e Veriut do shtyje edhe oren 30 minuta pas qe te kete Zonen e saj personale.

    Gjithashtu viti 0 ne Dinastine Kim fillon me 1912 vit ky qe perkon edhe me ditelindjen e udheheqesit te perjetshem Kim Sung i Dyte.

    http://www.economist.com/blogs/economist-explains/2015/08/economist-explains-8

  9. Malesori says:

    Si shqiperia ne kohen e Dulles

  10. astrit says:

    Bota do te ishte uniforme dhe e merzitshme pa keto lloj shtetesh dhe regjimesh!

  11. Tema says:

    Edhe mizën kur lëviz e shohim

  12. sit.. back and relaks → says:

    ja dhe pak se do ti ndodhi ndonje aksident teknologjik berthamor

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje