Elegji per Li Pazarin

21 Gusht 2015, 21:39Politika TEMA

Nga Artan Fuga

Ai ishte nje nga figurat me te cuditshme te Tiranes ne vitet ’60, sikurse edhe nje nga njerezit me te dashur per te gjithe burrat e qytetit. Te rinjte e adhuronin me buzeqeshje sa dashamirese aq edhe provokative.

Po te jetonte sot do te quhej personazh publik, lider opinioni, celebritet…

Ishte njeri fare i thjeshte. I vetepunesuar ne nje kohe kur te gjitha sipermarrjet private ishin shtetezuar.

Tribuni i madh popullor, Ali Pazari.

Ai ruante bicikletat e tifozave kur keta vinin per te pare ndeshjet e futbollit ne stadiumin “Qemal Stafa”, sidomos kur zhvilloheshin ndeshje me skuadra te huaja, qindera e qindra tifoze shkuleshin nga te gjitha anet me bicikleta per te ardhur ne stadium.

Ato i ruante Ali Pazari.

Qindra e qindra bicikleta vendoseshin shtrire ose gjysem shtrire, ndonjehere mbi njera tjetren aty ku sot ngrihet pallati i Kongreseve, te Kolonat, dhe diku midis tribunes anesore qe jep nga qyteti dhe tribune qendrore.

Tifozet me bicikleta jane njerez te paduruar, ata gati e hidhnin mjetin e tyre me dy rrota kur vinin dhe e donin shpejt kur iknin ne menyre qe t’i shpetonin turmes qe bllokonte bulevardin kur tifozet ktheheshin ne shtepi duke diskutuar per ndeshjen, disa te gezuar dhe disa te merzitur.

Lio ku ta le ?

Kjo ishte pyetja qe perseritej pafund here dhe Ali Pazari i pergjigjej pa u lodhur duke saktesuar vendin e atyre dhjetra Mifave, Robustave, Diamanteve, Kinezeve, etj. qe perbenin te vetmin mjet privat te lejuar ne ate kohe.

Ali Pazari, Liu, ishte atje per te vigjeluar mbi bicikletat e shtrira nderkohe qe zhvillohej ndeshja.

Ai ishte nje burre thatim, qe gati ne trupin e tij kishte vetem lekure dhe kocka e aspak dhjame.

Elegant i papare.

Gati bente balet mbi bicikleta duke i kapercyer pa u penguar asnjehere.

Me pak floke, i gjate, me nje hunde pak te zgjatur dhe spic me maje, me levizje duarsh te shpejta, me krahe te gjate, dhe veshur thjesht, me pantallona me gjunje te dale qe e benin gati si nje automat japonez me performance te larte.

Shkathesia e tij ishte e pashoqe, i palodhur.

Dhjetlekshin metalik qe tifozet ja hidhnin nga larg shpeshhere, cmimi per ruajtjen e bicikletes qe nuk dihej si ishte vendosur, e kapte ne ajer, dhe me nje levizje rrotulluese te krahut dhe te dores e fuste direkt ne xhepat e thelle te pantallonave te tij me gjunjeza te dala disi.

Ali Pazari ishte nje njeri i thjeshte i qytetit, njeri publik i asaj kohe qe ndoshta rivalizonte per nga reputacioni edhe me kryetarin e Bashkise te asaj kohe.

“Pazari” ishte nje mbiemer qe i shkonte shume dhe plotesonte personalitetin e tij si njeri publik, qe e njihnin te gjithe, qe i referoheshin te gjithe.

Shpesh me shaka nje njeriu qe niste dhe komunikonte njeherash me shume njerez, qe u jepte xhevap te gjitheve, qe behej nje figure e njohur mes shokeve i thoshin me gaz : Ore, je bere si Li Pazari ti…

Nuk merrej vesh mire nese ishte tallje gazmore, kritike miqesore, shaka, apo lavderim.

Ashtu ishte edhe Li Pazari, njefare njeriu orkester, i shkathet, gjys sherr – cmendaniku i adhurueshem, veprimet dhe batutat e te cilit nuk mund t’i parashikoje dot, tallese sa edhe Ciceroni i Romakeve do t’i kishte pasur zili.

Hajde Li Pazari me nam, gjynah qe brezat e rinj nuk te njohin, gjynah qe nder i qytetit behen ata qe kane pare, qe kane pushtet, qe kane miq, ose qe jane deshmore a kane qene politikane. Gjynah qe historia eshte histori e pushtetareve dhe jo e njerzve te medhenj te thjeshte si ti.

Ti do te ndricoje sot si meteor me natyren tende publike, sikurse kishe mbiemrin, o Li Pazari, o Li Bota, o Li Dynjaja…

Kompjuter memorja e tij.

Atje e ke Mifen tende rrangalle – i thoshte njerit.

Kape atje Robustan tende te zeze – i thoshte tjetrit.

Shko atje poshte Kinezes, ke rrotaxhilen tate.

Nuk gabonte kurre Liu, dinte vendin e seiciles biciklete qe e kishte pare vetem disa sekonda kur ja kishin besuar. Kurre nuk mund t’i vidhej nje biciklete Li Pazarit. Policet qe ruanin rendin brenda dhe jashte stadiumit nuk kishin pune me to, ato i ruante Li Pazari i madh.

Kompjuter me forme njeriu, inteligjence dhe kujtese robotike prej gjeniu. Nuk besoj se kishte shkolle. Mbante mend edhe fytyrat e tifozave qe ishin klientet e tij. Nuk kerkonte kurre leke nga askush, por kur dikush ikte pa paguar e shihte me perbuzje pa folur. Si mund te ishte dikush edhe me biciklete edhe pa leke ne ate kohe… Kishte te drejte Li Pazari…

Shoqeronte cdo dorezim biciklete me bejte shpesh.

Mos e vrit mendjen o Naim katunari

Se bicikleten ta ru Li Pazari.
—–
Ja ku erdhe Pllum Djali

Kujdes bicikleten se t’osht thy pedali.

Te gjithe e degjonin dhe qeshnin e zbaviteshin me thumbat qe Li Pazari u bente te gjitheve. Te te mos thumbonte ai, zere se nuk ishe asgje, nuk ja vlente fare te merreshe me ty, ishe askushi.

Kurre nuk dihej se me cilen skuader ishte tifoz Liu gjigandi i qytetit. Ishte neutral sikurse jane mediat qe duan te marrin reklama pavaresisht ngjyres politikes te reklamuesve. Thumbonte humbesit e rradhes ne ndeshje, thurrte lavde tallese per fituesit. Nuk kuptohej sesi edhe ruante bicikletat jashte edhe dinte gjithcka si ishte zhvilluar ndeshja brenda. Hipte ndonjehere te muri i tribunes anesore dhe nje sy e mbante ne fushe dhe nje sy te sheshi ku si ne nje Waterlo shtriheshin qindra bicikleta. Pjesen tjeter te ndeshjes e mesonte nga thirrjet e tifozave, nje pjese te aksioneve duke folur nga poshte me sportdashes qe shihnin ndeshjen ne stadium, pastaj ja tregonin me fjale se cfare kishte ndodhur atje dhe ai krijonte tablone e tij per ndeshjen dhe na e transmetonte duke shperndare bicikletat. Nuk kishe nevoje per komente te darkes ne televizion ne emisione sportive. Rezymene e ndeshjes e kishte bere Ali Pazari.

Ju qe ende nuk keni vdekur, mos e harroni Li Pazarin, sepse per me te rinjte Liu i pavdekshem ka vdekur me kohe, nuk ka pas lind kurre, sepse keta te rinjte kujtojne se historia ka nisur me ata, sikur pardje ka qene viti zero.

Ku ta dine ata se para se ata te vinin ne kete jete kane pas ekzistuar luane, tigra, rinoceronte, ka pas qene Li Pazari, sa dymije e njeqind analista bashke, sa pesemije komentues ndeshjesh, sa tremije e njeqind politikane rrethesh bashke, nje orator i lindur, nje kompjuter i gjalle, njje personalitet qe po ta vendoste ai nje nofke nuk kishte zot qe ta hiqte me, sa dyzet media on line, sa treqind gazeta te gjysem falimentuara bashke.

Ai njihte cdokend ne qytet, ai dinte lajmet jo te ngjarjeve qe kishin ndodhur, por edhe te atyre qe do te ndodhnin, ai ishte gezimi i pasndeshjes, ishte saktesia ne pune, ishte misherimi i antivjedhjes, ishte rendi pa polic, ishte vetevendosja e qytetarit.

Nje emer shesh bre per Li Pazarin bre nuk u gjet o ju qe jeni moshataret e Adamit dhe te Eves, pra ju qe kujtoni se me ju nis historia e njerezimit…

Pa Li Pazarin nuk kuptohet asnje figure e ndritur e futbollit sepse ai ishte pjese e kontekstit, e pejsazhit, te futbollit te kohes, pa Li Pazarin nuk kuptohet as Loro Borci e as Panajot Pano…E cfare eshte Mesi perpara tyre…

Ne mos emrin e nje piste bicikletash ne qytet vendosjani kete emer qendres ku parkohen bicikletat qe merren me qira.

Qendrat e bicikletave me qira “Ali Pazari”.

46 komente në “Elegji per Li Pazarin”

  1. Aurelius says:

    Nje here, njeri i la liut bicikleten ne ruajtje tek qemal stafa. Mbas ndeshjes erdhi te marre bicikleten e tij po ate e kish marr dikush tjeter dhe ja kerkoi liut. Liu ja ktheu: ku di gje une kush e marr o vella na kape dhjecen tate. Ja ky ishte Liui vertet

    1. lom deliu says:

      Liu ishte sic e paraqet prof.Tani.ishte nga familja e madhe Pazari qe kishte banesen tek rruga Barikadave. nga nena ishte nga familja Turku.ishte i sjellshem, punetor dhe korekt.flm. Artan qe kujton faqe te kaluara te Tiranes qe nuk u be kur erdhen ne krye kryetaret historik qe si Ducja e fillojne kalendarin me hipjen e tyre…….

      1. fshatari says:

        Filozof neser bej nje esse edhe per Tore Bythen

      2. Dritëroi says:

        Zoti Artan Fuga, të plotsosh studimet në Francë, qoftë edhe për filozofi apo psikologji, të njohësh letërsinë klasike franceze, qoftë edhe pak më thellë se përciptazi dhe të jetosh copra-copra në Francë pasi zhgërryesh shumicën e kohës në baltën e pseudo filozofit-militant-qytetar-profesoral në Tiranë, nuk të bën ty aspak një Viktor Hygo dhe as nuk e bën Li Pazarin, dhe as Ver LLapën, dhe as Saçin e shtrimit të rrugëve me zift, dhe as të pistën, Laken e qymyrit të drurit, as Shaban Qosen e Rrugës së Kavajës, dhe askënd nga figurinat e mjera dhe groteske të Tiranës së viteve 60-të, 70-të apo 80-të, pra nuk i bën këta, as të ngjashëm apo simbolikë dhe as mesazherë socialë, siç janë personazhet e pavdekshme të Hygoit, Gavroshi (Gavroche), apo Njeriu që Qesh (Gwynplaine), sa për të përmëndur dy prej tyre.

        Eshtë qesharake dhe groteske mënyra dhe gjuha e lançimit që Hygoi ynë, profesor Fuga, i bën figurës së Li Pazarit, dhe një peversitet publik pretendimeve se Liu njihte çdo njeri në qytet, se pa emrin e tij nuk mund të kuptohet asnjë emër i madh i fotbollit tonë, se ai ishte Vip, hero, se batutat e tij do ti kishte zili dhe Ciceroni, se pa monumentin e tij nuk mund të kuptohet Tirana e asaj kohe e të tjera thagma të padëgjuara dhe të pamenduara edhe nga më mediokrit modestë, apo edhe nga më qyfyrexhinjtë tragjiko-komikë, apo edhe nga më hokatarët dhe palaçot e qytetit.

        Në fakt, nuk mund të gjëndej një denigrim dhe poshtërim më i madh për qytetin dhe banorët e tij normalë apo më të vërtetë të shquar, se sa ky shkrim parabolë i Hygoit tonë Fuga, për qytetarin qerrata dhe finok, Li Pazari.

        Si edhe në çdo libër apo vepër të botuar të profesorit tonë të lajthitur Fuga, që tjerr pa reshtur imitime, përsëritje, plagjiatura, kopjime temash, idesh, tezash, fjalori dhe stilesh, edhe në këtë shkrim-elegji për Li Pazarin, edhe në këtë shkrim dallohet si pe i kuq imitimi i stilit të Hygoit, veçse këtu modeli i lançuar eshtë i të njëjtit nivel me lançuesin, megjithse i pari ishte, me gjasë, një analfabet, ndërsa i dyti, lançuesi, është me diploma dhe me tituj “kristalorë” parizianë.

        Dhe për ta mbyllur, nëse do më duhej të zgjidhja/të votoja ndëmjet dy përsonazheve, Li Pazarit apo qokatarit filozof Fuga, dy kandidatë për një statujë, diku në Tiranë, do zgjidhja Li Pazarin, për vlerat e tij vërtet mediokre, por të paktën autentike-origjinale, përkundrejt vlerave fallco, mburracake dhe imituese të Hygoit tonë, Artan Fuga!

        1. lfdky says:

          Ka harru ene Toren, Tore Bythen. Ene nje shesh do emnin e Tores, te pakten noj lulisht se atje njifte ene Torja personalisht tirocit

        2. Tironci says:

          NUk e di se cili dritero je ti, por po ta dish ti se kush ishte Ali Pazari ne te vertete si dhe nga cila familje vinte ai, se cfare kane bere ata per Tiranen dhe Shqiperine si dhe intelekti i tyre i shkolluar nder shekuj, ti o i biri i bariut, do ta kishe per nder te qendroje sikur edhe vetem per pak caste ne krah te tyre dhe te mburreshe gjithe jeten pastaj.
          Ti driteroi oportunist qe mendon se vetem ti, qe te lindi nena jote ne stane te besh komente mbi Viktor Hygoin apo shkrimtare te tjere boteror, si dhe te besh karier me shkrimet e tua te felliqura per te mbajtur ne fuqi nje kriminel te lindur nga bastardet e turkoshakeve per te shtypur nje popull, shkruan edhe ketu duke menduar se akoma po i sherben babait tend shpirteror qe ka kthyer patkonjte nga turqia ne 85- dhe merr neper goje apo ben krahasime si i bente dikur babai yt shpirteror me figurat me te ndershme te popullit Shqiptar , per ti ulur dinjitetin dhe per te ngritur te vetin me ndihmen tuaj. Shqyet dhe coptuat nje popull te tere dhe ti more surrat palare , lepiheshe me ndonje koce qe ta hidhte ai dhe kenaqeshe kur te mbante nga mbrapa si zagar.
          O legen perendoi koha e qelbesirave si puna jote, tani ka ardhur koha te flasin njerezit te verteten dhe te respektojne ate qe ju duket me e ndershme.

          1. Dritëroi says:

            Ah, mer derr Tironci, po derr ke njel, denbabaden!

            Po t’kthej përgjigje, mo shumë që të t’heq marakun, se unë s’jom Dritëroi pi Devolli.

            Nji kshtu pra, ç’ke për t’i thon’ ati devolliut, thuja atij nji herë tjetër, ku t’munesh e si t’munesh, boll qi t’flasish fjalë antikoministe.

            Un’ se dikshem se Li Pazari qokish çun atdhetari, ne se baba vet, Xhepi, qekish kujtu me ngrejt flomurin n’vitin 1912, aferim i qoftë!

            Por unë nuk po flisja për Pazart, si fomilje, po për çunin e tyne, Liun.

            Bile, asëll-asëll, nuk po flisja as për Liun, por për ashikun e Liut, Tanin e Fugve, atë profesorin pra, që pasi i sosi të gjitha qoshet e gropat e fillozofisë, na i osht kthy qosheve e gropve të Tironës ne politikës, jo si fillozof, por si llapaqen.

            Ne akoma, as qi e dijsha se Liu fliske gjith’ ato gjuhë t’huja se po ta kishem ditë qi m’athere, do t’i kisha hy mik te Myqyrrem Fuga, tata i profesorit m’duket, për t’i rregullu noji punë, si terxhuman hesapi, n’qeverin’ a n’bashkin’ a atij vakti.

            Po ti mre Tironc’ i derrit, qeke ne shumë i ditshëm për vete, qeke jo vetëm si biçim arshivisti, por ne zodhonsi për Pazart’ e nerum.

            Vallahi, bon mirë me e gjet profesorin e Fugve dhe me i dhon’ ca deftere t’vjetra për Pazart, ne sidomos ne për Liun, se kom nigju se ai e ko morr m’sy me u ul ne me shkrujt nji si biçim bjografie për Liun ne me e dorzu n’bashki, bashk’ me i’ rixha për Erjonin, kryetarin e ri t’Bashkis’ s’Tironës, me e shpall Liun Shehirli Nderi t’kryeqytetit dhe me i bo nji bust t’vogël te stodiumi, krah m’krah me Loro Boriçin, se ene Liu, le qi osht Tirons denbabaden, por s’osht hiç mo pak se ai shkodrani, qi ka lujt n’stadium nji her’ n’sene, kurse Liu rujte biçikletat e miletit për nji dhitçe, javë për javë, gjithë vitin e zotit.

            Nji kshu mre Tironc’ i derrit, na e boj kabull ne fukarejve, qi sjena tironc denbabaden si zotrote, ne na merr zoti ment, ne kërkojm qiqra n’hell, medemek se Tirona, para Li Pazarit me shumë gjuhë t’huja ne me shumë zanate, paskish shume emna e shumë rob’ t’jerë, qi i bojnë ner e lavdi venit, medemek se qekish ata qi e bon’ Tironën nga i katun t’madh osman, në nji kryeqytet evropian.

            Paç harru mer Tironco, njat fjalën hokatare: O katnar surrat parur, ne me nrru shat’ palë likur’, shehirli s’bohesh kurrë!

            1. Tironci says:

              Tani po te flas me ate gjuhen tjeter ate te katunarit e po ta kthej nji pergjigje.
              Qe te me thush mu katunar qe jom 500 vjet qytetar te faktum, ti kushedi se nga cila moje mali je akoma.
              O derr i trashe , shko ke teqja mbrapa pallatit te kultures se atje osht teqja e familjes pazari, dhe te te hapen syte se atje jane faktet mbi Liun dhe paraardhesit e Liut.
              Apo ke ngel akoma tu i bo tallava ideve te dulles.
              Shko te lexosh tek arshiva e shtetit te kuptosh historine e vertete te shqiperise, qe ta kuptosh se pa Familjen Pazari,Shqiperia dhe Tirona do ishin dicka tjeter, por jo kjo qe njofim ne.
              Shko te lexosh per familjet e mdhoja si Nishku, Toptani,etj. qe enver qeni i boni tradhetar, shko te morresh vesh se kush kane qene tradhetaret e vertete te kombit Shqiptar.
              Jom i sigurte se po te shkosh e te lexosh do te te hapen syte dhe ati Liun qe ti se ke pas njof do fillosh ta respektosh ne filozofine tende prej katunari.Do te fillosh te kuptosh se Shqiperia ka nevoje per njerez te ndershem dhe bujar.
              Nuk bohet fjale ketu per Liun se Liu kur u cliruar Shqiperia , jo vetem qe kishte me teper shkolle e kulture se dulla por edhe ti mbildhje te gjithe ata te byrose politike, pra te gjithe bashke nuk ja kalonin dot Liut per shkolle e kulture.Kultura nuk blihet me pare o katunr por trashegohet ne familje dhe rigjenerohet nga librat.
              Zoti Fuga nuk e ka pas qellimin te shkruaj per Liun, por per t`ju kthyer edhe nje here dhe per ti kujtuar ketij populli se ka pas edhe njerez qe me thjeshtesi dhe pa qene hajdut kane qene te respektuar nga te tjeret. Kjo quhet ndergjegjesimi i qytetarise, qe do te thote se, neser kur te hypesh ti ne autobus te mos bestasesh kur te zbresesh “me vodhen portofolin” apo te sigurohesh noten kur bi me flejte me 100 celesa e dyr te blindume. Dikur ne Tirone rrinin dyret hap pamvaresisht se rrobt e shpise nuk ishin aty.Shkojshe mik dhe prisje ne oborr apo ne hije te verandes, edhe pa qen te zotet e shpise aty. E kupton tani se ku ka qene qellimi i Zotit Fuga. Meso dhe ate qe ke mesur duhet t`ja shperndash edhe te tjereve ne rast se deshiron qe te rregullohet Shqiperia.
              Hajt tung

              1. UCK says:

                O Tironco, jom nji komshi i Driteroit, aty ke Prroi Palpoces, afer Tabakve t’hahengut, ene une tirons denbabaden si zotnija jote, qytetar-shehirli prej 500 e kusur vjetsh, me letra e me tapi n’defteret asmone, mo heret se Toptant’ bile.
                Ky Driteroi sec pat nji axhele sot e sun me t’kthy xhevap per c’ar po i thojshe zotrote, ne m’boni mu nji rixha me t’i percjell nja dy fjale.
                Une,me ta thone me dore n’zemer, une e ti e zoti o Tironco, nuk e honeps hic nji ket Driteroin, shum’ pordhe e shum’ men po na shet, por sun ja prisha se, helbete mo, komshi hesapi.
                E nji kshtu, se cem derdelliti se ca donmethone fjala, prit ta lexoj se e kom me t’shkrume, se sun e majkem men’, nji ku e gjeta, fjala, analfabet funksional, dhe kur i ra m’te se s’po merrsha vesh gjo, m’tha vetem kallzoi fjalen Tironcit, se e gjen ai vete kuptimin n’intrrenet, n’kompjuter medemek, se e kemi Tironcit shehirli t’knum ne me gjuhe t’huja, si Li Pazari.
                Ne masanej, thkeij llafin ne m’porositi qy t’them se gjithanej n’ket bote jallane, qi ku le e der ku preno, neper qytete robt i myllin shpijat me dry, ndersa katunet,gjithanej i majne hapt.
                Ne kur e pyta se c’ar i duhet Tironcit nji kjo gjo, e di ca m’tha, hajt se e din vete ai, nji kshu m’tha.
                Jom tu e mbyll tash, ne po du me t’thon’ se e kom dasht fort at Li Pazari, paste rahmet, ene pse ma ka pase morr’ dhet lekshin e bicikletes gjithere, ne bojte sikur se ditke se nondaja ime ishte me I rrugice me Pazart.
                Po prap, nuk e kom vu n’zemer ne po t’vje siraja me taku njat profesorin qi shkru la pa la neper gazeta, qitja i kafe pri meje, se ta kthe lala me bisht mrapa, kur ta bjere zoti mar’ me u taku s’bashku.
                Ene mos t’mesi merak ty ene mu, una nuk do me shkru n’kompjuter, por goca e cunit tek ma hoqi ket siklet ne m’nxori faqebardhe ne para Driteroit, komshiut tim, qi meqi erdhi llafi, asihere s’mka diftu se prej ka, asell-asell, ka zbrit e ka knejna, nga nohijet tona.
                Fal me shnet o Tironso, prej mejet, UCK, qi do mo thone, Ulusiu I Canit te Kumes.

                1. Tironci says:

                  UCK, e para t`pershnes.
                  bohet vetem pytja, po nuk i rrujtem ne traditat tona , kush do i rruj?
                  Tirona ka qen qytet qi ka pas lezet me t`gjitha t`mirat e t`kqijat e veta, por prape ka pas lezet.
                  jena njerz e kena kujtimet tona, aty jena rrit e i kena shkel ato rruge zbath, por prape jane rrugt tona qi po i shkatrrojn t`jert.
                  ji ti vet se vetm kjo do mahet men kur mos jena mo n´ket bot.
                  t`uroj gjith t`mirat.

      3. k says:

        Po “Homerin” e Tiranës Sefer Dajën nuk e përmendi askush ?

    2. Futja kot nashti says:

      Pse elegji ? Perkujtimore ose lajmerim…meqe paska “vdekur” Liu i Pazarit…

      Duhet informuar ky filozofi Fuga qe ka vdekur edhe Bija…e Myslym Shyrit ?

  2. e ema zeqos ne maje te thanes says:

    E vertete eshte. I vene buste azem hajdarit. Per cfare?
    Liu ishte tiranas qe kur tirana nuk kishte as unazen

  3. Jugu says:

    Nuk kam, ne pergjithesi, ndonje simpati per shkrimet e Fuges. Nuk me duket si nje shkrimtar I sofistikuar ku te dij ti lidhe mire fjalet ne fjali, dhe keto te fundit ne paragrafe. Shkrimet ne perghithesi nuk I permbushin kerkesate e nje shkrimi te mirefillt me hyrje, zhvillim, dhe mbyllje.

    Por, e pergezoj per kete shkrim sepse shkruan per nje njeri shume te thjeshte, e ben shkrimin pa ndonje interes te drejtperdrejte, dhe ben nje apel shume njerezor ndaj te gjitheve and cdokujt ne kete shoqeri te tej-politizuar dhe te tej-interesaxhi.

    Emrat e politikaneve dhe businesmeneve neper rruge, stadium, shkolla, nuk jane gje tjeter, vecse interesa. Keta njerez qe kan nje emer, nuk kane qene gje tjeter vecse ca hajdute dhe korrupsioniste qe vetem koha I pastron, por qe nuk duhet ne fakt ti pastroj.

    Keshtu nje dite do shohim shkolla, stadium, rruge, me emrin e Saliut, Ilirit, Edit, etc. Dhe brezat qe do vijne do thone qe kane qene burra te “zote”, “mencur”, etc. Ne qe jetojme ne te njeten kohe me ta, e dime cfare kane qene, por se kur ti nderojne me emra rrugesh, shkollash, etc, askush nga ne nuk do jet gjalle te thote se cfare “te mirash” ata kane bere.

  4. Vjostar says:

    Faleminderit Artan! Perfekt! Por nje detaj i “vogel” te mungon per Li Pazarin e “MODH”! Ai ishte mjeshtri me i madh i harmonikes/fizarmonikes se gojes; luante me te me mire se Bethoveni apo Franz List ne piano, apo Krajka ne fizarmonike! I pavdekshem qofte kujtimi i Li Pazarit!

  5. daenko says:

    Shume i sakte zArtan.liu ka qene vertet i dashur per gjeneraten tone.Vendosja e emrit te tije ne nje vend te dukshem te Tiranes tone do te na nderonte ne dhe familjen e tij.

  6. Opinionisti says:

    Ka nji histori po aq filozofike Li Pazari.

    Kur njoni qe nuk gjente bicikleten se ia kishin vjedh i shkon Liut me i kerkua llogari, Liu me qetesi ia kthen:
    “Qe 5 lekshi..” ?

  7. "BALASHI" says:

    Qe ne ato vite kam qene ne Tirane… Me kujtohet si ne enderr ky njeri i virtytshem popullor. Fuga evakuoi bukur Ali Pazarin. Propozimi ne fund te shkrimit brilant, per ta mbajtur gjalle kujtimin e tij,…

  8. mira says:

    Kur perdoret shprehja “e ke qare” eshte tamam rasti per t’u thene.
    Qe te besh kete shkrim dhe te kujtohesh per VIP-in “pa pare” Li Pazari tregon se ke nje NJESH te madh.

    Me kete shkrim vertet me ke shtuar respektin!

  9. Likja says:

    E ke ngjallur vërtet Liun, o Artan!
    Respekte!

  10. fshatari qi ka pas i biciklet rrangalle says:

    BRAVO!profesoro,e kujtojme me nostalgji ate kohe,e pershkrove njashtu sic ka qene tamom ne sakte,pamvaresisht si ti vet asihere ste ka ra rasti me lon bicikleten njaty,se vijshe ne stadium me makinen e babes,qe ka qene kryetari i Bashkise.Sinqerisht na dhe kenaqesi me kete artikull,dhe pse jo i takon dhe Li Pazarit te jete ne kujtesen e Popullit,sic ishte elegant nga trupi,njashtu ishte dhe nga mendja,pamvaresisht mungeses se arsimit.I perjetshem kujtimi i LI Pazarit.

  11. Maliq says:

    Eshte nder per Tiranen te kujtohet Li Pazari. Meriton levdate A.Fuga qe mori mndimin te shkruaje keto radhe vleresimi njerezor…dhe ndoshta kujtohet perseri me vone te shkruaje edhe per Shaban Qosen… Rrofshin e qofshin te pavdekshmit e turmave! Jane aq shume dhe jo vetem ne Tirane…………….

  12. alban says:

    I sakte pershkrimi vecse ka pasur dhe mustaqe.

  13. ***** says:

    Shtyre nga shkrimi i Zotit Fuga sugjeroj qe nje plantacioni te farave te luleve te diellit andej nga Myzeqeja ti vihet emri i jevgut qe shiste fara te pjekme ne stadium.

    Psh: “Plantacioni Refil Jevgu”.

    Po mqse Aliu paska qene kaq tejet i lidhur shpirtetisht me bicikletat, profesori te bej nje shkrim dhe tja dergoj BMX qe te prodhoj nje marke vetem per nder te legjendes Ali.

    “BMX-ALI-express”

    Ali Pazari kur merr vesh qe e kujtojne rrotullohet ne varr dhe thote:

    “Profesor u dhjefsh ne brek
    Kur ta rujta bicikleten
    si s’me dhe asnje lek”

  14. PiDi LuSa says:

    Li Pazari ka qene shoku ma i pjekur i bashkim profesionaleve!

  15. petro says:

    Nje shiigjete therese e profesorit,kuptohet se per cil.Historia nuk fiillon nga viti zero sa here vjen dikush ne krye.Kjo na mori ne qafe.Kjo e shume e shume te tjera.Njeriu qe sherben dhe jo njeriu qe do te sherbehet.Sot jemi rrethuar nga keta te dytet.Pergezime profesor!

  16. heretiku says:

    E mor prof. ç’na kujtove Li Pazarin. Kur dikush, mbas ndeshjes, merrte biçikleten dhe donte te ikte fshehurazi pa i dhene gje Liut ( pagesa ishte mbi baza vullnetare, secili jepte sipas deshires dhe terezise, dikush 5 leke, dikush tjeter 10 ), ky i fundit e therriste ne emer, p.sh. “Nero, po iken, mirupafshim” apo “Bimo, na e thuj nji fjale, se na shtohet rroga”; kjo per ti treguar qe “syrit tim nuk i shpeton kerkush”.
    Kur doli filmi shqiptar “Prita”, u hap llafi se luante edhe Li Pazari ne film si figurant; u shkulen te gjithe, i madh e i vogel, qe e njifnin Liun, me vrap ne kinema, per te pare Liun si “aktor”, megjithese filmi ishte medioker ne krahasim me filmat e tjere shqiptare.

  17. tanit says:

    E ke ringjallur Li Pazarin,ishte vertet i madh, dhe per ne qe e kemi njohur,nuk do ta harrojm kurre.

  18. agamenoni says:

    Je i vonuar more profesor, t’ia kishe dhënë emrin Bashës ta bënte “Qytetar Nderi”, megjithatë propozoja Nishanit ta bëje “Nderi Kombit”. Nuk je i vonuar, mos e humb rastin.

  19. stefan cole vlora says:

    E ke qa kete per li pazarin frofesor i nderuar. Ky shkrim vlen sa 5000 artikuj bashke e100 analiza e komenente te fevziu apo cani.bravo me pelqeu shume.e vetmja gje e hajrit qr kam lexuar prej kohesh.

  20. Galip Qosja says:

    Po Shaben pse se kujton o lal Tani? Edhe Lymi i Tutit osht figure. Edhe ai e meriton nje shkrim prej teje, bashke me Lizen e Qymyrit.

  21. xoni says:

    O profesoer tani na bej nje elegji sacin,e pastaj per kizen dhe ne fund per ver llapen,dhe ne fund per budallin me diplom sali komunist.

  22. lufi says:

    dmth Liu nuk leshonte kupon tatimor? Hmmm…

  23. Drini says:

    Nuk mbaj mend të ketë patur dhjetë leksh metalik në atë kohë që flet profesori.

  24. Ledion says:

    O Artan, na bere nostalik. Na i skuqe syte.

  25. TANI says:

    o Fug se shkruan per Li Pazarin ben mire se njerez si ai do i duheshin Tiranes, kur filozofia jote ne cdo fjale nuk vlen se e permend ne cdo moment here me ato e here me keto si gjthmon je oportunist ik o FUG:::

  26. Oldman says:

    Sot kemi nje shkrim realist, argetues dhe… professional.

  27. Thanasi qe ta plasi says:

    Meqenese disa komentues kane permendur disa nga”figurat” e Tiranes me vjen cudi se si keni lene pa permendur Qamushin e 21 dhjetorit

  28. Tironci says:

    Sa per te plotesuar shkrimin e Zotit Fuga.
    Ali Pazari nuk e ka pas emrin e vertete Ali si e njifte Tirana por ka pas nje emer tjeter, por Ali e therisnin.
    I jati ka qene nje nga njerezit me te fuqishem ekonomik qe ka pas Tirana dhe ndoshta edhe Shqiperia, ai quhej Rexhep Pazari. Anetar i perhershem i keshillit bashkiak te sigurise se Tiranes si dhe nenkryetar i ketij keshilli,si dhe Gjykates per gjyqet ekonomike te bashkise se Tiranes, dokumentacioni eshte ne bashki apo arshiven e shtetit. Shume njerez e perdorin edhe sot ate shprehjen se Rexhep Pazari ka mbajtur gjysmen e Tirones me buke gjate luftes se pare boterore.
    Kur plasi lufta ballkanike dhe Dibronet erdhen ne Tirane, i ati i Rexhepit , pra gjyshi i “Aliut” derdhi florinjte ne tavolinen e teqes qe eshte mbrapa pallatit te kultures qe tu vihej ne ndihme te ardhurve dhe te mos harrojme qe Tirona Fisnike hapi dyert per Shqiptaret ne hall.
    Kur Tironcit me ne Krye Sheh Ahmet Pazari ngriten flamurin ne Tirane , nder ta ka qene edhe Rexhep Pazari ne ate kohe 24 vjecar dhe eshte burgosur se bashku me te gjithe Patriotet e tjere te Tirones.Dokumentacioni eshte edhe ne internet, mjafton te shkruash emrin e tij.
    Zogun e Zi e ka hapur dhe ndertuar Rexhep Pazari si dhe rrugen e re te Durresit, se rruga e vjeter ka qene ajo e Don Boskos sot.
    SA per “Aliun” ka qene njeri shume i shkolluar dhe fliste shume gjuhe te huaja, Italisht , Greqisht, Serbokroatisht, Gjermanisht(kur ka ardhur kombtarja gjermane te luante ne tirane ne vitet 80`ishte “Aliu ai qe sherbeu si perkthyes sidomos te 15 kateshi, jane filmimet prane TVSH), dhe jo mire Frengjisht dhe Anglisht. Gjate kohes se para dhe gjate luftes , u shkollua vetem nga Profesore Italian jo vetem nga lendet e mesimit, por edhe nga muzika, kjo ka qene edhe aresyeja qe i binte te gjitha veglave muzikore.Ne kohen e Enverit ka punuar nder te tjera farmacist pasi mbaroi nje nga ato kurset e mbas clirimit, me vone ne Ministrine e Energjitikes, si dhe kishte hyrje e dalje ne Familjen e Koco Theollozit. I shpetoi per fat burgimit kur Kocon e quajten tradhetar.Me von ka punuar ne parkun e delegacionave, pastaj ne TVSH ku babai i Fatos Nanos ka pasur shume respekt per te, dhe shume vende te tjera.Problemi ishte qe vinte me prejardhje nga nje familje kapitalistesh , dhe lufta e klasave bente te veten. E jema ishte goce nga familja Meksi, dhe nena e saj nga familja Dilo, por kur erdhen nga turqia ku i ati Spiro Meksi u perzu nga puna ku punonte si jurist per nje pasha per aresye se ishin te krishtere dhe shqiptaret kishin filluar kryengritjet ne 1911, moren rrugen per ne Tirane dhe jo ne Labove te gjirokastres ku kishin prejardhjen, dhe kur bene regjistrimin ne Tirane, garnizoni turk akoma ne fuqi ishte viti 1911, i kerkoi te ndronin fene dhe emrin dhe nga halli Spiro mori emrin Ismail qe do te thote i ditur, dhe mbiemrin Turku meqe erdhen nga Turqia.Por familja e madhe Meksi i mbijetoi te gjithe pushteteve. Nje nga keta eshte edhe ish kryeministri Aleksander Meksi.Nuk dua te jap me shume informacione per “Aliun”, por sjellja e tij ishte e vetmja menyre per tu bere i dashur nga te gjithe qofte edhe vete komunistet, per ti shpetuar perndjekjeve. Nuk duhet te harrojme se pjestaret e tjere te familjes ben burg mbas clirimit dhe “Aliu” shpetoi se ne ate kohe ishte vetem 15 vjec.
    Per Informacione te tjera mbi kete familje drejtojuni arshives se shtetit apo bashkise.

  29. kaqi i zi , 100 % antikamunist says:

    I nderuar profeser Fuga.Nuk mund ti kerkosh te rinjve te kene po ata idhuj qe keni pasur ju kur ishit i ri.Eshte e kuptueshme qe per brezn tuaj qe lenguat dhe vuajtet pa shkolle dhe buke nen komunizem ,keni adhuruar tore bythen ,ver llapen dhe liun e shkrete.Por ,tamam si ju edhe sot cdo tironas ka idhujt e vet : lek plepin ,kallashin ,qanin ,qimin ,qilin , qe nga fshatare ordinere u kthyen ne te adhuruar te tirones.

  30. Ali fyga says:

    TANI E BESOJ QE KY MENDER PROF.FUGA KA RRJEDHUR. NJE SHKRIM QE NUK THOTE ASGJE DHE I NGJASHEM ME PORTRETET E HERONJVE TE DIKURSHEM TE PUNES SOCIALISTE.DUKESH QE JE NE ANDROPAUZ TE THELLE FUGA POR RRUHU NGA ROITJA!

  31. atdhetari says:

    Liu kishte shoqeri me krejt intelektualet e kohes.Eshte e vertete se Loro Borici ishte shok me te dhe kur vinte nga Kina dhurate me pare per Liun.Ai ishte edhe trajner futbolli .Djemte e rruges Islam Alla do kujtojne se me ata fitoi kupen e te rinjve qe u zhvillonte atehere tek pallati i pioniereve.Portieri i famshem Bujar Sharra ishte fryti i punes se Liut si trajner.Dhe sa per dijeni ai ishte tifoz i cmendur i 17 Nentorit(Tirones)dhe nuk lente pa i pergezuar cunat tek kabinat e zhveshjes.Vetem ai e kishte kete privilegj.Vetem ai qe nuk e njeh mund te flasi keq per te.Kushedi se sa here kengetarja e madhe Vace Zela e ka perqafuar si nje mik te mire.

  32. Tironci nr.2 says:

    Urimet e mia te zemres per Ju z.Artan Fuga.Edhe per kete shkrim te sakte .Nuk me vjen mire qe edhe per kete figure te thjeshte popullore pa poste e “ofiqe”ketu renditen njerez me karaktere te dobeta me cilesi denigruese(kontrapedal)qe kete fjale e perdorshim dikur e nje kohe.Edhe ne vende me qyteterime te vjetra kam pare duke u ndjere pozitivisht per sheshe,statuja,rruge qe jane personifikuar persona e personazhe pozitive popullore.Pervec vendeve Skandinave do te kujtoj edhe ate personazh qe simbolizon humorin,satiren,ironine,zgjuarsine me te mprehte te perzonazhit popullor”NASTRADINI”Zoti Fuga si nje qytetar i thjeshte ju faleminderit per kete personazh pozitiv qe Ju i keni thene me vertetesi.Vetem te shikoje dhe po te kishe rastin apo mundesine te flisje me” ALI PAZARIN” harroje dhe ndjeheshe me humor te mire ,pra merrje nje energji te mire nga ky hero i heshtur popullor.Kur vi ne SHqiperi per pushime me te vertete me tmerron kur ndigjoj :E sheh Ate,ai eshte milioner .Dhe Ti i thua po Ai eshte mashtrues ,hajdut,aaaaaaa, Ai eshte i zoti.E sheh Ate,Ai eshte trim ,te mmerr gjak ne vetull,Ti i thua po Aieshte kriminel,nuk ka asnje kod moral……………..ALI PAZARI nuk vodhi,rrahu,vrau,mashtroi si keto gansteret e politikes se sotme SHQIPTARE.Ai ishte nje personifikim i ndershmerise se larte qytetare.Kalofshi nje fund jave te gezuar.

  33. artur says:

    Nuk ka ndonje te aferm ky Fuga qe ta keshilloje per ti mare rregullisht barnat?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje